Barcaleta shqip

Diskutime tek 'Humor, Video e foto per te qeshur' filluar nga Hank, 21 Nov 2016.

  1. Johana

    Johana Forumium praecox

    I lodhur, i pafjetur, pa dashnore dhe shume intens ngre koken dhe me nje veshtrim qe une do t'a perketheja «Si t'ja bej!!!» veshtron punonjesit e tij te cilet jane po aq te lodhur e te keputur. Me vjen keq. Ai nuk me sheh. Jam si hije perbri dhe i peshperis ne vesh nje history (why his story? why not her story?).

    Nje djale i ri akuzohet pa te drejte nga komshia se ai kishte vjedhur nje dash ne vathen e tij te bagetise. Kur i vjen padia nga gjykata, djaloshi i cili nuk ka alibi per te provuar pafajesi pyet nje nga pleqte e mencur te fshatit si t'ja beje i cili i thote se ne polici ai duhet te pohoje «krimin» perndryshe do t'a rrahin, ndersa ne gjykate JO. Kur del para gjykatesit pyetjes se ketij te fundit se si e kishte vjedhur dashin i pergjigjet:

    Po ja, po kaloja perbri vathes dhe m'u hap oreksi. Futem ne vathe. Marr dashin me kumbore dhe e hedh mbi shpine. Vrapoj ne drejtim te plazhit dhe aty therr dashin dhe ndez nje zjarr te madh bubulak. Ndaj mishin ne thela dhe i ngul ne nje hu prej druri. Goja me lengezon. Ne momentin qe marr te kafshoj thelen e pjekur me del gjumi.

    Po t'i po na tregon endrra hidhet me rreptesi gjykatesi.
    Po edhe ju per endrra po me akuzoni thote djaloshi.


    J.C

    PS : ALIBI (I was with you and you were with me)
     
    Eléonoré likes this.
  2. Johana

    Johana Forumium praecox

    Ministri i Rinise dhe Edukimit Seksual (edhe pse vesh nje xhup te kuq te kohes se Baba Qemos) qendron nje moment i heshtur pastaj ngre koken larte dhe sheh nje shandelier qe eshte solid. Me zhdervjelltesine qe e karakterizon ben nje kercim pupthi dhe varet mbi te. Mua me le pershtypjen se ai eshte nga ata tipa qe vdekja nuk e tremb vetem te qenit i shpifur para vdekjes. Se vdes nuk ka rendesi, si vdes ka rendesi. I rrethuar nga dhjetra punonjes, vares te tij, te merakosur per mireqenien e tij mendore qe eshte gjithnje top-form, ai demonstron disa manovrime fizike te nivelit te larte dhe perfundon i varur si llambushke e madhe ne kete platforme solide prej hekuri inoksidable. Ve buzen ne gaz dhe u thote punonjesve te mos merakosen per te, vecse nja dy tre dite pushimi nuk do t'i benin keq. I vendosur t'i kushtoje me teper vemendje vetes ai zbret nga shandelieri, merr disa bllok shenimesh ne dore dhe ndersa ben te dal nga salla, veren se gjithe te tjeret bejne te njejten gje. Pyetjes se tij pse ata po e linin punen, me i zgjuari iu pergjigj: Po po te na iki drita si mund te punojme ne erresire.


    J.C
     
    Eléonoré likes this.
  3. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Familje tradicionale shqiptare. Rreth sofres ulur Babe e Nane, Bir e Nuse se bashku me kalamajte e ketyre te fundit. Pa dashje nuses i shpeton nje mender pordhe (kur them mender e zbus nje cike fjalen vulgare). Vjerri ngre koken dhe thote: Une ju kam thene te mos e mbani perbrenda, po dreqi e mori jo kur hame te uruaren buke. Kush e beri? Asnje pergjigje. Atij qe e pranon qe beri pordhen do t'i jap nje grosh (leke, pare, lefta). Nusja filloi te skuqej ne fytyre. Vjerra per t'a ndihmuar thote : Po pleq jemi edhe e leshojme ndonje pa dashje. Vjerri nxjerr nje grosh dhe ia jep gruas. Ne ate cast nusja qe po skuqej gjithnje e me shume thote: Oi re baba kush e beri pordhen e kush e mori groshen!

    EK
     
  4. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ferizaj. Ne ballkon qendron nje burre i shendosh qe mezi merr fryme. E megjithate nuk rresht se piri duhan. Ne dhome nje kallashnikov i varur ne mur. Nje grua e shume e shkurter dhe shume e shendoshe ngrihet e djersitur nga gjumi nga bertitja e se bijes e cila eshte po aq obese sa e ema. Boll i thote se po gerhet si traktor. Zgjove gjithe lagjen. Te te degjonte vellai thote e ema qe i flet mamase keshtu do te te mbyste ne vend. E ke katandisur tet bir te cmendet, hidhet e bija, e ia ke mbushur mendjen se eshte Aleksandri i Madh, atij brekeshurrit, lavdia e vetme e te cilit ka mbetur tek nje tatuazh ne forme spirance. Duhet te lesh magjite i thote e bija dhe t'i lutesh Zotit. Ju luta thote plaka, te me sillte nje zjarrefikes si dhurate POR pergjigjja e tij ishte: Do te te djege shtepine dhe aty do te te vijne gjithe zjarrefiksit e botes.

    EK
     
  5. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Te gjithe jane ne gjume. Nga frika se mos zgjon gruan nga gjumi del nga krevati ne maje te kembeve dhe drejtohet ne sallon ku ka edhe latop-in. Ka nje dhimbje ne brryl qe nuk e kupton nga se vjen.

    Eshte nje burre i gjate dhe ka nje xhunge mbi koke. Zakonisht mban kapele per t'a fshehur. E ka zemren e mire pervec nje fakti keqardhes : Ai e urren gruan e tij. Posi posi thote. Imagjonoje veten te jesh FOREVER i lidhur me kete shpirtkeqe (duhet te jete kjo e fundit qe e shemton me te vertete). Ulet mbi kompjuter dhe nen muziken e embel dhe pamjet e vajzave te bukura masturbon.

    I ankohet nje shoku sa dhimbjet e brrylit i shtohen cdo dite e me teper. Duhet te shkoj tek doktori per nje konsultim, thote.

    Mos e merr mundimin thote shoku. Me teknologjine e re thjesht me nje analize urine apo gjaku mund te gjejme nga se vuajme. Mjafton te shkosh ne farmaci dhe te futesh nje flokon urine. Kompjuteri do te te jape rezultatet e duhura.

    Rezultati: Tandinit Brryli. Kura: Ferkim me uje te ngrohte cdo dite.

    Duke mos i besuar rezultateve te kompjuterit, burri vendose te perzieje urinen e tij me uje cezme, me urinen e gruas dhe te vajzes se tij, me jarget e qenit dhe me ne fund shton edhe disa pika nga sperma e vet.

    Shkon ne farmaci. Kompjuteri punon me intensivisht se heren e pare. Rezultati vonon te vije por vjen.

    Analize:

    Uji i shtepise eshte uje i rende. Shume i mineralizuar. Shume kalkare.
    Qeni ka krimba oskiure ne bark.
    Vajza te drogohet.
    Gruaja eshte shtatezane dhe nuk eshte femija jot.
    Se fundi nese nuk pushon se mastrubuari, dhimbjet nga tandiniti i brrylit do te te shtohen.


    EK
     
  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Shoferi i kamionit ndalon kur sheh nje grua te bukur ne rruge e cila kishte ngritur gishtin (hitchiking) per te kerkuar nje udhetim. Shoferi ul xhamin e dritares dhe i ben pazarin. Pergjigjes se saj se ajo nuk ka aq te holla me vete ai i pergjigjet. Pa problem. Udhetojne per disa caste dhe shoferi te cilit i kishte vajtur mendja keq i thote. Reston duhet te m'a paguash fizikisht. Ajo refuzon dhe ai e zbret nga makina. Shoferi transporton pula nga pularia ne fabriken e prodhimit te byrekeve me pula. Kur ndalon ne destinacion ai ve re se kamioni nuk ka me kargo. Pulat ishin zhdukur. Vetem gjeli kishte mbetur, i cili pyetjes me sy te shoferit iu pergjigj: Une ua kerkova. Ato nuk ma dhane. Une i zbrita.

    Cfare shoferi mendoni ju duhet te ngase makinen per te na cuar TEJ?

    EK
     
    Last edited: 22 Apr 2018

Shpërndajeni këtë faqe