Bashkia e Kamzës I jep titullin qytetar nderi Donald Trump

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Hank, 24 Nov 2016.

  1. Hank

    Hank Valoris scriptorum

    Bashkia Kamzë i ka dhënë titullin “qytetar nderi” presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, me anë të një njoftimi zyrtar.

    Njoftimi i Bashkisë Kamzë

    Bashkia Kamëz i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Presidentit amerikan të sapozgjedhur, z. Donald Trump. Ky titull iu akordua Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Kamzës. Këshilltarët e qytetit e votuan në mënyrë unanime projektvendimin në të cilin propozohej shpallja “Qytetar Nderi” të Presidentit amerikan Donald Trump, me motivacion: “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”

    Për ata që nuk e dinë kush është kryetari i Bashkisë Kamëz [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe