Bee Gees

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga maxper, 9 Aug 2007.

  1. maxper

    maxper Primus registratum

    Bee Gees

    A i njihni njehere, i keni degjuar ndonjehere? Ju drejtohem me kete pyejtje "ofenduese" per disa sepse e di qe nuk jane me neper Billboards apo TV edhe Radio. Ata jane ne pjesen e zhytur ndoshta te fundit te ajsbergut te muzikes, ku ne pjesen e dale "shkelqen" ajo komercialja.
    Per ata qe dine te shijojne muziken angleze (une mendoj se eshte me e mira ne bote) Bee Gees ofrojne nje mrekulli mozikore.
    Ata jane 3 vellezer(ishin 4, Bee Gees eshte per brothers Gibb), nder ta 2 jane binjake dhe kane filluar te kendojne ne harmoni me njeri-tjetrin qe 9 vjec. Talentet e tyre nuk shkuan dem dhe sot e kesaj dite atyre ju numerohen me shume se njemije punime dhe kredite ne te gjithe boten dhe nga artiste te ndryshem. (http://www.beegees.dk/mp3.htm#mp3top)
    Legjendare qe prej 5 dekadash prodhimtarie ata pushuan se kenduari ne vitin 2003 kur nje vella u nda nga jeta.
    Vellezer, te talentuar, jo komerciale, "angleze", kendojne perfekt ne harmoni dhe falsetto, te qeshur dhe me humor ne skene, ja pse me pelqejne Bee Gees.
    Hiti i tyre me i famshem (fatkeqesisht sepse ata kane bere shume shume kryevepra te tjera) eshte "Stayin' Alive", por zhurme kane bere edhe "how deep is your love" (qe shume veta e dine si kenge te "Take that") dhe "To love somebody"
    Kam dhe shume informacione te tjera, kush do te dije ndonje gje me shume do kisha kenaqesi ta informoja dhe te bisedoja per kete grup te vecante qe me ka hyre ne zemer shume shpejt...

    [​IMG]


    [​IMG]
    Maurice Gibb


    [​IMG]
    Barry


    [​IMG]
    Robin


    [​IMG]
    Andy (nuk u be pjese e BeeGees)
     

Shpërndajeni këtë faqe