Berat, arrestohet polici që kultivoi mbi 11 mijë rrënjë kanabis

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Universal, 10 Nov 2015.

  1. Universal

    Universal AnonymouS

    Mesditën e së hënës, Shërbimi i
    Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave
    në MPB, në bashkëpunim me Policinë e
    Beratit kanë agjësuar mbi 11 mijë rrënjë
    kanabis si dhe kanë arrestuar një
    punonjës policie.
    I ndaluari është Ilir Jaho, 34-vjeç, banues
    në Lapardha, me detyrë trupë shërbimi
    pranë sektrotit të qarkullimit rrugor në
    Berat. Po ashtu, janë shpallur në kërkim
    edhe dy shtetas të tjerë, J.J dhe K.J, të dy
    banues në Lapardha.
    Këta të tre dyshohet se në bashkëpunim me
    njëri-tjetrin kanë kultivuar mbi 11 mijë
    rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
    Bimët u zbuluan në fshatin Lapardha 2, të
    kultivuara në katër sera. Hetimet po vijojnë
    për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të
    përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
    / Top Channel
     
  2. Universal

    Universal AnonymouS

    Uroj te kapin Tahirin radhes tjeter se ai do kete mbjelle me shume...
     

Shpërndajeni këtë faqe