Politika Berisha:Cani,Viktimë E Refuzimit Të Koncesionit Të TVSH-Së;Replika Me Ministrin Ahmetaj

Diskutime tek 'Politika Shqiptare (ne te gjitha trojet shqiptare)' filluar nga Agjenti_007, 18 Feb 2016.

  1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    1455792247parlament.jpg

    Ish-kryeministri Berisha, në fjalën e tij në seancën plenare ka kujtuar grevën e studentëve kundër regjimit komunist dhe rëndësinë që ajo pati për Shqipërinë në vazhdim.

    “Studentët do të pushtonin zemrat e shqiptarëve për kauzën e tyre. Ata nuk mund të studionin në universitetin që mbante emrin e satanit, e Hitlerit të pas-Luftës së Dytë Botërore, që u kishte bërë shqiptarëve të zezat më të mëdha se çdo pushtues. Studentët i prenë kokën dhe tërhoqën zvarrë shtatoren e diktatorit”, ka thënë Berisha.

    Duke dënuar ekzekutimet politike që u kryen atëherë, ish-kryeministri ka dënuar edhe “heshtjen e nipit të Spiro Kolekës, që do ta kalojë këtë ditë pa asnjë vlerësim e asnjë nderim, në një kohë kur kjo është dita e kujtesës kombëtare”.

    “Kjo është dita e cila shndërroi në opozitë të vërtetë opozitën shqiptare”, ka thënë Berisha.

    Më tej ai ka prekur edhe vizitën e sekretarit të Shtetit, John Kerry, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë për mashtrim të qytetarëve mbi motivet e kësaj vizite.

    “Iu referova këtu disa herë çështjes së muxhaheidinëve. Njeriu më i pafytyrë mu drejtua këtu dhe më tha gënjeshtar. Unë do të shprehja solidaritet për një vendim që e konsideroj vazhdim të një vendimi tjetër të nisur më parë. Është e turpshme që qytetarët të mos dinë asgjë. Ju u tallët gjithë ditën, u desh komunikata e Departamentit të Shtetit për të dalë e vërteta”, ka thënë Berisha.

    Më tej Berisha ka komentuar edhe shkarkimin e ministrit Cani, duke thënë se, ai ishte viktimë e refuzimit të pranimit të skemës së TVSH-së.

    “Cani u shkarkua sepse nuk pranoi një akt të madh korruptiv”, ka thënë Berisha, i cili ka akuzuar ministrin Ahmetaj se në detyrën e re do të realizojë aferën e kryeministrit.

    “Ahmetaj nuk ka idenë e parimeve kyçe të doktrinës financiare. Nuk mund të lejojmë që kryeministri të vjedhë shqiptarët me skemën e TVSH-së. Shkrimet investigative treguan përfshirjen e vëllait të kryeministrit”, ka shtuar Berisha, duke i bërë thirrje Ahmetajt të japë dorëheqjen.

    “Dorëhiqu menjëherë. I bëj thirrje Parlamentit të krijojë me urgjencë komision hetimor parlamentar për të vërtetuar çfarë kanë shkruar agjencitë e huaja dhe shtypi”, ka thënë Berisha.

    “Nëse ti provon që Arben Ahmetaj ka hedhur qoftë edhe një firmë në kundërshtim me ligjin, çoje në prokurori dhe të betohem për dy gocat e mija që do të jap dorëheqjen në sekond", është përgjigjur Ahmetaj.

    Spitalla, Ahmetaj: U anulua për arsye politike

    Spitalla u anullua për arsye të drejt për drejta politike, tha në Kuvend ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj, duke u shprehur se ajo do të hapet sërish.

    Spitalla është rasti spektakolar i përgjegjshmërisë së një qeverie. E para, kam dosjen e 9 zonave ekonomike që keni dhënë, nuk ka funksionuar asnjëra. U detyruam t’i anulonim. Ne bëmë proces transparent, morrëm dhe oferta. Anulohet Spitalla për arsye të drejt për drejta politike të mbështetura me arsye të shëndosha teknike dhe do të hapet sërish në sytë të publikut”, tha ministri Ahmetaj.

    Një ditë më parë, ministria e Ekonomisë u komunikoi vendimin e anulimit të Spitallës dy kompanive pjesëmarrëse, për mungesë dokumentacioni.

    Konferenca për çështjen çame, Idrizi: MPJ të reagojë. Bushati: Nuk bëjmë notë proteste

    Çështja çame është kthyer në debat mes kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

    Duke iu referuar një konference të organizuar nga ministria e jashtme greke, Idrizi kërkoi që shteti shqiptar të jetë në lartësinë e duhur, pasi Greqia krahas argumenteve ligjore po përgatitet dhe për argumente logjike duke krijuar konferenca të tilla.

    “Nga kjo konferencë kanë dalë disa përfundimet që nuk mund t’i anashkalojmë. Së pari, shteti grek jo vetëm që e di çështjen çame po po merr gjithë masat të ketë argumentet ligjore dhe historiëk të saj. Shteti shqiptar nuk është në lartësinë e duhur, nuk ka ndonjë konferencë shkencore nga ministria e Jashtme shqiptare për çështjen çame për të krijuar dosje serioze përballë Greqisë. Qoftë dhe një konferencë ku të marrin pjesë dhe këta përfaqësues grek”, tha Idrizi.

    Ai i kërkoi ministrisë së jashtme shqiptare që të kundërveprojë menjëherë për çështjen çame, duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë në mbrojtje jo vetëm të çamëve, por edhe emigrantëve shqiptarë në Greqi.

    Në reagim të tij ministri i Jashtëm Bushati tha se MPJ shqiptare nuk mund të bëjë notë proteste, pasi është detyrë e diplomacisë të mbajë kanale të hapura komunikimi.

    “Ju sqaroj që ne nuk mund të bëjmë notë proteste, me gjithë respektin për ju dhe kauzën në Kuvend. Sepse është detyra e ministrisë së Punëve të Jashtme në të gjithë botën që të mbajnë kanale të hapura komunikimi për një çështje të caktuar, siç e dëshmon dhe kjo konferencë, se më vjen keq që e bëni lajm. Më vjen mirë që diskutohet se tregon seriozitetin e Greqisë në raport me Shqipërinë”, tha Bushati.
     

Shpërndajeni këtë faqe