BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Raif, 8 Apr 2003.

  1. Raif

    Raif Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Edhe mire po dishe por a ke pervoje me kete caj apo e ke me te lexuar?

    Kamomili eshte ilaq i pazavendsuar per lendime akute. Shume njerez lendohen dhe nuk e dijn kete.
    Ata pas lendimeve shkojn per t'u sheruar neper klinika te ndryshme dhe nuk arrijn dot te sherohen...
  2. fairy

    fairy Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Kete qe kam shkruar ketu e kam te lexuar, por mund te them se gjysmen e ketyre qe kam shkruar e kam vertetuar vete. Une e kam pasur shume problem si barkun ashtu dhe stomakun, por kam nja 3 vjet qe nuk ia ndaj vetes kamomilin dhe kam vene re se kam me pak probleme. Mund te them se gjumi me ze me shpejt kur ne darke pi kamomil sesa kur nuk e pi, por gjeja me e vertetuar eshte kur kam ndonje acarim ne fytyre e mbaj gjithe mbasditen me pambuk te ngopur me caj te forte kamomili dhe ne mengjes jam yll bote :cool: Gjithashtu 1 here ne jave ve qeska me kamomil te syte, sidomos mbas provimeve se kamomili t'i qeteson shume. :thumbsup:
  3. Raif

    Raif Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Shume mire, Ju paskeni pervoj me Kamomilin. Kamomili eshte bime - ilaq shume i rendesishem.
    Dua te them se Kamomili eshte qetesues-stabilizues i zemres, ne vecanti kur kemi patur nje bisede shqetesuese ose kur dikush te ka hidheruar ne mas te madhe... ne keto raste (si edhe te lendimet akute) kamomili eshte i pazevendsuar...
    Mirepo nuk duhet menduar se nese perdorim vetem kamomil, nuk do te kemi probleme shendetsore ne raste te caktuara...njashtu nuk duhet menduar se nese e perdorim vetem nje bime tjeter, nuk do te kemi probleme ne raste te caktuara.
    Eshte me rendesi me e ditur problemin dhe njiherit cila bime e zgjedh ate.
  4. Raif

    Raif Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    FIER, fiershqipe,
    Pteridium Aquilinum,
    Bracken.
    Adlerform

    Kjo bime eshte helmuese per perdorim te brendshem
    (eshte veshtir te pregaditet ne doze lejuese per perdorim te brendshem - vet, prandaj nuk e preferoi perdorimin e kesaj bime, perveq perdorimit te jashtem ne raste te caktuara)
  5. Raif

    Raif Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    POTENTILLE E NGRITUR
    Potentilla Erecta
    Bloodroot
    Blutwurz
  6. Raif

    Raif Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    MENDER, piper, najazme, dhiozem, nenxhik
    Menta Piperita
  7. Raif

    Raif Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Bar Blete, (milc, micel e but, milce, mickel
    Melissa Officinal
  8. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Preshti, Lulja e Balsamit - Hypericum Perforatum

    Bime barishtore shumevjecare. Rritet ne vende barishtore, buze rrugeve, livadheve, kullotave; ka perhapje te zakonshme nga zona e ulet e deri ne ate subalpine.
    Lulesat bashke me lulet jane perdorur ne mjekesi qysh ne kohet e lashta. Lulet permbajne saponine, fitoncide, vitamine C, karotine, 3,8-10 % lende regjese, vaj esencial me alfa-pinen dhe seskuiterpen, glukozinin hiperine, hipericine, lende te kuqe pseudohipericine, acid nikonitik, koline, pektine, flabofen, rodan.
    Lengu i perftuar nga zierja e lules pihet si caj kunder gastritit dhe ulcerave te stomakut dhe deudenumit, ndihmon tretjen e ushqimeve, kunder diarese e dizanterise, si qetesues i dhimbjes se zorreve, per te pastruar gjakun, kunder tuberkulozit, per ndalimin errjedhjes se gjakut me menstruacionet e shumta e ne majasellet, ne rastet e reres ne melcine e zeze, si qetesues i dhimbjeve te kokes me origjine nervore. Mund te perdoret ne forme infuzi ( 1 luge gjelle ne 0,5 litra uje ). Lulesat, te zhytura ne vaj ( ne kete rast ne nje shishe 1 litershe 250 gram mase futen ne 0,5 liter vaj ulliri ) mbasi perzihen mire lihen per nje periudhe deri sa te mare ngjyren e kuqerremte. Mbasi vaji merr ngjyre kullohet dhe pihet nga nje luge ne mengjes dhe nje ne mbremje kunder ulcerave te stomakut e duodenumit, kunder djegies, per te lyer plaget e qelbezuara qe perteriten me veshtiresi dhe per te ndaluar rrjedhjen e gjakut.
    Ne ekstraktin e lulebasanit eshte gjetur nje fitoncid i quajtur imamin, i cili vepron si vrases i nje sere bakterieve dhe si stimulues ne perteritjen e indeve te demtuara kryesisht nga diegia. Lulebasani eshte vecanerisht helmuese per dhente e kuajt dhe me rralle per gjedhin dhe derrat...
    Pjesa mbitokesore e lulebasanir, e grumbulluar ne fund te lulezimit dhe ne fillim te frutifikimit, perdoret per te ngjyrosur me te verdhe sendet e leshta...

    Materiali eshte marre nga libri " Bimet e egra te dobishme dhe te demshme te vendit tone"

    pS: LULEBASANI ( lule gjaku ) Perkthimi i sakte.
  9. Raif

    Raif Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Dolcezza:

    =================================================
    Edhe pse nuk pajtohem me gjera te cekura me lart (sherimet qe bene kjo bime),
    kjo nuk eshte arsyeja pse po reagoi ketu. Ne realitet dua te theksoi se bima Preshti apo Lule Gjaku eshte ilaq i vertet per shume gjera por duhet ditur: Ka raste edhe pse shume rrall, kur pacienti e perdor kete bime (ne cfardo forme qoft) ne drite, mund te ket ndjenja te teperta (kete e kam cekur me par ne shkresa tjera ne lidhje me kete bime), prandaj duhet patur parasysh se perdorimi i kesaj bime per persona qe jan te ndijshem ne kete bime, lejohet perdorimi i saj vetem ne terr...
  10. Qielli

    Qielli Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    I nderuari Mjeku Popullor

    keni bere nje puen dhe detyre te madhe qe keni mare inisiative per ti shenuar emrat e bimeve.
    Kam nje pyetje ..a do te ishte me mire sikur te gjithe keto bime me emra ne latinisht dhe ne anglisht, te jepni nga pak informata se per cka dhe si perdoren.

    me respekt

    Qielli
  11. RecurrentDream

    RecurrentDream Anëtar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Nje pyetje per Mjekun Popullor por edhe per kedo tjeter qe mund te me ndihmoje:

    Kjo eshte BIMA qe ne anglisht quhet "elderflower" dhe me te cilen behet nje lloj çaji perveç shume gjerave te tjera.

    Me duhet emri i saj ne shqip - nese ekziston - sepse mua me duket si lule e pare por emrin nuk ja di.
  12. Raif Emini

    Raif Emini Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    =================================================
    Sambucus Nigra eshte bima qe ne anglisht quhet Elder kurse flower (kuptohet) - lule
    ne shqip: SHTOG KOKERRZEZE, NE GJERMANISHT Schwarzer Holunder
  13. Raif Emini

    Raif Emini Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Maca Root (Rrenje-Maca e Perus) Lepidium Meyenii
  14. RecurrentDream

    RecurrentDream Anëtar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Flm, mjek popullor! Ne fakt, pak perpara se te kontrolloja ketu per pergjigjen, na derguan emertimet ne latinisht: sambucus dhe ne gjermanisht holunder sic i kishe permendur edhe ti.

    Flm. dhe se shpejti do te keni mundesi te gjeni ne treg çaj shtogu /pf/images/graemlins/wink.gif
  15. fairy

    fairy Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Si eshte emri ne latinisht i nje bari(lule) qe perdoret per caj dhe ne anglisht quhet "Passion flower"? Po "Damiana leaf"?
  16. S6T6N6

    S6T6N6 Anëtar aktiv

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Canabis /pf/images/graemlins/laugh.gif
  17. Raif Emini

    Raif Emini Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    -Passion flower ne latinisht: Passiflora incarnate.

    -Damiana leaf ne latinisht: Turnera diffusa
  18. Raif Emini

    Raif Emini Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Passion flower ne latinisht: Passiflora incarnate. Shqip PASIFLORE
  19. fairy

    fairy Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Flm! /pf/images/graemlins/smile.gif
  20. Raif Emini

    Raif Emini Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Passion flower ESHTE ME TEPER PER FEMRA
    -Damiana leaf ESHTE PER FEMRA DHE PER MESHKUJ

    me nder qofsh.

Shpërndajeni këtë faqe