BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Raif, 8 Apr 2003.

  1. fairy

    fairy Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Po Kinina si e ka emrin ne latinisht? A mund te gjendet ne forme vajore apo vetem pluhur?
  2. Raif Emini

    Raif Emini Fillestar

    Re: BIMET - EMRAT NE SHQIP DHE LATINISHT (BEN EDHE NE ANGLISHT, GJERMANISHT ETJ)

    Kininë
    Familja-loza: ”rubiaceae”

    Llojet kryesore:
    Lëvozhgë kinine officinalis

    Llojet tjera: C. calisaya, C. pubescens ( C. succirubra ), C. ledgeriana

    Emrat kimikë: Sulaft kinine , bisulfat kinine

    Emrat e përgjithshëm: Cinchona, Quina, Quinquina, lëvozhgë kinine, lëvore peruane, lëvore e Jezuit- kininë.


    Kinina është bar , i cili është i përbërë nga lëvozhga e drurit të kininës. Një numër i konsideruar i kemikaleve tjera mund të sintetizohen nga kinina. e këtu përfshihen cinchonine, cinchonidine dhe quinidine. Madje edhe para vitit 1600 indianët e Perusë e përdornin një infusion nga lëvorja e kininës për t’i mjekuar ethet, dhe u vërtetua së shpejti se lëvorja e kininës ishte gjithashtu efektive për parandalimin e sëmundjes së malarjes. Në atë kohë askush nuk dinte se pjesë potenciale përbërëse ishte alkoloidi i kininës. Gjer në vitin 1820 (200 vjet pasi u njoftuan me lëvozhgën e saj në Evropë për mjekimin e malaries) kinina ishte e izoluar nga lëvozhga e trungut të kininës. Përveç mjekimit të malaries, kinina përdorej gjithashtu edhe si aromatizuese e kur i shtohet ujit tonik (tonic water) , atij i jep një shije idhët.
    Në fakt gjin dhe tonik fillimisht ishte konsumuar në të kaluarln për të parandaluar sulmet nga sëmundja e malaries.
    Megjithatë gradualisht kinina burimore është zëvendësuar me barna kemikale të sintetizuara si për shembull “chloroquine dhe mefloquine” dhe tash kinina rrallë here prëdoret për ta shëruar malarien.
    Megjithatë viteve të fundit me rritjen e llojeve të ndryshme të malaries, kinina prapë paraqet një shpresë për përdorim në shërimin e sëmundjes së malaries.


    Lëvozhga e kininës dhe historiku i saj

    Lëvozhga e kininës është trung tropical gjithmon i blert dhe shkurre-kaçube, me fletë të mëdha sit ë dafinës , me lule të bardha ose ermirë të kuqe të rradhtura në tufa. Ajo i takon familjes “Rubiaceae”, e këtu përfshihen edhe pjesëtar të tjerë si kafja dhe gardenia. Nuk përdoren të gjitha llojet e lëvizhgës së kininës për të prodhuar kininën, në fakt shumica syresh nuk përmbajnë aso lëvozhge fare. Llojet me të rëndësishme të lëvozhgave të kininës janë Cinchona officinalis, C. calisaya dhe C. pubescens (gjithashtu e njohur si C. succirubra).

    Thuhet se kinina rrjedh nga shpatet e Andes të Amerikës Jugore. Besohet se emrin e saj e ka marrë nga kontesa Chinchon- gruaja e mëkambësit të mbretit spanjoll të Perusë, i cili u sëmurë dhe vdiq më 1638 nga sëmundja e malaries. Fatmirësisht ajo sëmundje mjekohej me ilaq të vjetër i quajtur lëvozhga “quinquina” dhe për nderë të saj ai trung u quajt Cinchona (Hobhouse, 1987). Pas asaj ngjarje , megjithatë, vlera anti-malare e cinchon-ës u bë edhe më e njohur edhe më gjërë dhe kishte aq shumë kërkesa për të sa që nuk kishte mundësi të siguroheshin e plotësoheshin te gjitha kërkesat për të. Ishte aq e vlefshme lëvëzhga e kininës për një kohë, sa që çmimi kushtues i saj u ngrit duke u peshuar ajo si ari. Kjo kërkesë dhe vlerë e madhe nxiti kultivimin e shpejt dhe të pakontrolluar të kësaj bime, sa që shkaktoi shkatërrimin e të gjithë trungujve në vendin ku mbinte kjo bimë. Është interesant për t’u cekur se ky veprim i palejueshëm e shpëtoi trungun nga zhdukja, për shkak se trungujt e kinkiness ishin aq të vlefshëm, zyrtarët e Perusë ndaluan rreptlsisht eksportimin e tij.
    Megjithatë më 1860 disa avanturier britanezë dhe holandez arritën të kontrabandojnë disa filiza të kësaj bime jashtë këtij vendi dhe ato filiza i shfrytëzuan për të bërë plantazha të mëdha në Java. Deri në kohën e Luftës së IItë botërore këto plantacione i plotësojshin nevojat e kërkesave të kininës në botë për të pothuaj 95%. Në mënyrë ironike më vonë këto bimë kthehen prapë në Amerikën Qendrore për të bërë edhe atje plantazha.

    Malaria

    Malaria –është shprehje që vie nga fjalët italiane "mala" (keq) dhe "aria" (ajër).
    Anekënd botës mbi 200 milion njerëz janë të infektuar nga malaria dhe së paku një million njerëz vdesin nga kjo sëmundje për çdo vit (Campbell,1993).
    Malaria karakterizohet më sulme të etheve, të dridhurave, të përzier dhe vjellje. Ethet mund të jenë shumë të mëdha mbi 40 gradl dhe zakonisht janë të shoqëruara me dhimbje të rënda koka, kllapi të butë dhe dhimbje të barkut.
    Malaria shkaktohet nga paraziti i plasmodiumit. Ka lloje të ndryshme të paraziteve të malaries dhe ata dallojnë për nga mënyra e rëndë e atakimit. Njëri nga llojet më vdekjeprurës është Plasmodium falciparum.
    Prazitet e plasmodium-it kanë një cikël jete të veçantë dhe të ndërlikuar, e dhe ka dy faza , atë seksuale dhe jo-seksuale dhe për t’u shfaqur në tërësi kërkon disa klientë. Faza jo-seksuale paraqitet te qeniet njerëzore ndërsa ajo jo-seksuale në miskoja (Campbell, 1993). Kur miskojat e kafshojnë ndonjë person të infektuar , e pastaj shkon ta kafshoj një person tjetër në atë rast e bartë parazitin e malaries në personin jo të infektuar. Malarja megjithatë bartet vetëm nga miskoja femër Anopheles. Miskoja mashkull ushqen nektarin dhe bimet e lëngjeve dhe nuk është i nagazhuar në bartejen e malaries . (Hobhouse, 1987).
    Kinina (dhe ilaqet tjera si chloroquine) janë efikas në luftimin e malarjes për shkak se ata janë në gjendje të lidhin fuqishëm proteinat e gjakut dhe të formojnë një përbërje e cila është toksike për parazitet e malaries.


    Ne artikullin tjeter do te bejme fjale per menyrat e mundshme - perdorimin e kinines.
  3. gryn

    gryn Guest

  4. gjethe sene

    gjethe sene Guest

  5. qiqek

    qiqek Guest

  6. end evoilw

    end evoilw Guest

  7. erind voci

    erind voci Guest

  8. Selda Mino

    Selda Mino Fillestar

    Un kam nje liber "Bimet mjekesore ne familje"eshte botim i 1980....Ka qen shum i dobishem nder vite
  9. Ida5

    Ida5 Guest

    Si i thone ne latinisht lules se barbarozes qe kemi ne Shqiperi?
  10. ushqimor

    ushqimor Guest

Share This Page