Biopsia e melcise!

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga iraxh, 6 May 2005.

  1. iraxh

    iraxh Fillestar

    Biopsia e melcise!

    Di ndonje te me thote dicka mbi rreziqet qe mund te paraqese berja e biopsise se melcise
  2. Guest

    Re: biopsia e melcise

    Biopsia e melcise eshte nje menyre diagnostikimi jo invasive.
    Nepermjet ekografise ndiqet hap pas hapi kryerja e saj. Duhen vetem pak minuta dhe nuk kryhet me anestezi.
    Keshtu qe si perfundim rreziqet jane shume te vogla.


    ps. kjo eshte dicka qe kryhet ne spitalin ku studjoj une..nuk e di se cbehet ne tr!!! :shrug:
  3. antares

    antares Fillestar

    Re: biopsia e melcise

    A eshte e mundur berja e biopsise pa marre nje sasi qelizash (fizikisht) nga organi ne fjale?
    Nuk ngul dot kembe (meqe nuk jam i zanatit).
    Pyetja ime eshte thjesht nje ftese per informacion e asgje me teper.
  4. Guest

    Re: biopsia e melcise

    Biopsia te ciles i referohesha une behet me ane te nje shiringe ne forme pistolete. Dhe futja e saj behet nen kontrollin e ekografite duke u munduar te mos demtohen vazat e gjakut. "Agoja pistolete" ka aftesine te thithi nje pjese qelizash ose leng qelizor. Kjo e e fundit varet nga madhesia e agos( jane 2 llojesh per analiza citologjike dhe istologjike).
    Pacienti ndjen dhembjen qe i shkakton vetem futja e agos ne lekure dmth si nje shiringe normale....asgje em teper.
  5. antares

    antares Fillestar

    Re: biopsia e melcise

    Faleminderit per pergjigjen! Tani e kam te qarte: Roli i ekos eshte vetem per ti treguar operatorit rrugen e ages, pra eshte thjesht nje mjet ndihmes "nje sy ekstra" per operatorin).
    Meqe ju jeni "addeto ai lavori" mund te me thoni (statistikisht) sa eshte probabiliteti i nje transplanti melcie dhe kur keshillohet nje i tille?
    Kam edhe nje pyetje (Te me falesh nese te bezdis me pyetje te tilla, po eshte kenaqesi te degjoj dhe mesoj nga njerez te profesioneve te tjera!)
    Flitet per Hepatitin C, ku ndryshon ky nga Hepatiti B dhe a eshte e vertete qe prognoza e tij eshte me e rende se e "B" --> ceroze?
    :wave:
  6. Guest

    Re: biopsia e melcise

    NUk e di sa te detajuar e do pergjigjen por per tju pergjigjur peytjes tende shkurt dhe bukur...
    - Hepatiti B kalon ne hepatit kronik ne 10% te rasteve
    - ndersa, hepatiti C kalon ne hepatit kronik ne 90% te rasteve.
    Kjo e ben C me te rrezikshem sepse kalon ne nje semundje kronike dhe e demton indin e melcise duke e shenderruar ne nje mase fibroze, cerose.
    Por nese nje individ i infektuar me hepatit B dhe nderkohe infektohet edhe me hepatitin D kjo con ne gjendje kome dhe me pas en vdekje.

    Mundesia e trapjanteve varet nga shkalla e demtimit te melcise. Nese masa fibrose eshte shume e madhe atehere pacienti quhet ne rrezik per jeten dhe vendoset ne pritje te nje organi te "ri". Gjetja e organit te ri varet nga momenti.
    Shpetimi i nje pacienti me gjetjen e organit behet me ane te vdekjes se nje personi tjeter /pf/images/graemlins/frown.gif
  7. antares

    antares Fillestar

    Re: biopsia e melcise

    Faleminderit per pergjigjen..
    O te shkretet njerez, nuk mjaftokan hepatitet a., b dhe c po paska edhe d!
    Dhe te mendosh qe melcia eshte nga organet (ndoshta i vetmi) qelizat e te cilit (ndryshe nga neuronet) kane aftesi te jashtezakonshme rigjenerimi. Thuhet qe melcia arrin te rigjeneroje deri ne 90% te qelizave te veta.
    :wave: :wave:

Share This Page