Bisede me ateistet!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga S6T6N6, 23 May 2004.

  1. dr.klevis

    dr.klevis Primus registratum

    Re: Bisede me ateistet!

    i dashur student! Mesa vura re edhe ju jeni intoksikuar sado pakez,dhe kjo eshte teper normale pasi kur punohet me substanca toksike ato bejn te njejtin dem si te perdoruesi ashtu edhe te viktima. Ne radh te par do tju lutesha te lexonit shkrimet e mia me lart,por te gjitha ama dhe pastaj te replikonim me mendimet e mia,seps detyrohem dhe shpreh disa here te njejten gje.
    tani me ler te them disa gjera para se te mundohem te jap ndonje shpjegim per faktin se si bota e padukshme apo imagjinare dallohet nga realiteti.

    Ne jemi te gjitha qenie subjektive.
    pra ajo qe per dike eshte e bardh per dike eshte e zeze.

    me pas lindi shkenca dhe njeriu filloi ti jepte shpjegime shume gjerave.
    mirepo shkenca mbeshtet vetem ne regulla fizike. Pra ajo eshte e afte te studjoj,pra te perceptoj boten fizike te gjıthesise,por ne e dim shum mire qe ne kete bote ekziston dhe ndjenja!
    dhe kete te fundit shkenca kur nuk do te jete ne gjendje ta studjoje,sepse regullat e ndjenjes nuk jane fizike!:)
    dhe mbi te gjitha ndjenja eshte diçka subjektive!
    a mund te me shpjegoj dikush si lind mendimi? askush nuk mund ti japi pergjigje kesaj. nqs dikush ju thot se ndjen dashuri per ju a ka ndonje aparat qe e mat kete gje? dhe a mendoni se ne nje dit pas mijera apo miliona vjetesh do te kete nje aparat te tille?
    bota materiale mund te neneshtrohet po bota shpirterore?po vullneti i dikujt a mund te neneshtrohet? liria fizike e dikujt mund te privohet po liria e mendimit dhe liria shpirterore e tij a mund te privohet,mund tja mbyllim mendimet ne nje biruc nje qenieje?
    mund ta detyrojm dike se çfare te mendoj? apo çfare te deshiroj,dhe mendoni se nje dite do ti bej shkenca keto?

    nqs mendimi juaj eshte po atehere eshte e kote te flasim nqs jo atehere besoj se fashati qe duket nuk do kallauz. ka then populli jone me pervojen e vete.

    pra ti mendon diçka dhe me pas pyet veten po e verte eshte ajo qe mendoj une? por sikur pyetja te ishte ne tjeter prizem:
    une kam ndergjegje,une mendoj,ndjej,dhe keto gjera nuk kane lidhje me boten fizike dhe materiale,pse duhet te mbeshtetem te shkenca per ti vertetuar keto? kur une e di shum mire qe shkenca nuk mund ti vertetoj keto? kur une e di shume mire qe ne baze te ndergjegjes time qe jezusi e quajti shume bukur:fryma e shenjte.une jam ne gjendje te perceptoj te verteten? sepse ptolemeu e tha shume bukur:mua me duket sikur i di te tera! me duket sikur e verteta qendron brenda meje!

    pra mos jam vete une perendia? mos eshte ndergjegja ime perendia?
    dhe kjo ndegjegje nese une di ta degjoj eshte e mbushur me urtesi dhe me te verteten,nqs une di ta degjoj une mund te zbuloj te verteten.
    dhe kjo eshte krejt normale,sepse perendia qe neve na intrigon kaq shume nuk mund te gjendet ne boten fizike qe eshte kaq e ngurt nga regullat e saj,por ajo eshte ne boten ndjesore dhe shpirterore.

    ashtu si njeriu ndjente nevojen per shume gjera ne lashtesi,me ane te mendimit te vete shpiki shkencen,krijoi matematiken,te cialat ne vetevete a nuk jane abstrakte? nga dy teorema te thjeshta krijuam matematiken,te cilen e perdorim per fiziken qe eshte mema e te gjitha shkencave,mirepo 2 teoremat e para nuk mund te vertetohen ama! nuk ka shkenc qe mund ti vertetoj se ato jane thjesht produkt i imagjinates dhe i deshires tone per te gjetur regulla per te shpjeguar boten fizike qe na rethon!
    pra dhe vete shkenca a nuk eshte thjesht nje produkt i imagjinates dhe deshires tone te pakufishme per te verteten dhe driten?

    po perendia a nuk do te ishte si shkenca qe kemi shpikur ne? a nuk do te ishte perendia fryt i ndjenjave tona te pastera? te cilat nuk vdesin kure? (nqs beni nje hipnoze ju do te jeni ne gjendje te ndjeni te njejten gje qe keni ndjere ne moshen 2 vjeç,pra ajo ndjenje aty eshte dhee kziston akoma apo jo?)

    po perendia pse te mos ekzistoj?

    por problemi ketu qendron se si e perkufizojm ne perendine,dhe per fat te keq fale patriarkizmit qe gjysherit tane kane patur jane thurur disa perrallla si bibla e kurani te cilat jane shume te ceketa ,mirepo per njeriun qe eshte ne gjendje te kuptoj boten materiale me lehte se ate shpirteroren atehere normale qe edhe perkufizimet per mendimin do behen perkufizime materiale.

    me ane te forces se ndegjegjes njeriu zaptoi boten materiale,e roberoi ate ne zimxhiret e regullave shkenecore!

    po sikur perendia me anen e fuqise se saj te paster ta kete ,pse jo krijuar boten materiale dhe ngjizur ate drejtperfeksionit?
    sepse veretet kjo bote nuk eshte perfekte do te thoshte dikush,megjithese per mua perfekte eshte sepse lindi nga kaosi dhe tashme jeton ne regulla fizike strikte qe ne po i zbulojm dita dites, a nuk duhet te mare dhe njeriu te njejtin shembull?
    nga kaosi ne te cilin eshte perfshire kjo shoqeri te krijoje nje bote te vertete?
     
  2. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Bisede me ateistet!

    I dashur doktor, nganjehere eshte me mire te heshtesh dhe te lesh vetem pershtypjen se je i paditur se sa te flasesh dhe te zhdukesh çdo dyshim.
    Me gjej nje te burgosur qe kendon nga lumturia sepse i kane burgosur vetem trupin e jo privuar shpirtin?
    Ne fakt mendimet e te burgosurit jane dyfish te mbyllura ne biruce, e para brenda kafkes dhe e dyta brenda mureve e hekurave.
    Burgosesh sepse keshtu bejne te vuaje shpirti tend dhe mendimet e tua natyrisht qe te shtyne te dhunosh diçka, çfardo te denueshme.
    Kur pret gishtin pse ndjen dhimbje? Nese ndjenja do te ishte diçka e meveteshme, nuk do te te kerciste menderja per nje prerje gishti.
    A nuk e vret pak mendjen se ç'rol luan ketu ajo materia me te cilen ti spekullon? Mundohu ta perkthesh ne shqip e do te gjesh fjalen "Lende" dhe mundohu te kuptosh se lende nuk eshte vetem çfare preket dhe te qenet ne gjendje te ngurte te gazte apo te lenget. Jo, eshte edhe lenda e historise, e gjuhesise, e matematikes, kuptuar jo si liber prej karte e bere nga druri apo kallami, etj, por si permbajtje e caktuar e cila qendron edhe mbi ndryshime themelore qe ne na krijon mundesine e te dalluarit. Lenda e historise nga e matematikes.
    - Cfare eshte psikologjia?
    - Cfare eshte logjika?
    Mos valle jane lendore ne kuptimin e diçkaje qe preket sepse eshte e ngurte e lenget apo e gazte? Jane shkenca te plota dhe nuk jane te prekeshme edhe pse jane te padukeshme sipas kendveshtrimit tend. Qe te kuptosh se ç'jane ndjenjat duhet te njohesh psikologjine e shkencat rrethuese e plotesuese qe e shoqerojne, qe te kuptosh se ç'jane mendimet, ose ç'eshte mendimi, duhet te studiosh shkencen e logjikes.
    Po sikur te te heqim ty ato 1400 gram lende gri qe mbush kafken tende, sa do te jesh ne gjendje te mendosh? Sipas teje duhet te jesh ne gjendje sepse te menduarit eshte diçka e shkeputur nga fiziku i njeriut, dmth nga lenda, eshte diçka e dhuruar nga zoti, apo shpirti thjesht me nje fryme e shenjte...
    Ah, sa per te burgosurin, mjafton nje plumb ne balle dhe...dhe? Asnje kokeçarje, vetem trupi peson, mendimi, ndjenjat jo. Jo, sepse jane te perjeteshme. Me thuaj ke ke dashuruar ne moshen dy vjeç? Po nje vit e disa muajsh? sisen e nenes sigurisht. ketu hyn Frojd me shkencen e tij dhe te shpjegon shume gjera se çfare ndodh.

    Krahas fakteve qe shkenca çdo dite po i tregon duke vertetuar prejardhjen e njeriut nga bota e kafsheve ka nje tjeter qe duhet pare me vemendje: Kanibalizmi. Nese kerkon arsyet e kanibalizmit, zbulon se njeriu ka ardhur nga kafsha dhe nuk eshte krijuar nga ndonje fare Zoti. I ndodhur ne rrethana qe kercenojne jeten, uria mbi te gjitha, njeriu shnderohet ne kanibal, por ky shnderim ndodh ngaqe brenda tij ekziston kjo mundesi, jane kushtet e duhura. Pas kohesh pa ngrene njeriu fillon te haje dhjamin e vet - autokanibalizem, ne kushte normale gjen shprehje te ngrenia e thonjve si dhe te shprehja kaq shume e perdorur: do te te ha te gjalle - e thene per urrejtje, ose nga inati, madje edhe nga entusiazmi e shpesh edhe nga dashuria, i referohet nje periudhe shume te larget ne historine e njeriut kur ai hante me te vertete te tjeret si ai. Nga inati dhe urrejtja njera tribu ndaj tjetres. Nga dashuria, forme respekti per te ndjerin. E fameshme ndodhia ne vitet 50 - 60 e fiseve Kuru ne Guinene e re. Po vdisnin nga nje semundje e panjohur qe i detyroi shkencetaret te kerkonin perse? Hanin trurin e te vdekurit ne shenje nderimi. Kaq mjafton per ne per te thene se eshte bere edhe nga shkaqe njerezore. Por kjo na kujton edhe Krishtin, darken e fundit, kupen me vere: gjak nga gjaku i tij, mish nga mishi i tij, copa e bukues, nje rit shume shume i vjeter qe i shtynte njerzit ta ushtronin sepse keshtu mendonin se jetonte ne qeneiet e tjera si ai.

    Le te vijojme me tej me argumentin. Njeriu pasi ka ngrene dhjamrat e sheqernat e trupit, truri tashme i preokupuar per mbijetese, nxjerr jashte perdorimit nje pjese te organeve duke lene ne fund vetem zemren dhe mushkrite, ne kete pike ka nxjerre jashte perdorimit edhe pjesen me te madhe te vetvetes e ka mbetur vetem truri primitiv i trasheguar nga reptilet, pra nga bota e kafsheve, ai qe komandon, ai qe ka komanduar qe ne hershmerine e botes se gjalle, ai qe i ka eliminuar te gjitha orgnaet jo te nevojeshme sepse ai e di kush duhet e çfare duhet bere per te mbijetuar. Nga kjo pike shqetesimi i vetem i tij eshte mbijetesa dhe te shtyn te hash tjetrin. Kjo tregon prejardhjen e njeriut. Vijme nga bota e kafsheve, perndryshe Zoti nuk do te kishte futur nje racion iracionaliteti qe arsyeton ne menyre kafsherore. Ose, nese edhe vete Zoti nuk eshte kaq i persosur. Shembujt i kemi te mjafte nga mitologjia. Kroni hante femijet e vet. Jo edhe aq fajtor po te mendosh se i jati Qielli,(Urani) kishte bere te njejten gje. Po edhe Qiklopi hengri shoket e Uliksit, Tantali - Te tan i talli - u shtroi per dreke perendive, femijen e tij Pelopin- i ziu e kishte te shkruajtur fatin te emri, rrenja Lope. Lista eshte e gjate dhe zbulon se e kemi te trasheguar kafsherine, demek edhe perendite kane qene te tilla, e ndoshta te krjuara nga mendja njerezore kur ende vete ishte gjysme i tille.

    Legjislacioni amerikan mori ne shqyrtim dy shekuj me pare dhe nuk e trajton si krim ngrenien e njeriut ne det nga anijetaret e tjere. Shkaku eshte nje ngjarje e vertete. Nje nga anijet amerikane mbeti ne mes te oqeanit e ç'orientuar, mbaruan te gjitha ushqimet dhe vendosen me short se kush do te vritej per ta ngrene te tjeret...

    Kam lexuar shpesh nje "argument"e besimtaret e perdorin kunder ateisteve: ju pelqeni te kini ardhur nga majmuni, demek perbuzje per nje prejardhje nga kafsha. Po te perjigjesha me te njejten gjuhe do te thosha: Si eshte me mire, nga majmuni apo nga balta? Megjithate, po ta analizosh "argumentin" e besimtareve, zbulohet ateizmi i tyre dhe se deshperimi i shtyn te bejne nje zgjedhje qe i ngushellon ndopak, pa qene e panevojeshme. Personalisht dhe mendoj se te gjithe njerzit e ketij globi, nuk vuajne çdo dite te qenet me origjine nga kafsha. As qe e mendojne.
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Bisede me ateistet!

    Studenti, lexo mire. Pyetja ishte: ... si dallohet nje bote e padukshme, qe te mund te themi qe eshte me tere mend dhe s'eshte imagjinate pas nje "Saturday Night Drink & Smoke Competition" dhe jo: si mund te dallosh te padukshem me nje imagjinate kur je i toksikuar nga lende kimike ne tru. Mos lexo pyetje AA dhe jep pergjigje per XX. Nese per ty ato dy fjali jane ekuivalente, kjo eshte tjeter gje dhe rezultat mendimesh pergjithesisht te cekuilibruara ne kete drejtim.
    Je ngaterruar tek pjesa "qe te mund te themi..." e cila ishte nje sqarim se pse dua une te di si dallohen njera nga tjetra (ne rastin konkret qe mos dilte ndonje hoxhe shakatar dhe alucinacione te tilla te mi shiste si 'bota e padukshme'). Por pyetja ishte e shkurter dhe me e thjeshte s'behet: Si dallohet nje bote e padukshme? Menyrat, teknikat, procesi i te dalluarit; dhe ne aktin e dyte pas kesaj, vazhdojme dhe me se sa i besueshem eshte dhe se ku bazohet ky proces dallimi, sa 'reliable' jane keto baza, etj etj. (arsyet se pse dikush do ta dalloje boten e dukshme nga e padukshmja, s'kane fare te bejne me menyrat si dallohet.)

    Jemi dakord per ate qe dallimi i te vertetes fillon nga vetvetja. Le te fillojme me faktin qe vetja jone eshte nje pike jashtezakonisht e vogel cfaredo, random, ne Univers.
     
  4. studenti100

    studenti100 Forumium praecox

    Re: Bisede me ateistet!

    Pergjigja me thjeshte qe lexohet dhe shikohet, nuk mund te lexohet pas nje "Saturday Night Drink & Smoke Competition".

    Vetja jone eshte pike si volum ashtu edhe si mase ne krahasime materiale me gjerat qe gjenden ne Univers apo vete Universin. Ndersa ne krahasime intelektuale eshte shume gjigande qe ia kalon edhe malit dhe po gllaberon edhe Universin. Pra ndrysho tekniken matese se nuk matet cilesia me kilogram apo me metra. Si eshte ajo shprehja "Cilesia mbi Sasine", apo jo?
     
  5. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Bisede me ateistet!

    /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shocked.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/emot-doh.gif

    T'kan myt studimet ëre.

    Ku o lidhja midis pytjes e përgjigjes?
     
  6. studenti100

    studenti100 Forumium praecox

    Re: Bisede me ateistet!

    Pergjigja aty eshte, por kur nuk lexohet mire eshte pune tjeter...prandaj duhet te lexohet kur je esell.

    Krahasimi i nje imagjinate me te padukshem eshte krahasim karagjoz. Te barazosh imagjinatat e nje alucionimi me gjerat qe nuk dihen eshte mendjemadhesi. Imagjinata apo alucinacioni qe shikohet apo mendohet eshte ne kundershtim me cdo gje faktuale dhe ky dallim realizohet kur je esell dhe jo i dehur. Kurse e "padukshmja", qe ne kete rast nuk ka te beje me ndonje objekt qe futet brenda rrezatimive elektromagnetike te shikueshme nga syte por qe shpresoj se ka kuptim me te gjere si e panjohura, nuk ka te beje me ndonje kundershtim qe njihet pervec mendimit te vetem se e "panjohura nuk ekziston". Nqs ti je kaq guximtar te pohosh se "bota e padukshme (e panjohur)" nuk ekziston apo eshte ekuivalente me imagjinate te rreme kur nuk te punojne aftesite mendore ne rregull, atehere nuk kemi ca bisedojme me. Kjo ishte perseritje e asaj qe shkrova me pare.

    Pjesa e dyte e pyetjes ishte ku eshte teknika matese e se panjohures. Cila eshte teknika e pare prej te ciles buron cdo teknike e tjera? Eshte llogjika e nje personi. Pra hapi i pare duhet te jete a ky mendim qe mund te jete ne te vertete real apo ne te vertete gabim ka kuptim dhe kundershton ndonje gje faktuale e mirenjohur? Nqs nuk kundershton kjo tregon se nuk mund te eleminohet nga e vertete. Ndersa per teknika eksperimentale, ato kane limitet e tyre edhe per gjera qe njihen mire. Pra matja teknike e pare eshte llogjika. Por llogjika nuk me tregon se nqs dicka qe nuk mund te matet eksperimentalisht nuk ekziston por tregon se dy te verteta qe kundershtojne njera tjetren nuk ekzistojne. Pra valet elektromagnetike ekzistonin edhe para se te lindi truri i njeriut, kjo tregon se ekzistenca e dickaje eshte e pavarur se ka njerez ta masi apo s'ka, ka teknike apo nuk ka teknike. Pra kjo eshte shume e sakte edhe sot per gjerat e panjohura qe nuk mund te maten por qe do maten me vone. Ajo qe dua te shpreh une eshte se mungesa e teknikes nuk tregon se ajo nuk ekziston kurse prezenca e kundershtimit te dickaje me nje gje tjeter qe dihet, tregon se dicka nuk eshte ne rregull. Kjo eshte perseritje e po te njejtit shkrim.

    Nqs nuk ke vullnet te kuptosh se cfare dua te them une, atehere dallimi i se vertetes fillon vetem nga ty. Ndoshta ca them une, per ty, jane genjeshtra dhe e leme ketu.
     
  7. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Bisede me ateistet!

    Jo, jo student, gabimi qe ben kur identifikon te padukeshmen me te panjohuren, eshte teper trashanik.
    Kur shkon ne rruge, shumicen e njerzve nuk i njeh e megjithate jane te dukshem. Mjaft gjera ndodhin perreth qe i shikon por nuk di pse ndodhin, eshte e panjohur perseja, por kjo nuk nenkupton padukshmeri.
    Me poshte, gabon dy here kur thua:

    "Imagjinata apo alucinacioni qe shikohet apo mendohet eshte ne kundershtim me cdo gje faktuale dhe ky dallim realizohet kur je esell dhe jo i dehur".

    - E para: Imagjinata dhe aluçinacioni nuk jane identike.
    - E dyta: Ky dallim, nuk mund te realizohet kur je esell sepse njeriu esell nuk ka aluçinacione. Qe te kesh te tilla, aluçinacione, ose iluzione, ose mirazhe (sinonime te njera tjetres) duhet te jesh ne kushte psiqike te tilla qe ty te te duken te verteta ato qe s'jane te tilla.
    Ne shkretetire mund te shikosh ne horizon uje, nje oaz e shume gjera te tjera te cilat vetem nje qenie qe ka mbritur ne piken e deshperimit, dmth qe vuan etjen ne ate mase sa ka ndryshuar perceptimin e botes rrethuese, i ka ato, nje tjeter qe sapo ka shuajtur etjen, do te vere vetem buzen ne gaz me keqardhje.
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Bisede me ateistet!

    :D
    Studenti, une e shkruajta pyetjen e thjeshte pak me lart dhe ti tere kohen vazhdon te flasesh kodra pas bregut. Me jep nje pergjigje te thjeshte, meqe ke thene qe pergjigja eshte po ashtu shume e thjeshte? Kush po fliste per te panjohuren? Ajo s'ka fund, e para; e dyta, ajo eshte e dukshme megjithese e panjohur, sic ka shpjeguar dhe atman dhe prandaj e leme menjane se po flitet per tjeter gje.
    Nuk po krahason njeri te padukshmen me imagjinaten, por meqe perhere te ngelin syte vetem tek "Saturday Night Drink&Smoke Competition" (sot eshte Saturday prape) po te perseris edhe nje here qe s'ka fare te beje me kete, por e shkruar, prape, e zeze mbi te bardhe, pyetja eshte:
    "Si dallohet nje bote e padukshme?"
    Pyetja ju drejtua Flete_Dragoi qe tha se ekziston bota qe shohim e dukshme, si dhe nje tjeter, ajo e padukshme, dhe per kete qe tha ai s'kishte as edhe me te voglin dyshim.

    Eshte e treta here qe po bej te njejten pyetje, te shpjeguar ne 3 menyra te ndryshme dhe ti e kupton shume mire e megjithate vetem shkruan delire i fshehur pas idese "Ketu jemi tek Filozofia" per gjera komplet pa asnje lidhje me pyetjen. Ca ishte ajo "njeriu nje here si volum ne Univers dhe nje here si intelekt ne Univers"? T'ja thuash dikujt duke filluar me "Degjo c'me ka thene njeri sot" eshte e sigurt qe e le gojehapur.
    Keto jane idjotizma nese do duam t'i quajme me emrin qe kane realisht, se filozofise i vijne verdalle nga larg.

    Dhe pas kesaj ja fut dhe nje "Aty e keni pergjigjen por s'e kuptoni". :p
     
    Last edited: 27 Jun 2017
  9. studenti100

    studenti100 Forumium praecox

    Re: Bisede me ateistet!

    Atman, Gurax nqs ju e keni fjalen per vale elektromagnetike ne frekuenca qe i kap syri njeriut, atehere me duket kot ta diskutosh se ka shume frekuenca qe ju nuk i shikoni. E panjohura nuk shikohet e gjitha, nqs ti ke shpikur ndonje aparat te shikosh grimcat me te vogla te enegrgjise dhe lendes, na zgjidh probleme shekullore ne fizike. Po ja meqe s'e kape njeriun si intelekt, nje diamant ka me shume vlere se nje mal me shkembe edhe pse eshte i vogel. Pra nuk matet vlera e diamantit ne krahasim me shkembin me metra apo me kilogram. Ndoshta kete te fundit e percepton ndopak, shpresojme, nuk i dihet. Eshte si te masesh volumin me kilogram apo masen me metra. Pra edhe une po them se njeriu nuk matet ne krahasim me universin me litra apo me kilogram. Kjo eshte si te masesh sa i mbushur eshte disku me kilogram ne vend te GB. Nqs do i thuash dikujt te masesh softwarin me kilogram, me beso mua, do lesh me shume mbresa.

    Sigurisht kur matet informacioni me metra, ta bej qefin e te them 'e kuptove shume mire' se perndryshme ky diskutim s'ka mbarim.
     
  10. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Bisede me ateistet!

    Boooobo, mjer dynjoja për "intelektualët" e ardhshëm.

    Studento, vazhdo studimet e leje për tani filozofinë se s'ke gjë në vijë. Vazhdo zhvillo (sadopak) aftësitë e tua analizuese. <

    Pyetja (e thjeshtë fare) është (me sa shoh ka nevojë të përsëritet) : Si dallohet një "botë" e padukshme (apo çdo gjë tjetër e padukshme)?

    Nëse nuk e di përgjigjen e kësaj, atëherë mos u përgjigj por, mos u merr me filozofira duke bërë përafrime mes gjërash që nuk mund të përputhen (ose ti vijnë afër njëra-tjetrës).

    Akoma më e saktë, pyetja është : Si mund të dallosh prezencën e një Zoti të padukshëm (në qindra mijëra vite egzistencë të njeriut)?

    Përgjigja e kësaj pyetje është vetëm një; BESIMI. E thënë ndryshe, "Kështu ma thotë mendja mua". Dhe kjo është një përgjigje e cila nuk mund të argumentohet por as nuk mund të kundërshtohet. Pra, mos u ngatërro me të panjohura e me hashashe se të dhemb koka.

    Përsa i përket temës (pyetjes fillestare), personalisht mendoj se Zot, në kuptimin që i japin fetë kryesore egzistuese (pasi nuk i njoh të gjitha), nuk ka. Zoti i feve monotesite (Judaizëm, Kristianizëm, Islamizëm) është një mostër, po aq sa dhe njeriu. Për të vërtetuar këtë mjafton të lexosh Toran (Testamentin e vjetër). Kjo pjesë e të treja feve është e përbashkët dhe tregon për natyrën sadike (humane) të Zotit të përfaqësuar në këto fé.
    (Vrasja e fëmijëve të Egjyptit, shkatërrimi dhe eleminimi i popujve të tërë në Lindjen e Mesme, zhdukja e njerëzimit në përmbytjen e madhe, etj, shembujt janë të shumtë).
     
  11. Mortal

    Mortal Guest

    Re: Bisede me ateistet!

    Frojdi e thote mire: Njerezit nuk duhet te kene nevoje per nje dashuri prinderore te madhe dhe hyjnore ne menyre qe te vazhdojne ne faza te tjera te jetes. E vemtja gje qe duhet bere eshte: Te rriteni! Edhe duke u rritur, gradualisht venitet dhe deshira per kete force te mbinatyrshme qe te ujdise dhe shpjegoje fenomene te ndryshme.
    Studenti kerkon fakte- apo e kuptova gabim? Me duket se jo- diku je shprehur se imagjinata bie ne kundershtim me cdo gje faktuale. Nuk e shikon mosfunksionimin e kesaj ideje? Ti dyshon gjitheshka duke u shprehur ne kete menyre dhe per rrjedhoje shkaterron cdo lidhje njerezore:

    Une: Sa vjec je?
    Ti: 23
    Une: Vertetoje! E ke certifikaten e lindjes? Ok shanset jane qe do te kesh nje ID me vehte- por besoj se e kupton ate qe dua te them. Clifford kishte te njejten ide si ti, ide te cilen Kontrapedali (James) e gjuajti me shuplake duke thene se duhet bere nje hap besimi. Disa gjera nuk duhet te vertetohen.


    ...te thuash qe i duhet lene nje njeriu per te vendosur se cfare beson eshte e rrezikshme- historia vete e ka vertetuar. Besimi ne Zot i ben ne nje menyre njerezit te gjithe te fajshem dhe kriminele. Duke nisur nga ata te medhenjte dhe deri tek peshqit e vegjel. Nga cilado ane qe ta vertitesh perseri nuk gjendet nje shpjegim. Gjthemone eshte munduar te vertetohet prenzenca e Zoti dhe ne nje ane ke besimtaret qe thone: duhet besim; dhe ne anen tjeter ke ata qe pyesin: Nese Zoti egizston, dhe eshte i mire atehere perse me ka pajisur me ndjenjen e dyshimit per te? Perse duhet te provoj besimin tim tek ai- kur shume mire mund te isha i programuar me njohurine e egzistences se tija?
     
  12. lu_lu

    lu_lu Primus registratum

    Re: Bisede me ateistet!

    Kjo biseda me ateistet qenka interesante por edhe bindja e ateisteve se Zoti nuk egziston duhet respektuar... se fundja eshte mendimi i tyre.

    Ajo qe ju them une ateisteve eshte te shikojne pak perreth.
    Gjithcka qe na rrethen eshe e krijuar ne menyre kaq perfekte dhe çdo gje ne harmoni te plote.
    Sa me shume te veresh krijimtarine e ATIT, aq me shume mahnitesh dhe mbrekullohesh.
    E gjithe kjo KRYEVEPER nga dikush eshte ndertuar more z. Ateist se nuk eshte rastesi.
    Edhe nese ky Krijuesi nuk eshte ai qe ne quajme ZOT, nje fuqi e mbinatyrshme eshte me siguri.
     
  13. Guest

    Re: Bisede me ateistet!

    Per mua mjafton: Njeriu lind dhe vdes,(pa bere perjashtime) per te mos qene ateiste.
     
  14. studenti100

    studenti100 Forumium praecox

    Re: Bisede me ateistet!

    Frojdi thote shume gjera, por kjo nuk shpjegon ata qe rriten pa besim ne hyjnore dhe iu riperterihet dashuria hyjnore. Edhe pikerisht ky kundershtim eshte llogjika e asaj qe po flisja une. Sepse nje dicka te kundershtohet faktualisht, atehere thenia e Frojdit ka probleme inkonsistence, e cila nuk eshte e vlefshme ne gjithe kohen dhe ne gjithe hapesiren. Me llogjike ti nuk mund te zgjedhesh dhe te lesh fakte sepse nuk te pelqejne ty.

    Imagjinata qe bie ne kundershtim me nje gje faktuale duhet ekzaminuar. Nuk eshte se ne cdo rast imagjinata do kundershtoje faktet. Por ne ato raste qe ndeshet ky konflit, vete llogjika te thote se ose imagjinata ose fakti do jete i gabuar. Tani qe ID-ja shkruan ashtu eshte fakt se ti nuk po e imagjinon ca shkruhet, por nga ana tjeter nqs gjen nje certifikate qe shkruan ndryshe atehere njera prej ketyre eshte fallso. Pra nuk eshte fakti se ca shkruhet ne ID apo certifikate por eshte fakti se a eshte konsistent me gjithcka tjeter qe njihet.

    Edhe une pyes veten perse nqs sipas ateizmit ishim hic dhe do behemi hic, perse duhet te kete "dicka" ketu ne mes? Te thuash se kjo dicka eshte per arsye "hic", atehere une mendoj personalisht se kjo eshte filozofia, mendimi, arsyeja, shpjegimi me "hic" dhe nuk e shqyrtoj kete ide "hic" fare. E kap cik llogjiken konsistente me "hic-in" dhe ateizmin? Une e mbaj konsistente "hic ne cdo aspekt" se deri tani kam promotuar konsistencen e gjerave per te arritur ne nje perfundim llogjikor. Nuk e kam shume te qarte idene qe po promoton ti te analizosh dicka te vertete nga ajo qe nuk eshte e vertete. Hej, kjo nuk eshte vetem se shembull, sepse nqs thuhet se ka nje arsye dhe se vijme per nje arsye atehere jam i gatshem ta shqyrtoje gjithe idene nga e para pa paragjykime sepse jo cdo ateist bie dakort me cdo ateist tjeter se cfare perfaqeson ateizmi.

    Pra nqs dicka eshte e vertete duhet te bjeri dakort me cdo fakt, arsyetim dhe analize dhe kjo e dallon nga gjera mosekzistente qe bien dakort me nje imagjinate dhe nje fakt, por akoma ka fakte dhe arsyetime te cilave nuk i pergjigjet dot dhe i kundershton. Pra e verteta eshte fakte ne menyre serie, nje hallke e zinxhirit eshte i thyer, gjithe zinxhiri eshte i thyer. E verteta nuk eshte ne menyre paralele e lidhjes se fakteve, qe nqs nje eshte thyer, mos ki merak se kemi te tjere qe punon. Jo mua pikerisht me interson ai qe eshte thyer dhe pse eshte thyer, pak rendesi ka per mua se pse punojne ata te tjeret.
     
  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Bisede me ateistet!
    Ne c'menyre fakti qe njeriu lind dhe vdes eshte i mjaftueshem per te mos qene ateiste? "Lindja" dhe "vdekja" jane karakteristika te cdo lloj 'sistemi' ne univers: qe nga pjeset sub-atomike, dhe me pas elementet baze, komponentet komplekse, njeriu, planeti, galaktika, e deri tek mega-maxi-super strukturat nga me fantastike te universit. Kjo e shtyn lindjen dhe vdejken drejt nje klasifikimi gjitheperfshires: karakteristike natyrore.

    PS:
    Unikorni i Padukshem Roze (The Invisible Pink Unicorn)
    [​IMG]
    Unikorni i Padukshem Roze eshte stabilizuar ne mase te gjere si simboli, apo shenja, e ateizmit.
     
  16. bobo

    bobo marksist-enverist

    Re: Bisede me ateistet!

    eshte e padiskutueshme, ajo qe thua ti Guri!

    ...atehere, si rrdhjedhim, ne duhet t'i japim ''shpirt'' te gjitha formave te materies-, dhe as'sesi te privilegjojme vetem njeriun!, sepse i ngelet hatri ariut :D
     
  17. Singapuras

    Singapuras Primus registratum

    Re: Bisede me ateistet!

    U plakt tu filozofu. Un kam bindje te plot qe
    sekreti i bukuris e rinis tperjetshme nuk asht ditunia as morali
    por seksi.
     
  18. studenti100

    studenti100 Forumium praecox

    Re: Bisede me ateistet!

    'KOME',

    Edhe seksi lind dhe vdes, por ariu kur ben seks nuk mendon per 'shpirtin e seksit' si njeriu. Lere ariun te zbukurohet ne natyre, se njeriu kerkon me shume se bukuri siperfaqesore natyrore.
     
  19. Singapuras

    Singapuras Primus registratum

    Re: Bisede me ateistet!

    Hej listen to me! me mu mos fol per xhorxh bush, politikna e shkenca se je shum i squt per mua, un kurr skam ken en shkoll, me mua fol vetem per femna, kickboks, futboll
     
  20. Adeli

    Adeli Primus registratum

    Re: Bisede me ateistet!

    Ha ha! Dashuri... dashuri bre Kome Dashuri kem than qi ne ketu nuk bejm seks por bejm dashuri... se seks behet diku tjeter... dhe u beka me ariun... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif C'fare nuk mesohet ne shkolla bre jaran... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif atje zbusin dhe ariun per seks... ne vetem me femra kemi mbetur qe ne primitivitet
     

Shpërndajeni këtë faqe