Blog Indritmaraku.al: The man on the bed

Diskutime tek 'Blogosfera Shqiptare' filluar nga Al-Punk, 17 Mar 2017.

  1. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    [​IMG]
    Joseph Eid—AFP/Getty Images


    Një 70-vjeçar qëndron i ulur në krevatin e tij të thyer, ndërsa thith llullën dhe dëgjon muzikë në dhomën e gjumit të shkatërruar, të shtëpisë së bombarduar, në një qytet të gjunjëzuar. Aleppo.

    Eshtë një foto që e shikon, e shikon, e shikon, e shikon… ka aq shumë për të treguar, sa është e pamundur t’ia heqësh sytë.

    “The man on the bed” është shkrepur më 9 mars. Ai quhet Mohammed Mohiedin Anis, i njohur edhe si Abu Omar. Para konfliktit disavjeçar ishte koleksionist makinash, ndoshta edhe për këtë e ka të pamundur të shkëputet nga e shkuara, tregon për Time autori i shkrepjes Joseph Eid (AFP/Getty Images).

    Edhe shpjegimi i tij përse foto ka bërë kaq shumë jehonë është interesant. Njerëzit janë lodhur nga pamjet e luftës, thotë. Mua më duket se ka edhe një fije qetësie e optimizmi në atë foto, që nuk shihet, por imagjinohet. Muzika në sfond.

    Artikulli i plote...
     
    gurax and TinkerBell like this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ka nje ndjenje shume te forte refuzimi te realitetit ne kete foto, ne formen e nje kembengulje per te mos-pranuar se shtepia ku ke jetuar tere jeten, krevati ku ke fjetur (i mbushur me aq kujtime intime), dollapet me sendet e tua.. cdo gje, tashme eshte e shkaterruar, ka humbur. Nje pjese e padukshme e vetvetes eshte shkaterruar bashke me te dhe eshte shume e paket mundesia qe te mund te rindertohet perseri. Per te tjeret ndoshta po... dikur. Por 70 vjecari nuk ka iluzione per veten. Dhe muzika qe degjon, per te tjeret mund te jete nje shkendije optimizmi, por per te eshte membrana e flluckes ekzistenciale brenda se ciles atij here pas here i pelqen te futet dhe te perhumbet, brenda se ciles shtepia eshte si dikur, e pacenuar, e plote.

    Nje foto trishtueshem e bukur!
     
    Artin and TinkerBell like this.

Shpërndajeni këtë faqe