Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Raif, 6 May 2003.

  1. Raif

    Raif Fillestar

    Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Fillimisht me cajin e perfituar nga fletet e Arrave (kur arrihet tepm. akceptuese) duhet pastruar vendin e semur pa perdoruar uje dhe me pas
    me cajin e perfituar nga bima e paster dhe kualitative Bari Magari, kur eshte arritur temperatura ne nivel te akceptueshem (eshte ftofur por jo tersisht), perseri pastrohet vendi i semur.
  2. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Mos fol me paragjykim, provo se pari e me pas fol
    (garantoi se rekomandimi im nuk ka pasoja negative).
  3. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Lara, falemnderit qe po merr pjese ketu me qellim te mire.

    Plotsisht ke te drejt se nuk e kam kuptuar tamam problemin. Por rekomandimet qe i kam dhene ne lidhje me kete problem nuk jan te padobishme por nuk jan edhe ato qe e eliminojn problemin shpejt.

    Meqense kjo teme eshte me rendsi (nese e kemi parasysh qe ne shqiptaret shtohemi pak ma shume se shume te tjere) do te mundohem te sjell nje artikull qe e spjegon problemin ne nivel.
    Perndryshi nje nga bimet qe jan mjaft efektive per ti larguar parazitet, bakteriet apo viruset e ndryshem ne zorret por edhe nga organizmi i njeriut ne pergjithsi (ketu e kam fjalen per roblemet qe lidhen me jashtqitje) eshte edhe Hudhra e Eger fletet e te ciles duhet grir dhe me buke apo dicka tjeter qe han femiu duhet dhene per ti ngrene.
    Gjithashtu caji i perfituar nga Kalendulla (1 deri 2 ne dite) eshte i shkelqyer per ti larguar keto trupa qe bejne dem ne organizmin e femiut dhe pergjithsisht te njeriut
  4. abstract

    abstract california freaky group

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Tjeta Mjek

    eshte emri Kalendulla englischt? apo gjermanischt?

    dhe...ne cfare mase duhet perdorur? ka ndonje mase te caktuar per femite?

    FLMD

    Diten e mire
  5. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Kalendulla (Calendula Officinalis) eshte ne shqip (mund te kete edhe ndonje emer tjeter ne shqip) por eshte me rendesi me e dit emrin ne latinisht ne rastet kur don me e ble bimen ne shitore e qe nuk e njef fort mire. Meqense tek emrat e bimeve nuk e paskna dhene emrin edhe ne anglisht dhe ne gjermanisht me pare, kete "gabim" e permisova tani dhe po e jep edhe ketu:
    anglisht: Marigold, gjermanisht: Ringelblume
  6. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    ...dhe...ne cfare mase duhet perdorur? ka ndonje mase te caktuar per femite?

    FLMD

    Diten e mire

    =================================================

    Pregaditja e cajit Kalendulla (per femije si dhe per te rriturit):

    Nje luge e vogel e cajit (jo metalike) mbushet me bime dhe ne nje gote 2.5 deri ne 3 dl pervlohet me uje shume te val, menjihere (jo me prit) kullohet me leterfilter te kafes ose lloj shtofi kualitativ qe e duron temperaturen e lart te ujit shume te val, ne gote tjeter. Tani duhet lene derisa te ftofet aq sa temperatura e cajit eshte akceptuese per femiun. Pihet nje deri ne dy qaja ne dite, nje ne mengjes dhe nje ne mbremje.
  7. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    KRIMBAT

    Krimbat e ndryshëm mund ta sulmojnë organizimin e njeriut, e në mesin e tyre bëjnë pjesë parazitët e vendosur në regjionin e zorëve. Krimbat e quajtur askaridë dhe livriza janë lloje të krimbave që paraqitën më së shpeshti. Përmes turistëve nga pushimet verore përhapën shumë lloje ekzotike të krimbave.
    Larvavat e krimbave janë krimba të vegjël, të
    bardhë rreth 1cm të gjatë, të cilët kryesisht i
    atakojnë fëmijët. Infektimi bëhet përmes pluhurit
    „kotaltig" apo përmes artikujve ushqimor të
    papastruar. Krimbat e gjinise femërore natën dalin nga anusi dhe i lanë vezët e tyre në rajonin anal. Paraqitet kruarja. Përmes zhugës vezët hyjnë nën thonjë të gishtave dhe prej tyre prapë hyjnë në gojë (në organizëm të njeriut). Përveq kruarjes mund të paraqitet humbja e peshës apo ndezja e zorrëve apo e organeve gjenitale.

    Krimbat askaridë.

    Këta krimba janë 13-35 cm të gjatë, të bardhë që ecin si zvarranik, të cilët qëndrojnë në zorrën e hollë. Infeksioni paraqitet me jashtëqitje. Kur sulmojnë një sasi e vogël, paraqitën dhimbje të vogla. Kur sulmojnë më shumë apo grup i madh i krimbave, atëherë paraqitën dhimbje të barkut, tugu, humbja e oreksit për ushqim dhe pagjaksia.

    Krimbat e quajtur livriza.

    Këta përbëhen nga një trup me gjymtyrë të
    nivelizuara dhe në kohë thithëse dhe grep me të cilët
    qëndrojnë në murin e zorrëve. Ekzistojnë livriza të ndryshme (livriza të ashtuquajtura „peshku, qeni dhelpre „ të cilat shkaktojnë pengesa të
    ndryshme.Infeksioni paraqitet përmes mishit (të
    shtazëve), ose mishit të peshkut, ose përmes
    konsumimit të këpurdhave të egra apo dredhëzave të egra. Mund të paraqiten dhimbje barku, vjellje, humbje peshe, në jashtëqitje paraqiten livriza të bardha. Livrizat në trajtë qeni sulmojnë mushkëritë dhe mund të shkaktojnë paraqitjen e kollit të thatë.
    Livrizat në trajtë dhelpre mund të shkaktojnë sëmundje të rënda. Ato mund të atakojnë mëlçinë dhe mund të shkaktojnë verdhëzën. Në procesin e mëtejmë mund të vij deri te shkatërrimi i mëlçisë.

    Shkaqet e shpeshta të sëmundjeve

    Ushqimi nga mishi i papërpunuar/papjekur apo gjysmë i papërpunuar ose nga mishi i peshkut.
    Dredhëzat dhe këpurdhat e egra të papastruara. Konsumimi i pemëve, i perimeve të papjekura apo i
    sallatës së papjekur. Infektimi permes artikujve të krimbur-mykur nga pluhuri. Te kontakti i drejtëpërdrejt i fëmijve me bashkëlojtarët e tyre të lojërave, krimbat kanë kontakt direkt me ektremitetet e njerëzve dhe shtazëve.

    Çka mund të bëjmë?

    Kur është rasti i infektimit nga krimbat e njohur
    si dhe përhapja e infektimit të tillë në persona
    tjerë, kjo mund të parandalohet - menjanohet nëpërmjet marrjes së masave të posaçme. Duart dhe thonjët e gishtave të dorës duhe të pastrohen pas kryerjeve të nevojave fiziologjike në WC. Peshqirat dhe rrobet duhet të zihen dhe të mirren masa preventive eventuale te
    pjesëtarët tjerë të familjes.
    Kur duhet të shkoni te mjeku?
    Derisa keni dhimbje, të cilat janë të shkaktuara
    nga infektimi me krimba.

    Çka mund të bëjë mjeku?

    Ai duhet të konstatojë se a është ai infektim me
    krimb dhe çfarë lloji. Ushqimi nga mishi i shtazëve ose mishi i peshkut si dhe nga perimet e sallatat e mbira në vende te jashtëqitjeve, mos të konsumohen të papjekura. Në rajonin ku janë të përhapur livrizat në trajtë dhelpre, duhet të hiqni dorë nga konsumimi i fryteve të egra.

    Mbajtja themelore e higjienës, në veçanti ajo e
    fëmijve pas daljes nga WC-eja dhe pas përfundimit të lojrave gjatë pushimieve të pastrohen duartë. Të kontrollohen qent dhe macet kohë pas kohe se mos janë atakuar nga krimbat.

    Ashtu sic kam cekur edhe me lart dhe ne shkresen paraprake, fillimisht duhet ditur problemin, e kjo behet duke u vizituar te mjeku dhe pasi jan bere kontrollet (me analiza te duhura) ne baze te te cilave mjeku familjar e konstaton problemin dhe llojin se cfar infektimi eshte, me pas duhet filluar terapin duke i pregadit femiut hudhren e eger te fresket (fletet ose qepa) me buke ose ushqim tjeter, ose cajin e perfituar nga bima kualitative dhe e shendosh Kalendulla nese femiu e pine vetem nje caj ne dite per disa dite me radh do te mjaftoi te kemi rezultate te menjihershme pozitive.
  8. abstract

    abstract california freaky group

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Mirdita Mjek /pf/images/graemlins/smile.gif

    Kane ndonje emer tjeter kto; [Krimbat e quajtur,livriza,peshku,dhelpre]?

    ps: nje i njohuri im nga europa, ka qene me pushime ne amerike, atje ishte ushqyer vazhdimisht me prodhime deti, dhe pas kthimit...jane cfaqur (krymbat)dhe eshte bere anemik(pagjaksmeria) sic e quani ju...un i kam keshilluar cajin qe keni keshillu ju...ai pyet nese kane emra te vecante kto lloj krimbash dhe nese dallohen nepermjet ndonje analize...

    FLMD paraprakisht /pf/images/graemlins/smile.gif
  9. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Krimbat qe shkaktojne anemi jane

    1. Diphyllobothrium latum (qe merret nga prodhimet e detit, dhe ka qene endemik ne liqenet e medha ne USA). Anemia e shkaktuar eshte megaloblastike dhe eshte pasoje e thithjes te vitamines b12 nga krimbi. Nje analize gjaku, dhe analiza per nivelin e vitamines b12 dhe folatit te bejne te dyshosh. Diagnoza vendoset pas analizes te kakes /pf/images/graemlins/smile.gif Trajtimi: vitamine b12 dhe 1 doze e vetme praziquantel.

    2. Ancylostoma duodenale dhe Necator americanus (njihen si 'hookworm') shkaktojne anemi mikrocitike hipokromike ngaqe shkaktojne humbje kronike te gjakut. Diagnoza vendoset pas analizes te kakes. Trajtimi = albendazol.
  10. jessi

    jessi Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Hi abstract..per keto lloj parazitesh mund te besh nje search ne google dhe do gjesh nje info te plote.Nga njohurite qe kam ka shume lloj parazitesh qe mund te gjenden ne trupin e njeriut.krimbat (pinworms) gjenden zakonisht ne femijet dhe ata merren nga ushqimet e papastra dhe nga mishi i pa gatur tamam,por jo kjo nuk do te thote qe keto lloj parazite nuk gjenden ne trupin e te riturve.Zakonisht parazitet dalin naten per te leshuar vezet e tyre nga anus.
    Abstract nuk e di ku ndodheni poe nqs ndodheni ne usa mund te merni PIN X eshte pinworm treatment dhe vetem me nje doze kurohesh dhe nuk ka side effect,por ne te njeten kohe duhet ta marrin dhe anetaret e tjere te familjes sepse parazitet perhapen.E gjen kete treatment at drugstore.com,I hope this info helps u
  11. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Pinworms (shqip: bubat - latinisht: enterobius vermicularis) nuk shkaktojne anemi. E vetmja gje qe shkaktojne eshte kruarje dhe irritim.

    Pinworms nuk perhapen nga mishi i pagatuar. Aresyeja eshte e thjeshte: njeriu eshte e vetmja kafshe qe i bart keto parazite.

    Pinworms perhapen nga duart e palara qe kane kruajtur bycen /pf/images/graemlins/smile.gif

    Trajtimi: higjiene strikte. Larje e sterkujdesshme e duarve, thonjte te prere, nderrim i carcafeve per nate. Barnat qe i vrasin keto krimba jane albendazoli, mebendazoli, etj.
  12. abstract

    abstract california freaky group

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    danke jessi dhe cremaster /pf/images/graemlins/smile.gif
    kisha rast me shitmend :wink: me njohurite e juaja tek kto miqte e mije ktu :cool:

    ,...pervedi se kam kte problem, mesa di une,vecse kam nje tjeter /pf/images/graemlins/wink.gif ... ha shume nuk shnoshem e shoh shume andrra... :devil:
    athu kam harlluca n bark :idea:


    flmd paraprakisht.
  13. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Giardia intesinalis
    Lamblia intestinalis
    Giardia duodenalis
    Lamblia duodenalis
    Giardia lamblia
    Lamblia lamblia

    Te gjithe keta emra perdoren per te njejtin organizem njeqelizor qe tek njerezit shkakton 4 lloj problemesh:

    1. Ne shumicen e rasteve lamblia shkakton infeksion asimptomatik. I prekuri s'ka asnje problem. Zero. I vetmi problem eshte qe i prekuri perhap infeksionin.

    2. Diarre akute.

    3. Diarre kronike.

    4. Mosthithje te ushqimeve. Kur numri i trofozoiteve te lamblias rritet shume, siperfaqja e duodenit vishet me trofozoite dhe kjo pengon perthithjen e ushqimeve nga trupi i njeriut.

    Trajtimi: tinidazole, metronidazole.
    Parandalimi: Klorinimi nuk i vret cistet e lamblias. Zierja, filtrimi (poret e filtrit duhet te jene nen 2 mikrometer), dhe iodi jane efektive. Dhe natyrisht, larja e duarve, thonjte e prere, etj.
  14. cremaster

    cremaster Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    1. Po, mund te kete miliona, po keto miliona mund te mos bejne dem fare. Per shembull, trupi i njeriut normalisht ka miliona e miliarda mikrobe po ato nuk shkaktojne probleme.

    2. Mund t'i shkaterrosh plotesisht me tinidazole. Nje doze e vetme prej 2 gramesh kuron 90-100% te infeksioneve.

    3. Trofozoitet e lamblias qendrojne saktesisht ne duoden dhe ne jejunum. Trofozoitet dhe cistet kalojne ne pjesen e poshtme te zorres, dhe dalin jashte me fecet. Kjo eshte menyra e perhapjes te infeksionit (nepermjet duarve te pista).

    4. Lamblia nuk e demton melcine.

    5. Lamblia nuk rron ne kanalin vaginal dhe nuk shkakton probleme gjinekologjike. Nese perfundon ne vagine (per shkak te afersise me anusin) rreziku qe paraqet eshte infektimi i partnerit gjate seksit gojor /pf/images/graemlins/smile.gif
  15. Plaku-i-Detit

    Plaku-i-Detit Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Mjeku Popullor Pershendetje.

    Aty tek firma qe keshkruar eshte fjale e urte shume e mire por.....
    Duhet shkruar keshtu:punen e Sotme Mos e Lere Per Neser.
    Mos u Keqkupto!


    Me Respekt.
  16. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bubezat, krymbat e vegjel tek femijet

    Pershendetje Plaku i Detit,

    Une shkruaj zakonisht popullorqe, sepse jam mjek popullor, por di te shkruaj edhe shkollarqe: e lexove artikullin e me siperm qe e kam shkruar para do kohesh ne lidhje me krimbat...jam perpjekur te shkruaj shqip por me behen pyetje...
  17. pim etna

    pim etna Guest

    ju lutem me tregoni se cfar mund te kete motra ime . asaj i dhemb shume bark. me perpara nxirrte krimba te vegjel 1 cm

Shpërndajeni këtë faqe