Building bridges....

Diskutime tek 'Njoftime Ngjarjesh Kulturore' filluar nga Aki, 29 Jul 2015.

  1. Aki

    Aki Paint It Black

    Nje shqiptar nga Maqedonia qe shkoi te studioje mbi regjine ne Tirane njohu nje shqiptare te Shqiperise u dashuruan, u martuan and they lived happily ever after :)......ok jeta ka peripecite e veta, por do pyesni pse jane kaq te rendesishem keta sa te vecohen nga tjeret, vertete qe ende ekzistojne paragjykime te shumta mes shqiptareve brenda dhe jashte kufijve, por ka plot cifte te tilla qe snjohin kufi.

    Arsyeja perse i vecova keto ishte kjo: vjet keta vendosen te krijojne nje festival te teatrit qe e quajten 'K'tu fest' ishte fillimi po me disa drama me pak orvatje ia dolen thjeshte dhe bukur. Sivjet duke shfletuar faqen e tyre ne facebook poashtu te quajtur K'tu fest me rane ne sy do fotografi te mrekullueshme, sivjet ata kishin arritur te sjellin fytyra te njohura te estrades shqiptare dhe te lidhin shqiptaret brenda dhe jashte kufinjve.
    Per ata qe nuk e dine, Struga eshte nje qyteze e vockel, nga ana tjeter e kufirit ne Maqedoni ne breg te liqenit te Ohrit, qe ne kete rast arriti te krijoje nje ure mes kultures se shqiptareve brenda dhe jashte kufinjve, keshtu dhe mu kujtua ta ve kete titull Building bridges, si mesazhi qe jepnin sivjet ne Eurovision per te lidhur shtetet mes veti permes muzikes :).

    Raste te tilla ka pasur dhe do te kete patjeter, mbase dhe arti eshte menyra me e lehte per te na lidhur, madje nese keno njohuri mbi evenimente te tilla t'i ndajme se bashku, te festojme e pergezojme permes 'building bridges' :)

    Ne vazhdim do ju hedh disa fotografi nga festivali...
     
    n00b likes this.
  2. Aki

    Aki Paint It Black

    FB_IMG_1438192798000.jpg FB_IMG_1438192864298.jpg FB_IMG_1438192684523.jpg FB_IMG_1438192622531.jpg FB_IMG_1438192911292.jpg FB_IMG_1438192906005.jpg FB_IMG_1438192889068.jpg FB_IMG_1438192713179.jpg
     
    gurax likes this.
  3. Aki

    Aki Paint It Black

  4. Aki

    Aki Paint It Black

    Kenge Jeho, festivali i kenges dhe valles qe mbahet ne Struge dhe cdo vjet pret shoqeri kulturore artistike nga te gjitha trojet shqiptare, sivjet ne naten e pare kishte misafire arbereshet e Zares se Kroacise dhe nje arberesh te Italise...


    https://vid.me/UBFR
    https://vid.me/A0to
    https://vid.me/n4id

    https://vid.me/xQtG

    Kerkoj ndjese per cilesine e dobet te videove, por perseri degjohet bukur shqipja arbereshe :D
     
  5. Aki

    Aki Paint It Black

    Keta nuk jane shqiptare, por ishin te mrekullueshem sidoqofte... Nje fragment i vockel i polakeve nga festivali folklorik ne Oher :)

    https://vid.me/rXbI
     

Shpërndajeni këtë faqe