Bulimia

Diskutime tek 'Psikologjia' filluar nga elmas, 6 May 2004.

  1. elmas

    elmas Fillestar

    Bulimia

    Nuk di ne eshte trajtuar ndonje here tema "bulimia" ne kete forum dhe nese jo mendoj qe eshte shume i rendesishem per vete faktin qe eshte nje nga crregullimet e te ushqyerit me te perhapur sot, qe me veshtiresi diagnostikohet sepse bulimiku fsheh problemin e tij sepse i vjen turp dhe mbi te gjitha provokon shume rrjedhoja fisike dhe psikologjike tek personi ne fjale.

    Ideja mbi kete teme lindi nga nje bisede me nje kolegen time mbi rastet qe ajo ka njohur mbi bulimine. Me tregoi qe njera nga keto kishte 15 vjet qe vuante dhe vit per vit shtrohej ne nje klinike psikiatrike per tu mjekuar si ana psikologjike si dhe nga ana fisike. Edhe sot e kesaj dite ajo vazhdon te vuaj nga ky crregullim. Ky rast me beri shume te mendoj dhe duke konsideruar dhe arsyet qe shkaktojne kete crregullim, te cilat jane me baze psikologjike (si konfliktet ne femijeri e me vone me figurat prinderore, konfliktet me modelet qe na ofron shoqeria si mbi aspektet fisike si dhe te te qenurit, konfliktet me vetveten, nje depresion i pakuruar etj.)mendova ta shtroja kete teme me shume si nje mundesi shprehjeje per te gjithe ata qe kane edhe sadopak nje problem te tille, per te gjithe ata qe njohin raste te tilla. Mendova keshtu sepse mundesia e shprehjes eshte nje ndihme e madhe per ate qe vuan.

    BULIMIA = URI KAU

    Shfaqet me minimumin dy raste te mbingrenia (te me falni per neologjizmat por po mundohem vetem te perkthej ato terma qe ne shqip nuk i di) ne jave, me pak fjale personi ha deri sa ndihet keq duke marre ne nje vakt deri 5000 kalori kur racioni ditor eshte maksimumi 2500. Ha cfare te kete perpara deri ne brume te papjekur dhe pastaj fillon momenti i eliminimit duke perdorur te vjellurin e nxitur, lasative, sport te eksagjeruar. Kjo procedure duke filluar nga te ngrenit deri ne eliminim behet fshehurazi dhe me vrull. Psikologet e shohin bulimine si nje konflikt dashuri-urrejte per ushqimin qe ne rastin e konliktit me prinderin e identifikojne me te. Une te dua ndaj te ha (te bej pjese te trupit tim) une te urrej ndaj te vjell. Nga ana fisiologjike kane pare qe ushqimi nxit nje zone te trurit (ipocampo) qe eshte shume afer zones qe provokon kenaqesine. Keshtu kur stimujt e jashtem ose mendore nuk cojne ne kenaqesi vetjake, personi mundohet te stimuloje me ane te ushqimit.
  2. S6T6N6

    S6T6N6 Anëtar aktiv

    Re: Bulimia

    Ne fakt builimia eshte teme per tu diskutuar shekullin tjeter me shqiptaret pasi... Jane te gjithe te uritur ende nderkohe qe vjellin vetem simbolikisht /pf/images/graemlins/laugh.gif
  3. gangsterja

    gangsterja Fillestar

    Kjo semundje prek vajzat adoleshente,ato vajza duan te jene elegante hane nje sasi ushqimi te larte,dhe pastaj perdorin laksativa,per ta nxjerrur.Njerezit me nulimi nuk mund ti kuptojme mbasi jane normale,ose pak mbipeshe dhe perseri duken si te tille.
  4. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Anëtar i njohur

    Buluma
    Apo Neuroza Bulimike.është një çrregullim psikologjik i të ngrënit.që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës.Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimis.
    Faza e kënaqësis është intervali kur një individ ha sasi shumë të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situata të ngjajashme.Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive.Zakonisht është rezultat i depresionit,stresit apo çështjes së vetëbesimit.Gjatë këtij intervali,ingividi përjeton humbjen e kontrollit,sidoçoft ndjenja e humbjës së kontrollit po ashtu përcillet edhe me intervale të shkurtura të qetësis, e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
    Njerëzit me Bulimi mund të dukën plotësisht normal,shumica prej tyre kanë peshë normale e disa mund të kenë peshë të shtuar.femrat me bulimi kanë tendenca të arrijn lart.shpesh është e vështir të përcaktohet se a vuan ndonjë person nga bulimia.Kjo ngjet për shkak të së ngrënit e tepruar dhe vjellje kryhet fshehurazi,Po ashtu individët që vuajn nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre.ata që vuajn konsumojnë sasi të mëdha të ushqimit.Artikujt që zakonisht i kënaqin janë ato të etiketuara si "artikuj qetësues",ëmbëlsirat,me vlerë të lartë kalorike,apo të buta si akullore,keku dhe tortat.Individi mund ti dorëzohet kënaqësisë kudo prej dy egjërë më disa herë në ditë.
    Nëse keni një anëtarë të familjes çë ka çrregullimin e të ngrënit,një mjek apo këshilliues mund të ju ndihëmojë në betejë me çrregullimin e tyre.
    Shkaqet e Bulimis
    Deri më tani"sot" nuk njihen shkakttaret e bulimis,Hulumtuesit besojn se bulimia fillon me mospëlqim të trupit dhe brengosje ekstreme për madhësin e trupit dhe të peshës.Zakonisht individët që vuajn kanë vetëbesim të ulët,ndjenjë të pafuqisë dhe frikë se do të bëhen të trashë.
    Bulimia më shumë i prek Femrat.Reth 10.përqind,të individëve të diagnostifikuar me bulimi janë meshkuj,ndërsa 10.përqind të individëve që vuajnë nga bulimia,vdesin nga uria,sulmi në zemër,komplikimet tjera mjekësore apo vetëvrasja..
  5. Hektor12

    Hektor12 Anëtar i zjarrtë

    aaa qenka refuzimi i ushqimit. po kur ha me oreks dhe w refuzon trupi ca eshte

Share This Page