Bulimia

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga Diavolessa, 29 Nov 2002.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Anëtar aktiv

    Bulimia

    Eshte nje semundje per ata njerez qe vuajne nga e pamja e tyre e jashtme. Ndjehen te shendosh edhe ne se jane te dobte fizikisht.

    Hajne shume shume ose pak dhe ju duket shume. Pastaj pendohen dhe fusin gishtat ne gryke per te nxjerre ushqimin.

    Cfare keshillon mjeku per keta persona?
  2. bengu

    bengu Fillestar

    Re: Bulimia

    Mos eshte anoreksi kjo?!
  3. olti

    olti Anëtar aktiv

    Re: Bulimia

    Une e di se e ka thjesht "Bulimia" dmth ata qe hane dhe e nxjerrin ushqimin vete jashte. Semundja tjeter eshte ajo qe nuk kane oreks, pra "anoreksia" /pf/images/graemlins/smile.gif
  4. I love new york

    I love new york Fillestar

    Re: Bulimia

    JO anoreksia eshte tjeter. Anoreksiket nuk hane ose kan veshtire nga ushqimi. Ndersa bulimiket (une di se quhet bulimia) hane shume, ne maksimum madje dhe pastaj e nxjerrin duke e provokuar.
  5. pussykat

    pussykat Fillestar

    Re: Bulimia

    Me pyet mua e dashur.I'm the right person
    Bulimia-eshate kur ti ha shume shume shume dhe pastaj e nxjerr ushqimin qe te mos vesh peshe.
    bulimia dhe anoreksia jane 2 gjera te ndryshme
    anoreksia-Kur ti nuk ha fare ose ha shume shume pak sa per te mbajtur gjalle me qellim qe te dobesohesh.
    Te gjitha semundjet e cregullimit te ushqimit kane te bejne me shume me menyren se si mendon per veten.Ka te bej shume me trurin the me cfar ndodh ne bote sote.shtytja per te qene e dobet the perfekte!!!!!!!!!Une kam vuajtur nga te gjitha cregullimet e ushqimit qe prej 7 vjetesh edhe pse vitin e kaluar une u kurova per here te fundit kjo sdo te thote qe nuk do bej me asnje as bulimia as anoreksia as te hash shume the te shpenzoz 5/6 ore ne palester.Kush vuan nga cregullime ushqimi nuk mund te kurohet totalisht sepse ti edhe pas vitesh vazhdon mendon per sa kalori konsumon ne dite ose mos ve peshe.
    keshtu qe doja te thoja per cdo njeri qe vuan nga keto semundje GOOD LUCK.
    Hapa e pare per tu sheruar eshte qe ta pranosh qe ti e ke kete semundje.!!!! /pf/images/graemlins/smile.gif
  6. Blendi

    Blendi Fillestar

    Re: Bulimia

    Pussykat e ka thene tamam. Bulimia eshte semundje psikike, me nje fjale eshte semundje e mendjes dhe jo e organeve te tretjes. Me anoreksine ka ngjashmeri ne menyren e te parit te trupit tend, dmth; ideja se je mbipeshe edhe kur ne fakt je nenpeshe. Biles nganjehere mendja ve ne shenjester nje pjese te caktuar te trupit. Te semurit i bejne pershtypje, le te themi, vithet e veta (teper te gjera) ose beli, ijet, krahet dhe vuan fiksimin prandaj dhe vjell. Bulimia praktikohet ne mase nga femrat modele, ato vajzat e holla (coftina) qe parakalojne rrobat e D&G me nofullat si çakenj. Per shkak se kur vjell acidet e stomakut ngjiten deri ne fyt, ata nisin te brejne/djegin membranen e skerfyellit qe eshte shume veshtire te riparohet. Gjithashtu, bulimia shkakton ulçer.
  7. karamel

    karamel Fillestar

    Re: Bulimia

    KUR JE ANOREKSIKE E KE TE LEHTE TE KTHEHESH NE BULEMIKE!
    JAVEN QE SHKOI BERA DY KRIZA TE NGJASHME, SHPRESOJ TE JETE NGA STRESI I KONKURSEVE KAM FRIKE SEMOS BEHET KRONIKE!
  8. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bulimia

    Fjala Bulimia vjen nga latinishtja dhe e ka kuptimin perafersisht si kafshe e/i uritur
    Kurse anoreksia (gjithashtu fjale latine) e ka kuptimin i/e pa apetit qe ne realitet nuk i pergjigjet atij/asaj qe vuan nga kjo semurje nga shkaku se ata/ato e kan ate por don t'a bindin vehten se s'kan.
    Me lart perafersisht eshte spjeguar problemi per kto semurje.

    Per Anoreksine si dhe per Bulimin ka mjekim te sukseshem me Mjeksi Popullore me Baroja.

    Ce te dy keto semurje qe nuk jan te njejta rrenjen e kan ne fakt ne mendje dmth. ne tru:

    Anoreksia (ajo/ai) sic thash me lart, ka apetit por don t'a bind vehten se nuk e ka ate, kurse
    Bulimia (ai/ajo) han teper dhe kur e kupton qe e ka teprue, e vjell ate qe e ka ngrene ( njeriu qe i shtin gishtat ne fyt me rregull ka me vjell)dhe jo vec aq, vazhdon qe te mos han ushqim me dite te tera...

    pra problemi eshte ne mendje-tru te te dy semurjet.

    Per anoreksin Une e prodhoi nje ilaq qe jep rezultate menjihere qe do te thot: pihet ilaqi para ushqimi dhe personi mund te ushqehet dhe nuk do te vjell fare. Terapia zgjat 3 jave per t'u harruar ky problem.

    Per Bulimin ilaqi themelor eshte bima Fare e Zeze.

    Per kete bime te mrekullueshme (Fara e Zez) do te sjell nje artikull me te gjere kur te kam pregaditur.
  9. pussykat

    pussykat Fillestar

    Re: Bulimia

    edhe sic e thashe me pare nuk ka barna apo ilace.po te ishte aqe e thjeshte te kurohesh per 3 jave ti ohu dhe atehere pse sthua ti ,ti duhet te punosh ne ndonje qender te cregullimit te ushqimit shume te madhe e te besh mrekullira.
    Keshtu qe mjeku popullor une nuk e di nga e ke degjuar ti se une te garantoj qe bulimia apo anoreksia apo cdo semundje qe ka te bej me cregullimin e ushqimit nuk sherohet me barna.Nqs ti do dhe vetem ti mund ta sherosh veten askush tjeter.
  10. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bulimia

    A po mendoni se nese nuk dini ndonje gje Ju, as te tjeret nuk e dijn?!
    Une jam Mjek Popullor me Baroja dhe cdo pacient qe vjen tek Une me par i/e njejti/a ka kerkuar ndihme nga Mjeket (ne kete shtet ku Une ndodhem jan bere zbulime jo te pakta qe sot praktikohen ne tere boten ne fusha te ndryshme si p. sh. insulina, sintetika etj.)
    dhe zakonisht pacientet qe vijn tek Une paraprakishit jan shpallur te "pasherueshem" nga ana e mjeksise medicinale farmaceutike. Nuk duhet harruar se te gjitha ilaqet e farmacise perfitohen nga bimet, e kjo nga shkaku i biznisit...

    Une jam duke punuar me sukses gjithnji me te madh (kjo shifet nga kerkesa e pacienteve gjithnji ma te shumte qe drejtohen tek Une per ndihme) kurse vetem ketu ne AF jap keshilla falas, perndryshi te bisedosh me mua privat duhet te paguash dollar cdo here.

    Po me duhet te flas keshtu meqense disa persona qe marrin pjese ketu dojn te terhjekin vemendjen e te tjerve ...duke u munduar te prezantohen si fort te knueshem.
  11. Moulin Rouge

    Moulin Rouge Fillestar

    Re: Bulimia

  12. Moulin Rouge

    Moulin Rouge Fillestar

    Re: Bulimia

    Kam nje shoqe bulimike prej me shume se 8 vjetesh. Ka kaluar lloj lloj spitalesh dhe komunitetesh por nuk ka patur permiresime. Ne fillim po, po pastaj i linte kurat pergjysem dhe behej me keq. Te vetmen here qe arriti ta conte nje kure deri ne fund, vetem 2 jave pasi doli nga spitali filloi perseri te villte. Tani eshte ne nje komunitet ku duhet te rrije 2 vjet. para ca ditesh u arratis dhe me ne fund iu mbush mendja te kthehej prape. Ka probleme humori, disa here ka tentuar vetevrasjen,
    ka kriza kronike, as ansiolitiket e as antidepresivet nuk i bejne derman. Normalisht qe ka provuar edhe me omeopati, po kur s'bejne derman as ilacet e as psikologet.....

    Bulimia eshte semundje psiqike qe i ka origjinat me te thella sesa mospranimi i trupit apo kerkimi i perfeksionit fizik. Shpesh shkaqet jane probleme familjare te kaluara gjate femijerise (kjo goca p.sh. e kishte mamane anoreksike dhe kur ishte e vogel e ema gatuante vetem sallatera dhe ja hiqte ushqimin nga goja vajzes se kishte frike se mos i shendoshej-tani jo gjithmone ka kaq ekstreme, po shumica e atyre qe kalojne te tilla semundje kane patur probleme ne familje, shpesh nje raport konfliktual me mamane), kriza te pazgjidhura te adoleshences (ato krizat ku fillon ke kompekse inferioriteti, mungese autostime e shpeshhere kapesh mbas imazheve qe te propozojne moda e televizioni, pasi perndryshe s' vlen hic) dhe ushqimi eshte thjesht nje alibi per te mos u perballur me problemet e tjera.
    Pastaj nje here qe gjendesh brenda fillon nje mekanizem rehatlleku, ku perkohesisht gjendesh mire, se mund te hash c'te duash e te mos shendoshesh, vetem se problemet vijne nga momenti qe e shikon veten gjithnje mbi peshe edhe kur ne fakt s'je ashtu.
    Shpesh bulimiket alternojne edhe momente anoreksie, por ne dallim nga anoreksiket, qe kane nje vullnet te hekurt, bien shpejt pre e tundimeve te ushqimit si embelsirat. Gradalisht fillojne e humbin ndjenjen e ngopjes e hane sasi gjithnje e me te medha ushqimi (jashtezakonisht tej mase per nje person te zakonshem) qe pastaj vjellin menjehere (nese kalon kohe pas te ngrenes, fillojne e nervozohen se ju duket sikur ushqimin qe po ju tretet do t'ju behet menjehere dhjame).
    Pasojat jane prishje dhembesh (nga acidet e stomakut qe ngjiten ne goje kur nxirret artificjalisht ushqimi), renie flokesh, ulcer e probleme te tjera stomaku, kurse ekstremet arrijne gjer ne kancer ne stomak.
    Hapat e para per nje sherim te mundshem (perqindja e bulimikeve qe sherohen eshte me e larte sesa e anoreksikeve) vijne nga brenda personit te semure. Asnje kure s'mund te te beje derman kur truri mbetet po i njejti. Duket si nje fraze boshe, po ne fakt problemet psiqike te ketyre personave jane te medha. Mjafton t'ju them qe kjo goca, qe eshte aq e dobet, po aq e dobet sa i duken kockat e kraheve, s'kishte pak dite qe kishte dale na spitali kur pyeti nje shokun tone te perbashket: "Po une jam me e shendoshe se ajo goca atje?" E kishte fjalen per nje bullafiqe qe peshonte rreth 70 kg!!!!!! Si mundet nje njeri 45-50 kg ta shohe veten te tille?!!???? Ja qe me bulimiket dhe anoreksiket ndodh keshtu.... Ata kane nje konceptim te shtrember te realitetit dhe shpesh e nenvleresojne veten dhe mitizojne te tjeret.
    Vetem me nje vullnet qe nis nga brenda, qe mbetet i domosdoshem (ka njerez qe nuk sherohen sepse NUK DUAN te sherohen), se bashku me kura te gjata e te kombinuara me ilace, psikologe e me mbeshtetjen e familjes, them se mund te behet dicka, mgjs shpeshhere zgjidhja mbetet e perkohshme dhe, per fat te keq, sherimi shume rralle eshte definitiv.
  13. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bulimia

    Cdo pacient i cili drejtohet tek Une per ndihme te njejtin e marr me seriozitet, por nese me drejtohet dikush te cilit mjeket medicinal i kan thene se do te jetoj edhe 2 apo tre dite, kjo eshte pak me teper serioze...
    Me njeri te semur nuk duhet me u tall as at'here kur pacienti ka semurje te till sikur p.sh. shoqja juaj e cila krahasonte vedin me personin qe ne realitet ishte (sipas tregimit tuaj) shume me e trash.

    Bulimia ashtu sikur edhe anoreksia jan probleme qe kan te bejne me trurin, per kete nuk ka diskutim. Kete e kam cekur ne shkresen e djeshit.

    Mirepo kjo nuk do te thot se rrenja e problemit eshte drejtpersedrejti ne tru (edhe pse truri sic thash me par nuk funksionon ne nivel e kjo eshte nga shkaku se indet e gjakut ne tru nuk ushqehen ne nivel dhe ne kete menyr ajo pjese e trurit eshte e semure) ne fakt tek bulimia shpesh here problemi i ka rrenjet ne veshket te cilat si pasoj e mosfunkcionimit normal te tyre, shkaktojn crregullimin fillimisht te qarkullimit rrethor te gjakut...dhe pasoja te tjera si damtimin e muskulit te zemres, demtimin e pankreasit etj.
    Ne kete rast edhe kur e eliminojme problemin e veshkeve, pacienti nuk eshte sheruar sepse edhe me pas truri nuk funksionon ne nivel e per kete duhet bere terapi te trurit qe me rregull arrihet pa problem me Mjeksi Popullore me Baroja ne afat prej 6 javesh (pervoja ime me pacienta)
    njiherit duhet eliminue te gjitha problemet tjera si crregullimi i metabolizmit si baze e imunitetit, demtimet e muskulit te zemres si dhe demtimet e pankreasit etj.
    Te gjitha keto dhe problemet tjera mund ti eliminojme me Mjeksi Popullore me Baroja.
    Per kete nuk ka diskutim sepse per cdo dite e punoi kete pune me sukses te jashtzakonshem (po them me sukses te jashtzakonshem e kjo vlen per mjeksin medicinale farmaceutike, se ne mjeksi popullore me baroja eshte e zakonshme).
    Cdo person qe mendon se nuk eshte e vertet ajo cka Une po shkruaj ketu, le te mendoi ashtu sepse eshte e drejt e cdo kuj me mendua sipas cefit, por nese dikush don te me demantoi, le te urdhron me argumente e fakte, e jo me hoka, sepse sic thash me lart nuk eshte mire te tallesh me njerez te semure. Nje fjale e urt thot: "Kush e kesh e vesh".

    Ashtu sic kam paralajmruar me par do te pregadis nje artikull ne lidhje me bimen Fara e Zeze, bime kjo qe bene mrekullira ne emer te Zotit te vetem te madheruar. Gjithashtu edhe faktet qe i ka vertetuar shkenca per te.
  14. Homunculus

    Homunculus Fillestar

    Re: Bulimia

    Te paditurit i pelqejne gojedhanat, dhe mrekullite. Mjekesia popullore eshte sharlatanizem qe nuk duhet lejuar sado e "provuar ne shekuj" te jete sepse vlera e asaj qe praktikon matet si me vepren ashtu edhe me mosveprimin, dhe shumica e efektit te "farave te zeza" jane pese me hic, placibo. Mjekesia popullore eshte e destinuar te jete e besueshme dhe e fuqishme aty ku nuk ka alternativa te tjera, ose deshperimi eshte i madh. Do ti ftoja miqte lexues ti shikonin verejtjet e "Arqile Botit" vetem nen prizmin argetues e humoristik.
  15. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Bulimia

    =================================================
    Te thuash se Mjeksia Popullore eshte sharlatanizem, duke mos ofruar fakte (te cialt ne realitet nuk ekzistojne fare), kuptohet vetvetiu se qenke shaklaman (demek po mundohesh me ba shakla...),

    Nese ke argumente kunder mjeksise popullore p. sh. per Fare e Zeze qe po e permend me lart, na i sjell ato, e per ndryshi lej hokat. Per Faren e Zeze pata sjell nje shkrese te cilen po e perserise ketu prap ne menyre qe ta kuptosh se shkenca mirret rregullisht (dhe cdo here kur zbulohet nje komponent e re ne bime fitohet nje titull Dr. SC...)me studim-hulultimin e bimeve pak me shume se qe ke mesuar ne mejtep, keshtu qe shifet se te paska hy vehtja ne huj e po mendon se je i gjithedijshem.!


    Fara e Zeze - Nigella Sativa
    Eshte ilaq I vjeter Egjiptian. Egjiptasit e vjetër e konsideronin Farën e Zezë si ilaç gjithëshërues.
    Muhamedi a. s. profeti i Fesë Islame në një hadith thotë: "Fara e Zezë shëron çdo sëmundje përveç vdekjes." Studiuesit amerikanë thonë se ky ilaç normalizon imunitetin e njeriut. Duke iu falënderuar kësaj bime sistemi i sëmurë i organizmit mbrojtës mund përsëri të normalizohet, e në veçanti ai i përsonit të sëmurë nga diabeti dhe kanceri. Në SHBA Fara e Zezë gjendet në treg ,ka një kohë të gjatë, si mjet plotësues i ushqimit e jo si medikament apo ilaç. Në Amerikë janë bërë analiza të sakta mbi përbërjen e kësaj bime dhe efektet të saj qëndrore. Sipas tyre është vërtetuar se të gjitha vajërat e lashta të saj të provuara janë ilaçe gjithëshëruese, të cilat janë bërë shumë të popullarizuara. Fara e zezë është një artikull ushqimor , i cili nuk ka efekte anësore apo negative, andaj si i tillë mund të konsumohet si buka e përditshme. Në Evropë Fara e zezë duke u përdorur vetëm si erëz ushqimi dhe vaj, ka rënë në pluhurin e harresës. Në Egjipt Fara e zezë luante një rol të madh në kohën e faraonëve. Ajo farë-bimë i jipej edhe të vdekurit . Mendonin se ajo bimë do t'ua kthej shpirtin njerëzve pas vdekjes së tyre në këtë jetë. Pas mihjeve në një varr të faranonit Tutenkamun, është gjteur një shishëz me vaj të farës së zezë. Dijetarët musliman kanë njoftuar se mjekët personalë të faraonëve para 3000 viteve, se vaji është përdorur kundër shumë sëmundjeve, p.sh. kundër çrregullimive gjinekologjike, ftohjeve, kundër dhembjes së kokës dhe dhëmbëve. Para se gjithash ajo përdorej kur ndpkush ndihej i molisur apo kur pësonte sëmundje të ndezjeve të paqarta, p.sh. çrregullime në lëkurë për shkak të papastërtisë. Fara e zezë përmban shumë acide të pangopura dhe shumë të ngopura, si linol dhe acide të linolit „gamma". Ky ilaç është gjithashtu i rëndësishëm si vitaminë dhe komponentë minerale dhe është mjaft e rëndësishme për prodhimin e hormoneve.Është vërejtur dukshëm se ky ilaç ka efekt pozitiv në (pezmatim lëkure në bazë nervore) neurodermitis (shih gjithashtu vaji i „borrago officinalis, fam. borraginaceae dhe Nachtkerzenöl). Çrregullimet e hormoneve që paraqiten gjatë shfaqjes së ndërrimit të viteve luajnë rol të rëndësishëm. Me përdorimin e Farës së zezë ato dhimbje mund të elimonohen. Janë bërë studime sipas te cilave Fara e Zezë mund t'ia zbus njeriut dhimbjet e kokës. Lëmitë e përdorimit që janë zbuluar kohë më parë te astma, alergjitë, diabeti e ndoshta mbase edhe te kanceri bëjnë qartë se secili prej nesh ka nevojë për këtë acid yndyre. Fara e Zezë (lat. Nigella sativa) në Afrikë është e njohur dhe kultivohet , e poashtue dhe në Turqi dhe në Lindje. Frutet e saj dallojnë dukshëm prej vendi në vend, e në veçanti me Farën tonë të kaftë, se ato janë më të zeza dhe dukshëm më të vogla. Si në shije ashtu edhe në erë ka dallime. Efekti i Farës së Zezë përgjithësisht qëndron në carvon (qiparisin e rëndomtë) që gjendet në vajin eterik, që stimulon barkun dhe ndikon në qetësimin e zorrëve dhe pengimin e fryrjes së tyre. Andaj ai përdoret si Fara e njëmendët e Zezë kundër çrregullimeve të barkut dhe zorrëve, sepse ai mbështet funksionimin e zorrëve ndërsa në anën tjetër ushtron presion mbi bakteriet infektuese. Ky mund të neutralizojë- menjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejtë zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripore. Pasi që shkaktimi i dobësive në lëmin e barkut dhe të zorrëve ndikon shpesh herë në zemër dhe qarkullim të gjakut, Fara e zezë mund të bëjë zbutjen e dhimbjeve në këto sëmundje. Vlen të theksohet se efikasiteti i lakmueshëm i saj vihet në dukje te çrregullimet e mëlçisë dhe në fushën e fshikzës së urinës. Gjithashtu pas marrjes së rregullt të saj vie deri te forcimi i sistemit të imunitetit. Është vënë re se përdorimi i kësaj bime ndikon në uljen e sheqerit në gjak. Shkencëtarët e laboratorit Imuno-Biologjik kundër kancerit nga Karolina e jugut shkruajnë lidhur me këtë bimë si vijon:

    „Përgjithësisht ekstrakti i „Nigella sativa-s" ndihmon në palcën kockës dhe në qelizat normale para efekteve damtuese nga virusët, i shkatërron qelizat e tumorit dhe rrit numrin e qelizave B të antitrupave . Të gjitha funksionet e përcjellura dëshmojnë se Fara e zezë është një mjet ideal për ta përdorur për parandalim të kancerit dhe në raste tjera edhe për shërim të kancerit." Në përdorime të jashtme Fara e zezë qplikohet te sëmundjet reumatike. Shkencëtarë amerikanë kanë konfirmuar rezultatin - suksesin që është arritur gajtë përdorimit të Farës së Zezë. Në medicinën popullore në Lindje dhe Azi ky loj vaji njihet për një kohë të gjatë, sepse mjekët e Egjiptit deri në Kinë në proceset e ndezjeve-pezmatimeve dhe infektimeve lëkurore në trajtë kërpurdhash e kanë përdorur këtë.

    Gjithashtu në Europe (Gjermani) kohë më parë është mësuar për Farën e Zezë të Egjiptit dhe efektin e saj në shëndetin e njeriut.

    Imunologu Dr. Peter Schleicher (që nga viti 1986 anëtar i Akademisë Botërore të Shkencës) ka bërë hulumtime në Institutin e tij mbi elementet e sëmundjeve kronike, gjetjen e një terapie të re për shërimin e tyre dhe mbi efektin që bën përdorimi i ekstraktit të vajit të Farës së zezë. Zbulimet e tij shkencore përputhen me ato të kolegëve të tij amerikanë. Ai shkruan: „ Me vajin nga Fara e Zezë fitojnë vlerën e vërtetë më shumë acidet e patretura, si p.sh. Linoli, acidet e linolit „Gamma" në organizëm. Përmes tyre forcohen substancat rregulluese të imunitetit si ai: Prostagladin E 1. Acidi linol stabilizon membranën e indit inflamator. Përmes tyre bëhet menjanimi i faktorëve që shkaktojnë reaksione në imunitet, të cilat mund të jenë shkaktarë të shumë sëmundjeve kronike, nga sëmundjet e gjëndrave të lëkurës (akne) deri te kanceri." Përveç tjerash perms pjesëve përbërëse në vajin e Farës së Zezë stabilizohet funksionimi i ngritur i qelizave "T" të përsonit që vuan nga alergjia dhe prëforcohet reaksioni i imunitetit permes antitrupave kundër sëmundjeve. Reaksioni i tepruar i imunitetit normalizohet dhe degranaulimi i indeve zvogëlohet. Dr. Schleicher ka testuar vajin e Farës së Zezë në 600 pacientë Ai ka konstatuar këtë rezultat: "Mbi 70% të pacientëve kanë arritur të shërojnë sëmundjet alergjike. Në mesin e të sëmurëve kishte edhe pacientë që vunnin nga alergjia e pluhurit, alergjia e barit, sëmundja e gjëndrave të dhjamit të lëkurës (sëmundjet e ekzemës), pacientë që vuajnë nga astma dhe të atillë që kanë dëmtuar mbrotjen e organizmit. Në një masë në kuadër të tyre kishte edhe sëmundje ngjitëse. Andaj ai rekomandon vajin e Farës së zezë si masë preventive kundër sëmundjeve nga të ftohtit dhe gripeve të ndryshme. Sistemi i çrregullimeve i imunitetit do të normalizohet dhe do të funksionojë si duhet. Ky efekt i fuqishëm i vajit të fares së zezë për normalizimin e imunitetit është konstatuar edhe nga ana e studimeve amerikane. Këtë konstatim e vërteton përdorimi i bimëve të erëzave në shtetet e Lindjes te të gjitha rastet e alergjive, ndezjeve, dhimbjeve të shkaktuara nga menstruacioni, depresionet, bronhitisi, astma, sëmundjet e lëkurës si dermatitisi (sëmundje e lëkurës në bazë nervore), rritje e diçkahit në lëkurë që i ngjan kërpurdhës (fungus), probleme - çrregulllime të tretjes dhe dobësim të potencies. Tash mund t'a kuptojmë arsyen pse faraoni Tutenkamun ka pasë në varrin e tij një shishëz me vaj të Farës së Zezë dhe pse Muhamedi- profeti islamik ka thtënë se vaji i farës së zezë shëron të gjitha sëmundjet përveç vdekjes. Efekti gjithëpërfshirës dhe i hatashëm e bënë këtë bimë në aspektin medicinal mjaft të rendësishme. Elemnte të ndryshme përbërëse të saj ndikojnë në mënyrë mahnitëse së bashku, kështu që njëriu e përshkruan këtë bimë në mënyrë bindëse si ilaç "gjithëpërfshirës". Mirëpo duhet pasur kudjes gjatë blerjes së saj se prej cilit vend vjen kjo Farë e zezë. Vetëm "Nigella sativa" është Fara e zezë e njëmendët me cilësitë e saj të mrekullueshme. Disa shekuj më pare edhe në Evrope njihej vaji i Farës së zezë.Ai është përdorur kundër flatulencës (fryerjës së barkut dhe zorrëve me gaz dhe ajër), verdhzës, dizenterisë (barkut të keq- të çrregulluar), dhimbjeve të barkut dhe të mushkrive. Kjo përdoret për nxerrje jashtë të urines dhe për përforcim të gjinit (me sasi të mjatueshme qumështi) të nanave për gjini. Mjerisht ky marshim triumfi i kësaj bime ka ra në pluhurin e harresës për shkak të përdorimit të medikamenteve farmaceutike. Sot mjekët gjithnjë e më shumë rekomandojnë përdorimin e vajit të Farës së zezë.
    Doktoresha e programit televiziv zonja Dr. Antje Kunheman (Gjermani) shfaqi fascionimin e saj kur mori të dhënat mbi këtë vaj shërues të rizbuluar. Ajo njofton se në Kinë dhe Indi vaji i Farës së zezë përdoret me sukses si një mjet antibiotik i natyrshëm. Përveç tjerash me rastin e mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare mbi kancerin në Nju Delhi, shumë shencëtarë dhe mjekë u informuan për here të pare për efektin e vajit kundër tumorit. Dozimi dhe përdorimi: per mjekim, 15 minuta para ushqimit, 10-25 pika (20pika=gjysmë luge të çajit) në bukë, sheqer apo në salcë sallate për ushqim. Me atë rast nuk vijnë në shprehje vetëm cilësitë prioritare të vajit, por edhe erëzat e shkëlqyeshme të vajit të Farës së zezë . Preferohet që të bëhet një lloj mjekimi i ashtuquajtur i fazës së rritur (intenzive) dyjavore duke i përdorur 3 herë në ditë nga 5-10 pika . Kjo sasi mund të përdorçt gjatë mejkimit por edhe pas mjekimit rregullisht. Në treg mund të gjeni vajin e Farës së Zezë në shishe prej 60ml, 100 ml, 150 ml apo me sasi më të madhe. Shisha me sasi prej 150 ml mjafton për një mjekim në kohëzgjatje prej 2-3 muaj duke e përfshirë fazën e ngritjes. Megjithatë në treg mund të gjeni edhe kapsula të vajit - Farës së zezë. Aplikimi ideal: 3 herë 1-2 kapsula në ditë para ushqimit. Përmbajtja e një kapsule 500 mg. Efekti kundër fungusit dhe infektimeve në fuhsën e zorrëve mund të forcohet edhe me „Teebaumöl".

    Faren e Zeze ne forme caji mund at perdorim edhe me rastin e semurjeve te tjera te shumta gjithnji duke bere perzierjen e saj me bime te tjera mvaresisht prej llojit te problemit
  16. champaign girl

    champaign girl Fillestar

    Re: Bulimia

    Ka shume njerez qe vuajne nga te dyja semundjet, Bulimia dhe Anoreksia, ne te njejten kohe!!!Nuk e di a e shifni True Life ne MTV, por para disa kohesh ishte True life: i have an eating disorder; ishte shume prekese!!!

    3329680_85210 it can get VERY VERY addictive,you think that since you cant control anything in your life at least you can control your body, but the disease ends up controling you after awhile. Been there done that but thank god i stopped before it got too serious, the last thing that i wanted was to add another addiction to my life!!!
  17. Rrapatushja

    Rrapatushja Fillestar

    Re: Bulimia

    Juventine gezohem qe gjithcka ka shkuar mire per ty. Bulimia, Anorexia Nervosa, ne fakt te gjitha eating disorderd and body dysmorphic disorders jane si alkolizmi qe kurohen por asnjehere nuk zhduken teresisht, keshtu qe shpresoj te kesh prane vehtes njerez qe dine si te te afrohen e te komunikojne.

    Vjet mbaj mend te kem punuar ne nje klinike/qender konsultimi ku shume nga klientet kishin eating disorders. Le te sqarohemi per dicka, ushqimi eshte mjeti dhe jo qellimi, dhe eshte vertet padituri qe ti rreshtosh keto semundje ne kuadrin e "pamjes se jashtme", dhe eshte akoma me naive te mendosh se mund ti sherosh me ndonje lloj caji. SAtinja ka thene shume gjera me vlere me lart, dhe une s'kam ndermend ti lodh trute ndonjerit me abstrakte psikologjike te shkeputura nga ndonje studim qe veshtire ti marre vesh cdokush. E rendesishme eshte qe kjo teme duhet te qendroje ne fillim te faqes. AJo qe ishte dhe besoj do behet akoma me alarmante per mua ishte nje rritje drastike e ketyre semundjeve ne 5 vitet e fundit ne shqiperi (sipas te dhenave nga nje mikja ime). Mospasja e informacionit, dhe nje lloj tabuje qe eshte formuar rreth ketyre semundjeve i ben akoma edhe me te rrezikshme per vajzat e reja qe zakonisht jane viktimat. Sic thoshte mijkja ime, kishte vizituar nje vajze ne nje fshat qe rrihej nga i ati me rryp per faktin e thjeshte se e villte ushqimin qe hante, dhe ajo vazhdonte te villte akoma me shume qe te tretej e te behej aq e vogel, e padukshme fare, sa i ati dhe gjithe familja mos ta shikonin me. Eshte e rendesishme qe secili te gjeje 5 minuta kohe dhe te lexoje dicka me teper per keto semundje, se shanset jane qe nje dite do ndeshemi me dike qe vuan nga keto, dhe nje fjale e thene gabim apo pa dashje, ne padituri, i ben qe te te shtyjne tutje e te mbyllen me teper ne vehte.

    Sidoqofte une flas nga perspektiva e dikujt qe ka pare nje "pothuajse-skelet" te lidhur me tuba ne hunde e duar qe vazhdonte te mbante nje pasqyrez nen jastik. /pf/images/graemlins/frown.gif
  18. champaign girl

    champaign girl Fillestar

    Re: Bulimia

    shume njerez i nenvlersojne keto lloje semundjesh edhe nuk e kuptojne seriozitetin e tyre edhe se sa jete po marrin!!!do kisha shume deshire qe te mesoja me shume per keto semundje edhe ti edukoja vajzat ne shqiperi sepse ato vuajne shume nga opinjoni edhe shkojne ne ekstreme per te qene nje cik me te dobta edhe te duken me mire!!
    i wished everyone could've watched that episode of True Life: I have an eating disorder. im sure it would've effected them just like it effected me /pf/images/graemlins/frown.gif !!!
  19. Furor Aquila

    Furor Aquila Fillestar

    Re: Bulimia

    So...what else are you addicted to....Prozac?
    :rolleyes:
  20. champaign girl

    champaign girl Fillestar

    Re: Bulimia

    not yet...maybe in the near future /pf/images/graemlins/tongue.gif !!!

Share This Page