Bullizmi

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga zhemaime, 27 Jan 2007.

  1. zhemaime

    zhemaime Fillestar

    Bullizmi

    Bullizmi dhe mbrojtja e femijve nga kjo dukuri
    Bullizmi mund te jete verbal, fizik ose social. Ai ndryshon nga zenkat e zakonshme mes shokesh ose nga rivalitetet normale mes femijve. Ndryshimi kryesor eshte se keto jane akte qe perseriten ne kohe si dhe viktima nuk arrin te mbrohet nga ky sulm. Agresori arrin te kete fuqi jo vetem se eshte me i madh ne moshe dhe me i forte fizikisht, por edhe ngaqe arrin te rreshtoje perkrah tij dhe femije te tjere qe behen aleate me te per te mos qene keshtu edhe ata viktima te tij.
    Edituar nje link Spam
  2. StillMandi

    StillMandi i fresket

    Re: Bullizmi

    Termi “bullizmo” eshte nje term i ri qe perdoret per ti dhene emer nje fenomeni te shperndare ne ambientet shkollore te çdo kontinenti dhe qe shkakton vuajtje te shumta nder femijet qe e vuajne ate personalisht. Nuk behet fjale vetem per ngacmime dhe provokime por edhe per agresione te verteta fizike , me dashje dhe te perseritura ne kohe dhe per te cilat viktimat shpesh nuk arrijne te mbrohen.

    Shpeshhere pas bullizmit fshihen aksione te verteta kriminale si vjedhje,kercenime dhune fizike dhe seksuale, etj.

    Mosha e viktimave te bullizmit leviz kryesisht nga 6 deri ne 17 vjeç dhe specialistet dhe operatoret qe e kane studiuar kete fenomen thone se kemi te bejme me nje problem shume serioz. Bullizmi nuk duhet konsideruar si diçka qe ka qene gjithmone dhe si dukuri qe ben pjese ne etapat e rritjes se femijes, perkundrazi mund te shkaktoje deme serioze ne rritjen normale fizike dhe psiqike te tij.

    Merr rendesi pra qe sa me pare duhet te mesohemi te njohim mire rastet kur kemi te bejme me “bullizem” ne femijet tane, si per prinderit ashtu edhe per mesuesit dhe operatoret e ndryshem qe jane ne kontakt me ta.

    Kemi te bejme me bullizem kur:

    -femija peson ofendime, sharje dhe kercenime

    -e shtyjne , gjuajne me shkelma dhe grushta, e rrezojne pertoke

    -i vene pseudonime dhe emra antipatike

    -perhapin llafe dashakeqe rreth tij

    -e ofendojne mbi racen, seksin ose fene e tij

    -flasin me kode kur eshte prezent duke e izoluar nga femijet e tjere

    -merr sms, email ose telefonata fyese

    -e injorojne ose e izolojne kur afrohet duke evituar te flasin me te

    -e detyrojne te beje gjera qe nuk do ti beje

    -i vjedhin ose i fshehin librat, merenden, leket ose gjera te tjera personale

    Pra siç mund te shihet bullizmi mund te jete verbal, fizik ose social. Ai ndryshon nga zenkat e zakonshme mes shokesh ose nga rivalitetet normale mes femijve. Ndryshimi kryesor eshte se keto jane akte qe perseriten ne kohe si dhe viktima nuk arrin te mbrohet nga ky sulm. Agresori arrin te kete fuqi jo vetem se eshte me i madh ne moshe dhe me i forte fizikisht, por edhe ngaqe arrin te rreshtoje perkrah tij dhe femije te tjere qe behen aleate me te per te mos qene keshtu edhe ata viktima te tij.

    Si mund te mbrohen femijet ne kesi rastesh?

    Duhet thene se kjo dukuri nuk eshte e lehte te dallohet. Viktimat shpesh mund te kene problem per t'u raportuar me femijet e tjere dhe te kene veshtiresi per te folur me mesuesit, madje shpesh here vihen ne shenjester nga “bullet” pikerisht per keto karakteristika.

    Aktet e bullizmit ndodhin shpesh larg syve te mesuesve dhe larg syve te te rriturve. Ne pergjithesi jane vetem femijet e tjere ata qe jane ne dijeni te asaj qe ndodh. Viktimat nuk flasin, ose sepse ndihen te pafuqishem ose sepse kane frike se duke folur mund te perkeqesojne situaten. Perveç kesaj eshte i perhapur tek femijet nje kundershti per ata qe tregojne gjera tek te rriturit dhe behen keshtu “spiune”.Kjo gje mund te perkeqesoje situaten e tyre ne shoqeri dhe eshte e natyrshme te kene kete sensacion frike. Nese arrijne te flasin me njeri fillimisht ka shume mundesi te flasin me prinderit , me se shumti me nenat e tyre ose edhe me ndonje shok te tyre perpara se te flasin me mesuesit.

    Disa shenja tek femijet mund te jene sinjalet e dallueshme;

    - vula te zeza, gerricje dhe te vrara qe femijet nuk arrijne te shpjegojne se nga vine

    - rroba ote grisura ose sende personale te demtuara ose te humbura

    - dhembje koke, dhembje stomaku ose dhembje te tjera te cilat femija nuk arrin ti shpjegoje

    -lote pa asnje motiv dhe gjendje depressive

    - nxehje dhe shperthim nervash te pazakonshme

    - mungese deshire per te ikur ne shkolle

    - mungese deshire per te luajtur me shoket

    - deshire per te ndryshuar menyren e vajtjes ne shkolle ose te kthimit prej saj; ndryshim rruge, mjeti ose edhe ndryshim personi qe e shoqeron

    - perkeqesimte notave ne klase dhe ulje e rendimentit shkollor

    - kerkim lekesh nga prinderit pa ndonje motiv bindes

    Nese femija juaj eshte viktime e akteve te bullizmit ka disa gjera qe mund te beni per ta ndihmuar. Duhet pasur parasysh mbi te gjitha se femijet hapen me prinderit vetem pasi kane bere gjithçka per ta perballuar vete situaten. Hapja me prinderit eshte per ata ne ne te shumten e rasteve nje hap shume i veshtire . Eshte e rendesishme te dihet se femijet ne kete rast kane nevoje qe:

    - ti besosh dhe ti degjosh me kujdes

    - te kene besim ne masat qe merr prindi

    - te flasin lirshem per ate qe u ndodh

    - te kuptojne dhe te mbeshteten ne drejtim te perballimit te situates dhe tu shpjegohet se si perballohet nga ata vete kjo situate.

    - Te rifitojne besimin e humbur tek vetja

    Eshte jashtezakonisht e rendesishme qe prinderit te kuptojne se duhet shume kujdes qe;te mos nxehen dhe te mos humbasin kontrollin e vetes; te mos ndjehen te turperuar ose ne faj; te mos akuzojne shkollen ose me keq akoma femijen; te mos akuzojne njeri pa njohur akoma faktet; te mos kerkojne “fajtorin” ose edhe zgjidhje te menjehershme dhe te lehte; te mos kerkojne te dine te gjitha faktet menjehere qe ne momentin e pare pa pritur me durim komunikimin gradual me femijen e tyre. Ne fakt shume prinder nxehen menjehere (eshte e kuptueshme perse) dhe precipitojne menjehere ne shkolle “per te sistemuar gjerat”. Kjo zgjidhje mund te jete gabim per shkak se femija mund te kete tkurrje ne drejtim te perfshirjes se menjehershme te shkolles ne problemin qe per te konsiderohet si sekret dhe teper personal, perveç kesaj mund edhe te ndihet ne rrezik dhe te preokupohet per hakmarrjen qe mund te pasoje nga ana e “bullit”.

    Por si mund te veproje atehere prindi? Si hap i pare keshillohet inkurajimi i femijes per te treguar sa me shume fakte rreth asaj qe i ka ndodhur ne menyre qe te dihet me sa me shume saktesi nga ana e prindit se si ndodhen gjerat. Ne kete faze eshte e rendesishme qe prindi te ngelet sa me objektiv dhe te mos harroje se po degjon vetem nje version te historise dhe ka shume mundesi qe te mos dije akoma me vertetesi se c’fare ka ndodhur. Prindi duhet te kete kujdes qe pyetjet ti beje me delikatese dhe te filloje te ndihmoje femijen per te reflektuar per ate qe ka ndodhur deri ne ate moment dhe dalengadale te vendosi beshke me te hapat qe mund te merren me pas.

    Eshte e rendesishme te merret vesh sa me qarte se çfare ndodhi, kush eshte perfshire ne ngjarje, ku dhe kur ndodhi, nese dikush ka qene prezent ne ngjarje dhe ne rast se po cili ishte?

    Tjeter keshille e rendesishme qe mund t’ju japin eshte ajo e mos denimit “te bullave” ne menyre personale, sepse kjo zgjidhje nuk funksionon asnjehere dhe per me teper mund te perkeqesoje me tej situaten. Pasi te keni sa me te qarte situaten dhe menyren se si ju dhe femijet tuaj deshironi ta zgjidhni mund te kontaktoni shkollen duke fiksuar nje takim me drejtorin ose me mesuesin kujdestar, pa hyre me vrull ne klase dhe pa shkaktuar skandal. Perpiquni te gjeni si pikenisje ne brendesi te shkolles edhe ndonje person qe merret me anen sociale te problemeve te shkolles (psikologe, asistente sociale etj). Tregoni ne kete takim qetesisht te gjithe problemin ashtu siç e keni degjuar dhe kuptuar deri ne ate moment dhe mos hezitoni te tregoheni te gatshem se deshironi qe te zgjidhni problemin se bashku me shkollen dhe kerkojini mendim personit qe po kontaktoni duke i kerkuar edhe opinionin e tij mbi hapat qe duhen ndermarre per zgjidhjen e problemit. Jepini kohe shkolles qe te organizohet dhe te impenjohet ne zgjidhjen e problemit (nganjehere mund te duhet te pritet edhe ndonje mbledhje mesuesish dhe kjo mund te veri ne prove durimin e prindit)

    Ndersa ne lidhje me ndihmen qe mund ti jepet direkt femijes per te perballuar situaten duhet ta ndihmoni qe pershembull te beje nje rruge tjeter per vajtje ardhjen nga shkolla, ne rast se bullizmi ndodh gjate rruges se vajtje ardhjes. Mund edhe te shikohet qe rrugen ta beje me femije te tjere ose me ndonje shok me te fuqishem i cili do te mbroje ne rast rreziku E tera kjo duhet shoqeruar me nje pune intensive per ti ridhene femijes besimin tek vetja ne menyre qe te perballoje bullin e radhes me me teper besim dhe pa u nxehur, friksuar, irrituar apo nervozuar. Gjithashtu pune intensive duhet bere edhe per t’i shpjeguar femijes se te tregosh menjehere aktin e bullizmit qe peson nuk do te thote se po ben spiunin, ne te kundert denoncimi i kesaj dukurie eshte nje gje serioze sepse bullizmi vete eshte diçka shume serioze dhe qe sjell deme shpesh te pariparueshme per ate qe e peson ne vete te pare. Vete femijet ne sondazhe te ndryshme me problemin kane thene se kjo eksperience ka qene nga me te keqiat qe kane pesuar ne jete.
  3. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: Bullizmi

    ....bullying perkthehet ne bullizem /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
  4. I love new york

    I love new york Fillestar

    Re: Bullizmi

    /pf/images/graemlins/lol.gif edhe une sapo e pashe dhe thashe "are they talking about bullying"?
    Hmmm hajde te gjejme fjalen e pershtatshme ne shqip njehere pastaj te diskutohet per temen. /pf/images/graemlins/idea.gif
  5. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: Bullizmi

    e veshtire vertet...por dicka tjeter qe na i ka vrare veshin por vjen nga anglishtja gjithashtu ....persekutues....intimidues ...dicka me ues ne fund /pf/images/graemlins/lol.gif
  6. I love new york

    I love new york Fillestar

    Re: Bullizmi

    nje gje qe me beri mua pershtypje kur isha atje per here te fundit dhe shihja lajmet nga 5 fjale, 2-3 ishin te huazuara si psh "resurset e xy..."
  7. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: Bullizmi

    <font color="black"> Prit kur t'vish heren tjeter, ta shofesh me lupe gazeten mos gjesh nai lidheze shqip /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

    /pf/images/graemlins/kiss.gif

    Ciao dole-kuklla /pf/images/graemlins/kiss.gif
    Ndjese, e di, jam perjashta teme /pf/images/graemlins/laugh.gif. </font>
  8. I love new york

    I love new york Fillestar

    Re: Bullizmi

    /pf/images/graemlins/kiss.gif je e ndjesume all you want -oops gjuhe e jashtme /pf/images/graemlins/laugh.gif
  9. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: Bullizmi

    Satin /pf/images/graemlins/kiss.gif...ke humb si gjelpera ne kashte /pf/images/graemlins/goofy.gif
  10. personazh

    personazh Fillestar

    Re: Bullizmi

    bullizmi= i forti shkolles ose lagjes ose me i fjal Lac.

    ngrihet si problem sa here qe ndodhin gjeste ektreme, si rasti i njeres ktu ne itali qe mbahej si me e bukra e shkolles e per xhelozi i dogjen lekuren me ate pjesen metalike te çakmakut duke e nxehur me pare. (çudia madhe vallaj se ne shqipri me te bukren e gjuajne te fortet e hec ngacmoji /pf/images/graemlins/laugh.gif). merr forma shqetesuse edhe per femije te veçante qe jane goxha te ndjeshem dhe qe kane probleme relacjonimi me te tjeret, dhe keta ndoshta jane me te prirur per te qene viktima.

    menyra me e thjeshte per ti shpetuar te forteve eshte te krijosh shoqeri rreth teje, kshuqe femijeve ti mesojne qe te behen shoke me te tjeret, pa shume psikologji te thelle. kjo kur je i vogel. kur rritesh, tip 8 vjeçare ose gjimnaz menyra me e thjeshte per ti bo shoke te fortet eshte me i mush men'jen qe do i prezantosh femra e me the te thash. t'majn afer biles.
  11. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Bullizmi

    Nuk mendoj se kjo analize i pershtatet shoqerise shqiptare, apo vendeve te ballkanit ne pergjithsi.
    Kjo pershtatet vetem me menyren e jeteses, dhe te menduarit te shoqerive si ajo Amerikane ku menyra menduarit te jetuarit, koncepti mbi trimerine, burrerine, nderin etj jane te zbehta, dhe mijera e mijera faktore te tjere cojne ne nje fare strukje mendore dhe frike, dy gjera qe per mendimin tim jane me te demshme per femijet se sa "Bullizmi"!

    Ne e konceptojme ndryshe, ne jemi te urte, po nqs ne na bien ne qafe me ose dhe pa shkak ne behemi "bisha" /pf/images/graemlins/laugh.gif Rrokim armet ose gurat ne rruge e tullat dhe kunderpergjigjemi, jo te gjithe e /pf/images/graemlins/tonguee.gif Normalisht, po na ngacmuan, ose gjuajten, do i kthehemi do i gjuajme dhe ne. Kemi nja 25 kusherinj, 2 daja ne burg, njohim Tan Kateshin ose Nehat Kullen etj etj ose dhe Sokol Olldashin /pf/images/graemlins/laugh.gif Ndersa ne vende te tjera mendoj se influencohet ne mendimin "jo mos bej zenka, ose qendroji larg, etj" . Kjo sherben dhe per edukimin e femijes e keshillimin e femijes zakonisht ne familjet perendimore.
    Mendoj se ne shqiptaret nuk kemi aq probleme te theksuara me bullizmin.
  12. Sirena

    Sirena Fillestar

    Re: Bullizmi

    E ke gabim Scorpion.Ky eshte nje fenomen qe ndodh shume ne Shqiperi dhe aq shume saqe fillon e justifikohet ose nuk quhet me me emrin qe ka ne te vertete dhe nuk trajtohet si fenomen shqetesues.
    Justifikimet vijne nga te gjitha anet, nga prinderit e femijeve problematike te cilet shpesh krenohen kur shohin cunin e vogel qe shan mbare e prape shoket e ke ti dali perpara (madje keto fjale ua mesojne edhe vete), nga farefisi qe e trajtojne "katalin e vogel" thjesht si shume te shkathet edhe qe ia ka ngjare tepke te atit, apo xhaxhait apo gjyshit, e justifikohet edhe nga mesuesit nga e keqja sepse nuk kane nerva te tregohen edukues me nje femije qe po ti flasesh te kthehet duke te share apo duke te pare ne ton sfidues.
    E justifikimet fillojne edhe nga ata qe si ty thone "Oh jo nuk ka bullizem ne Shqiperi.Femijet taaane???Te urte fare, vetem po i dhe shkak behen bisha!".
    Te duket normale ty qe "te fortin" e grupit te tjeret e ndjekin per cdo lloj prapesie si qingja (si psh te vrasin macet e lagjeve me gur ose tiu vene flaken,te vjedhin,te thyejne xhama shtepish,te fyejne mesuesit apo kedo qe i qorton etj) se kane hall se ai do ti quaje qurrash, do ti jape ndonje shpulle para te tjereve, do ta shaje nga motra e do ta kercenoje me lloj lloj budalliqesh?Ndoshta keto ty te duken "gjera femijesh" por ky ne te vertete eshte bullizmi dhe eshte goxha problematik.
  13. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Bullizmi

    E mendoj ndryshe Sirena. Po te jap nje shembull ne USA shpesh gjen raste ku 'Viktima' ka te meta fizike mendore etj, etj.
    Tek ne tallja apo goditja e nje individi me te meta fizike apo mendore eshte dicka qe dhe me i keqi nuk do ta bente. Nuk them se nuk ka ndonje rast tek tuk por pergjithsisht ne jemi te ndergjegjshem qe nje akt i tille kalon cdo kufi njerezor.

    Roli i familjes gjithashtu ndryshon tek ne.
    Tek ne babai apo mamaja nuk e ka per keq te te godase nja dy a tre here mire nqs mer vesh qe ti je kthyer ne "Bully" e kunderta eshte me vendet ku kjo dukuri eshte e perhapur.
    Ndikojne shume faktore shoqeror dhe familjar ne kete fenomen. Amerika Anglia etj jane ne ekstremitet te bullizmit dhe Shqiperia nuk eshte aspak ne te njejten pozite.
    Ne jemi me shume te dhunshem me kedo, por jo i te njejtit kuader, eshte me shume se jemi koke shkrete, marrim zjarr menjehere. Varferia, mizerja, mendje mbyllur etj.
    Bullizmi eshte tjeter gje. Problemi yne eshte me shume ekonomiko politik se sa shoqeror, sepse jam i mendimit qe siguria ekonomike do te rregullonte mangesi te tilla qe permenda me siper.
  14. Sirena

    Sirena Fillestar

    Re: Bullizmi

    Pse ti mendon se Amerika apo Anglia apo kushdo vend perendimor po jetojne ekstremitetet e bullizimit?Sepse e ke pare ne lajme.E ke lexuar ne gazeta.E ke pare ne internet.
    Po ne Shqiperi?Di ndonje rast ti ku ne lajme flitet per ndonje episod te tille (pa e quajtur bullizem se ndoshta edhe nuk njihet si term ne Shqiperi)?Apo ndonje gazetar qe thjesht ta tregoje si rast...di? Kjo eshte arsyeja Scorpion.Jo se ne vendet e tjera ka dhe ne Shqiperi jo, thjesht (dhe fatkeqesisht) ne Shqiperi nuk trajtohet si problem (ashtu sic nuk trajtohen gjeresisht probleme jashtezakonisht te perhapura si dhuna ne familje, dhuna mbi femren, mbi femijet etj).Ne Shqiperi gazetat heshtin sepse shiten me shume nqs shkruajne budalliqet e rradhes te politikaneve.
    Ke dhene shembullin e keqtrajtimit te nje femije me te meta mendore.Ama ky ishte nje rast, mund te kete edhe te tjere por nuk duhet reduktuar si fenomen vetem ne keto raste.Thuajse gjithmone jane viktima te bullizmit femije normale, te qete e te urte.E nuk mendoj se eshte fenomen ekonomik por kryesisht shoqeror e kulturor.
  15. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Bullizmi

    "Chi sa, fa, Chi non sa prevarica" Sirena, besoj se e kupton shprehjen.
    Ceshtja e dhunes apo dhunimit nuk eshte kaq e thjeshte, vete kane terminologji te ndryshme dhe nuk mund ti permbledhim. Termi "bullying" me sakte e me sa di une ekziston ne Norvegji, Japoni e shtetet anglosaksone. Ne shtete te tjera, si Italia, Franca, Gjermania etj ka pas termin mobbing . Nuk duhet pare vetem te femijet ky fenomen. Dhe kane pak ndryshime keto terma nga njera tjetra.
    Bullizmi sic thuhet apo kam degjuar e pare, nuk vjen si shkak ne vendet e punes, por ne shkolla, shtepi e familje e zakonisht ne keto fenomene, nje grup individesh kundrejt njerit, ose dhe "nje kunder nje". Jo gjithmone eshte i qellimshem e mund te konkretizohet dhe ne dhune materiale.

    Ndaj mendoj se ke ne nuk eshte aq i theksuar si fenomen, thjesht se ne kemi faktore te tjere shoqeror, ne pune, shkollor apo familjar. Por nuk e mohoj qe ekziston ne Shqiperi, dhe qe eshte i demshem.

    Thjesht mendoj se ty ky fenomen ka te beje me shume kultura dhe vlerat mbizoteruese te shtetit nga cdo qyteterim.
  16. Sirena

    Sirena Fillestar

    Re: Bullizmi

    Bullizmo dhe Mobbing nuk jane e njejta gje."Bullizmo" ne Itali ka te beje me cka po flasim ne kete teme.Pra ka te beje me femijet.Ndersa "Mobbing" ka te beje me te rriturit dhe eshte kryesisht fenomen qe haset ne vendet e punes.
    Keshtuqe mos i ngaterro /pf/images/graemlins/tongue.gif
  17. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Bullizmi

    E permenda si fakt qe disa shtete nuk i kane keto terma njesoj ose dhe kane 1. Po ne a kemi terminologji per kete fenomen "Bullying" Sirena?
  18. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Fillestar

    Re: Bullizmi

    ç'do mosh ka ate motton :
    ubi MAIOR , minor cessat!

    /pf/images/graemlins/shrug.gif
  19. Sirena

    Sirena Fillestar

    Re: Bullizmi

    Jo nuk besoj.E kam thene dhe me lart (2 postime me siper), por them se do ta huazojme ashtu sic kane bere edhe italianet apo ndonje tjeter.Nuk eshte termi problemi gjithsesi /pf/images/graemlins/tongue.gif
  20. Scorpion

    Scorpion Guest

    Re: Bullizmi

    Dhe termi mendoj se ka rendesi, ndryshe nuk dime se per çfare do flasim e çfare do parandalojme, analizojme...etj...

    Mos po perpiqesh te "dhunosh" Moderatorin eee... /pf/images/graemlins/laugh.gif se ketu kemi te bejme me mobbing /pf/images/graemlins/tonguee.gif (shaka) Mendimet e mia i dhashe per temen, skam ç'shtoj me /pf/images/graemlins/smile.gif

Share This Page