Ca vargje nga unë,e panjohura!

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga e panjohura, 8 Dec 2015.

  1. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----,,Pse të deshta aq shumë!"-----

    U mundova të mos shkruaj
    U mundova të të harroj ngapak
    U mundova vuajtjen ta mundi
    Nuk ia dola, po vuaj prap se prap!

    U mundova të mos qaj mbi varr
    U mundova të të sjelli lule pa lot
    U mundova prap nuk ia dola
    Më rrodhën s'u ndalën dot

    U mundova të të thërras në ëndërr
    U mundova t'i ndali këa lot si lumë
    U mundova po prap nuk ia dola
    Thash me vete:,,Pse të deshta aq shumë!"
     
    Balahk likes this.
  2. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Të ikim,se u bë vonë!---

    Natën e fundit që u takuam
    Pse nuk ta vërejta lotin në sy?
    Te thash t'u ka ndërruar shikimi
    Eh!Me thoje:,,Po të duket Ty"

    Pse s'më tregoje o shpirt?
    Se do ikësh për gjthmon?
    Për t'a fshehur lotin nga unë
    Me thoje: ,,Të ikim se u bë vonë"!

    Ah sikur t'a dija e mjera
    Se kjo është ndarja jonë
    Do të vija bashk me Ty
    Të bashkuar do ishim gjithmon!

    Me një puthje në ball u largove
    Më thoje kokën mbrapa mos ta kthej
    Pse shpirt më thoje ashtu?
    A u frikësove lotin mos po ta vërej?
     
    Balahk likes this.
  3. Alephh

    Alephh Valoris scriptorum

    Uroj mos jene produkt i nje dhembjeje te tille keto fjale zemre...:(
     
    Lisa and e panjohura like this.
  4. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ------Kjo natë..----


    Kjo natë me shi më la pa gjumë
    Shikoj nga dritarja dhe mendoj
    Athua të lagem edhe unë zemer
    Pasi Ty s'kam si të mbroj!

    Do bëhesha ombrellë mbi at varr
    Një pikë shiu mos të bie
    Po nuk kam forcë moj zemër
    Tek varri në mesnatë të vijë!

    Sa e dobët më duket vetja
    Pse s'mundem asgjë të veproj
    Shiun nuk mund ta ndali
    As Ty s'po mund të mbroj!
     
  5. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Flm.per leximin...
    99% te shkrimeve jane pjese e jetes sime..( nje ndjenje e shprehur ne forme vargu)
     
    Lisa likes this.
  6. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ----------VETMIA-----

    Mos me trazoni ju lutem
    Më leni të vetmuar
    Askujt s'ii bëhem barrë
    Dua të mbes e harruar!

    Edhe nëse nuk harrohem
    Më kujtoni në fshehtësi
    Ndoshta do ju bijë ndermend
    Se edhe unë isha njeri!

    Edhe unë kam ndjenja
    Edhe unë kam lot
    Kështu isha tërë jetën
    Kështu mbeta dhe sot!

    E pa vërejtur erdha në këtë botë
    E pa vërejtur jetova tërë jetën
    E pavrejtur do shkoj ne amshim
    Nuk e njoha kurrë veten!

    I pa njohur të më mbetet varri
    As një shenj mbi të nuk dua
    Lëreni të zhduket si mos te ishte fare
    Askush mos të qaj per mua!
     
    Almaa'95, Balahk and Alephh like this.
  7. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----MIIKU IM-----

    Herë të kam mik
    Herë të kam mikeshë
    Herë më shtyen të qaj
    Herë më shtyn të qesh!

    Të çmoj shumë lartë
    Të dua më shumë se vetën
    Kurrë mos të genjehemi
    Ta njohim vetëm të vërtetën!

    Mos kërko shumë nga unë
    As unë s'kërkoj nga Ti
    Do jemi kështu afër
    Ani që jemi në largësi!

    Kur kam nevoj të qaj
    Prehërin tënd kërkoj
    Do mbështetem mbi gjoksin tënd
    Dhe ngapak do lotoj!

    Mos ma ndalo lotin
    Sepse do lëndohem
    E kam shok të shpirtit
    Vetëm me të pajtohem

    Mos ma fshij lotin
    Lere t'rrjedh rrugës së vet
    Nëse loti më ndalet
    Dije që s'jam në jetë

    Nëse nga jeta largohem
    Të lutem mos me qaj
    Shkruaj ndoj fjalë për mua
    Por pa lot e pa vaj!!!!
     
  8. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Ju lutem!----


    Nese vargu ime ju bezdis
    Ju lutem mos me lexoni
    Nuk shkruaj ti dhimbsem askujt
    Por kam dhembje me besoni!

    Edhe une do doja shum
    Te shkruaj per lumturin
    Por ku ta marr me iku
    Bashk me shpirtin tim!

    Nuk shkruaj per lavdata
    As dekorata s'kerkoj
    Nese ju bejn me nerva
    Me thuani do ndaloj!

    Edhe kur nuk shkruaj
    Nje folder kam n'zemer
    Kur ta mbyll folderin
    S'do ti ve as emer!

    Kur t'me hargjohet ngjyra
    Me lot do ti shkruaj
    Eshte ngjyre e padukshme
    S'i bie ne sy askuj!
     
  9. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Gjumi mashtrues!-----


    Nje gjum i thelle me zuri
    Ne pike te dites mu mbyllen syt
    Te endrrova sikur qendroje
    Tek vendtakimi duke m'prit!

    Hapa syt dhe u zgjova
    Doja te vrapoj n'shpejtesi
    Por verejta qe ishte enderr
    S'takohem dot me ty!

    U ktheva tek shtrati
    Me sy te mbushur lot
    E pyeta veteveten
    C'po ndodhe me mua sot?

    Pse me mashtron kot
    Ti enderr e pa meshir
    Mos ma bjer ne enderr
    Edhe keshtu e kam veshtir!

    Jo qe nuk dua ta shof
    Por shum shpejt ik nga une
    Doja vetem t'a pyes
    ,,Pse te deshta aq shum"?
     
  10. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Me lot-----

    Po te shkruaj me lot
    Qe pranvera ka ardhe
    Nese pyet per mua
    Ndihem si mos t'isha e gjalle!

    Ne cdo ane gjelbrimi
    E ka mbulua token
    E une shpirti i nenes
    S'po mund ta ngris koken!

    Kur i veshtroj lulet
    Si dalin mbi dhe
    Don me m'pelcit zemra
    Ti nene toke qe je!

    Sikur te ishe lule
    Te dalesh mbi toke
    Ti s'do ishe e vdekur
    Une s'do kisha lot!
     
  11. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Erdha zemer-------

    Tek varrezat isha
    Mos mendo qe te harrova
    Kisha nje pervjetor zemer
    Tek Ti fare nuk u ofrova!

    U ula tek bija ime
    Dashta te c'mallem me te
    Mu duk qe nga varri me thoje
    ,,Rri aty ku je"

    E dij qe nuk do te doje
    Te me shofesh duke qa
    Po nuk kam c'te beje o shpirt
    Zemra cope-cope me eshte ba!

    Lulet mbi varr ia lash
    Engjellushes sime
    Tjeter s'mund ti dhuroj
    Perveq zemres sime!
     
  12. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ---Mbeta jetime------

    Me nostalgji e ruaj
    Nje mall ne zemren time
    Atehere isha me prind
    S'me quanin Jetime!

    Atehere isha e lumtur
    Isha plot me jete
    Tani me quajn jetime
    Lumturia humbi, u tret!

    Mendoja kur te rritem
    Do mbetem me at lumturi
    Te gjithe qe i dashta me iken
    Mbeta vetem te mbaj zi!

    Lotin e kam shok
    Vetmin e kam mike
    Asgje s'me mbeti ne jete
    Te gjitha mi morre dhe ike!
     
  13. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ---E flliqur eshte kjo bote!----

    Me mire te rrij symbyllur
    Mos t'shof asgje mbi kete toke
    Cdo gje eshte e hidhur
    E felliqur eshte kjo bote!

    As gojen nuk do e hapi
    Te mbyllur do ta mbaj per mot
    Gabim me thon po flet
    E felliqur eshte kjo bote

    As veshet nuk do ti hapi
    Me mire mos te degjoj kot
    Asgje e mire nuk degjohet
    E flliqur eshte kjo bote!

    Me mire sy,vesh e hund mbyllur
    Keshtu po u jetohka sot
    Me mire te rrij e mbyllur
    E flliqur eshte kjo bote!
     
  14. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ----E shenjta dashuri!----

    Dashuri e shenjt ishte dashuria ime
    E kultivoja me tere qenjen qe kisha
    Athua nga qe e teprova shum me iku
    Me la vetem me vuajtje e kujtime!

    Viktim e gjalle mbeta ne kete bote
    Si nje lule e pa ujitur kurr
    E shoqeruar me ca fotografi te zbehura
    Mendoj per kohen e lumtur, qe kishim dikur

    Ah moj dashuri..ti mjalt e hidhur
    E shef qe edhe shkronjat me ngatrrohen
    E duart prap shkruajn duke u dridhur
    Zemer e shqetesuar,vuajtjet shum te lodhen!
     
  15. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ------E zhgënjyer...----

    E zhgënjyer erdha në këtë botë
    Ashtu si ditën kur linda e përlotur
    Mbeta si atëherë edhe sot
    E zhgënjyer dhe e vuajtur!

    Pak kohe jetova e lumtur
    Me pak hare e gëzim
    Kjo jetë që tani e jetoj
    Është vetëm një zhgënjim!

    E zhgënjyer nga dashuria
    Që më iku nga kjo botë
    E zhgënjyer nga vuajtjet e mia
    Po humbi miq e shokë!

    E sëmurë jam më besoni
    Nga sëmundja që nuk ka shërim
    E kjo sëmundje është jeta ime
    Që ishte vetëm nje zhgënjim!
     
  16. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    BABI....

    Babi, më dhemb koka
    Të lutem më ndihmo
    N'ëndërr puthma ballin
    Ndoshta do më kaloj!

    Kërkoj të pamundurën
    Por të lutem shumë
    Kur unë t'i mbylli sytë
    Eja më puth në gjum

    Buzët tua BABI
    Do më freskonin ballin
    Do m'i ndalin dhembjet
    Do ma shuanin mallin!
     
  17. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    FJALA JOTE E FUNDIT


    Për femiun ishe fëmi
    Për të riun ishe i ri
    Për plakun ishe plak
    Ah, sikur të ngjaja pak

    Erdha tek varri Yt
    Me sy mbushur lot
    Të pyeta për atë që më mundon
    Por Ti nuk më përgjigjesh dot

    Më ka humb rruga Babi
    A thua nga mallëngjimi
    Tani nuk di as vet
    Ku është fundi e as fillimi

    Mendoj në vete si e marr
    Ah, sikur të isha gurë varri
    Të qëndroj te koka jote
    E vdekur për së gjalli

    I dashur Babi!!!!!
    Të gjithë shkruajnë
    Për Nena
    Prozë e poezi
    E unë këtë që shkruaj
    Ta kushtoj vetem Ty

    Te deshta për së gjalli
    Të dua edhe në varr
    Për fjalët që i shkrova
    Të lutem ma bënë hallall

    Kujt t'i ankohem babi
    Për atë që më mundon
    Të gjithë ma kthyen shpindën
    Askush s'më dëgjon
     
  18. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    --------EH BABI--------


    Mos mendo që të harrova
    Se nuk shkruaj për Ty
    Kam dhembje o Babi
    Kam shumë lot në sy!

    Më mungon ai prehër i Yti
    Ku kokën kam mbështet
    Kur qaja për të kaluarën
    E kisha shumë më lehtë!

    Ai zë i Yti i ëmbël më mungon
    Këshillat që i degjoja çdo ditë
    Bijë bëhu e fortë më thoje
    Nuk ia vlen me u mërzit!

    Nuk jam e dëgjueshme o Babi
    Askënd nuk po e dëgjoj
    Shpesh nga vuajtjet që kam në zemër
    Edhe miqt e mi i injoroj!

    Injorante nuk isha kurrë
    Si duket nga dhembja e fitova
    Nuk po mundem te pajtohem
    Me humbjet që përjetova!
     
  19. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ------Stinët nuk i shof----

    As pranverë nuk shoh si dikur
    Verën s'e dua fare
    Të gjitha më janë bërë njejt
    Në këtë botë gënjeshtare!

    Me sy të përlotur më le
    Me sy të përlotur mbeta
    E përlotur do vij tek ti
    Kështu e paska jeta!

    Kur tek Ti të vij babi im
    S'do të kam më mëkate
    S'do të kem as lot në sy
    Të gjitha do t'i shly!

    Do ta vej kokën tek Ti
    Do të kërkoj të më falësh
    Për lotë që derdha pa nda
    Tani Ti do m'i ndalësh!

    Prap do të jemi bashkë
    Flokun do ma përkdhel si dikur
    Të betohem Babi im
    Lotin s'do ma shohesh kurrë!

    Edhe dhembje tjera
    Me Ty do t'i kaloj pa lot
    S'do t'i permendi fare
    Vuajtjet që pata n' këtë botë!
     
  20. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    PËR TY BABI.....

    Të shkruaj sonte Babi
    Nesër do të vij tek varri
    Të tregoj se bija jote
    Është e djegur nga malli!

    E di që s'të vjen mirë
    E di që ndryshe më mësove
    E di që jam gabim
    Po ndryshe s'mund të veproj!

    Besën që ta dhash
    E mbaj, nuk e shkeli kurrë
    Se gjithmon më thoje
    Ti je e fort, sii t'ishe burrë

    Nganjëherë Babi
    Kur biej në gjumë
    Në ëndërr më vjen Ti
    Më thua me zë të ëmbël
    ,,Bijë të dashta shumë"

    Tash të lutem Babi
    Mos më duaj mua
    Duaje mbesën ,afroje
    Në vend meje, ledhatoje!!
     

Shpërndajeni këtë faqe