Ca vargje nga unë,e panjohura!

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga e panjohura, 8 Dec 2015.

  1. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ---------Sonte---------
    Sonte do të doja
    Të bëhem një re e zezë
    T'ia zë dritën e hënës
    Asgjë mos të shof mbi dhe
    Pasi nuk shof fytyrën e Nënës!
    Në mes të një pyelli të dendur
    Në zgavrat e lisave të futem thellë
    Mos të dalë fare nga aty
    E mbyllur të rrij në terrë,
    As dritë as diell nuk dua të shiqoj
    Dua vetëm edhe një herë
    Në ëndërr ta përqafoj
    ....
     
  2. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ------Me zemrën bisedova!------


    Dua- të dehem sot,të bëhem tapë
    Dua- të qëndroj me ty në kujtime
    Dua- sot ti harroj vuajtjet që kam patë
    Dua- të bisedoj me ty,zemra ime

    E- dij që s'jamë e drejt me ty
    E- dij që shpesh herë të mundoj
    E- dij që ta ndrrova ritmin e punës
    E- dij zemër por duro,s'mundem të ndryshoj!

    S'mundem- të t'premtoj moj zemër
    S'mundem- të t'genjej për jetë
    S'mundem- pa e kujtua atë emër
    S-mundem- të ndryshoj,e till kam mbet!



    Dua-
    Dua-
    Dua-
    Dua-

    E-
    E-
    E-
    E-

    S'mundem-
    S'mundem-
    S'mundem-
    S-mundem------------------------------
     
  3. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    --Urime ditelindja Zemer!----(Urim nga varri)

    Urime ditelindja zemer
    Nga varri te uroj
    Kam shum dhe mbi vehte
    S'mund te t'perqafoj!

    Edhe po te kisha mundesi
    Nuk do ta puthja ballin
    Buzet i kam te ngrira
    S'do ta shuaja mallin!!

    Edhe duart i kam te ngrira
    Nuk mund te t'ledhatoj
    Syt me jane shterr moti
    S'mund as te lotoj!

    Eh pra shpirti ime
    Ky eshte urimi nga une
    Nje mbaje ne mend
    Se te dashta shum!
     
  4. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    --Edhe te gjallet me uruan----

    Hmmm......
    Me than:Urime urime
    Me uruan jete te gjate
    Eh,i thash vetes sime
    Per kend te jetosh moj e ngrat?

    Ata qe i dashta shum
    Iken dhe me lan ne vetmi
    Kujtim te vetem me lan
    Vetem ca fotografi!

    Shpesh c'mallem me dheun
    Qe moti i ka mbulua
    Pergjigjeje nuk marr kurr
    Athua me kan harrua?
     
  5. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ----O qiell.....---


    O qiell i uruar
    C'po ndodh me ty sot
    Ti leshon shi nga lart
    E une s'po i ndal kta lot!

    Me sy nuk po shof
    Koka me dhemb shum
    Trupi me eshte renduar
    Vuajtje,a ke fund?

    Nje rreze dielli kerkoj
    Athua gjendet kund per mua
    Apo edhe dielli e hena
    Me mua jane hidherua!?


    Pse nuk jame e fort
    Si shkembi i kalas
    T'i harroj te gjitha
    S'e keshtu dua me plas!
     
  6. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ----Dhëmbje-Mikja ime!------


    U bëra mike me dhëmbjen
    Kurr nuk më tradhëtoj
    Ju betova pasi është besnike
    Kurr s'do ta largoj!

    Më mban në duart e saj
    Gjithmonë pran e shterngoj
    Edhe atëherë kur qaj
    Edhe ndojherë kur,,këndoj''!

    Nuk ju merzita e përlotur
    As në gjum nuk më le vet
    Pra dhëmbja ime është
    Një mike e vërtet!
     
  7. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    Mos Qani Kur Iken Dielli...



    Jo nuk do te qaj per diellin
    Kur iken nga une
    Pasi nuk i nxen fare
    Ata qe i dashta shum!

    As per henen nuk trishtohem
    Nese fare nuk bene drite
    Pasi thelle nene toke
    Ajo nuk shendrit!

    As shiun nuk e dua
    Me merziti aq shum
    S'dij pse s'pushon ai
    E te vazhdoj une!

    Bora e bukur duket
    Por e merzitshme eshte per mua
    Mi mbyll te gjitha rruget
    Varreve si me ju ofrua??
     
  8. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ----Më vran.....

    Më vran
    U zgjova
    Plaga u shërua
    Më gjuajtën në lum
    Notova
    Ja dola
    Prap shpëtova
    Eh,më ndan nga dashuria
    Për tokë u rrëzova
    Kjo qe më e rënd
    Nuk ja dola
    Ani,që e rrëzuar vazhdova!
     
    Dreamer likes this.
  9. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ---------Rruga---------

    Netet pa gjum
    Ditet pa pushim
    Kto te gjitha ishin
    Per TY o miku im!

    Tani jam e semuar
    Dua te pushoj
    Dua keto dite
    Ne qetesi ti kaloj

    Kur ke mall per mua
    Dua te kujtohesh
    Asgje s'te premtova
    Duhet te pajtohesh!

    Nje jete te lumtur te uroj
    Une kam tjeter rrugetim
    I lutem Zotit shum
    Mos te jet nje rruge pa kthim!
     
  10. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Rrugë pa dobi------

    I lakmova dites me diell,rrugtova
    Ju erdha mbi kokat Tuaja te c'mallem
    Po per cudi asnjeri nuk me pershendeti,
    Athua ishin hidherua,a po menduan qe i harrova?

    Mbi ato ,,shtepit'' tuaja,nga nje lot ua dhurova
    E permalluar edhe me teper mbeta
    Asgje perveq pullazeve tuaja mbi ,,shtepit''nuk gjeta
    Veshtir ua ktheva kurrizin,me guret u perqafova!
     
  11. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ---------Pritëheshtja------


    Nese pritja eshte heshtje,heshtja c'fare eshte?
    A eshte si njera si tjetra e veshtire, apo mua me duket
    Qe te dyja duan kohe te mesohen,rezultati cili do jete
    Kete duhet pas durim e besim, pastaj ta mesosh vertet!

    Veshtir te perballesh me gjera qe nuk ke njohuri
    Me to do sjellesh probleme vetevetes dhe tjerve
    Me mire te strukem atje ku isha me pare
    Dhe c'fare te me servir kjo jete te pres per,,karshi''!
     
  12. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Një figurë kërkoj-----


    Ne qiellin e perhimt,kam drejtua shikimin
    Ne ato re te shkaperderdhura si shllunga
    Kerkoj te gjeje nje figur qe me ngjan mua
    Kerkoja me ato re te hinta,ta shuaj pikllimin!

    Nje rreze dielli ne largesi me duket
    E lodhur e rraskapitur mundohet te deportoj
    Largohu,i thash me denesje te shpirtit te lodhur
    Me le te qete te lutem o diell,nuk mundem te t'duroj!
     
  13. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -------Një jetë-------


    Një jetë të tërë u mundova të t'harroj
    Të ngjitem brigjeve të larta me shpejtësi
    Prap rrëshqitje të rënda pa dashje pësova
    Dhe kthehem e përlotur i themë vetes sime
    -Edhe kësaj radhe nuk ja dola,deshtova!

    Cdo gjë m'ep shenjë të mos hyj fare në këtë garë
    Dicka nga brendësija me thote,,Ndalo,nuk të shkon"
    E unë prap kokëfort,e padëgjueshme mundohem të arrij
    Mbi ato shkrepa të larta pran qiellit,me mendime të cuditshme
    Me shpresë që atje lart mbi re,lumturija ime qëndron!
     
  14. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Pse humbe???----

    Pse humbe nga endrrat e mia
    A e din qe u be kohe e gjate pa ty ne enderr
    Me lajmro..se paku ne enderr me thuaj
    Ku gabova,qe u hidherove,me mbyti vetmia!

    Eja ma ledhato ballin,koka po me qahet
    Me ato buze te ngrira akull,eja ma puthe ballin
    Edhe nese me kurr nuk do te zgjohem e gjalle
    Se paku ne enderr,do te ma shuash mallin!

    Eja nuk do te zgjohem,syt te mbyllur do i mbaje
    Vetem edhe njehere me prek,me ledhato dhe hesht
    E dij qe Ti vuan por lot nuk ke,te jane ngrir
    E pra me lejo edhe nje enderr,ne preherin tend te qaj!
     
  15. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----------Pse?-----------


    Me thoje te dua shum
    Nuk me paske dashur fare
    Po te me doje moj zemer
    S'do m'leje n'kete bote genjeshtare!

    Vendin ku takoheshim shpirt
    E pagezuam,,Fole e lumturis"
    Tani kur Ti nuk je me
    E quaj,,Fole tragjike e dashuris"

    Druri qe e mbollem se bashku
    Eshte rrite eshte bere lis
    Qdo mbremje qdo mengjes i ofrohem
    Pa me degjua askush,emrin tend peshperis!!!

    Deri sa te jame gjalle mbi toke
    Me lotin tim do ta ujis
    E kur edhe une iku nga kjo bote
    Mekat!Do te thahet ky Lis!
     
  16. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Pika shiu.....------
    Ma lagun fytyren
    me perkdhelin
    i fshijn gjurmat tuaja...
    kurse era e leht mi zgjon mendimet
    ndihem e lodhur
    po frigohem....
    E ti shetit
    nga nje enderr ne tjetren
    Ma viziton vetmin
    Fytyren e ke te shtangur
    Pse hesht??
    Bertit...piskat thuaj qe po shkon
    Por prap ne gjysem bertim ndalu...
    dhe behu endrra ime
    Leshoje nje lot
    e dij qe nuk te del loti
    nga ajo fytyr e shtanguar
    por behu te lutem
    Pjese e endrres sime....
     
  17. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----,,Femij te llastuar''-----


    Sonte nuk kam gjume
    Sonte dua te t'kujtoj
    Asnje detaj qe kaluam se bashku
    Nuk dua ta harroj!
    Te lidhur dore per dore
    Vraponim te gezuar
    Athua njemend ishim
    Si c'na quanin
    ,,Femij te llastuar''
    Jo jo nuk ishim
    Te llastuar as Ti as une
    Ishim dy te dashuruar
    Eh,pse u dashtem aq shum??
    Mengjezi dua te me ze te zgjuar
    S'dua t'i mbylli syt
    Nga friga qe me humbin kujtimet
    Mbetem prap e vetmuar
    Pa kujtimet qe i mbaj ne gji
    Ajo do me mbyt!
     
  18. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ----Nje lot----

    Ai lot ne syrin tend
    ma ndryshoi ritmin e jetes
    Vetem at lot mos ta shihja
    Kah rrokulliset mbi faqen tende
    Ishte lot plot dhembje
    Ishte lot plot dashuri
    Ishte paralajmrim i ndarjes
    Ishte fund-per mua e per Ty!
    Ato pika loti,qe mbi fytyre na rane
    Ishin lotet e dhembjes
    Dy zemra qe u dashten aq shum
    Njehere e pergjithmon-U ndan!
     
  19. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    -----Mos më ngushlloni!----

    Nuk dua te me ngushlloj
    Njeri i gjalle mbi kete toke
    Do ta ngushlloj veten time
    Njashtu si bera gjere me sot!

    Askush mos te brengoset
    Per dhembjet qe kam ne zemer
    Une do t'i perballoj ballehapur
    Ani qe mendon dikush-

    -Nuk mundet se eshte femer-!
     
  20. e panjohura

    e panjohura Valoris scriptorum

    ------Me mbaje!-----

    Me mbaje si engjullin nen sqetull
    S'mendova se do me largosh fare
    Sa shum i besuam moj zemer
    Kesaj bote genjeshtare!

    Tani kur mbeta e vetmuar,kam mall
    Nganjehere mendohem ne vetevehte
    Athua cfar mbeta une ne kete jete
    Engjull apo djall!

    E djallezuar nuk isha kurrnjehere
    Te betohem ne kta dy sy
    Ani qe u munduan te me djallezojn
    Do mbetem prap-engjellush....

    Ashtu sikur me quaje Ti!
     

Shpërndajeni këtë faqe