Ceshte Dashuria ?! ...

Diskutime tek 'Dashuria' filluar nga Hektor12, 24 Apr 2014.

  1. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njeri, një vend ose diçka. Ajo bazohet tek afria, dobia (në kuptimin anësor), dhe/ose mbi dëshirën dhe tërheqjen erotike. Dashuria mund të kuptohet edhe si një përkujdesje ose vlerësim i thellë. Dashuria mendohet zakonisht e pamundshme të përkufizohet.

    Për këtë arsye, dashuria është çështje debatesh. Disa madje e mohojnë qenësinë e saj. Të tjerë e quajnë atë një abstraksion të shpikur, nganjëherë duke e datuar "shpikje" e Evropës oborrtare gjatë ose pas mesjetës.
     
    Narkomane likes this.
  2. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Ç’eshte dashuria ?!
    Cilat jane menyrat per te dashuruar dhe cila eshte fuqia per te dashuruar? Cilat jane te keqijat qe mund te qendrojne prane respektit te ndersjellte, embelsise, miresise, besimit dhe bashkjeteses paqesore ? Çdo te thote ne ditet e sotme fjalia “Duajeni njeri-tjetrin”

    Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.

    Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.

    “Duajeni njeri-tjetrin”. Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me gjithe fuqine qe permban ky mesazhi Bibles, shume prej nesh nuk e kane vleresuar gjate gjithe ketyre viteve.

    Flitet shume, por shume pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene shenjtoreve dhe te çmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te vdesim thote dikush…

    Shoqeria moderne eshte indiferente ndaj thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone. Por nje gje eshte e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.

    Sa me shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune, paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perçmimin ndaj dinjitetit njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithçka, me te njejtin shpirt, shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore jane shpenzuar kot. E megjithate vazhdojme te luajme rolin e nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise. Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe, duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj eshte thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise per te zgjidhur problemet nderkombetare.

    Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore.

    Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne çdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo eshte pika ne te cilen gjithçka behet e mundshme. Dashuria eshte e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime.

    Sipas nje percaktimi te Finck, “ Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj çdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem”.

    Ka ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria eshte nje subjekt i kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por psikologet mendojne se çdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne martesen, divorcin etj.

    Ky fenomen eshte mjaft i perhapur per njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare. Çdo premtim i shpirtit ka çdo here plotesime te panumerta. Natyra, e papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj lumturie eshte nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe eshte magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem, mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe qytetare, e çon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave, i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore.

    “Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme… Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria. Dashuria nuk eshte thjesht nje pelqyeshmeri me e madhe nga ana sasiore por nje gjendje psikologjike cilesisht e ndryshme, qe ndryshon nga terheqja e thjeshte ne shume drejtime. Me teper se nje miqesi tipike ne fazat e hershme, dashuria perfshin nje ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazim per te , lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente te magjepjes, deshires seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria e llojit te mesiperm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, per ta dalluar nga terheqja siperfaqesore
     
    Narkomane likes this.
  3. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Dashuria - Ç’është dashuria, kjo shigjetë e Erosit.

    Ç’është dashuria, kjo shigjetë e Erosit, kjo Ndjenjë e fuqishme, e thellë që të lidh ngusht me dike-diçka që të bën të duash me gjithë z. e me gjithë sh.duke mos kursyer asgjë; miqësi e thellë, sinçertë, çiltër, pastër, dëlirë, vërtetë e zjarrtë, flaktë, e vrullshme; e fshehur, heshtur, e parë, e pafat, tragjike, e paparë, bizare, çoroditur. Dashuria/1 e kundërta urrejtjes =Dashuria nevojë për të qenë bashkë përherë e të pandashëm. I dashuruari lehtë, (beson, shpreson, arsyeton) duron gjithçka), e mbi të gjitha shpreson gjithmonë… &.Që nag Solomoni, u tha që mundësia e zbulimit se a është dashuria në mes të burrit dhe gruas e vërtetë apo mashtruese, është e dyshimt, andaj edhe pranohet se nuk mund të zbulohet... Ç’është dashuria, kjo shigjetë e Erosit, (Amorit te romakët) birit të Afroditës? Dashuria, si një nga pasionet më të fuqishme, që e tërheq njeriun drejt ekstremit më tepër se çdo pasion tjetër, mund të shërbejë si gur prove për moralin. Bjelinski Nxjerrë, marrë nga një film, nga një libër, nga një roman, nga një filozof, nga një shkrimtar, nga një fjalë e urtë e popullit, nga një mendëtar, nga një poezi, nga një pianec, nga një rrugaç, nga një i çmendur, nga një urtak, nga një lypës, nga një i pasur, nga një profet, nga një ateist, nga një polic, nga një… burim i panjohur, ku ta di nga kush!? &. Në dashuri dhe në luftë gjithçka (të gjitha mjetet lejohen) lejohet. & Dashuria pa lot s’është dashuri (Nga një film) Dashuritë e Perëndeshes se Dashurise, Aferdites, Sjelle ne shqip nga A.Bacelli (Shtesa) Afërdita Perendeshe e Gojdhenes Greke te dashurise, bukurise dhe fekondimit. Ajo është asistentja me besnike e dashurise hyjnore. Nje shembull te qarte te saj e kemi ne dashurine midis Helenes Greke dhe Parisit (Paridi/ te Trojes se ciles ajo i dha shume embelsi ne dashuri dhe e ngriti aq lart sa keta dy te dashuruare nuk pyeten per as nje rrezik si pasoje e saj.Kjo Perendeshe e ngriti dashurine e tyre ne ate piedstal sa i dha asaj jete mbi vdekjen e nje qyteti te tere! Edhe vete Aferdita pati disa dashuri qe jane trasheguare edhe sot si modele te dashurise se fuqishme njerezore dhe hyjnore. Ajo dashuroi burra toksore dhe Perëndi qiellore shume te fuqishem te kohes dhe me ta beri dashuri te tilla qe e kalonin perfyterimin e dashurise tokesore,ajo dashuroi me tere pasionin dhe fuqine brilante te saj dhe burrat e dashuruare nga Aferdita u kthyene ne vigane te dashurise. Ja disa nga dashnoret e Perendeshes Aferdita: Andonis Ketij burri te pashem nuk mundi ti rezistoje dot kjo Perendeshe. Mardheniet e tyre te c'mendura perfunduane ne nje fund tragjik. Ançises Sipas gojdhenes greke, Zeusi beri qe Aferdita te bjere ne dashuri me vdekatarin Ançises; si rezultat i kesaj dashurie lindi Heroi Legjendar Eneas (Aeneas) Ares Kjo Perendeshe e dashurise ra ne dashuri edhe me Perëndine e luftes Ares me te cilin lindi nje Perëndi qe u morr me letersine dhe gojdhenat. Po ashtu lindi me te edhe dy djem te tjere; Terrorin dhe Friken si dhe vajzen Harmonia. Dionisis Mos harrojme edhe dashurine e saj me Perëndine e Veres Dionisin e famshem me te cilin lindi Priapusin.Per me teper lexoni mbi Dionisin me siper. Hefaistos Hefaistos ne te vertete ishte dhe burri i saj i ligjshem sipas gojdhenes greke.Kjo martese nuk qe e sukseseshme sepse dashurine e vertete ajo e ndjente me te tjere dhe fshehur burrit te vete."ketu,-thoshte Aferdita,-qendron sekreti i lumturise ne dashuri." Hermes Ky është Perëndiu i Olimpit Grek.I cili shpiku nje hile te mencur filozofie qe ti fitonte zemren Aferdites. Ne fund te dashurise ai e la me barre me Hermafroditin e cuditshem. Ne dashurite e saj jane edhe Perëndi e burra te tjere,disa prej te cilve ajo edhe i ndeshkoi rende si pasoje e xhelozise sic është rasti i Aosit,Perëndise se Agimit.Nje here tjeter do te sjell te plote gjithe dashurite e saj. &. Fjala/shprehja “Të dua” kurrë nuk është e tëpërt, siç mendojnq shumë njerëz Duhet ditur se: Nuk mund ta bësh dikë që të dashurojë. E tëra që mund të bësh është të jesh dikush/ai që dashuron. Pjesa tjetër varet nga pala tjetër. Për meshkujt e zhgënjyer ilaçi më i mirë, kundër dhembjes, ndarjeve, zhgnjimeve janë librat roze, ndërsa gjyshja ime thoshte: “gozhda del me gozhdë”........

    Lasgushi KËSHTU TË DUA

    Unë së dashurës i këndoj bukurinë shpirtërore, po dhe bukurinë trupore, dua ta prek, ta puth, ta përqafoj, se jam njeri, jo engjëll! Kjo është jeta. Kjo është natyra. Natyra s’është as amorale, as morale, as imorale. Është natyrë, pra e shenjtë. Petraq Kolevica/119

    TË DUA / gjithmonë të të ndjej/ Më pranë gjirit tim,/ Më thellë shpirtit tim,/ Dhe vargut tim gjithë përvelim/ Dua/ Çdo çast të të përqas/ Me Qiej e Djej/ Në zemër të të qas/ Dhe tërë gaz/ Si futesh të të ndjej/ Ndër dej/ Tej për tej!…Ku je, ti mall! ti mall/ O jeta! jeta!/ Sa larg që zall më zall/ Mezi të gjeta!

    DASHURIA Shën Pali

    Dashuria udha më e shkëlqyeshme… virtyti më i madh

    Po t’i folja gjuhët e njerëzve e të engjëjve, por/ të mos kisha dashurinë,/ do të isha porsi bronzi (gongu) që kumbon/ e porsi cimbali (daulle që bën zhurmë të madhe) që tingëllon. Po ta kisha dhuratën e profecisë/ e t’i dija të gjitha misteret/ e të gjitha dituritë;/ po ta kisha edhe fenë e plotë,/ (besimi për të bërë të pamundurën), me të cilën mund t’u shndërroja vend maleve, /por po të më mungonte dashuria,/ s’do të isha asgjë! Po ta ndaja lëmoshë mbarë pasurinë time/ dhe po ta jepja trupin tim të digjej, por po të më mungonte dashuria,/nuk do të më vlente asgjë!

    Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i lashë mënjanë sjelljet prej fëmije... Tani për tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja prej tyre është dashuria.

    Dashuria është zemërgjërë,/ është e dhimbshme,/ nuk ka smirë,/ nuk mbahet në të madh,/ nuk krenohet,/ nuk është e panjerëzishme,/ nuk kërkon interesin e vet,/ nuk hidhërohet/ nuk mban mend të keqen,/ nuk i kënaqet padrejtësisë,/ por i gëzohet të vërtetës... Profecitë mbarojnë, gjuhët shuajnë, njohuritë marrin fund. Sepse njohuria jonë është e kufizuar/ dhe e kufizuar është profecia jonë… Ai që ka dashuri, gjithmonë ka diçka të japë: lëmoshë, mësim, këshill, ngushllim, përdhimtim, durim, shfajësim. Kapitulli i 13 është ndoshta më i bukuri shkrim i Palit – himni më i mrekullueshëm i dashurisë që ka dalë prej pendës së ndonjë njeriu. Ni margaritar i vërtetë i letrësisë botërore.

    Dashuria e përsosur e përjashton frikën; Dashuria: gëzon, hidhëron, lumturon, mjeron, përvëlon, djeg, bren, therr, pret, ndërton, shkatërron, ndan, bashkon, poshtëron, lartëson, pasuron, varfëron, përforcon, dobëson, shëron, sëmund, reziston…
     
    Narkomane likes this.
  4. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Çelësi universal për të gjitha dyert e jetës njerëzore është një dhe i vetmi dhe quhet: dashuri.

    Emocioni më dinamik që njeriu mund të përjetoj, elementi më thelbësore i qenies njeri, ndjenjë e fuqishme dhe e thellë, e zjarrtë dhe e pastër, energji e fuqishme dhe e pafund që depërton deri në poret më të imta të qenies sonë, duke na rrëmbyer trupin e shpirtin... është ndjenja e quajtur DASHURI.

    Dashuria... është ëndërr, ëndërroje
    Dashuria... është e bukur, adhuroje
    Dashuria... është dhimbje, shëroje
    Dashuria... është tradhti, mësohu me ta
    Dashuria... është detyre, plotësoje
    Dashuria... është pasuri, ruaje
    Dashuria... është loje, luaje
    Dashuria... është mister, zbuloje
    Dashuria... është fat, përfitoje
    Dashuria... është aventure, kujdes
    Dashuria... është luftë, mësohu edhe me te
    Por dashuria... është dashuri, lufto për te!

    Sa bukur, sa fuqishëm dhe sa të plotë e përshkruaj këto vargje të gjeniut tonë popullor, që qarkullojnë në sa e sa faqe interneti, këtë prirje të brendshme që na tërheq aq shumë, që na pëlqen aq shumë, që lindë dhe buron nga thellësitë më të çiltra të zemrën sonë për vetë jetën, për më të dashurën - dashurin, për fëmijët, për prindërit, për shokun, për mikun për atdheun, për artin, për shkencën, për... e që të gjitha së bashku, si një rrezatim i fuqishëm, si një energji e pashtershme, na shpiejnë drejt rrugës madhështore, drejt çelësit universale, drejt dritës hyjnore.
    Është, pothuajse e pamundur që njeriu të jetojë pa praninë e dashurisë. Ajo është pjesë e pandarë e procesit jetësor dhe tepër e domosdoshme për balancën shpirt - trup. Nuk është e rëndësishme se çfarë dashurie ushqejmë e kultivojmë, çoftë ajo në raport me polin e kundër, qoftë ne raport me fëmijët ose prindërit, qoftë në raport me gjëra tjera, e rëndësishme është prania e elementit të saj me të gjithë fuqinë dominuese që nuk është kurrë e tepërt për shpirtin njerëzore. Shumë bukur e ilustron këtë D. Demaku përmes një aforizmi ku thotë: Në botë mund të ketë tepër urrejtje, tepër vuajtje, tepër mjerim, por kurrë nuk do të ketë tepër dashuri. Dhe vërtet, kjo botë e stërmbushur me urrejtje, vuajte e mjerim, ka nevojë për shumë më shumë dashuri.
    Rruga e dashurisë është edhe rruga që hap dritaret e mendjes, rruga që çon drejtë ngritjes shpirtërore të njeriut, drejt përsosjes së tij, por, njëkohësisht edhe përsosjes së njerëzimit në përgjithësi. Ajo është energji, ndoshta ndër më të fuqishmet e mendjes njerëzor, që është në gjendje të transformoj të ligën në të mirë, e të mirën ta fuqizoj e lartësoj deri tek hyjnorja, sepse vet fryma e dashurisë është ndijim i veçantë hyjnor. Vetëm fjala “të dua” (thonë tre autorët, që u shpallën më të mençurit e shekullit njëzet) krijon me mijëra ndryshime pozitive në metabolizmin e trupit të njeriut. Pa dashuri jeta nuk do të kishte kuptimin e duhur. Ajo do të kthehej në vuajte dhe mjerim. Botën do të dukej e errët. Vetë ligji dialektik i natyrës është i tillë: dashuria gjeneron dashuri, urrejtja vetëm dhunë, konflikte dhe mjerim. Pra, dashuria është arma më e fuqishme ndaj së keqes.
    Dashuri është shpresë, dashuri është motiv, dashuria është respekt, dashuria është solidaritet, dashuria është sakrificë... e mbi të gjitha, ajo është perlë e lumturisë. Ajo zë rrënjë thellë në secilën qenie njerëzore duke ndezur në botën e tij të brendshme zjarrin e pashuar të impulsit jetësor.

    Dashuria dhe filozofia

    Dashuria është si ajri i pastër, sa herë merr frymë njeriu, e freskon trupin e vet.
    Dashuria, edhe ne kohët më të lashta, ishte një ndër preokupimet më me prioritet i njerëzve të urtë e të mençur të atyre kohëve. Shumë filozofë, por edhe ithtar të mendimit filozofik, kanë shkruar, diskutuar, sugjeruar, debatuar etj, rreth kësaj ndjenje të madhërishme dhe të përjetshme.
    Nocioni dashuri ka burimin nga mitologjitë e lashta. Tek grekët e vjetër, me këtë emër identifikohet, perëndia e dashurisë, Erosi, ndërsa tek romakët, Amori. Erosin e njohim nga miti, që e shënoi historiani romak Apulei, në të cilinë bëhet fjalë për dashurinë e Erosit me një vajzë të bukur, e quajtur Psika (më vonë kjo fjalë -psycho do të përdoret si sinonim për shpirtin), por që nga nëna e Erosit, zonja e dashurisë Afërdita (Venera), kundërshtohej me çdo kusht. Mirëpo, edhe pas spekulimeve e peripecive të shumta, dashuria triumfon mbi të gjitha dhe ky mitë përcillet ndër shekuj si inspirim për artistët e shumtë, por edhe si tregues shumë domethënës në kuptimin e dashurisë për shpirtin njerëzor. Erosi, më vonë, nga psikoanalisti i njohur Sigmund Frojdi (Sigmund Freudi), do të hyjë në psikologji si një ndër nocionet më karakteristik për jetën, shpirtin dhe dashurinë.
    Amori, tek mitologjia romake njihet, gjithashtu si perëndia e dashurisë, ose më saktësisht nxitësi i dashurisë, një çunak gjysmë i rritur, jo edhe pa djallëzi, i cili me shigjetën e vetë godet zemrat në të cilat edhe zgjon dashurinë. Harkut dhe shigjetës së tij nuk mund t’i rezistoj askush: Amor vinci omnia, që do të thotë, “Amori triumfon gjithnjë”, ku fjala latine “Amor”, lidhet drejtpërdrejt me dashurinë.
    Grekët e konsideronin ndjenjën e dashurisë si një armë të vërtetë, një hanxhar që mund të të ngulet në trup, njëjtë sikurse shigjeta e Amorit, dhe dalëngadalë të marr pushtetin edhe të vetë shpirtit. Dashuria, gjithnjë sipas grekëve të vjetër, jo vetëm që arrin t’i mposht e sundojë shpirtrat e njerëzve, por shpeshherë ajo arrin të luhat edhe qëndrimet e vetë zotave, siç është rasti i mësipërm me Psiken dhe Erosin.
    Njëri ndër filozofët dhe mendimtarët e parë perëndimor dhe më me ndikim në antik, Platoni, i cili filozofisë greke i dha një drejtim të ri, dha një kontribut mjaft specifik edhe rreth dashurisë. Mendimi i tij ka mbetur në shekuj si bazament për shumë filozof të tjerë që e kanë vrojtuar dashurinë nga këndvështrimi filozofik.
    Për Platonin dashuria është një forcë e madhe dhe e fuqishme që karakterizohet për kapacitetin e saj si ndërmjetësuese, afruese dhe bashkuese të dy qenieve, që tejkalon çdo gjë materiale duke u lartësuar kah idealja, ku sipas tij, gjendet e bukura, e vërtet dhe e mira. Pra, për “dashurin paltonike”, nuk është i domosdoshëm kontakti, lidhja, por ndjenjat, sipas të cilave edhe gjithçka rrjedh. Kjo formë, për Platoni, paraqet shkallën më të lartë të dashurisë, kurse dëshirat, epshet dhe seksin, si antagonizëm të kësaj, të parës, pra ideales, ai i sheh si shkallë të parë të dashurisë. Duke u nisur nga kjo, njeriu mund të arrijë pastaj shkallën tjetër të dashurisë: dashurinë për gjëra të bukura, dashurinë ndaj shkencës, ndaj mendimeve inspirative etj. Dashuria platonike paraqet formën më të lartë dhe më të plotë të dashurisë ndaj të cilës njeriu jepet me ambicie dhe dëshirë sipas idealeve si: e bukura, e vërteta dhe, përfundimisht hyjnorja. Këtë gjendje ose shkallë, e arrijnë shumë pakë individ, dhe këta njerëz që e praktikojnë këtë dashuri, Platoni i quan Filozof, pasi dashuria, për të, i përngjanë filozofisë, sepse dhe filozofia mëton të vërtetën, të bukurën dhe të mirën.
    Plotino, një filozof dhe mendimtar gjenial i Greqisë së vjetër, si dhe themelues i Neoplatonizmit, gjithashtu shprehet rreth ndjenjave të dashurisë. Ai mendon se shpirti i njeriut gjendet në një udhëkryq në të cilin ai mundohet dhe vuan për shkak se e ka barrë trupin e tij, pra njeriun. Mirëpo, dashuria që gjendet në brendi të këtij shpirti, vepron si shtytës, duke e rritur fuqinë vepruese dhe me këtë të shpërthej përpara duke i njohur gjërat më mirë dhe, po ashtu, duke i zgjedhur format dhe problemet e jetës në mënyrë më të përshtatshme.
    Filozofi holandez, Baruch Spiniza, dashurinë e ndërlidh me Perëndinë. Sipas tij, dashuria ndërlidhet me idenë, pasi që edhe vet Perëndinë në ne manifestohet si ide. Pra ne, nuk kemi figurë reale për të, për Zotin, megjithatë, shprehim dashuri madhështorë ndaj tij. Ne kemi idenë se një Zotë ekziston, të cilin e respektojmë, e nderojmë me plot dashuri, edhe pse në fakt ne nuk e njohim.

    Nga buron kjo ndjenjë e fuqishme dashurie?

    Kjo formë e dashurisë na lë të kuptojmë se dashuria është më shumë se perceptim që mund të kapet drejtpërdrejt përmes shqisave tona, pra ajo është diç shumë e madhështore dhe më e ndjeshme në thellësitë tona shpirtërore.
    Kur përmendet dashura, menjëherë na bien ndër mend edhe Shekspiri, më saktësisht vepra më e njohur në literaturën botërore për dashurinë, tragjedia e famshme Shekspiriane “Rome dhe Zhulieta”. Përmes kësaj vepre, që u vu në skenë pothuajse në çdo teatër, qoftë profesionist apo amator, për të cilën u realizuan aq shumë opera, teledrama, regji filmike etj., Shekspiri arriti të depërtoj thellë në secilën qenie njerëzore, në brendi të zemrës së tij, duke shkaktuar emocione nga më të ndryshmet dhe atë vetëm falë energjisë së fuqishme dhe të pafund të ndjenjës së dashurisë. Ai e lartësoi dashurinë, e sidomos atë romantike, në pikën më të lartë të piedestalit, për të cilën, personazhet në veprat e tij, sakrifikojnë edhe atë më sublimen, pra vetë jetën e tyre, siç ndodh në veprën “Rome dhe Zhulieta”.
    Për dashurinë u shprehen dhe shkruan edhe Sokrati, edhe Seneka, edhe Dante, dhe Hygo, edhe Kamy edhe...është e pamundur të cekën të gjithë, pasi nuk besohet se ka filozof, mendimtar, shkrimtar, artist... që nuk është shprehur për këtë ndjenjë hyjnore, për ndjenjën e mrekullueshme të dashurisë.

    Osho për dashurinë

    Dashuria dhe era nuk maten në peshore.

    Një asket shëtitës u strehua në një fshat. Vjen një njeri dhe i thotë se dëshiron ta realizoj Hyjnoren. Asketi e pyet: “A ke dashuruar ndonjëherë?” Njeriu i përgjigjet: “Jo, unë asnjëherë s’kam gabuar në gjëra të tilla të shenjta. Asnjëherë nuk kam rënë aq poshtë, sepse unë dua të arrij tek Zoti”.
    “Me gjithë mend e ke, asnjëherë nuk ke ndier dhembje të dashurisë?” - e pyet murgu i habitur. “Ua them të vërtetën” - vazhdon besimtari me bindje, “por, më falni, pse vazhdimisht më bëni të njëjtën pyetje? As që i jam afruar ndonjëherë dashurisë. Dua ta arrij Vetërealizimin, Hyjnoren”. Atëherë asketi i përgjigjet: “Ti duhet të më falësh, të lutëm, shko tek dikush tjetër. Përvoja ime më ka mësuar se nëse ke dashur të paktën dikë, këdoqoftë, nëse e ke pasur madje vetëm një shkëlqim dashurie, unë mund të të ndihmoj që ta zgjerosh atë, që të rritet e rritet e ndoshta të arrijë edhe te Zoti. Por, nëse ti nuk ke dashuruar asnjëherë, ti asgjë nuk ke në vete; në ty nuk ndodhet fara që të mugullojë në dru. Miku im, pa prezencën e dashurisë, unë nuk shoh kurrfarë mundësie të hapjes ndaj Zotit. Shko e kërko dikë tjetër!”
    Ky është një tregim i nxjerr nga libri i Oshos “Prej seksit në mbidije”, përmes të cilit ai shpreh madhështinë e dashurisë. Shpreh shkëlqimin e pafund të kësaj ndjenje të plotë, të pastër e të thellë, të cilën Osho e konsideron edhe si rrugën kryesore që të shpien drejt hyjnores.
    Emri zyrtar i Oshos, i këtij filozofi indian, ishte Chandra Mohan Jain, ndërsa Rajneesh, ishte nofka e tij që nga fëmijëria. Bhagwan Shree Rajneesh e emërtoi veten kah fundi i vitit 1988. Bhagwan, që rrjedh nga sanskrishtja, ka kuptimin e njeriut që e ka uratën e Perëndisë, siç është Buda, Mahavira etj., pra njerëz që kanë arritur përndritje të vërtet. Ndërsa me emërtimin Osho, ai identifikohet kah fillimi i vitit 1989 e deri në fundin e jetës së tij. Me këtë emër ose titull e “pagëzuan” nxënësit e tij. Kuptimi i fjalës Osho, buron nga Zen Budizmi që ka kuptimin e murgut ose mësuesit. “O” do të thotë DASHURI, mirënjohje, respekt i thellë, harmoni etj., ndërsa “SHO” vetëdije e shtrirë në të gjitha drejtimet. Pra, vetë titullo OSHO, simbolizon dashurinë e përgjithshme multidimensionale.
    Osho mendon se dashuria fillon duke e dashur së pari vetveten, por pa ra nën ndikim egoist, pa kaluar në stade obsesioni ose narcizmi. “Dashuria për veten është një fenomen thelbësor” - thotë Osho. Sipas tij, vetëm atëherë kur arrihet të kuptohet ky fenomen, njeriu arrin ta kuptoj thelbësoren dhe vetvetiu shfaq dashuri ndaj tjetrit dhe fillon ta dojë edhe atë. “Pranoje veten dhe dashuroje atë: je një krijesë e Zotit. Mban firmën e tij, je unik, special. Askush tjetër nuk ka qenë si ti dhe nuk ka për të qenë ndonjëherë: je thjesht i pakrahasueshëm. Prano, dashuro dhe stimulo ato çka ke. Dashuria bëhet e mundur vetëm kur ti fillon dhe e pranon thellësisht veten tënde, e më pas tjetrin. Dashuria nuk është "një lidhje", dashuria është "të lidhesh"”.
    Osho preferon me çdo kusht largimin e barrierave brenda vetes, të çfarëdo lloji qofshin ato. Shembjen e mureve psikike dhe në vend të tyre krijimin e shtigjeve të hapura: “...lejoni të tjerët të hyjnë në ju, ftojini. Bëhuni si vendkalim, pa rezervë, pa dyer të mbyllura... Dhe vetëm atëherë është e mundshme dashuria”.
    Për Oshon, secili njeri është një mister i pafund, i paparashikueshëm dhe i paeksplorueshëm. Sa më tepër që e njeh tjetrin aq më tepër ai bëhet enigmatik. Dhe mu atëherë dashuria transformohet dhe hap shtigje të reja. Sa e sa herë, i dashuri ose e dashura, qëndrojnë kohë të pacaktuar duke e shikuar njëri - tjetrin në sy, duke e soditur atë, pa e folur asnjë fjalë, dhe, gjithnjë zbulojnë diçka të re në atë shkëlqim. “Gjuha është për ata që nuk janë në dashuri” - thotë Osho. “Për dashnorët heshtja është gjuhë e mjaftueshme; pa asnjë fjalë ata flasin, ata merren vesh”. Me këtë, të dashurit bëhen pasqyrë e njëri tjetrit dhe dashuria e tyre sërish transformohet dhe merr formën e meditimit e me këtë edhe jeta e gjithmbarshme bëhet hyjnore, pasi vet ata janë burime hyjnore.
    Osho, gjithashtu sugjeron që mos të lejohet që dashuria të konsiderohet diçka e thjeshtë, që ajo mos të bëhet vetëm preokupim i mendjes ose, edhe më keq, vetëm kënaqësi trupore, plotësim i epsheve shtazore, pra vetëm seks. Seksi, mendon ai, vërtet buron nga meditimi, por meditimi nuk e asgjëson energjinë, pasi energjia kurrë nuk asgjësohet, vetëm ndërron formon. Dhe kur kjo energji transformohet, pra nuk është më vetëm seksuale, lajmërohet energjia e pastër e dashurisë. “Personi seksual nuk mund të dojë” - thotë Osho. “Dashuria e atij personi ka për të qenë vetëm shou (show), shfaqje e rëndomtë, vetëm transparencë. Dashuria e tij ka për të qenë vetëm shkurtore gjer te seksi. Personi seksual nuk mund të dojë vërtet, ai vetëm mund ta eksploatojë atë tjetrin, kurse dashuria është vetëm mënyrë që tjetrit t’i ofroheni, që tjetrin ta përvetësoni”.
    Natyrisht, që ky transformim nuk është i lehtë, pasi shkon në kundërshtim me egon e njeriut, pra qëllimi i tij është edhe shkatërrimi i egos, megjithatë, nëse i qasemi botës së brendshme përmes dashurisë së sinqertë, dashurisë hyjnore, gjithsesi që edhe barriera e egos do të mënjanohet dhe zhduket përgjithmonë. “Përmes dashurisë, hedhja e egos është e thjeshtë. Kjo është aq e natyrshme pasi vet dashuria është frymëzueshmëri natyrore. Çdo gjë tjetër është jonatyrore kur të krahasohet me rrugën e dashurisë.” - thotë Osho.
    Sipas Oshos, dashuri është momenti i bashkimit përfundimtar të dy qendrave, dhe për këtë ai merr këtë shembull: “Dashuria është fenomen i vërtetë alkimik – mu sikur bashkohen hidrogjeni dhe oksigjeni, dhe krijohet diçka krejt e re prej atij takimi - uji. Mund të keni hidrogjen sa të doni, edhe oksigjen në sasi të mëdha, por kur të jeni të etshëm, kjo nuk ka për t’ju ndihmuar shumë. Kur dashuria ekziston dhe kur dy qendra takohen e shkrihen njëra në tjetrën – krijohet kualiteti i ri alkimik, dhe mbushullimi është aty. Sikur përnjëherësh e tërë jeta të jetë ndalur – nuk ka lëvizje. Tani ky moment i tanishëm - është i vetmi moment, dhe tani lirisht mund të themi: “Ah, kjo ëmbëlsirë qenka kaq e shijshme!” Madje as vdekja nuk ka kurrfarë rëndësie për njeriun që është duke dashuruar”.
    Qendra, shpjegon Osho, mbetet gjithnjë e re. Ajo gjithnjë anon ka përsosshmëria dhe është gjithnjë e freskët, përderisa periferia shkon duke e vjetërsuar. Periferia bëhet gjithnjë e vjetër pasi ajo i takon kohës. Çfarëdo që hynë në kohë, fillon të plakët. Edhe njeriu - thotë Osho: “Njeriu ka lindur – kurse trupi veçse i plaket! Kur themi se fëmija është i vjetër një javë ditë, kjo do të thotë se shtatë ditë pleqëri kanë depërtuar në fëmijën. Fëmija i është ofruar vdekjes shtatë ditë më afër. Ai ka kaluar shtatë ditë vdekjeje, ai lëviz kah vdekja - dhe herët a vonë ka për të qenë i vdekur”. Përderisa dashuria jo! Ajo mbetet përherë e re pasi i takon qendrës e qendra, sipas Oshos, nuk i përket kohës. Njëjtë, sikurse shpirti - thotë Osho, që mbetet përfundimisht i freskët, i përjetshëm, pavarësisht moshës së njeriut, sepse edhe ai i takon qendrës. Vetëm atëherë kur njeriu arrin të krijoj kontaktin me qendrën, ai e zbulon dashurinë, e përjeton atë ndjenjë hyjnore, e cila rrezaton fuqishëm në çdo moment dhe pafundësisht. Atëherë hapen qendrat dhe rrënohen kufijtë. Asgjë - thotë Osho, përveç dashurisë nuk e gjen aq lehtë rrugën deri tek hyjnorja.
     
    Narkomane likes this.
  5. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Vetëm para disa dekadave ka qenë e pa imagjinuar që shkenca empirike të merret ose të përvetësoj diç që i takonte sferës mentale, shpirtërore ose artistike, e lëre më që për këto dukuri të jap gjykimin përfundimtar. Dashuria dhe seksualiteti ishin dukuri, të cilat me shekuj konsideroheshin si tema tabu, dhe për to bisedohej, diskutohej, debatohej vetëm me gjuhë të matur, me fjalë të zgjedhura ose thënë më konkretisht - në mënyrë të sofistikuar, duke pasur parasysh mentalitetin patriarkal por dhe ligjet e rrepta që mbisundonin atëkohë.

    Ç’thotë psikologjia për dashurinë?

    Dashuria dhe urrejtja nuk mund të jetojnë në të njëjtën zemër..., zemra është e vogël, nuk i nxë të dyja.

    Sipas psikologjisë, njohja, shoqërimi, pëlqimi dhe dëshirimi intim i dikujt ose ndaj dikujt, mund të zhvillohet gradualisht dhe të kaloj në lidhje më intensive dhe më apasionante. Dhe ky afrim përkufizohet si “Emocion i dashurisë.”
    Megjithëse psikologjia nuk e zbërthen “teorinë e dashurisë”, megjithatë, studimet e shumta që janë bërë rreth dashurisë, e ndihmojnë individin që t’i kuptojë ndjenjat dhe sjelljet, kur mendon se është pushtuar nga emocionet e dashurisë.
    Erich Frommi, në “Teorinë sociale të dashurisë”, besonte se njerëzit janë produkte të mjediseve të tyre sociale. Njeriu ndihet i vetmuar deri në momentin kur ai arrin të lidhet me dikë ose të krijoj shoqëri me njerëz të tjerë. Por, mbi të gjitha lidhjet dhe shoqëritë që njeriu arrin t’i realizoj, lidhja më e fuqishme dhe më domethënëse është ajo e bashkimit reciprok, që ne e quajmë dashuri.
    Për Frommin, dashuria paraqet shqetësim aktiv për sjelljet e personit tjetër, të cilat ai i përkufizon si katër karakteristika të dashurisë: njohuritë, kujdesinë, përgjegjësinë dhe respektin. Pra, dashuria lind atëherë kur ne arrijmë ta kuptojmë tjetrin, ta respektojmë atë, t’i pranojmë përgjegjësit, pavarësisht se çfarë janë ato, t’i vlerësojmë cilësitë e tij etj. Sipas tij, njeriu përjeton dashuri të sinqertë, vetëm atëherë kur arrin ta mposht egon e tij.
    A. Pam, R. Plutchik dhe H. Conte, krijues të “teorisë psikometrike”, përpunuan “shkallët e dashurisë”, për të matur qëndrimin që mbajnë njerëzit ndaj dashurisë. Nga ky testim, ata arritën të përkufizojnë pesë faktorë që i konsideronin shumë të rëndësishëm në pëlqimin reciprok: respekti, përshtatshmëria, altruizmi, pëlqimi fizik dhe të qenët bashkë.
    Përveç këtyre faktorëve, që ata i konsiderojnë si shumë të rëndësishëm, zbuluan edhe disa prirje të tjera të caktuara p.sh.: pëlqimi fizik dhe të qenët bashkë janë shumë të rëndësishme në dashuri, derisa përshtatshmëria e partnerëve dhe pëlqimi fizik i tyre janë të rëndësishme për marrëdhëniet seksuale. Po ashtu miqësia kërkon përshtatshmëri dhe respekt ndaj njëri - tjetrit.
    Një trajtim tjetër studimor ndaj dashurisë është ai i J. Knoxit. Knoxi bënë dallime midis dashurisë romantike dhe asaj realiste. Sipas tij, dashuria romantike është e fshehtë, e përjetshme dhe ndodh vetëm një herë në jetë e njeriut, ndërsa dashuria realiste është praktike, e qetë dhe e qëndrueshme. Njeriu me qëndrim praktik ndaj dashurisë i logjikon mirë rastet që ka, para se të vendos. Këto dy dashuri, ajo romantike dhe realiste, mund të konsiderohen si skajet e kundërta të një kontinuumi, përderisa dashuria e përgjithshme njerëzore, bie diku midis këtyre dy ekstremiteteve.
    Knoxi, gjithashtu hodhi idenë se qëndrimet e njeriut ndaj dashurisë ndryshojnë, ndërkohë që ne kalojmë nga një stad i jetës në tjetrin.
    Dy psikologë të tjetër, Walster E. dhe Walster G., bëjnë dallime midis dashurisë pasionante dhe asaj bashkëshortore. Sipas tyre, dashuria pasionante ose siç e quan ndryshe Knox, dashuria romantike, është një përjetim i thellë emocional që përfshin: dëshirën seksuale, lumturinë, shqetësimin, harenë dhe delikatesën. Dashuria pasionante rrallë zgjatë më shumë se 6-30 muaj, por ajo mund të çoj drejt një dashurie të qëndrueshme dhe të përmbajtur, mendojnë ata.
    Kurse dashuria bashkëshortore, siç quhet ndryshe, dashuria e përmbajtur, karakterizohet nga: lidhja e thellë, besnikëria, respekti, përzemërsia, barazia dhe aftësia. Kjo dashuri edhe pse nuk është aq e thellë sa ajo pasionante, megjithatë zgjatë më shumë se e ajo.
    Një psikolog tjetër nga Universiteti i Yales, Robert Sternberg, kohët e fundit parashtroi një teori të re të përbërë prej tri komponentëve: intimitetit, pasionit dhe vendimit/angazhimit. Intimitetin, si komponent emocional, Sternberg e ndërlidh me raportet e dashurisë të cilat janë edhe si parakusht për nxitjen dhe krijimin e ndjenjës së afërsisë, e të cilat sipas tij janë: respekti, lumturia, mirëkuptimi, mbështetja, komunikimi etj. Ky komponent është edhe bërthama e një dashurie sociale që shfaqet tek raportet ose marrëdhëniet dashurore me prindërit, vëllezërit e motrat, shokët, bashkëshorten etj. Pasionin, si komponent motivacional, Sternberg e ndërlidh me eksitimin fiziologjik i cili synon kah dëshira për seks. Si nxitës të këtij pasioni, përveç nevojave të tjera, sipas tij, mund të jenë edhe: dinjiteti, atashimi dhe dominimi. Mirëpo, pasioni edhe pse në shumicën e rasteve, në fillimet e marrëdhënieve dashurore me gjininë e kundërt, i afron dashnorët më pranë njëri - tjetrit, dhe mbi këtë bazë më vonë mund të zhvillohet edhe intimiteti, pra komponentit emocional, në raste tjera, ajo që dëshirohet mbetet vetëm si pasion, p. sh. marrëdhëniet me prostitutat.
    Ndërsa vendimin/angazhimin, si komponent kognitiv, Sternberg e ndërlidh me: vendimin -si veprim afatshkurtër për të dashuruar një person dhe angazhimin -si veprim afatgjatë, për t’i vazhduar këto marrëdhënie, qoftë në situata të mira, qoftë në situata të këqija. Ky është edhe komponenti vendimtar që ndihmon që marrëdhëniet e dashurisë mes partnerëve të marrin karakter serioze dhe të qëndrueshme.
     
    Narkomane likes this.
  6. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Frojdi rreth dashurisë

    Sado që ta duash njeriun, prapë do të ketë vend ta duash edhe më shumë.

    Frojdi me të plot të drejtë ka marr epitetin “Babai i psikologjisë”, pasi gjatë gjithë jetës së tij, i është përkushtuar kësaj disipline shkencore, duku ju dhënë shumë dukurive të saj sqarime më logjike e kuptimplote. Gjithashtu, Frojdi ishte ndër të parët që u shpreh hapur për ekzistencën e dy fushave psikike në qenien njerëzore, atë të vetëdijshme, që sipas tij është vetëm “maja e akullit” mbi sipërfaqe, dhe atë të pavetëdijshme, pra pjesa tjetër gjigante, që ndodhet nën sipërfaqe, e që janë edhe burimi themelor i të gjitha proceseve psikike. Ai na është, pothuajse të gjithëve, i njohur me teorinë e tij të famshme “psiko-analitike”. Edhe pse, jo vetëm me këtë teori, por edhe me disa mendime të tjera frojdiane, nuk pajtohen shumë psikologë dhe hulumtues shkencor, bile edhe një pjesë e nxënësve të vet Frojdit, ato prapë se prapë zënë vend të rëndësishëm në trajtimin e çështjes së personalitetit dhe jetës psikike në përgjithësi.
    Frojdi, si një ateist i përbetuar, që mbeti deri në ditët e fundit të jetës së tij, si dhe pasuesi i denjë i materializmit, natyrisht, që nuk mund ta pranonte ekzistencën e shpirtit, prandaj edhe ndjenjën e dashurisë e identifikonte me epshet ose instinktet, me të cilën bëhej edhe objekt sulmesh, ndoshta edhe me të drejt, nga kundërshtarët e tij. Ai thotë se fuqitë shtytëse të veprimeve të njerëzve gjenden në fushën e pavetëdijshme, dhe mu këto fuqi, sipas tij, janë epshet ose instinktet. Frojdi i ndanë instinktet në dy grupe: Instinktet e jetës, që i identifikon me perëndinë e dashurisë, bazuar në mitologjinë greke, Erosin, si dhe ato të vdekjes, që i identifikon me perëndinë e vdekjes, gjithashtu bazuar në mitologjinë greke, Thanatosin. Erosi, pra instinktet e jetës, të cilave edhe ua kushtoi kohën më të gjatë të studimeve, shërbejnë për ekzistimin e individit dhe për ekzistimin e llojit dhe këto, ndër të tjerat, janë: epshi i urisë, epshi i etjes e sidomos epshi seksual. Dhe, atë energji që shtynë kah plotësimi i këtyre instinkteve, e sidomos i atij seksual, Frojdi e quan “libido”. Ndërsa nga Thanatasi, ose instinktet e vdekjes, buron ajo shtytje, epsh shkatërrimtar që i nxit njerëzit kah agresioni, dhuna, shkatërrimi, luftërat etj.
    Pasionin seksual, Frojdi nuk e konsideron si nxitje, mundësi, afërsi, tërheqje etj., për lindjen e dashurisë së pastër, dashurisë së vërtet e të sinqertë që do të rezultojë me një lidhje të ngushtë, me një bashkim qiftesh, akt martesorë, lindje fëmijësh, pra krijimin e një familjeje të shëndosh, por, thjesht si plotësim i domosdoshëm i këtij instinkti të lindur, që rrënjët i ka qysh nga fëmijëria e hershme. Goja, thotë Frojdi, që në vitin e parë të lindjes është regjioni kryesor dhe pjesa kryesore e trupit, e cila i ofron kënaqësi fëmijës, kënaqësi kjo e cila në esencë është kënaqësi seksuale. Pastaj vjen stadi anal; stadi gjenital, respektivisht zona erogene, që është edhe burimi kryesor i kënaqësive seksuale. Në fazat e mëvonshme të zhvillimit, tek fëmija fillon të paraqitet i ashtuquajturi “kompleksi i Ediptit”, që Frojdi, por edhe disa ithtar të kësaj teorie, e theksojnë në veçanti. E ka marrë emërtimin sipas një legjende greke mbi mbretin e Tebes, Ediptin, i cili e mbytë babanë dhe martohet me nënën e vet. Frojdi thotë se tek fëmija ekziston aspirata e miqësisë kah prindi i gjinisë së kundërt, pra aspiratë që nuk ndërlidhet me ndjenjat e dashurisë shpirtërore e njerëzore, fëmijë-prind, por si nevojë e plotësimit të epshit seksual. Ndërsa për prindin e gjinisë së kundër, tek ai lindin aspirata armiqësore, pasi fëmija atë e konsideron si rival.
    Reduktimi i pothuaj të gjitha motiveve vetëm në dy lloje instinktesh, të cilat ai i konsideron si energji vendimtare në jetën psike të individit, në një farë mënyre e barazon qenien njeri me kafshët e rëndomta tek të cilat përjashtohet logjika. Po të ishte fjala për lloje kafshësh, ndoshta teoria e Frojdit për seksin edhe do të ishte e arsyeshme, pasi ato udhëhiqen (ndoshta) nga fuqia shtytëse e instinkteve, ndërsa tek njeriu ky proces ndryshon dukshëm, pasi ai posedon ndjenjat, dhe në këtë rast, mes dashurisë si ndjenjë më e lartë tek njerëzit, që ndikohet edhe nga faktorët social, dhe instinktit seksual, si faktor biologjik, nuk mund të vihen shenja barazimi.
    Njeriu nuk është vetëm qenie racionale. Tek ai ndikim të jashtëzakonshëm kanë edhe ndjenjat. Edhe dashuria përbën njërën nga ndjenjat më madhështore të tij, që provokon emocione nga më të ndjeshmet, por edhe ngjallë motivin për veprim e për jetë. Në sa e sa tregime, romane, piktura, kompozime etj. idealizohet aq shumë dashuria sa që aktorët e tyre nën ndikimin e pushtetit të saj, luftojnë deri në vetëmohim.
    Por kjo që u tha më lartë, nuk ia humb aspak meritat Frojdit dhënë lëmit të psikologjisë. Ai ka kontribuar vërtet shumë në zhvillimin e saj, sidomos rreth personalitet njerëzorë. Mësimet e tij përmbajnë njohuri mjaft ë rëndësishme dhe shënojnë një përparim të dukshëm në shpjegimin e aktiviteteve të njeriut gjatë procesit të tij jetësor.
     
    Narkomane likes this.
  7. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Dashuria në sytë e shkencës

    Dashuria nuk banon në mendjen e ndotur nga shëmtitë e urrejtjes.

    Vetëm para disa dekadave ka qenë e pa imagjinuar që shkenca empirike të merret ose të përvetësoj diç që i takonte sferës mentale, shpirtërore ose artistike, e lëre më që për këto dukuri të jap gjykimin përfundimtar. Dashuria dhe seksualiteti ishin dukuri, të cilat me shekuj konsideroheshin si tema tabu, dhe për to bisedohej, diskutohej, debatohej vetëm me gjuhë të matur, me fjalë të zgjedhura ose thënë më konkretisht - në mënyrë të sofistikuar, duke pasur parasysh mentalitetin patriarkal por dhe ligjet e rrepta që mbisundonin atëkohë. Natyrisht, me përjashtime të vogla, ku shkrimtarë dhe artistë të ndryshëm, nëpër veprat e tyre mundoheshin ta paraqisnin dhe shpalosnin madhështinë e kësaj ndjenje hyjnore si: Giovanni Boccaccia në veprën (novelat) “Decameron”, Casanova në memoaret e tij “Historia e jetës sime”ose piktorët Aacheni, Cagnacci, Rosseti e të tjerë që përmes, lapsit, brushës, ngjyrave etj. shprehnin edhe estetikisht këtë fuqi shpërthyese të quajtur dashuri.
    Ti jepet sqarim shkencorë dashurisë së Tristanës dhe Isoldës ose Romeos dhe Zhulietës, nevojitet vërtet njohuri e madhe teorike dhe praktike por edhe guxim intelektual. Megjithatë, këtë hapë të guximshëm e morri kirurgu francez Michel Odent, i cili gjatë punës së tij arriti reputacionin e “akusherit revolucionar”, pasi arrita ta ndryshojë tërësisht praktikën e deriatëhershme akusherike, duke u angazhuar për lindje spontane, pa ndërhyrje të tepruar të personelit, por në pranin e të atit gjatë aktit të lindjes. Në librin e tij “Scientification of Love”, Odent paraqet hipoteza të guximshme për natyrën e dashurisë dhe seksualitetit. Ai parashtron disa interpretime të befasishme për vetë aftësinë për të dashuruar, aftësi e cila, sipas konkluzioneve të tij, fillon qysh në gjirinë e nënës, menjëherë pas lindjes, dhe kjo, mendon Odent, mund të na sqaroj edhe shkakun e motivit për sjelljet e dhunshme dhe agresive në shoqëri. Boshti i të gjitha kërkimeve të tij, paraqet punën në studimin e oksitocinës (substancë e ndërtuar prej 8 aminoacidesh e cila shkakton dhembjet e lindjes te grat shtatzëna dhe ndikon në rritjen e sekretimit të qumështit), të cilën e quan “hormoni i dashurisë”.
     
    Narkomane likes this.
  8. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Oksitocina - hormoni i dashurisë

    Dashuria është ilaçi më i fuqishëm, i njohur deri më sot.

    Kur substanca e oksitocinës ju injektua pëllumbave, ata gjatë gjithë asaj kohe zhvillonin, si të thuash, ritualin e ledhatimit: kapardiseshin, i hipnin njëri-tjetrin mbi lafshë, e pastaj, disa minuta pas pranimit të injeksionit, edhe çiftëzoheshin. U dashtë shumë kohë që shkencëtarët ta dëshmojnë ndikimin e oksitocinës dhe rolin e saj qendrorë gjatë procesit të lindjes dhe latacionit (sekretimi i qumështit nga gjëndrat qumështore). Përveç asaj që stimulon rritjen e sekretimit të qumështit, oksitocina stimulon edhe kontraksionin e mitrës, e rëndësishme gjatë aktit të lindjes së fëmijës.
    Gjatë aktit seksual, te dy partnerët lirojnë oksitocinë. Tek femrat, niveli i saj para orgazmës, është më i lartë se tek meshkujt. Por pavarësisht nivelit të saj, ky hormon i dashurisë luanë rolë të rëndësishëm gjatë aktit seksual për të dy gjinitë: tek meshkujt ndihmon në kontraksionin e prostatës dhe shtimin e spermatozoideve, ndërsa tek femrat, kontarksionin e mitrës, që ndihmon në bartjen e spermatozoideve deri tek vezorja.
    Mirëpo ky hormon, nuk lirohet vetëm gjatë aktit seksual! Çdo vepër e mirë e njeriu, në kuptimin e plot të fjalës, provokon substancën e oksitocinës: edhe kur njeriu dhuron lule, edhe kurë falë një shikim të ëmbël, edhe kur e takon njeriun e dashur, edhe kur i lutet Perëndisë me dashuri por edhe atëherë kur vetëm mendon me dashuri. Përndryshe nuk ekziston kontradiktë në mes interpretimit të okstocinës si hormon i dashurisë dhe rezultateve kërkuese të atyre që i kanë studiuar hormonet tjera si estrogenin dhe progestorin. Estrogeni e aktivizon oksitocinën, dhe menjëherë pas lindjes, edhe hormonin amnorë, prolaktinën. Prolaktina dhe oksitocina e plotësojnë një-tjetrën, derisa endorfina, si opijat natyrorë, aktivizohet edhe tek nëna edhe tek fëmija dhe kështu krijon lidhje, varshmëri dhe dashuri mes tyre.
    Eksperimentet e shumta të bëra në ketë drejtim, rezultojnë se fuqia e dashurisë, në masë të madhe, fillon në javët e para të zhvillimit të qenies, pra qysh në fetus, dhe kultivohet deri në çastin e lindjes, por edhe pas tij. Nuk thoshte kotë matematikani, fizikani dhe filozofi i njohur frances, Blaise Pascal: “Zemra i ka arsyet e veta, të cilat logjika jonë nuk i njeh” ose: “Fillimi dhe fundi janë dy gjëra që për njeriun do të mbetën gjithnjë sekret”.
    Ndoshta ky shpjegim shkencorë na jep shkas që romantikës t’ia rikthejmë famën, sepse pa të, ndoshta nuk mund të ketë dashuri të shëndosh.
     
  9. Amour

    Amour Valoris scriptorum

    Turli: embelsie me kripe :)
     
    Hektor12 likes this.
  10. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    E drejte dhe pershesh si i themi ne ...
     
  11. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Ç’është dashuria?



    Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit. Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit. Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës. Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.



    Orhan Pamuk - “Ngjyrat e tjera”
     
    Airbourne and Hektor12 like this.
  12. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Hapi 1: Shiqim,buzeqeshje,ngacmim shpirti,rritje adrenaline.

    Hapi 2: Knaqesi ,Dashuri, Qlodhje shpirti, etj

    Hapi 3: Urrejtje, Nostalgji e kaluar, Prishje shpirti, Tradheti uha shume tjera.........

    Hapi 4: Ndarje WoW prap kanqesi...
     
    Hektor12 likes this.
  13. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Endra...Deshira...Bukuri...Realizime

    Urrejtje.........injorim!
    Harrese......
    Dhimbje dhe lot...Moskokeçarje ne tjetren!
    Thyerje zemre......kenaqesi ne tjetren!

    Pozitive: ne mes ka nje fushe magnetike....

    Mes mesatare: kujtime

    Negative,deshpruese : dimer ne mes,harrese

    Une dhe Ti

    ne mes

    Oqeani .

    une dhe ti..
    gezimi
    hidherimi
    lumturia
    deshperimi
    une dhe ti i dashuri im
    une dhe ti vellai im
    une dhe ti motra ime
    une dhe ti mikja ime
    une dhe ti miku im
    une dhe ti...buzeqeshja....sepse do te egzistoje gjithmone nje " une dhe ti " ...
     
    Hektor12 likes this.
  14. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Dashuria është e durueshme; plot mirësi;
    dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,
    nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat,
    nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;
    nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,
    i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.
    Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria;
    por më e madhja nga këto është dashuria.

    BIBLA
     
    Eléonoré and Hektor12 like this.
  15. VaNeSa hArIzAj

    VaNeSa hArIzAj Primus registratum

    Jam personi i fundit qe duhet te flas per dashurin sepse dashuroj e kur mendoj se esht dashuria ime e vertet fare ai person sma kthen dashurin
    Per mua dashuri do te thot kur. Dy veta te dy dashurojn .do te thot kur zemra te rre aq foret sik zemra do te dal prej vendi
    Do te thot kur gjumi ste ze ngaqe mebdon dike .do te thot kur ti je e gatshme te japesh jeten per dike ..dashuria esht gezim
    Dashurus esht dhimbje
    Dashuria mund te kthehet e ne te keqen qe i ben vetvetes ndonjeher por edhe ne te miren qe i ke ber vetvetes
    Ndoshta dashuria ka vrar sh veta po ajo esht e fuqishme
    Dashuri do te thot perkujdesje
    Dashuria esht lot
    Dashuria. Esht ajo ndjenj qe te bente rritesh por nese ndjenjat e dashuris i ndjejn te dy ather do te thot qe shpirti binjak esht gjetur do te thot qe kjo dashuri ka per te qen e perjetshme
     
    Eléonoré likes this.
  16. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Dashuria. Esht ajo ndjenj qe te bente rritesh por nese ndjenjat e dashuris i ndjejn te dy ather do te thot qe shpirti binjak esht gjetur do te thot qe kjo dashuri ka per te qen e perjetshme

    VaNeSa hArIzAj, 15 Aug 2016
     
  17. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Vetemohim,apo SAKRIFICE.

    MUA me rri e VOGEL.
     
  18. Johana

    Johana Forumium praecox

    Dashuria nuk eshte fjale, dashuria eshte akt.

    Nelson Mandela doli nga burgu i thare e i vyshkur nga mendimet, i thare e i vyshkur nga koqet. Braktisi gruan qe i kishte qendruar besnike gjate kohes se burgimit dhe u martua me nje pellumbeshe me te re.

    Cfare thote Mandela per dashurine eshte nje mender mut me maje rrumbullak. Familja e tij e percare dhe femije pacavure, qe i ngulin thiken njeri-tjetrit. Kur nje udheheqes nuk eshte ne gjendje te mbaje familjen e tij ai nuk eshte ne gjendje te mbaj nje komb. Sa qesharake! Me kujtohen lotet prej krokodili te Charlize Theron kur i ndjeri e i menderosuri nderroi jete. Qau ne mes te skenes. Thua ti se i kishte vdekur i ati. Bote hipokrite! Sa me teper tregojne mungese racizmi, aq me teper raciste jane.

    JC
     
  19. Airbourne

    Airbourne Papirus rex



    KOMB.....VITAL.
     
  20. Airbourne

    Airbourne Papirus rex

    Manchi a questa bocca,
    Che cibo più non tocca,
    La mattina nasce il sole
    Entra odio ed esce amore.



    Keshtu thone te pakten.................GLORIA por.....pa flamur.
    GREATE.
    Noten.
     

Shpërndajeni këtë faqe