C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga shkrimi, 7 Nov 2002.

  1. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    -----------
    Si gjithmone thjesht:BUKUR
     
  2. Guest

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    Shi, ketu ne fund me duket se ben loje fjalesh, sidoqofte asgje nuk eshte e prere me thike, asgje nuk eshte e ndare ne te bardhe dhe ne te zeze prandaj edhe flasim per kolorit. Me vjen mire qe jeta jote e ka kete te fundit.
     
  3. ^SHIU^

    ^SHIU^ Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    kur them per pesimizem me ke keqkuptuar nuk e kam fjalen se un jam pesimist per jeten ti, flas per jeten ne pergjithesi mendoj se per momentin eshte pesimiste.persa i perket jetes time un mundohem ta marr me optimizem pavaresisht se mendoj se jeta eshte pesimiste.nuk e di nese me kuptove barishte.(nuk eshte loj fjalesh,loje mendimesh mbase)
     
  4. Eni_883

    Eni_883 Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    Ikja nuk eshte asnjehere e lehte cfaredo lloj ikjeje qofte, te le ne fyt nje shije te hidhur. Une jam e mendimit se kthimi eshte gjithmone nje mundesi (edhe per ne shqiptaret) ndoshta kerkon me teper kurajo se sa donte ikja po ketu do vihet ne pah sa na forcoi shpirterish ikja. :confused: :rolleyes: :confused:
     
  5. Guest

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    ... dhe une po ndjek keshillen ne moton tende dhe ... po buzeqesh.... Ndoshta pershtypjen e gabuar ma ka dhene letra e pare qe ke derguar ne kete teme, por ... te kuptoj /pf/images/graemlins/smile.gif ....

    P.S.
    Ne c'shtet te US?
     
  6. ^SHIU^

    ^SHIU^ Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    ok, eshte e bukur ajo shprehja sepse te sygjeron te shikosh optimizmin brenda pesimizmit(duket ne fakt si loje fjalesh por nuk eshte)
    PS reply: NJ
     
  7. Neptune's Daughter

    Neptune's Daughter Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    Kur ika mendova se do Rilind, po kuptova se vetem kthimi eshte i tille...
     
  8. shkrimi

    shkrimi Forumium praecox

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    ... e mistershmja e ikjes vie me kuptimin e saj te plote ose ne mallin e kthimit ose ne vete plotesin e kthimit ,natyrishte ketu ka se se cka te thuhet ,ose me mire eshte e thanun per mes tre pikave (te cilat sikur per inat na kujtojne kohen tone te ikur ,ose castet tona te llahtarshme te ikjes )....
     
    Solaris likes this.
  9. receli

    receli Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    ore ikanak, po sa mir i mbani mend temat e vjetra dhe perseri i hapet.po ai stil. pyet e pergjigju vet e gri sallat kot.
     
  10. qershia

    qershia Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    Guri (ore trim me flete)!

    thone qe nemate me e nemun per nje ikanak (te ngjashem me ty ndoshta...per kete s`jam e sigurte) eshte:
    "iksh e marrsh malet.."

    O ti qe re ne dashuri me veten (ikanak amator Guri) dhe grish ajrin:
    ika, ika mora malet...
    -thua kaq te madhe e kishe dhimbjen dhe nematen sa vetem ne lartesine e qiellit dhe ne mes kater horizonteve mund te merrje fryme dhe te gjeje prehje...???

    p.s ti je nje ikanak qe grine thonjte e kembeve ne cdo nderrim faqeje mali...
     
  11. shkrimi

    shkrimi Forumium praecox

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    ... e po mire miku im po provoj te te kuptoj sepse ,kush me mire e di se sa guri peshen e shkeputjes nga vendi i vet ,apo jo !?

    gjithe te mirat /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  12. shkrimi

    shkrimi Forumium praecox

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    ...eshte bere nje kenge per kthimin hit kendej ... me lutje te thelle ,me nje lutje qe shtin llahtarine ,per gjakun e shprishur botes ,per vendet e lena shkret e per barin e rritur pullazit ...kthehuni ,ju therret malesia nje cope te gjakut te arberit tej oqeanit .... dhe kjo kenge kendej kosoves per me shume ne rtv21 qe me sa duket eshte tejoqeanike me program ,ka trande cdo shpirte qe ka ne dej gjak te voket dhe ka malle te ikjes apo kthimit ...
    pa dashje te prek ne mallin e ndo nje nga te ikurit per boten e tyre te mergates -diaspores, po ngrit nje mendimin e nje shqipatri,njeriut te arrire ne boten e fames dhe biznesit ne amerike ,ai tha se diaspora duhet te punoje shume te ngadalesoje asimilimin,sepse ai eshte i pashmangeshem .....

    ...e tash prape dilema hamletiane, c'eshte ikja nese nuk ka kthim !?ose pse valle te kerkohet ,dhe te luten njerzit ,te cilet kane ikur ,per tu kthyer ?!...vetem rrjedha e natyrshme ,rrjedhe natyrshem ...
     
  13. shiu i veres

    shiu i veres Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    Linos

    THINKER
    Anetar/e # 406

    Shkruajtur më 10 Korrik, 2004 14:49
    --------------------------------------------------------------------------------
    desha te gjej temen e ikjes, por nuk e gjeta dhe do te te them dy fjale, tani qe di me shume...

    ti ke bere me hile kur e ke trajtuar temen. Per kosovaret, fjala ikje do te thote largim me frike, dhe jo thjesht largim, per kete te luajturit me kete fjale, tema vete ishte e padrejte...
    Ikanaket nuk jane frikacake, jane njerez qe mbyllin nje faqe dhe kalojne ne tjetren...

    --------------------
    Kurre mos i besoni atyre qe nuk hane çokollata!!!

    --------------------------------------------------------------------------------
    Postime: 6488 | Nga: dimensione paralele... | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

    shkrimi
    Anëtar/e
    Anetar/e # 270

    Shkruajtur më 10 Korrik, 2004 17:56
    --------------------------------------------------------------------------------

    citim:
    --------------------------------------------------------------------------------
    desha te gjej temen e ikjes, por nuk e gjeta dhe do te te them dy fjale, tani qe di me shume...

    ti ke bere me hile kur e ke trajtuar temen. Per kosovaret, fjala ikje do te thote largim me frike, dhe jo thjesht largim, per kete te luajturit me kete fjale, tema vete ishte e padrejte...
    Ikanaket nuk jane frikacake, jane njerez qe mbyllin nje faqe dhe kalojne ne tjetren...
    --------------------------------------------------------------------------------

    ...o mike ... ku ke hyre dhe ku ke dalur...e para tema ikanake eshte nje teme ,mbase e harruar ... nderkac sa i perkete hiles , kujtoj se ti me hile e ke trajtuar .... edhe per kosovaret dhe edhe per sic doni ju t'ju themi shqipetaret ... fjala ikje o do te thote ikje , o ska tjeter ... ndonese largim me frike ose siq thoni jo thjesht largim ose ... te luajturit me kete fjale, dhe se tema vete ishte e padrejte...kjo defintivishte nuk ka kuptim , nuk ka kuptim sepse ,thjeshte nuk ka kuptim ,sepaku ashtu siq ju e keni elaboruar kete angazhim ose trajtese mbi temen ikja ... po ta leme kete me nje ane ...sepse jemi mbushur paragjykime kosove-shqiperi dhe une natyrishte nuk dua te bie viktime e ketyre pargjykimeve ... cila eshte arsyeja e trajtimit te ...ikjes ,ndac si teme , ndac si motiv ...kete nuk e kuptova fare...pse ke ikur nga tema baze ikanake ??!!
    ...Ikanaket jane frikacake, jane njerez qe mbyllin nje faqe dhe kalojne ne tjetren...sepse ne te vertete jane ikanake ... te qenurit ikanake dmth andej dhe kendej drinit te ikesh , te shkosh diku te mos jesh me aty ku ishe me pare ...do te thote ika-nak-e ...per me shume do te bej edhe me shume info per ty sa i perket temes ianake ... parasegjitash ishte nje motiv per te ikurit nga miqesia, atdheu ,loja eteri etj etj etj
    ...andaj nese dikur moti tema e ikjes , nese ka bere nje motiv per te shkruar keto vargje me gezon , natyrishte se nuk dua qe pas ca kohe te rishkruash dicka mbi kete teme se ka pasur hile ...hile kane vetem te ikurit , ende i besoj kesaj ...

    --------------------
    po heshte kryenece po heshte

    --------------------------------------------------------------------------------
    Postime: 95 | Nga: Hani i Gjelave te perpurte ... | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

    Linos

    THINKER
    Anetar/e # 406

    Shkruajtur më 11 Korrik, 2004 00:50
    --------------------------------------------------------------------------------
    ah,
    shkrova ketu sepse nuk e gjeta temen "baze" mbi ikjen, ndoshta eshte ne ndonje ndarje tjeter?!

    se dyti, une nuk vuna kufi! ketej e andej Drinit s'ka asnje kuptim per mua, por duhet ta pranosh se ka disa dallime ne te folur, qe mund te cojne ne keqkuptime, por qe nuk jane aq te medha sa ta bejne Shqiperine dhe Kosoven dy vende! NE fakt, cdo lloj dokumenti mjafton per te dale nga ana tjeter e kufinit dhe me kenaqesi pash se kesaj rradhe, ushtari i UNMIK-ut ishte shqiptar dhe jo egjiptian, apo ku e di une cfare...
    se treti, ikja! Ikanaket ashtu sic e thua ti, do te thote frikacake, por nje njeri qe iken nuk eshte detyrimisht frikacak. Ne fakt shqiptaret ikanake kane qene te lodhur, te uritur dhe plot me shpresa per nje jete me te mire, dhe besa ikja e tyre nuk asht frike per asnje moment. Perkundrazi asht guxim, sepse ikja nga dicka, asht ardhje dikund tjeter dhe ardhja do te thote t'ja nisesh nga e para, vetem dhe pa perkrahje shpirterore dhe ekonomike, vetem me guximin dhe deshiren per ma mire ne zemer!

    Ikanaket jane pioniere!

    --------------------
    Kurre mos i besoni atyre qe nuk hane çokollata!!!

    --------------------------------------------------------------------------------
    Postime: 6488 | Nga: dimensione paralele... | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

    shkrimi
    Anëtar/e
    Anetar/e # 270

    Shkruajtur më 11 Korrik, 2004 10:19
    --------------------------------------------------------------------------------
    ...e po prape kemi ne probleme kufinjesh dhe letrash te cilat na jane futur ne koke , e s'ndalemi dot nga paragjykimet... ushtari i unmikut mund te jete egjiptjan sepse , pa mundesi per te cliruar veten dhe ne pamundesi te na cliroi xhaxhai erdhi unmiku.... ... ...por shqip ja thone dhe kendej sot e motit ,mbase disa rrenje fjalesh do te duhej te keshin per reference pikerishte kendej drinin rrenjen ,disa sosh ...
    ti k'kthehemi temes...cka te shtyri Ty ti hysh kesaj teme ne kete kohe !?? ...
    une ende mendoj se nuk asnje flale shqipe me rrenje shqipe qe mund te cojn ne keqkuptime andej kendje kufirit ...!?
    ... se ikaneket jan frikacak-e ne kontest te perdorimit te ikje te qellimite ta zeme nga leterkemibmi etj ....dhe ne kete kuptim te vecuar nuk ka dileme se jane te tille ... ndonese nje njeri qe iken nuk eshte dhe detyrimishte frikacak-dhe kjo nuk ka dileme ...

    ...nderkaq ate qe ju keni thene" Ne fakt shqiptaret ikanake kane qene te lodhur, te uritur dhe plot me shpresa per nje jete me te mire, dhe besa ikja e tyre nuk asht frike per asnje moment. ... ...per kete ia vlen te mendohet dhe shkruhet per rastet vec e vec ,sepse ne te kunderten a nuk vazhdon shqiperia dhe shqiptaret te jene populli i paradokseve ??!!

    ..nese vec kemi pionire ikaneke , do te kemi me pas edhe junior dhe senior ikanake ...atehere ne jemi nje popull i tere ikanakesh ... po te mos ishim aq shume te ikur ne shekuj , atehere greket ikanak do te fillonin jeten e re ne shqiperi e kosove ...ikja eshte mbijetese ...
    p.s.
    une kujtoj se nuk kemi ikur nga tema , sepse po motivohemi per te bere nje varg

    --------------------
    po heshte kryenece po heshte

    --------------------------------------------------------------------------------
    Postime: 95 | Nga: Hani i Gjelave te perpurte ... | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

    Linos

    THINKER
    Anetar/e # 406

    Shkruajtur më 11 Korrik, 2004 23:36
    --------------------------------------------------------------------------------
    ne shqiptaret jemi populli i paradokseve...

    ketu qendron pergjigjja. Dhe kjo nuk ka te beje me shqiptaret per se, sepse cdo popull ka paradokset dhe dilemat e veta, qe lidhen me origjinen e tyre dhe cdo popull krijon mite e legjendja, pas te cilave kapet fort per te treguar se nje lume nuk eshte gje tjeter vec nje lume dhe jo kufi imagjinar, ku njerezit ndahen ne ata dhe ne, ju dhe ne, ju dhe ata.
    Pavaresisht nga vullneti jone ne kete pike kohore, keto kufinj jane shkrire me kohe nepermjet pushtetit me te madh te kesaj bote: dashurise. Martesat dhe lindjet e "perziera" kane shtuar "dilemat" e perkatesise dhe te origjines.
    Disa popuj e zgjidhin nepermjet dhenies se kombesise bashke me nenshtetesine (SHBA), te tjere e kane zgjidhur me trashegimine e gjakut (Gjermania), nderkohe qe per popujt e Ballkanit qe kane qene ne disa perandori dhe mbreteri bashke dhe qe jane perzier nga te gjitha format, kjo e gjakut mbetet nje pretendim i dobet.
    Prandaj dhe UNMIK-u nuk erdhi ne Kosove per ta cliruar meqe "xhaxhai" nuk e ndihmoi (gje e cila me ofendon duke menduar plot djem te rinj nga perketej Drinit, qe jane bere mish per topat!), POR per te ndalur genocidin e nje udheheqesi despot!

    Pse ju riktheva kesaj teme?!
    Sepse ju riktheva atyre viseve dhe ndjeva se isha ne shtepine time!

    --------------------
    Kurre mos i besoni atyre qe nuk hane çokollata!!!

    --------------------------------------------------------------------------------
    Postime: 6488 | Nga: dimensione paralele... | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

    shkrimi
    Anëtar/e
    Anetar/e # 270

    Shkruajtur më 12 Korrik, 2004 13:08
    --------------------------------------------------------------------------------
    ...mike e mire...kujtoj se ne leterkembimin tone hera heres kemi keckuptime te cilat jane pasoje e mos njohjes se mire e qasjeve... per te mos vazhduar keckuptimi do te ishte me mire te mos merrnin rastet individuale karshi atyre te cilat trajtohen si te pergjithshme ... ne kete vazhde te veten e bene edhe biseda virtuele ...
    ...une edhe me tutje kujtoj se disa gjera do te ndryshojne per te mire vetem e vetem nese fillojme ti identifikojme si paradokse , si pengesa seioze si deformime te cilat ja na kane mbetur dhe u duhet ikur ... ne kemi probleme per te identifikuar problemet prioritare dhe te tjerat ... andaj gjetja dhe identifikimi i tyre na bene te shperesojme se mund te filloj dhe faza e pare e evitimit , sherimint te ryre ... pa megalomani , pa full-folk , pa mall , pa emocione do na dhembe por duhet ... paramendo se po te ishte shqiperia kampion evrope ne futboll do te bente buje sa nje histori e nenes terese ,sepse kampioni grek e riktheu zeusin serish ne favor te vet...
    ...

    --------------------
    po heshte kryenece po heshte
     
  14. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    Ka nje lindje ...ka dhe nje vdekje.
    Vdekja mund ta quaj kte "iKje ne erresire" (DUke cituar Alboys).
    Kemi ardh nga diçka...do perfundojm ne diçka tjeter. Pse te humbi misterin duke u nderlikuar nen mendime?!....
    Mua me terheq... (^=^).
     
  15. inanissa

    inanissa Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    C'eshte ikja nese nuk ka kthim?! :confused:
    Ikje pa kthim :book: ...harrim...! :idea:
     
  16. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    ikjet gjithmone jane pa kthim sepse kur iken diku edhe nese kthehesh, nuk je me i njejti person.
     
  17. old_style

    old_style Primus registratum

    Re: C'eshte Ikja, nese nuk ka kthim...

    te lesh nje person te ikesh eshte prova me e madhe;nqs e le nje person te ikesh dhe kthehet atehere do jete pergjigthmone me ty,nqs jo dmth qe ska qene asnjehere i yti...
     
    Solaris likes this.

Shpërndajeni këtë faqe