C'eshte LIRIA-Ku gjendet ajo-Vlera e saj

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Kordelja, 4 Nov 2002.

  1. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Eh, liria. Mendoj se liria është mirëqenia e gjithsecilit. Kur nuk ndien miza nën lëkurë në një aksion që kryen atëherë aksioni është kryer në liri të plotë. Pra, çdo njeri mund të jetë i lirë nëse kryen atë që ai e gjykon të drejtë (sipas ligjit, traditës, mendjes së vet apo të tjera). Megjithatë, lirinë mund ta copëzojmë në shumë liri; liri mendimi, veprimi, fizike, financiare, etj.

    Liria absolute është budallalëk të diskutohet pasi njerëzit nuk mund ta konceptojnë prandaj ka dhe divergjenca në përkufizimin e saj.
     
  2. dila

    dila Guest

     
  3. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    • "Aty ku mbarojne te drejtat e mia, fillojne te drejtat dhe lirite e tjetrit." Joandi
    • "Nuk ia vlen të kesh lirinë nëse kjo nuk nënkupton pasjen e lirisë për të gabuar".
    • "Nëse ju i ndiqni mësimet e mia, ju jeni me të vërtetë nxënësit e mi. Atëherë ju do të njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t´ju bëjë të lirë."
     
  4. Sweety el

    Sweety el Locus omnem

    Liria është mundësia e njeriut për të vepruar pa shtrëngime sipas dëshirave, interesave, qëllimeve të tija, si edhe aftësia e vetëvendosjes në zgjedhjet e tij për të vepruar pa lënduar të tjerët.
    Liria tregon të qenurin i lirë, kushtin e njeriut që nuk është i burgosur dhe ka shtrëngime, nuk është i kufizuar apo i penguar. Liria në një kuptim më të gjerë është aftësia e njeriut për të vepruar e menduar me vetëvendosje të plotë, është kushtëzimi i njeriut që mund të veprojë sipas zgjedhjeve të veta, në disa raste falë një fuqie të veçantë të pranuar nga ligji.
    Mund të thuhet se kush kryen një veprim është i lirë, kur ka mundësinë e zgjedhjes, dhe veprimi vete është i matur; i vetvetishëm; i rastësishëm dhe jo lëndues apo shqetësues për të tjerët.
    Liria nuk duhet të ngatërrohet me të drejtën dhe me lejen.
    Në besimet fetare, liria mund të përmbledhë pranimin paqësor të realitetit. Çështja teologjike e lirisë përgjithësisht përqendrohet në pajtimin e përvojës apo realitetit të lirisë së brendshme me plotfuqinë e hyjnores.
     
  5. hareid

    hareid Papirus rex

    Mua me pelqen thenja e George Bernard Shaw:

    "Liria do te thote pergjegjesi. Kjo eshte arsyeja perse shumica e njerezve kan frike nga ajo".
     
    Sweety and Al-Punk like this.
  6. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Liria eshte ajo ndjesi kur ne perjetojme dhe e dime shume mire se kemi te drejtat tona dhe mund te themi ate cka mendojme pa pasur frike(gezojme pavaresi te plote).
     
    Sweety el likes this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    S'e di. Di vetem qe eshte shume e shtrenjte. Por nuk ia vlen ta kesh nese kjo nuk perfshin edhe lirine per te gabuar...
     
    princ and Sweety el like this.
  8. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    iliria apo liria?
     
    princ and joetisti_ like this.
  9. princ

    princ Valoris scriptorum

    hahahha:oops:
     
  10. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    he mo do pergjigjet ndonje apo jo?
    kane kaluar 10 dite dhe vetem 2 veta i kane bere like komentit tem.
     
    princ and joetisti_ like this.
  11. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Besoj se eshte fjala per "lirine".
     
    princ likes this.
  12. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    po lirine esht edhe emer njeriu
    une nuk e njoh lirine
    ti e njeh?
     
    joetisti_ and princ like this.
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Kur eshte emer njeriu shkruhet me te madhe.

    Une e njoh por s'me njeh ajo...
     
    princ likes this.
  14. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    Epo nuk jam nxenes i mire une,prandaj nuk e dija.
    Si eshte ajo?
    Eshte ndonje cik e bukur?
    ore joetisti po ky princi kush eshte se po ti ben te gjitha postimeve te tua like???
     
    joetisti_ likes this.
  15. princ

    princ Valoris scriptorum

    hahahah hajt se edhe ty ti boj krejt like
     
    joetisti_ likes this.
  16. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    thashe mos ishe ti joetisti!!!
     
    joetisti_ likes this.
  17. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Po te gjithe mesojme nga njeri-tjetri. Albforumi eshte nje mjet shume i mire per ta mundesuar kete. Pyete princin se kush eshte. Pse me pyet mua??
     
    princ likes this.
  18. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Ti je i afte te hiqesh si dikush tjeter dhe realisht ta njoh per mire kete aftesi qe ke. Kurse une nuk njoh asnje dialekt, jo me pastaj te flisja si banor i Decanit !!
    princ, kam vene re qe eshte djale me vlera.
     
    princ likes this.
  19. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    po po nje djale qe ngaterron teknologjine e kompjuterave me filozofine e shkrimtareve.
     
    princ likes this.
  20. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Keshtu sic e ke thene ti edhe mua me bere lemsh :)
     
    princ likes this.

Shpërndajeni këtë faqe