Cfare eshte myku i lekures?

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga nejse, 24 Oct 2006.

  1. nejse

    nejse Fillestar

    Cfare eshte myku i lekures?

    Flisni per shkaqet qe cojne ne krijimin e mykut te lekures.
    Si mund te parandalohet? Si mund te trajtohet me medikamente?
    /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/booki.gif /pf/images/graemlins/grin.gif
  2. Agon

    Agon Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    a edhe myk te lekures paska a? tash morra vesh
  3. VoGeLuShI

    VoGeLuShI Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Flisni per shkaqet qe cojne ne krijimin e mykut te lekures.
    Si mund te parandalohet? Si mund te trajtohet me medikamente?
    /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/booki.gif /pf/images/graemlins/grin.gif

    [/ QUOTE ]

    shko tek dermatologu se ste ben derman AF-ja /pf/images/graemlins/laugh.gif
  4. Caldera

    Caldera Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    sexi dhe shalqini jane dor me nje per lekuren /pf/images/graemlins/laugh.gif

    B. Dermatologe /pf/images/graemlins/devil.gif
  5. gurax

    gurax Administrator

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    Ka te beje ky myku i lekures me ate qe quhet "Athlete's Foot"? S'e di si e ka emrin ne shqip kjo ...
  6. Dolores

    Dolores Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    Guri eshte nji nga kto fungal infections qe quhen ...ose myk lekure ...qe krijohen nga lloj bakterias....por sic thote Arco ....duhen bere teste nga shkaktohet edhe ne baze te saj te japin antibiotik lekure te ndryshem qe e zhdukin
  7. gurax

    gurax Administrator

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    /pf/images/graemlins/kiss.gif Dolores.

    Kjo tema me kujtoi qe vite me pare, ne shputen e kembes mu krijua nje zone e vogel ku lekura ishte si e irrituar dhe pak me e thate sesa zakonisht dhe ishte shume e kollajte te plasaritej apo cahej. Ashtu sic the ti, per ta kuruar duhej nje antibiotik lekure per trajtim te menjehershem, si dhe ushqim i pasur ne zarzavate per ne afatgjate.
  8. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    Myku i lekures eshte infeksion i lekures, i cili shkaktohet nga disa lloj kepudhash qe quhen kepurdha dermatofite. Dallojme keto familje:
    1 Trichophyton (21 lloje) te cilat infektojne lekuren, floket dhe thojte.
    2 Microsporum (17 lloje) te cilat infektojne lekuren dhe floket.
    3 Epidermophyton floccosum e cila infekton lekuren dhe thojte po nuk shkakton infeksion te flokeve.

    Keto kepurdha dermatofite i ndajme ne:
    a) dermatofite antropofile - te transmetueshme nga njeriu tek njeriu
    b)dermatofitet zoofile - te transmetueshme tek njeriu nga kontakti i drejtperdrejte me kafshet (mace, qeni, lopa etj) ose me produktet e infektuara nga kafshet (qumeshti etj)
    c) dermatofitet gjeofile - te gjendura ne toke (humusi). Te transmetueshme tek njeriu nga kontakti i drejtperdrejte me token.

    Mykozat te shkaktuara nga dermatofitet, percaktohen me emrin Tinea .
    Dallojme:
    Tinea corporis - e cila karakterizohet nga ndryshime te vogla te cilat mund te shfaqen kudo ne trup.
    Tinea pedis - (athlete's foot sic e tha dikush me lart) e cila karakterizohet nga infektimi i gishtit te madh te kembes dhe shputes se kembes. (infeksioni me i shpeshte tek njerezit)
    Tinea unguium - mykoze e thojve (e veshtire per tu sheruar)
    Tinea capitis - karakterizohet nga ndryshime te lekures se kohes.
    Tinea cruris - eshte infeksion i zones gjenitale
    Tinea barbae - infeksion i lekures se fytyres dhe qafes.

    Gjithashtu edhe zbokthi eshte nje mykoze e shkaktuar nga Malassezia furfur (ose sic njihet sot Pityrosporum ovale ) Kjo kerpurdhe nuk ben pjese ne familjen e dermatofiteve por shkakton kryesisht vetem infeksion te lekures. trajtohet me Ketokonazol. (nqs ndokush ka pare rreklamin e Nizoral-it ose e perdor, e di se per ca eshte fjala)

    Nqs doni te dini se me cfare trajtohen mykozat e tjera me beni ze qe ta shkruaj.

    Dhe mos harroni qe mykozat shkaktohen nga Kepurdhat dhe jo nga Bakteret.

    Shendet,Pare e Fat tanve.
  9. bona

    bona Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    alteran

    ka nje medication qe mund ta sheroje ( qe nuk me kujtohet emri tani) por duhet qe pacienti mos te kete probleme me melcine. po flas per ata qe komplet thonjte i kane te rene.

    si e ka emrin?
  10. bona

    bona Fillestar

  11. Anana

    Anana Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    Kush e perktheu myk lekure kete? Une mendova se quhet infeksion i thoit. Tamam athlete's foot sic tha nje me lart. Ka tendence te krijohet kur rri kemba shume ne atlete dhe djersit.
  12. nardi71

    nardi71 Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    Shumica e mykeve te lekures nuk kane nevoje per antibiotic dhe jane selflimited(nje heqje e plote e lekure se vdekur ndikon ne kurimin e shpejte). Per myqe dhe kerpudha qe zhvillohen nen lecure systmi imunitar eshte highly effective ndaj tyre, megjithate pa nje identificim te plote te species pacientit nuk mund ti jepet recete. por per semnudje te sytemit Amphotericin B eshte drug of choice me nje resonace te gjere. Mbajtja e plages e thate dhe moscontacti me dhera apo kafche eshte pjese e curimit
  13. nardi71

    nardi71 Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    athlet foot eshte vetem nje nga rastet e infexioneve siperfaqesore dhe kurohet shkelqyer me Itraconazole ose terbinafine (vetem qe duhet me u marre per nje kohe shume te gjate nga goja) por largimi kirurgjik ehste me effective dhe i shpejte.
  14. Raptor

    Raptor Fillestar

    Re: Cfare eshte myku i lekures?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    alteran

    ka nje medication qe mund ta sheroje ( qe nuk me kujtohet emri tani) por duhet qe pacienti mos te kete probleme me melcine. po flas per ata qe komplet thonjte i kane te rene.

    si e ka emrin?

    [/ QUOTE ]

    hmm nuk jam i sigurte se per cfare eshte fjala po ka mundesi te jete Amfotericina B. e cila edhe pse eshte shume toksike vazhdon te perdoret gjeresisht sepse efikasiteti i saj eshte me i madh se i disa ilaceve me pak toksik. megjithate neser (ose sot paradite se ktu e kam oren 1 te nates) do shkruaj te gjitha ilacet qe perdoren kunder mykozave.

    edhe dicka tjeter. nqs sistemi imunitar i njeriut eshte ne rregull (dmth nuk eshte i dobesuar) atehere myku i lekures dhe infeksione te tjera fungale as nuk kane shanc te zhvillohen tek njeriu. kjo sepse kepurdhat kane nje kohe riprodhimi te gjate dhe sistemi imunitar i rregullt arrin ti luftoje me efikasitet. me kollaj merr nje infeksion bakterial si psh infeksion pulmonar i shkaktuar nga Staphylococcus aureus ose Streptococcus pneumoniae sesa nje infeksion pulmonar nga Candida albicans (fungus) e cila eshte e perhapur ne te gjithe boten dhe thuajse ndodhet kudo dhe gjithashtu ben pjese ne floren fizjologjike te sistemit tretes tek 40-80% e njerezve te shendoshe...
    por nqs kepurdha ka arritur te shkaktoje infeksionin, dmth eshte shumuar, atehere eshte shume e veshtire qe te sherohet (sigurisht varet tek lloji i kepurdhes dhe vendndodhja e infeksionit, psh infeksioni i thojve eshte me i veshtire te trajtohet)


    shendet pare e fat tanve
    Al
  15. gjine

    gjine Guest

  16. Sweety el

    Sweety el Idhtar i forumit

    Myku i lekures eshte nje semundje e cila lind si pasoje e shtimit te djerses. Si rrjedhoje e ketij fenomeni ulet pehashi i aciditetit te lekures duke krijuar keshtu kushte te favorshme te zhvillimit te mykut qe jane shkaktare te semundjes mykotike. Zakonisht nga kjo semundje preken njerez qe bejne profesione te ndryshme dhe qe jane te detyruar te mbajne kepuce sic jane ushtaraket policet dhe disa profesione te tjera. Myku shfaqet kryesisht midis gishtave te kembeve por nuk mund te perjashtohen edhe vende ne pjese te ndryshme te trupit. Personat te cileve iu eshte krijuar myku ne fillim kane skuqje ne vendin e shfaqjes se tij carje te lekures dhe iu krijohen disa flluska qe pas disa ditesh zverdhen pra qelbezohen dhe keshtu shfaqen shenjat e infeksionit. Kjo mund te quhet dhe nje myk i infektuar. Per te kuruar nje pacient qe ndodhet ne kete gjendje fillimisht duhet trajtuar ne dy pista qe jane shkaku i shfaqjes se kesaj semundjeje dhe e dyta infeksioni dytesor.
    Kujdesi
    Sipas mjekeve gjate stines se veres nje kujdes i vecante duhet treguar gjate ekspozimit ne diell i cili nuk duhet qe ti kaloje caqet e tij. Kujdes duhet te kene grate pasi ne kete stine rrezikon tiu shfaqet lukusi i inflamatodes diskozes ose i gjeneralizuar. Gjithashtu rrezikohen te shfaqen edhe disa njolla te bardha ne fytyre dhe ne duar. Ketu vecohen edhe disa semundjet infektive sidomos tek femijet e vegjel. Kjo ndodh per shkak te qendrimit ne zona te papastra qe jane lene ne meshire te fatit. Vendet ku ka mbeturina pa kriter ne plazhe apo zona turistike jane teper problematike dhe shkaktojne semundje infektive. Te njejtin efekt mund ta japin edhe ambientet e ujit te papaster ne disa zona ku sasia e mikrobeve e kalon dyfishin apo trefishin e mikrobeve. Ne ambientin e ndotur me mbeturina shkak per fillimin e infeksioneve mund te behen edhe mushkonjat dhe mizat e ndryshme. Tek femijet me lekure te dobet fizikisht dhe dermatologjikisht semundjet jane me te predispozuara per tu shfaqur. Keshtu shenjat shfaqen ne fytyre ne duar me flluska te vogla ne fillim te ujshme te cilat me vone infektohen. Me vone ato acarohen dhe keto sjellin nje temperature te larte. Ketu lind nevoja e paraqitjes tek mjeku me i afert.
    Klima
    Klima e nxehte dhe e lagesht perben nje faktor risku per marrjen e infeksionit. Pervec kesaj plazhi dhe pishinat ndikojne ne shfaqjen e formave te caktuara te mykut te lekures. Ne pergjithesi semundjet mykotike prekin gati njelloj te gjithe ata qe ekspozohen ndaj faktoreve shperthyes. Preken te dy sekset por me teper seksi mashkull sesa femer. Kjo shpjegohet me faktin se keto te fundit jane me pak te ekspozuara ndaj ambienteve qe favorizojne keto infeksione si per shembull aktivitetet sportive higjiena jo e persosur menyra e veshjes etj. Per sa i perket moshes semundjet mykotike te lekures takohen me teper tek te rriturit e me pak te femijet. Faktoret predispozues per shfaqjen e semundjes klasifikohen ne te jashtem dhe ne te brendshem. Nder faktoret e jashtem permenden perdorimi i rrobave te perbashketa si kepuce pantofla kapele rroba sintetike te ngushta kepuce plastike te cilat krijojne mikroklime te disfavorshme dhe e bejne lekuren me te ndjeshme ndaj infeksionit. Ndersa si faktore te brendshem me kryesori eshte mosha pasi vihet re se shfaqja e ketyre semundjeve rritet me rritjen e moshes. Faktore te tjere te brendshem jane dhe disa semundje diabeti mbipesha pacientet qe trajtohen me kortizonike imunosupresore per semundje te tjera.



    Mjekimi

    Keshilla e pare qe jepet ne keto raste eshte shmangia e vetemjekimit. Kontaktimi me mjekun specialist qe ne momentin e pare qe shfaqen problemet ndihmon ne trajtimin ne kohe te semundjes. Skema e mjekimit varet nga shkalla e semundjes. Qe do te thote se ne rastet kur semundja shfaqet ne forme te lehte mjekimi lokal me antimykotik eshte mjaft i mire dhe efikas. Mjekimi medikamentoz duhet te realizohet vetem nga mjeku specialist dermatolog qe ne shfaqjen e shqetesimeve te para ne menyre qe te parandalohen shfaqja dhe mbivendosja e infeksioneve dytesore. Ne format e lehta mund te perdoren vetem mjekimet lokale ndersa ne format e avancuara eshte i keshillueshem mjekimi sistematik per dy jave i shoqeruar me mjekime lokale. Eshte i keshillueshem qe mjekimi lokal te vazhdoje 1-2 muaj per te parandaluar perseritjen. Gjithashtu rekomandohet qe dhe pas trajtimit per larje te perdoren shampo dhe detergjent qe permbajne antimykotike.


    Shkaktaret
    Klima e nxehte dhe e lagesht
    Vendet me mbeturina
    Djersitja e tepert
    Mungesa e higjienes personale
    Plazhi dhe pishinat
    Perdorimi i rrobave te perbashketa
    Rrobat sintetike te ngushta kepuce plastike
    Mosha
    Disa semundje si diabeti mbipesha pacientet qe trajtohen me kortizonike imunosupresore per semundje te tjera

    Simptomat
    Skuqje ne vendin e shfaqjes se mykut
    Carje te lekures dhe krijohen disa flluska qe pas disa ditesh zverdhen pra qelbezohen
    Shfaqja e njollave kryesisht ne zonen e ekstremiteteve te siperme dhe pjesen e trungut
    Njollat kane ngjyra te ndryshme Kafe te bardha dhe roze. Ato kane forma te ndryshme dhe duken si harta neper trup gje qe nuk eshte estetike
    Ndodh qe te shfaqet dhe pruri i lehte por ky shfaqet kur djersit trupi

Shpërndajeni këtë faqe