Cfare ju ka bere te buzeqeshni sot? :)

Diskutime tek 'Koktej Diskutimesh' filluar nga katsune, 16 Aug 2015.

  1. katsune

    katsune cherry blossom

    :)

     
    gurax likes this.
  2. Aki

    Aki Paint It Black

    Omg, cutest thing ever ^_^
     
    katsune likes this.
  3. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

  4. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Edhe kjo eshte per te qeshur. Ne teresi ngjarja eshte e frikshme. Aq e frikshme saqe ne fund fare, ai qe po filmon i bertet shokut te tij: "Ik, mbathja prej aty!" :D

     
  5. katsune

    katsune cherry blossom

    aroma e tokes se lagur nga shiu... aq shume me kish munguar, saqe me beri te fikja edhe cigaren qe sapo kisha nisur per ta ndjere me fort...
     
  6. katsune

    katsune cherry blossom

    edhe macja ime ka frike nga dorashkat e medhaja si keto qe perdoren ne kuzhine. sa here e sheh ia mbath vrapit, por njekohesisht eshte edhe kurioze ta preke, e studion nga larg, i afrohet, largohet, i afrohet prape, dhe e godet me putren...pastaj ia mbath prape vrapit. e njejta skene perseritet sa here sheh dorashken e verdhe qe perdor ne kuzhine :D
    edhe ajo kur nervozohet kerkon hakmarrje, te ndjek pas dhe te kap ose kafshon lehte te kembet, por nuk reagon kaq keq sa macja te kjo video qe ka sjelle gurax, per fat. pas 1 min harron gjithcka :)

    ate mjaullimen nervoze qe ben kjo macja ne sekondat e para e bejne pothuajse te gjitha macet nese u ngre doren te tensionuar perpara fytyres keshtu sic duket ne video, nuk e di pse e ndjejne si shenje agresiviteti...
     
  7. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Me sa vua re nga video, ajo macja e kishte inatin kur e ferkoje siper kokes midis syve. Dy here sikur ra ne qetesi dhe te dyja heret ai djali ne video e dinte si duket kete gje dhe e ngacmoi fiks ashtu, dhe atje shpertheu fare pastaj ajo macja dhe u shnderrua ne nje tiger ne miniature. Qesha me te madhe kur ne fund vendosi ta ndiqte dhe kaloi nga dritarja jashte. Te them te drejten s'do doja te isha ne vend te atij ne ato momente.

    Para shume vitesh, kam patur edhe une nje mace ne shtepi. Ishte race 'common cat' por me trup shume te vogel ngeli perhere, dhe gjysmen e siperfaqes se kokes e okuponin veshet, trecerekun e pjeses qe ngelej ishin syte, dhe pjesa tjeter ngelej te ishte turiri, qafa, balli, etj. Ne pamjen e saj super-cute, super te mire dhe super per te ardhur gjynah, nuk ekzagjeroj qe fshihej macja me agresive dhe e frikshme qe mua me kane pare syte ndonjehere. S'kam per ta harruar asnjehere perballjen e saj te pare me nje tjeter kafshe te gjalle.
    Atehere ishte 3 vjec. Babi solli ne shtepi nje pate te gjalle dhe macja kishte bere zakon qe kur hapej dera e shtepise perhere perhere perhere do ishte ne korridor: per te uruar mirseardhjen apo per te mbikqyrur kush hynte e kush dilte, nuk di ta them. :D Nejse, hyn babi me paten ne dore dhe macja qe i zmadhoi syte aq sa ja mbuluan te tere surratin dhe ngriu, s'po levizte fare nga vendi ne mes te korridorit. Babi sapo kishte hyre tek dera dhe se pse mendoi qe do te ishte interesante t'ja zgjaste paten maces. Brenda gjysem sekonde, macja qe u hodh si shigjete, e kapi paten me putrat e para ne koke dhe i nguli dhembet ne qafe, nderkohe qe tere trupin dhe kembet e pasme i kishte te varura ne ajer. Imagjino, nje dore qe mban nje pate nga kembet, dhe poshte ne qafen e pates ishte macja qe e kishte kafshuar ne qafe dhe e mbante me putrat e para, e varur komplet ne qafen e shpendit. Babi qe u llahtaris dhe filloi t'i binte me shqelm maces, por as qe behej fjale qe macja te leshohej. Pas nja 15 sekondash te mira lufte midis babi+pata vs maces, macja u leshua dhe u zhduk, u fsheh poshte mindereve, mbrapa mobiljeve, kudo. Per tre ore rresht degjohej nje hungerrime e keqe "grrrrr.. grrrr" here pas here neper shtepi, kudo neper shtepi dhe ne te njejten kohe nuk mundem ta shohim fare macen se ku ishte. Babin e sulmoi 2 here papritur nga poshte minderit dhe te dyja heret e cau ne kembe dhe i doli gjak aq sa ju desh ta mjekonte dhe te vinte ankerplast. Nuk tallem kur te them ishim ne terror qe te tere nga macja dhe 3 ore kemi qene te gjithe qe s'na e mbante te leviznim nga njera dhome ne tjetren se rrezikoje seriozisht te sulmoheshe me pasoja.
    Eh c'kohe. :D
     
    katsune likes this.
  8. katsune

    katsune cherry blossom

    bobo mund ta imagjinoj skenen e tmerrshme...film horror paskeni perjetuar...macja juaj ka patur nevoje per nje psikolog me duket mua :p

    e imja eshte nje gjahtare e pashpirte, por vetem me mizat ama, se nga bota e kafsheve vetem ato ka mundesi te kape. hidhet dhe i ha ne ajer :D ndersa kur del ne ballkon apo siper dritares dhe shikon ndonje zog apo pellumb qe ndalon ne ballkonet afer apo ne catine e pallatit perballe, mundohet te imitoje "gjuhen" e zogjve, por e ben aq seriozisht me ato mustaqet e saj te gjata qe i dridhen nderkohe qe ben ate zhurmen e cuditshme, sa une shkrihem fare kur e shikoj. vetem njehere kam sjelle nje shpend ne shtepi, ishte nje zog dallendysheje qe e kisha gjetur afer punes te plagosur. une do e mbaja vetem nje nate ne shtepi, dhe te nesermen do ia dergoja nje shoqes time qe merret me studimin e dallendysheve, qe ta kuronte. ate dite hyra brenda ne shtepi dhe si gjithmone pashe macen ne korridor perpara deres qe me priste. zogun e kisha futur brenda ne nje kuti te vogel, por ajo e nuhati menjehere qe kishte dicka te re qe ajo duhet te zbulonte patjeter dhe filloi te mjaullinte duke u ngjitur me putrat siper kembeve te mia, dhe syte te zgurdulluara i kishte ngulur te kutia. une pak isha ne ankth per zogun se duhet ta ushqeja me mish te grire (nuk arrita te gjeja krimbat qe me tha shoqja) me ndihmen e nje pickatoreje dhe nuk e kisha bere asnjehere, zogu as nuk i hapte syte dhe mezi merrte fryme...e keshtu vendosa te dilja ne ballkon dhe ta mbyllja deren e dhomes (ngaqe dhoma nuk ka celes, per t'u siguruar mire vura komedinen pas deres, sepse macja ka mesuar edhe te hape dyert). nuk mund te mbyllja vetem deren e ballkonit sepse ngaqe eshte prej xhami nuk doja qe macja te shikonte cfare kishte brenda ne kuti. cfare sikleti per t'u ruajtur nga ajo :D por ishte e pamundur, macja qante aq shume saqe u be e padurueshme ajo situate, une nga ana tjeter nuk po arrija te ushqeja zogun, dhe vendosa te hapja te dyert qe ajo te shikonte cfare po beja dhe te qetesohej. e shtyja me krahe qe te mos i afrohej kutise dhe zogut, po ku merrte vesh ajo. derisa u dorezova ne fund dhe mendova po ia afroj pak zogun qe ta nuhase se mos ndoshta qetesohet me ne fund. keshtu bera qe c'desha une.. se pas 1 sekondi gjysma e krahut te zogut ndodhej ne gojen e maces. jane te tmerrshme, shume te shpejta. por per fat e kapa ne kohe dhe e largova. mora zogun dhe u futa ne banje pastaj. c'te beja tjeter...ajo vazhdonte nga ana tjeter e deres te qante me te madhe... ne fund fare pas gjysem ore ne banje me macen qe s'pushoi nje minute, u dorezova dhe vendosa ta coj zogun te qendra veterinare qe merret me kafshet e egra apo te gjetura ne rruge te plagosura.
    tani do e mendoj dy here nese do me duhet te sjell ndonje kafshe tjeter ne shtepi :)
     
    gurax likes this.
  9. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    Buzeqeshja e dikujt me carmatos dhe me ben te qesh pavedije
     
    Dreamer and Solaris like this.
  10. Aki

    Aki Paint It Black

  11. Mirabel

    Mirabel Locus omnem

    Budalliku i ca femrave te frustruara te cilat vetbesimi i ka humbur e perdorin patetizmin per vetmbrojtje. Gjynah
     
    hurtlocker, Lisa and Dreamer like this.
  12. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Nje barcalete me Salen :D kam qeshur me lot :hidhu:
     
  13. Hope

    Hope dans ton coeur

    :lumtur::kartonikuq:Nje plake I fut me t'kuqe ec daj
     
  14. Lisa

    Lisa Moderator Anëtar i Shtabit

    Embelsia e dikujt...:)
     
  15. Aki

    Aki Paint It Black

    Lexova diku Dreamer qe kishte shkruar 'dele' s'di pse me beri te qesh kjo fjale :p
     
  16. dev

    dev Forumium maestatis

    qeveria shqiptare
     
  17. Universal

    Universal AnonymouS

  18. Aki

    Aki Paint It Black

    Something made me laugh after all

    FB_IMG_1440281771589.jpg
     
    Hope likes this.
  19. Alephh

    Alephh Valoris scriptorum

    Kenga me poshte e derguar nga nje mik ne mesnate me beri te buzeqeshe sapo hapa syte sot ne mengjes....
     
    Hope likes this.
  20. Aki

    Aki Paint It Black

    Nje postim qe lexova me heret :)
    FB_IMG_1440632090968.jpg
     
    Hope and Mirabel like this.

Shpërndajeni këtë faqe