Cfare ju mungon nga femirija juaj?

Diskutime tek 'Këndi i Femijëve' filluar nga albavina, 10 Feb 2004.

  1. Aki

    Aki Paint It Black

    e di e dii, kur u coj femijeve ndonjehere ha edhe vete :p
     
  2. Artin

    Artin Valoris scriptorum

    Mendoj se kënaqësitë dhe përjetimet e fëmijërisë, është e vështirë të përjetohen më.
    E kam fjalën për pasionin me të cilin bëhen gjërat në atë moshë.
    Mosha që mbaj mend më me nostalgji, ka qenë 14-20 vjeç.
    Mirëpo njeriu qenka i çuditshëm! Sado që mosha kalon, mendon dhe shpreson se e ardhmja mund të sjellë gjëra po aq të bukura, të cilat do t'i përjetojë me po të njëjtin pasion, madje dhe më të fortë... :p
     
    TinkerBell and MrCool like this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    femijeria...? Oh, me mungojne ato caste kur i mbushnim breket plot...
     
  4. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    Është shumë gjë e bukur :) mbase dhe ne kështu do kishim bërë, nëse rrethanat do ishin ndryshe..
    Por, nuk e bëj dot, është ndër të paktat kujtime që kam nga ajo.

    P.s Welcome : )) i kishe munguar Forumit.
     
    joetisti_ likes this.
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    me mungon edhe kur na binin qurrat... eh, c'kohe te bukura qe qene ato... :D
     
  6. MrCool

    MrCool Oldschool

    Momenti kur zura te dashuren e pare, kur ja shkruajta "Te Dua, nga B." dhe ja futa letren ne cante tinez. Pastaj ajo ma ktheu "edhe une por mos defto" :D
     
    Lisa and joetisti_ like this.
  7. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    O, po ti e ke fare te lehte ta riprodhosh kete ndjesi femijerie edhe tani. Ja, futi poshte bishtit Lisa-s nje leter, dhe shiko po nuk te ktheu dhe ajo: "kush te mesoi per letren, ai perversi?" :p
     
  8. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    me mungon kur vidhnim kumbulla...
     
  9. MrCool

    MrCool Oldschool

    Epo po ja coj El@ me mire.. Qe te mos e marri vesh kush me mesoi

    Sent from my SM-G935F using Tapatalk
     
  10. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Lutu mos te te lexoj @Aki
     
    joetisti_ likes this.
  11. Passion- Al

    Passion- Al Forumium maestatis

    Kalerimi si Robin Hud. :)
    Hipja ne peme si majmun.
     
  12. Hope

    Hope dans ton coeur

    Kur vjedh shim pjeshkat
     
  13. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Ou, Hope! I vidhnit ju?! Ne ketej i propozonim dhe vinin vete pastaj :D

    (tema)
    momentet kur hiqnim dhembet qe leviznin me fill, dhe i hidhnim ne cati per te na mbire flori...
     
  14. Johana

    Johana Forumium praecox

    Nga femijeria, ne te cilen kthehem shpesh, me mungon periudha nje javore para ardhjes se vitit te ri. Babi ishte shefi i psonisjeve, e fillonte pazarin gjithnje me pijen, Vere Riesling te Bardhe, Vere te Kuqe Muskat, Sheribrand, birra, raki. Porosisnim kaposhet dhe pulat e detit nga fshati. Madhesia e kaposhit ishte e rendesishme sepse donim gjithnje te fitonim luften midis kaposhave te lagjes. Te tanet ishin ne pjesen derrmuese te rasteve fitues. Arrat na vinin gjithnje nga Fierza dhe Vau i Dejes (hidrocentrale). Xhaxhai im punonte atje si specialist gjeolog. Frutat dhe perimet liheshin per ne fund (perishable). Gjyshja ishte shefja e kuzhines dhe hapesja e peteve te bakllavase. Une merrja persiper carjen e arrave. Pjesen me te madhe te kohes i caja me dhembe. Gjysma perfundonte ne gojen time. Mami ishte shefja e pastrimit te shtepise. Une dhe motra benim pastrim themelor. Viti i Ri duke filluar nga mesnata e 31-it duhet te na gjente te ulur ne tavoline duke ndjekur programin e fundvitit.

    Rregull: Viti i Ri duhet te n'a gjente:

    Me shtepi te pastruar me themel;
    Me rrobat (veshje) te lara (asnje rrobe e palare ne koshin e rrobave) ; Pse veshjes i therrasim rroba (fustan) ???
    Pa borxh te marre;
    Pa borxh te pamarre;
    Te veshur bukur;
    Te lare.

    Kujtimi me i bukur ka te beje me perfundimin e te gjitha puneve dhe postimin e kartolinave te urimeve cdo 29 Dhjetor. Isha une dhe motra te ngarkuar me kete detyre.

    Macoket i lanim me uje te ngrohte dhe u hiqnim pleshtat. Kete mund t'a bente vetem im vella dhe une. Me te tjeret ata ishin agresive. Plus vetem une dhe vellai nuk kishim veshtire nga asgjesimi i pleshtave.

    Une isha gjithnje e ngarkuar me vrasjen e te gjitha merimangave dhe insekteve dhe bubuzheleve. Te gjithe hipnin neper karrige duke filluar nga im ate (burre trim) dhe une e beja nje detyre te tille me kenaqesine me te madhe.
    Bubuzhelet na vinin nga komshia e katit te mesiperm qe mblidhte shume rraqe neper plehra.

    Ne momente te caktuara te gjithe demoralizoheshin me punet e fundvitit dhe une i mbaja me barsaleta dhe qyfyre.

    Mezi prisja nje Janarin kur TVSH jepte filmin Principessa Sissi dhe filmat turk Borebardhe dhe shtate xhuxhat e Hirushja.

    JC
     

Shpërndajeni këtë faqe