Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga regele, 20 Jan 2006.

  1. regele

    regele Forumium maestatis

    Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Une mendoj se Zoti eshte nje, si per te krishteret ashtu edhe per myslymanet. Atehere perse kaq diskutime, urrejtje dhe luftra ne emer te Zotit? Perse kaq fe qe pretendojne te kete licensen mbi besimin ne Zot?

    Besoj, se ne shqiptaret, kemi qene dhe jemi me te aftet, per shkak te bashkejeteses se mrekullueshme ndermjet feve qe karakterizojne popullin tone per t'u dhene pergjigje ketyre pyetjeve.

    Ndonjehre eshte me e kollajshme te vesh ne dukje ndryshimet,por ne kete teme do te deshiroja te diskutonim mbi ngjashmerine qe kane fete me njera-tjetren, sidomos ajo e krishtere dhe myslymane, pasi jane dhe dy rrymat me te madhe fetare ne Shqiperi! Cfare na ka bere neve shqiptareve te repektojme fene e tjetrit dhe njekohsisht te besojme dhe ne fene tone?

    Ju lutem, mos perdorni si argumtn ateizmin, por diskutini mbi baza te shendosha fetare, duke lene menjane interpretimet (gabimet) personale mbi fene!
     
  2. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Si fe kane lindur nga e njejta zone (Lindja e Mesme) dhe eshte normale te kene ngjashmeri ne shume histori, emra, profete, etj. Ndryshimet vijne nga ndryshimet kulturore midis popujve qe i krijuan dhe zonave ku jane perhapur.
     
  3. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Toleranca fetare e muslimaneve mund te gjendet ne keto vargje.

    Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët , e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm. (Kur'an 2:256)

    Ata, të cilët vetëm pse thanë: “All-llahu është Zoti ynë!” u dëbuan pa kurfarë të drejte. E sikur All-llahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastirët, kisha, havrat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i All-llahut. E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues.(Kuran 22:40)

    Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: “Ne jemi nesara-krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.(Kur'an 5:82)

    Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.(Kur'an 5:5)

    Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!” (Kur'an 3:64)

    Natyrisht Muslimanet jane te vetmit jo-krishtere qe besojne ne Jezu Krishtin. Besojne ne lindjen pa baba te tij qe shume Krishtere moderne si edhe bishope te kishes Anglikane nuk besojne. Besojne ne mrekullite qe sheroi edhe solli nga jeta ne vdekje njerez nepermjet Allahut. Besojne se eshte Krishti (Kristos - Greqisht, Mesiah - Lideri, i caktuari i Zotit).

    E gjithe polemika eshte se Muslimanet nuk besojne se Zoti eshte trini, se Zoti nuk ka djale, dhe Zoti nuk inkarnohet ne njeri. Kjo eshte ku ndahemi. Nga ana morale e tjera jemi shume afer me njerezit e librit. 10 Urdherat e Zotit qe gjenden ne Bibel, gjenden edhe ne Kur'an.

    Gjithe te mirat.
     
  4. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Si fe kane lindur nga e njejta zone (Lindja e Mesme) dhe eshte normale te kene ngjashmeri ne shume histori, emra, profete, etj. Ndryshimet vijne nga ndryshimet kulturore midis popujve qe i krijuan dhe zonave ku jane perhapur.

    [/ QUOTE ]

    Si fe lindën nga e njëjta fe (Judaizmi) dhe nga i njëjti popull/rracë. Si hebrejtë ashtu edhe arabët janë popuj semitikë dhe me histori deri diku të ngjashme.

    Ndryshimet kanë ndodhur më pas kur krishterimi filloi të politizohej, pas Këshillit të Nikesë. Ndrsyhimet rrënjësore që ndodhën në Nike (hyjnizimi i Krishtit p.sh) ndikuan shumë edhe në botën arabe apo më saktë në Lindjen e Mesme. Kjo ndikoi shumë në lindjen e fesë së re, Islamit.
    Megjithatë në thelb si fe janë tepër të ngjashme, egzistojnë koncepte të cilat nuk lejojnë që këto fe të njehsohen kurrsesi. Përsa i përket vlerave që përhapin janë krejtësisht të njëllojta me gjithë 6 shekujt që i kanë ndarë.
     
  5. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Mua ndonjehere me duket sikur Islami eshte Krishterimi i 6 shekujve me vone i ristrutkturuar sipas kultures arabe, nderkohe qe ne ate kohe Krishterimi kishte filluar te "europianizohej".
     
  6. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Shih ma shih, Kush ta ka than ikut ma, apo ku e ke lexu.
    Une po te them se ba me njift kulturen arabe paraislime kap kryt ne grushta. Thjesht po te them nji korjuzitet, Vetem prostitucjoni qe ishte, ku grat shkonin me nga 10 burra dhe pastaj nese lindte femija gruja ja linte ne dore cilit burr te donte,vetem ku prostitucjon i tradites arabe paraislame do ta bante fene kristjane degjenerim e jo fe islame sic thu ti UJK. Ishte vetem islami qe i largoi kto ne fillim ne gadishullin arabik e me pas ne tere boten...
     
  7. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    prostitucjonin
     
  8. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Krishterimi nuk u perhap ne Arabi mesa di une. Keshtu qe i bie qe ata te mos ishin te Krishtere. Nevoja e kohes lindi Islamizmin si fe. Pastaj po te ishte si thua ti, pse kane kaq shume te perbashketa, dhe personazhet biblike njihen si profete dhe ne Kur'an (shih Jezusin).
     
  9. Bajramselimi

    Bajramselimi Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Nuk me kuptove
    Nuk thashe se arbia ishte e krishtere para islamit, ne fakt ata ishin pagane. po desha te kundershtoj fjalen tende qe the se islami eshte nje krishterim i arabizuar, dhe duke u nis nga kjo thashe ate ma lart. Pra po te ishte si thu ti ne arabi sot duhet te kishim nje kristjanizem te degjeneruar.
    Me kupton!?
     
  10. Domja

    Domja Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    O Ujk po keni ngel mbrapa o Ujk
    Qe ta dish ti çifutet jane ndal tek Musa a.s. kurse ju e keni kalu kete stad dhe jeni ndal tek stadi tjeter i Isait a.s.(Jezusi). Kurse ne modestisht jemi i çike me lart ose me perpara. Sepse Zoti ka derguar profet sa here qe njerezit kane devijuar nga feja e tyre e drejte.
    Dhe kisha nje pyetje per ju te krishtere perse nuk e konsideroni Adamin "biri" i Zotit (biles ai ka lindur pa nene e pa baba)??
    Faleminderit
     
  11. AMANI

    AMANI Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    kjo ishte teme shume e mire, dhe qe duhej me kohe, se kuptoj perse po e prishni.

    shpresoj te lexoj ndonje shkrim te mire here tjeter per te perbashketat qe kemi.
     
  12. Domja

    Domja Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Sa here qe te hapni pune feje kto muhabete do te keni.
    Dhe mos i thoni "teme shume e mire" sepse nuk eshte e tille.
     
  13. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Kur thua JU me fut tek besimtaret e krishtere!! Lexoji postimet e mia tek te gjitha temat!!! /pf/images/graemlins/smash.gif

    Mesa di une cifutet nuk jane ndalur tek Moisiu. Pas tij kane qene Davidi, Salomoni, Elia, etj, etj. Krishterimi perfshin dhe Beselidhjen e Re (Krishtin). Kurse Islami qe eshte 600 vjet me i vone perfshin Muhametin. Dhe qe andej nuk ka patur me te tjere se njerezit na qenkan bere te mire!!! Ah, harrova doli Karl Marksi qe i hodhi poshte te gjithe!!! /pf/images/graemlins/grin.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/tipsy.gif

    Po te jete puna se per cfare te mesojne te dyja fete te njejten gje predikojne: mos vrit, mos vidh, mos genje, etj, etj dmth cfare eshte e mire.

    Nese ju niseni nga historia e fese e interpretuar nga njerezit per te provuar superioritetin e nje besimi, atehere keni shkelur vete konceptin e fese: ZOTI eshte 1.
    Te njejten gje bejne kristianet qe thone ne jemi me te vjeter, etj, etj

    Per autenticus: ai eshte thjesht interpretimi im. Por ti arsyeton keq, nese ata ishin pagane nuk do te thote qe po te ishin kristiane sot do te ishin te degjeneruar, ne fakt ate qe permende ti e denon dhe feja e krishtere, gje qe deshmon vetem ngjashmerine midis dy feve
     
  14. Domja

    Domja Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Jane ndalur tek Moisiu a.s. biles po kerkojn akoma token e premtuar.
    Un thash vetem se feja e drejte egziston akoma dhe nuk eshte ndryshuar nga dora e njeriut.
     
  15. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Besimi dhe Veprat e mira

    Ne Islam besimi i sakte duhet te shoqerohet me vepra te mira:

    E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u japë shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.(Kur'an 3:57)

    Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në Xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie. (Kur'an 4:124)

    E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk humbim shpërblimin atij që është bamirës.(Kur'an 18:30)

    Pra besimi ne Islam duhet shoqeruar me vepra te mira. Pra te dyja. Jo vetem njera, e jo vetem tjetra, por te dyja bashke.

    E njejta gje jepet ne Bibel sidomos ne Dhjaten e Re, Librin Jakobi kapitulli i dyte

    Bibla, Jakobi 2:


    14 Ç`dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?

    15 Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,

    16 dhe dikush nga ju u thothë atyre: ``Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni``, dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç`dobi ka?

    17 Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s`ka vepra, është i vdekur në vetvete.

    18 Po dikush do të thotë: ``Ti ke besimin, dhe unë kam veprat``; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.

    19 Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen.

    20 Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?

    21 Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar?

    22 Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos.

    23 Kështu u përmbush Shkrimi, që thotë: ``Edhe Abrahami i besoi Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi``; dhe u quajt miku i Perëndisë.

    24 Ju shikoni, pra, se njeriu shfajësohet nga veprat dhe jo vetëm nga besimi.

    25 Gjithashtu a nuk u shfajësua edhe Rahabi, lavirja, nga veprat, kur i priti të dërguarit dhe i përcolli nga një udhë tjetër?

    26 Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.



    Thene kjo, debate te tilla se muslimanet shkojne ne parajse vetem nepermjet veprave jane te kota. Se vargjet qe permenda bashkojne veprat me besimin, te dyja bashke. E njejta gje gjendet ne Bibel: Sepse, sikurse trupi pa frymën është i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, është i vdekur.
     
  16. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Pershendetje Me Paqe

    Ne Kur'an Allahu na thote te pershendesim njerin tjetrin me Paqe:

    E kur të vijnë ty ata që i besojnë ajetet tona, thuaju: “Selamu alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mëshirën. Kuh bën prej jush ndonjë ë keqe pa dije, e mandej pas asaj (të keqe) pehdohet dhe përmirësohet, s’ka dyshim se All-llahu është që falë shumë dhe është Mëshirues.(Kur'an 6:54)

    Nuk është mëkat për të verbërin, as të çalin, as për të sëmurin, as për ju vetë, ose nga shtëpitë e etërve tuaj, shtëpitë e nënave tuaja, në shtëpitë e vëllezërve e të motrave tuaja, ne shtëpitë e xhaxhallarëve, të hallave, të dajëve tuaj, në shtëpitë e tezeve tuaja ose të atyre që u janë besuar çelësat e tyre, ose (në shtëpitë) e miqve tuaj. Mund të hani bashkërisht ose veçmas, nuk është mëkat. Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përsëndetje të caktuar nga All-llahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndëshme. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet që t’i kuptoni. (Kur'an 24:61)

    Eshte e vertete se cdo musliman di apo s'di arabisht ne gjithe boten thote "Selamu Aleikum" (Paqja qofte me ju). Nje nga miresite e thenit "Selamu Aleikum" eshte se muslimanet kane shume gjuhe te ndryshme edhe ta thone ne gjuhen perkatese nuk do merreshin vesh. Nje nga Afrika nuk do merrte vesh nje nga Shqiperia apo Mongolia. Por te gjithe e marrin vesh "Selamu Aleikum".

    Ne Bibel Jezusi keshillon te perdoret po e njejta shprehje midis ndjekesve te tij.

    Dhe në cilëndo shtëpi ku të hyni, më përpara thoni: "Paqe në këtë shtëpi".(Luka 10:5)
     
  17. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Sexhde ndaj Zotit ne Adhurim

    Ne Islam dihet mire se muslimanet falen me sexhde, bien me fytyre ne toke 5 here ne dite.

    O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim. (Kur'an 22:77)

    Shpesh here kjo i duket sikur muslimanet po bejne disa veprime qe shume e akuzojne per paganizem e gjera te tjera...dhe biles edhe nga ata qe e quajne veten krishtere.

    Eshte per te ardhur keq se Bibla vete e permed Jezusin duke bere sexhde e iu lutur Zotit ne nje cast shume kritik ne ngjashmeri ashtu sic bejne muslimanet:

    Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: "Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti".(Mateu 26:39)

    Pra debate te tilla se muslimanet imitojne paganet jane te kota. Muslimanet me shume po imitojne Jezusin se sa vete krishteret. Une deri me sot s'kam pare nje krishter te bjere me fytyre ne toke edhe te falet sic u fal Jezusi ne kete menyre, e kam fjalen personalisht deri me sot s'kam pare edhe nje krihstere te tille ta beje kete gje te pakten vetem nje here..... Nuk e di sa eksperience kane te tjeret.
     
  18. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Adhurojme vetem Zotin dhe atij i Perkulemi dhe i Kerkojme ndihme

    Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabës): të mos më përshkruaj Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf) që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde. (Kur'an 22:26)

    E njejta gjeh shprehet nga Jezusi ne Bibel:

    Mateu 4:

    8 Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre,

    9 dhe i tha: "Unë do të t'i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron".

    10 Atëherë Jezusi i tha: "Shporru, Satan, sepse është shkruar: "Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij"".


    Dhe Jezusi u përgjigj: "Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot",(Marku 12:29)

    Ne gjitha keto me lart perkulja ne sexhe e Jezusit, pergjigja e Jezusit ndaj shejtanit kur ai e temptoje per sexhde edhe "YNE" ne vend "TUAJ" tregon se Jezusi adhuronte Zotin dhe jo se ishte Zot.

    Ne vend tjeter Jezusi i meson si te falen:

    Ju, pra, lutuni kështu: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.(Mateu 6:9)

    Ati yne eshte Zoti yne.

    Luka 11:

    2 Dhe ai u tha: "Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.

    3 Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.

    4 Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu"".


    Pra "Ati yne" do te thote Zoti. Shume krishtere i falen Jezusit edhe pse Jezusi i meson porse shume thjeshte si te falen dhe ti falen vetem Zotit dhe jo atij. Dhe ti falen drejt per se drejti dhe pa ndermjetes. Jezusi i meson porse si mund ta mesosh nje kalama qe nuk di shume, shume thjesht edhe bukur.

    E njejta gje eshte ne Islam, i falemi dhe kerkojme ndihme vetem Zotit, pa ndermjetes....pa mediator. Ashtu meson edhe Jezusi por cudi kushedi sa here kam degjuar nga vete krishteret se Jezusi duhet te jete ndermjetesi, dhe vetem nepermjet tij arrihet te Zoti ('Ati' sic i referohen ata). Ndoshta nuk e lexojne Biblen sic duhet...se qarte Jezusi i meson shuem thjeshte dhe qarte.
     
  19. Domja

    Domja Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Dhe te lutem o Ujk se nuk mbarova o lexo mire ose qenke i painformuar Ato profetet qe ti permend jane perpara Moisiut. Un te thash deri tek Moisiu.
    Dhe per krishshterimin deri tek Krishti ose Jezusi. Ok
    Persa i perket se per çfare predikojne kto 2 fe: mos vrit e mos vidh etj. keto i ndeshkojn edhe ligjet e thjeshta te njerezimit. Po keto 2 fe ndryshojne ne baza, bile njera te çon deri ne shirk (ti besh Zotit shok) siç e tha ne menyre idirekte edhe Albanski.
    Dhe mendoni o njerez se per çfare jeni krijuar?? Edhe kafshet jane krijuar per nje arsy: per ti sherbyer njerezimit.
     
  20. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Lexoje mire Dhiaten e Vjeter, Moisiu ka qene perpara, ishte njeriu qe nxori cifutet nga Egjipti, ku ishin skllever, ndersa Davidi, Elia, etj jane te mevonshem. Nese e ke fjalen qe cifutet (judaizmi) mbeshteten tek 10 ligjet e MOisiut kjo eshte tjeter gje.
     

Shpërndajeni këtë faqe