Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga regele, 20 Jan 2006.

  1. Domja

    Domja Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Kujdes mos lexo Dhjaten e vjeter por lexo Teuratin librin qe i ka zbritur Moisiut. Nuk e di kuj i referohesh per Davidin, por ne muslimanet besojme tek profeti Davud a.s. dhe besojme dhe librin qe i eshte shpallur atij ZEBURIN dhe ky profet ISHTE perpara Moisiut a.s.
    Ke te drejte kur thua "nxori cifutet nga Egjipti, ku ishin skllever", dhe ata prap u kthyen ne idhujtar dhe u bene populli me i urryer per Krijuesin e Gjithsis
     
  2. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Edhe nje dicka tjeter, me duket shume ironike qe ne te dy librat baze (Bibla dhe Kurani)ka pjese qe nxisin lufte. Tek Dhiata e Vjeter izraelitet quhen popull i zgjedhur dhe vrasjet dhe genocidi ndaj popujve te tjere (filistineve) quhen vepra te Zotit. Ne Kuran ka vargje qe nxisin lufte ndaj hebrenjve dhe te krishtereve.
    Kuptohet secili i interpreton si te doje, por qe ne nje liber te predikohet dhe e mira dhe lufta kjo me duket shume shume cinike.
     
  3. Domja

    Domja Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Nuk e di a u binde per ato qe lexove me siper dhe po te ndriçoj edhe ne lidhje me Popullin e Moisiut a.s.
    Ai ka qene populli me i zgjedhur i Zotit. Por pastaj u bene me te urryerit sepse ata vrisnin Profetet e Zotit vetem e vetem se ato donin ti udhezonin, dhe te cilet nuk kerkonin ndonje shperblim prej tyre per kte. Kto i ke edhe me ajete Kuranore.
     
  4. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Po dhe Zoti kaloi tek arabet meqe izraelitet vrisnin profetet!! Keshtu ju meson Kurani ju!!
    Per ato me siper nuk u binda hic. Historikisht njihet qe Davidi ka qene pas Moisiut, pyeti vete cifutet po deshe.
     
  5. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Domja ndoshta ka menduar per Jusufin qe ishte para Moisiut.

    Ndersa Davidi vjen pas Moisiut. Kjo lexohet qarte:

    Kur'an, Surah Bekareh (2)

    246. A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguarit të tyre (Shem’unit): “Cakto për neve një sundues e të luftojmë në rrugën e All-llahut!” Ai (pejgamberi) tha: “A mund të ndodhë që nëse lufta u bëhet obligim ju të mos luftoni!” ata thanë: “E ç’kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e All-llahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijt tanë?” E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapën. All-llahu është i njohur për punët e zullumqarëve.

    247. Pejgamberi i tyre u tha: “All-llahu caktoi sundues tuajin Talutin” Ata thanë: “Si mund të jetë ai sundues yni, kur ne kemi më shumë meritë se ai për sundim, madje ai edhe nuk është i pasur? Ai tha: “All-llahu zgjodhi atë sundues tuajin dhe e pajisi me dituri të gjerë e me fuqi trupore!” All-llahu ia jep sundimin e vet atij që do, All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.

    248. Lajmëtari i tyre u tha: “Shenjë e sundimit të tij është që t’ju sjellë arkën, që e bartin engjëjt, dhe që në te gjeni qetësim (shpirtëror - Sekine) nga Zoti juaj e, edhe diçka që ka mbetur nga thesari i familjes së Musait dhe Harunit. S’ka dyshim se ky, po qe se jeni besimtarë, është një fakt për ju”.

    249. E kur doli (prej qytetit) Taluti me ushtrinë, tha: “All-llahu do t’ju sprovojë me një lumë, e ai që pi prej atij, ai nuk është me mua, e kush nuk shijon atë, ai është me mua, përveç atij që me dorën e vet e pi një grusht?” Mirëpo, me përjashtim të një pakice prej tyre, të tjerët pinë nga ai. E kur e kaloi ai (taluti) atë së bashku me te edhe ata që ishin besimtarë thanë: “Ne sot nuk kemi fuqi kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij!” Po ata që ishin të bindur se do ta takonin All-llahun thanë: “Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!” All-llahu është me durimtarët.

    250. E kur dualën përballë Xhalutit dhe ushtrisë së tij, thanë: “Zoti ynë! na dhuro durim! na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pabesimtarëve!

    251. Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin dhe hikmetin (urtësinë, nubuwetin ) dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit.

    252. Këta janë argumente të All-llahut, po t’i lexojmë ty me saktësi, e s’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve.


    Judahizmi, dhe fjala Jahudi ka kuptime ata qe madheshtojne Zotin, pra ne thelb kush madheshton Zotin eshte Jahudi. Zot ne bibel edhe hebraishte thuhe JAHUEIJ...JEHOVAI ne shqip, keni degjuar deshmimtaret e Jehovait....dmth ne kuptim edhe thelb ne domethenie nuk ka asgje te keqe me fjalen. Puna eshte kur njerezit e perdorin si etikete pa aplikuar domethenien....dmth je nga Israeli e quan veten Jahudi ndonese nuk beson ne Zot fare....

    Etiketa Jahudi vjen pas Fisit Judah...dhe kjo eshte nja 12 fisit , 12 femijet e Jakubit (Jakobit)..... Pra ata qe jane pasardhes te ketij fisi e adoptuan kete etikete.

    Pra ne dmth ky emer do thote ai qe madheshton Zotin. Si etikete i aplikohet atyre qe rrjedhin nga fisi Judah... Vihet re se atehere kjo etikete nuk i aplikohet Jokubit, Jusufit, Ibrahimit...etj...se keta nuk rrjedhin nga fisi Judah se ky eshte pas tyre. Pra nuk mund te thoje ndonje qe keta jane cifute....se rrjedhin nga fisi Judah, por nqs kane kuptin se madheshtojne Zotin mund te thuhet.

    Ne Islam...Islam nuk eshte etikete se je arab, por dikush qe i nenshtrohet Allahut eshte Mu-Islam-an, Mu-slim-an. Pra te gjithe profet kane qene nenshtruar Zotit....pra kane qene MUSLIMAN...ne kuptim. Pra Islami kerkon qe njerezit t'i binden, nenshtrohen Zotit ne domethenie e veprim, e besim. Dhe jo qe te mbajne etiket "Musliman" edhe pastaj te adhurojne statuja. Atehere ca vlere ka kjo etikete "MUSLIMAN"? Asnje vlere sipas Islamit.

    Po ashtu me Krishter, Jezusi s'e pedori ndonjehere kete fjale, por nqs nenkupton ata qe ndjekin Jezusin...dmth Krishtin, Mesian eshte krishter. Dmth ne Muslimanet jemi krishter, e ndjekim, besojme Krishtin (MESIAN), por nuk jemi "krishtere" si etikete qe ai qe beson ne trini, apo se Zoti lind femije ne sensin e krishterizmit.

    Pra si mund te aplikohet ne sensin e kuptimit kjo fjale Krishter Abarahimit, Jusufit, Moisiut kur ata nuk kishin si ta ndiqnin krishtin se ai nuk kishte lindur akoma.

    Por ne rastin MUSLIMAN sipass ISLAMIT, dhe jo sipas ca mendojne njerezit qe nuk e perfillin Islamin eshte se te gjithe profete bindeshin Zotin, nesnshtroheshin Zotit ne domethenie e duhur sipas Islamit ishin MUSLIMAN (Bindeshin Zotit, nenshtroheshin Zotit) e jo ne kuptimin se jane Arab apo ndonje gje tjeter...
     
  6. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Ujku,

    LOGJIKA JOTE

    Ti thua se nepermjet llogjikes tende lufta dhe e mira nuk mund te predikohet ne nje liber.

    GJERAT JANE SIPAS CILESIVE DHE JO ETIKETAVE

    Si ka lufte per te mire, ka edhe lufte per te keqe. Ne te dy raste lufta lufte eshte....por kju nuk e ben te keqe, por domethenia, arsyeja e ben te keqe kete etikete.

    SHEMBULLI I ATIJ QE BEN SEHIR

    Po te jap nje shembull. Vjen njeri te shptepia jote gjate nates dhe fillon te perdhunoje gjithe femrat e familjes tende dhe pas perdhunimit i turturon edhe i vret. Ti tani ke dy zgjidhje ose rri e shikon dhe ben sehir...ose vete dhe e vret kete person. Kush eshte e mira dhe e keqja ne rastin e zgjedhjeve tende. Eshte e mira te rrish e besh sehir...apo eshte e mira ta ndalosh ate kriminelin edhe se te duhet ta vrasesh? Eshte e keqe te rrish e besh sehir apo te ndalosh kriminelin qe ben krime? Llogjika jote qe ti kerkon t'i aplikosh librave eshte se e mira eshte qe te rrish e te besh sehir...edhe mos te leviz as nje gisht te vogel per familjaret dhe te afermit, edhe kjo jo se ke frike. Se ti nuk ke frike, por sepse po te levizesh dhe ta ndalosh, ta grushtosh ose t'i thuyesh hunden, apo ta vrasesh eshte gje e keqe? Kurse te besh sehir eshte gje e mire....

    MORALI I SHMEBULLIT

    Sipas gjithe njerezve te civilizuar dhe me pak arsyetim ne koke dhe me pak ndjenja njerezore dhe me pak dashuri ndaj familjareve te tij dhe ne sensin praktik dhe ne sensin moral ndaj qenieve dhe te drejtave te gjalleses njerezore te besh sehir eshte gjeja e keqe dhe ta ndalosh eshte gjeja e mire. Pra ne kete sens flitet ne Kur'an.

    BASHKIMI I MIRES ME LUFTEN

    Ne shembullin qe thashe te dy luftojne, si perdhunuesi edhe familjari, por nje ben krim kur vret ato femrat qe perdhunon dhe tjetri ben mire kur vret kete kriminel. Pra ja si mund te besh mire dhe te vrasesh nje qe nuk meriton te jetoje.

    SHEMBULLI I DAVUDIT NE KUR'AN

    Permenda Davudin me lart. Ne nje varg gjendet edhe pergjigja ndaj pyetjes tende sidomos ne pjesen e dyte te ketij vargu.

    Me ndihmën e All-llahut i thyen ata, e Davudi e mbyti Xhalutin dhe All-llahu i dha atij (Davudit) sundimin dhe hikmetin (urtësinë, nubuwetin ) dhe e mësoi atë për çdo gjë që deshi. Dhe sikur All-llahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po All-llahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit. (Kur'an 2:51)
     
  7. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Dmth ne ate shembullin me lart, nqs ti do leviz edhe gishtin me te vogel ndaj atij krimineli. Atehere pse na kritikon ne kur per vete ben te njejten gje.

    Nqs nuk te leviz as nje qime floku po te ndodheshe ne ate pozite, atehere, te pakten mos shko prane policit ndersa ai po pervishet me kriminelin per ta kritikuar...lere ta ndaloje njehere kete krim edhe pastaj hape radion (dmth fjalimet e tua se e mira dhe lufta nuk mund te shoqerohen sebashku, me fal sa 'cinike'[sic e permend kete fjale me lart] jane).
     
  8. Admir

    Admir Forumium maestatis

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Te perbashket kane faktin qe Kurani eshte 80% kopje e Bibles. Ne kete perfshihen te gjithe pjeset qe u moren nga shkrimet origjinale duke ja pershtatur fese se tyre. Por kjo eshte vetem ne pamjen e jashtme. Edhe pse bazohen ne disa shkrime pothuajse te njejta ndryshimi teologjik eshte teper i thelle. Ngjashmerite shihen ne botekuptimin se si u krijua bota (nga 1 krijues), tek 10 urdherimet, tek kodet morale, praktikat, lutjet, dhe nga fakti baze qe te dyja jane fe monoteiste.
     
  9. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Albanski, jam shume dakort lidhur me shpjegimin per "mysliman" dhe "te krishtere" ne kuptimin qe i dhe ti. Por njerezit e interpretojne ndryshe, per te mos thene qe kur degjojne "islamik" nenkuptojne "terrorist" gje qe sigurisht nuk eshte e vertete. Prandaj kur degjohet qe islami eshte feja e pare ne toke, shume njerez kuptojne fene islamike nga Muhamedi e ketej. Nejse.
    Lidhur me ceshtjen e luftes, shume dakort me shembullin qe dhe ti. POr po te marrim nje shembull tjeter nga bibla, shkaterrimin e nje qyteti qe nuk me kujtohet tani emri, aty thuhet se Zoti dha urdher te vriten te gjithe banoret e qytetit, se ai do tua jepte qytetin cifuteve, se ajo ishte toka e premtuar etj, etj.
    Ky nuk me duket shembull i mire i luftes. Gjithashtu vargjet ne Kur'an qe jane cituar tek tema "Mbi Islamin" nga Mantio, megjithe interpretimin qe i jepni ju, prape nuk ta mbushin shume mendjen. Mos harro se jo te gjithe jane teologe dhe njohes te mire te fese. Nje udheheqes fetar i mbrapshte (shih rastin e fondamentalisteve islamike ose te kryqezatave) mund te shkaktoje shume deme nga interpretimi i ketyre vargjeve. Dhe pasuesit do ta ndjekin sepse ai eshte "njeriu i Zotit".
    Kjo eshte nje nga arsyet qe mendoj se si ne Bibel ashtu dhe ne Kuran ka shume nderhyrje "njerezore" per t'ja pershtatur fjalen e Zotit situates ne rajon.
     
  10. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Jane libra te ngjashem pasi vijne nga i njejti Autor.Gjate kohes jane ndyshuar.
    Ujku ti e ke fjalen per udheheqesit si puna e Papeve qe nder shekuj ne emer te fese kan djegur 9 milion njerez nga inkuizicioni....!!
     
  11. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Ose si puna e talebaneve dhe Bin Ladenit, qe ne emer te islamit vrasin njerez te pafajshem, nen pretekstin e luftes se shenjte.
     
  12. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Jam dakord me ty por mos u trego i njeanshem.Sa "talebane" ka historia ne shume besime...gjoja edhe paqesore..!!
    Edhe dicka talebanet nuk perfaqsojne islamin dhe gjithe muslimanet e botes,kurse Papa po.
    Ky me duket konfrontim i kote,mos te dalim nga tema,ajo eshte shume e bukur,le te tregojme nje here se jemi njerez qe duam paqen te cilen e shprehin te gjitha palet por ne realitet...
     
  13. regele

    regele Forumium maestatis

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islam

    Haj te diskutojme ngjashmerite dhe jo ato qe na ndajne! Mos te permendim cfare mendojme ne qe eshte me e mire tek feja jone, por cfare eshte e mire tek fete tona!
     
  14. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islam

    Njerezit sic duket nuk mund ta lene menjane egoizmin. /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
     
  15. AlbanianShqiponje

    AlbanianShqiponje Forumium praecox

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Ujku,

    NJE LLOJ NJEREZISH QE BEJNE TE KUNDERTEN E ASAJ QE THONE - TRAZIRA DHE E ETIKOJNE 'PAQE'

    Ne fillim te Kur'anit permenden disa lloj njerezish, nje grup eshte keta:

    Kur'an, Surah Bekare (2):

    8. Ka prej njerëzve që thonë: “Ne i besojmë All-llahut dhe jetës tjetër (ahiretit)”, por ata nuk janë besimtarë.

    9. (Përpiqen ta) mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos vetes, dhe nuk e kuptojnë!

    10. Në zemrat e tyre ka sëmundje, pra All-llahu ua shton sëmundjen, dhe pësojnë dënim të dhembshëm për shkak se përgënjenin .

    11. E kur atyre u thuhet: “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm paqësues!”

    12. A nuk janë vërtet ata ç’rregulluesit?; Por nuk kuptojnë!

    13. Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerëzit! Ata thonë: “A të besojmë ashtu siç besuan mendjelehtit?” A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e dinë.

    14. E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne besojmë!” por kur veçohen me djajt e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur”.


    Pra per keta njerez te tille tregohet ne Kur'an, dhe cdo besimtare duhet ta kete ne mendje se jo te gjithe ata qe thone jane 'besimtar' ose i veshen kete etikete vetes, jane ne kuptim e domethenie besimtar te vertete. Ne te njejten menyre jo te gjithe ata qe thone jane 'ne rruge te drejte jane ne rruge te drejte' prandaj ne nuk duhet te ndjekim njerezit pa patur dije nqs ata jane ne rruge te drejte apo jo.

    PERMENDET GRUP QE I PERDREDHIN KUPTIMET E DREJTA

    Permendet edhe nje grup qe lexojne fjalet edhe perdredhin kuptimet sipas qejfit te tyre ne kundershtim me kuptimin e sakte qe Allahu ka dhene:

    Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pëhtjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtuqë ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga (i vertetë), adje thonë:Kjo është nga All-llahu!”Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun. (Kur'an 3:78)

    PERMENDET NJE GRUP QE NDJEKIN TE TJERET VERBAZI EDHE SIKUR TE ISHIN NE RRUGE TE GABUAR

    E kur ju thuhet atyre: “Ejani te ajo që zbriti All-llahu dhe te (çka thotë) i dërguari, ata thonë: “Na mjafton ajo që igjetëm prindërit tanë”, (a mjafton) edhe nëse prindërit e tyre ishiin që nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë. (Kur'an 5:104)

    Dmth ne Kur'an ndalohet te ndiqen baballeret te afermit e tu sikur ata mos te jene ne rruge te drejte, atehere is eshte puna per ata qe nuk ke lidhje fare familjare sikur mos te ishin ne rruge te drejte, duhen ndjekur? Sigurisht, jo.

    PERMENDET SE DUHEN NDJEKUR ATA QE KANE DIJE

    Ne Kur'an shprehet qarte se duhet ndjekur ata qe kane njohuri dhe dije dhe jo kujtdo dhe sipas interpretimit te kujtdo.

    Ne Kur'an flitet se duhen pyetur ata qe kane njohuri.

    Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm. (Kur'an 21:7)

    Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini(Kur'an 16:43)

    Pra nuk duhen ndjekur ata qe mendojne se kane dije dhe nuk kane, por ata qe kane ne te vertete edhe kjo bie ne pergjgjesite e cdo individi.

    DUHET TE KEMI CILTERSI PER TE VERTETEN

    Pra nqs nje person ka ciltersi per te verteten, dijen, Allahu e ndihmon ta gjeji dhe ta ndjeki.

    All-llahu e vë me atë (me Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dhe i udhëzon në një rrugë që është e drejtë. (Kur'an 5:16)

    GJITHMONE KERKO UDHEZIM PER RRUGEN SA ME TE DREJTE

    Edhe prandaj duhet te lutemi per RRUGEN E DREJTE, te drejtohemi gjithmone ndonese krenaria jone mund te thote se jemi ne rruge te drejte, ne mund te jemi ne rrugen me te gabuar edhe nuk e kuptojme se ajo qe bejme eshte e kunderta e se drejtes. Te lutemi dhe te kerkojme dije...

    Udhëzona në rrugën e drejtë! (Kur'an 1:6)

    GENJESHTARET, KRIMINELAT, MIZORET NUK DO JENE TE SUKSESSHEM

    Ata qe bejne krime dhe flasin genjeshtra nuk udhezohen dhe jane te humburit.

    Kush është më mizor se ai që ndaj All-llahut shpif gënjeshtra apo ka përgënjeshtruar faktet e Tij? S’ka dyshim, shpifësit dhe gënjeshtarëtnuk kanë shpëtim. (Kur'an 6:21)

    A ka më mizor se ai, që shpif ndaj All-llahut gënjeshtër ose përgenjeshtron faktet e Tij? Mëkatarët vërtet s’kanë për të shpëtuar. (Kur'an 10:17)

    E ajo, në shtëpinë ë së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!” Ai (Jusufi) tha: “All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud t’i bëj hile në familje)”. S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses. (Kur'an 12:23)

    E Musai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t’i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim”. (Kur'an 28:37)
     
  16. Danae

    Danae Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Ku fillon dyshimi thoshte ema,mbaron besimi.
    mos i bej pyetje te kota vetes, e qarta eshte e qarte e dukshme, e qarta dhe jo e qarta jane te ndara kategorikisht me thike.
     
  17. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Dakort, dakort dhe ne bibel Jezusi u keshillon njerezve te mos u besojne shume mesuesve te ligjit (farisenjte).
    Une nuk tregohem i njeanshem. Une nuk i besoj fort as kishes katolike romake, as kishes ortodokse greke, as shtetit islamik te talebaneve. MEgjithse keto institucione ne momente te caktuara mund te kene luajtur rol te rendesishem (ne kuptimin pozitiv) ne historine e nje populli apo te nje rajoni.
    Ne momentin qe feja perzihet me shtetin ose politiken, ajo shnderrohet ne nje "arme" per sundimin e popujve.
    Al-Qaeda ose HAMAS-i mund te mos jene vertet perfaqesues te Islamit dhe jane thjesht terroriste, por ata njerezit i ngrene ne kembe nepermjet "luftes se shenjte" kunder te pafeve. Eshte e qarte se kjo eshte lufte per pushtet (shfrytezimi i pasurive te Lindjes se Mesme), por keta njerez fuin fene ne mes, duke krijuar nje imazh terroristesh per fene islamike.
    Te njejten gje kane bere Papet e Romes per shekuj, duke ndikuar shume ne historine e Evropes.

    Prandaj per mua besimi ne nje fe apo ne nje tjeter, duhet te mbeshtetet ne vete ndergjegjen e njeriut dhe jo ne "institucione".
     
  18. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Al-qaeda dhe Hamas nuk jane njelloj UJKU.
    Hamas perfaqson nje popull te pushtuar qe jeton ne cadra qe nga 1967,qe ka mijera vjet ne ate toke,qe luton me duar,qe jeton sa per buk,qe i vriten cdo dite civile nga ato qe kane tanket,helikopteret,bomben atomike,pra nga ato te persekutuarit e historise.
    UCK do e krahasoje me Al-Qaeda!?
     
  19. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Mu duk e arsyeshme ta postoj kete shkrim ketu pasi e pashe qe pershtatet me kete teme megjithese diku ka qene ne nje teme tjeter.

    Mbulesa ne bible dhe ne kuran


    NE KURAN

    “Thuaju edhe besimtareve t’i ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që jane të dukshme, dhe le t’i vënë shamitë mbi krahërorin e tyre.” (En-Nur 31)

    NE BIBEL

    28 Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet.
    29 Në qoftë se syri yt i djathtë të çon në mëkat, hiqe dhe flake larg teje, sepse është më mirë për ty që të humbësh një nga gjymtyrët e tua se sa të hidhet në Gehenën gjithë trupi yt;[Mateu 5 28-29]


    NE KURAN

    “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe por besimtare) e të mos ofendohen (nga meshkujt ne rruge). All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues”. [el-Ahzab:59]

    NE BIBEL



    1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:.....
    4 Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
    5 Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti.
    6 Asnjë nga ju nuk do t`i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti.
    7 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e atit tënd apo lakuriqësinë e nënës sate; ajo është nëna jote; nuk do të zbulosh lakuriqësinë e saj.
    8 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së atit tënd; ajo është lakuriqësia e atit tënd.
    9 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës sate, bijë e atit tënd ose bijë e nënës sate, qoftë e lindur në shtëpi ose jashtë saj.
    10 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së birit tënd apo të bijës së bijës sate, sepse lakuriqësia e tyre është vetë lakuriqësia jote.
    11 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së gruas të atit tënd, e lindur nga ati yt; është motra jote; mos zbulo lakuriqësinë e saj.(Levitiku 18)





    Po keshtu per grate e moshuara Kurani thote

    “Nuk është mëkat për gratë e moshuara, të cilat nuk dëshirojnë më martesë, që ta heqin mbulesën e tyre, por duke mos i zbuluar bukuritë, megjithatë, më së miri për to është që të jenë të përmbajtura. All-llahu dëgjon dhe di.” (En-Nur 60)


    NE BIBEL

    5 Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
    6 Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
    7 Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
    8 sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,
    9 edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
    10 Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet. (Letra e korintesave 1)




    Pra nese do te shikosh renditjen e bibles per punen e mbulese e ka ne tre shkalle.

    1) Mos shiko femer te huaj.[Mateu 5/28-29]
    2) Mos shfaq lakuriqesine (Levitiku 18/10, 11 ...)
    3)Te vendosi shami ose ti rruhet koka .((Letra e korintesave 1 11/5-10)
     
  20. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Ne bibel

    27 Nuk do t`i prisni rrumbullak flokët anëve të kokës, as do të shkurtosh fundin e mjekrës sate.Levitiku 19
    5 Priftërinjtë nuk do të bëjnë tonsurën mbi kokën e tyre, nuk do të rruajnë mjekrën e tyre dhe nuk do të bëjnë prerje mbi mishin e tyre.(Lutviku21)

    Ne islam

    Ne Islam mjekrra eshte permendur ne kuran si nje cilesi e Profetit harun te vellait te Musait.

    20:94.
    Ai (Haruni) tha: "O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekrre as për flokë
    Thote se prej ketij ajeti kuptojme se leshuarja e mjekrres është prej tradites se pejgambereve .

    Ne bibel

    Derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
    Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.( Levitiku 11)


    Ne islam
    6:145.
    Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.

    Fjala e nenvizuar me vije tregon se nese nje musliman detyrohet nga kushtet e natyres psh eshte ne shkretetire dhe ska cte haje atehere i jeper perparesi jetes perpara mosngrenies .Ose kur detyrohet me force.Prej ketij ajeti del si rregull se nese nje njeri detyrohet me zor te mohoje Zotin ose ne rast se vihet ne rrezik jeta e tij pasuria e tij sidomos ne kete kohe lejohet qe ai te beje dicka te ndaluar por njekohesisht duke e kundershtuar dhe urryer me zemer.

    16:106.
    Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim, por fjala është për atë që ia hap gjoksin mosbesimit, ata i ka kapur hidhërimi nga All-llahu dhe ata kanë një dënim të madh.
    __________________
     

Shpërndajeni këtë faqe