Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga regele, 20 Jan 2006.

  1. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Ne krishterim



    17 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, (Ephesians 5)

    6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.
    7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij. Proverbs 31: 6-7

    20 Prifti do t'i tundë si oferta para Zotit; është një gjë e shenjtë që i përket priftit, bashkë me gjoksin e ofertës së tundur dhe me kofshën e ofertës së ngritur. Pas kësaj nazireu do të mund të pijë verë. Numbers 6:20


    7 Libacioni i tij do të jetë një çerek hini për çdo qengj; do t'ia derdhësh libacionin e pijeve dehëse Zotit në vendin e shenjtë. (Numbers 28)


    21 Éshtë mirë të mos hajë mish njeriu, as të mos pijë verë, as të mos bëjë gjë që mund ta çojë vëllanë tënd të pengohet, ose të skandalizohet ose të dobëson.(Romans 14)





    Ne Islam

    5:90.
    O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.




    Ne krishterim



    8 edhe derri, që e ka thundrën të ndarë por nuk përtypet, është i papastër për ju. Nuk do të hani mishin e tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të vdekur. Deuteronomy 14


    3 një popull që vazhdimisht provokon zemërimin tim me pafytyrësi, që ofron flijime në kopshte dhe djeg temjan mbi altarë prej tullash,
    4 që rri midis varreve dhe kalon netët në vende sekrete, që ha mish derri dhe ka në enët e tij supa gjërash të neveritshme,(Isaiah 65:3-4,)

    17 "Ata që shenjtërohen dhe pastrohen për të vajtur në kopshtet, prapa një idhulli që gjendet në mes, ata që hanë mish derri, gjëra të neveritshme dhe minj, do të konsumohen të gjithë", thotë Zoti. Isaiah 66

    7 derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
    8 Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër. Leviticus 11



    Ne Islam

    2:173.
    (All-llahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret (ngritet zëri me te) jo në emër të All-llahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijën dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë All-llahu falë, është mëshirues.
    5:3.
    Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.
    6:145.
    Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.
    16:115.
    Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t'i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e teruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.


    5:68.
    Thuaj: "O ithtarë të librit, ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë(Kuranin) që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti, mos u keqëso për popullin që nuk beson.
     
  2. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Imoraliteti dhe perdhunimi ne bibel



    13 Në qoftë se një burrë martohet me një grua, hyn tek ajo dhe pastaj fillon ta urrejë,
    14 dhe e padit për gjëra të turpshme dhe i nxjerr një nam të keq, duke thënë: "Mora këtë grua, por kur iu afrova nuk gjeta tek ajo shenjat e virgjërisë",
    15 babai dhe nëna e së resë do të marrin shenjat e virgjërisë së saj dhe do t'ua tregojnë pleqve të qytetit, te porta;
    16 dhe babai i së resë do t'u thotë pleqve: "Unë ia dhashë time bijë për grua këtij burri, por ai filloi ta urrejë,
    17 dhe tani e akuzon për gjëra të turpshme, duke thënë: Nuk gjeta tek jote bijë shenjat e virgjërisë; por këto janë shenjat e virgjërisë të bijës sime". Dhe do të shpalosin çarçafin përpara pleqve të qytetit.
    18 Atëherë pleqtë e atij qyteti do të marrin bashkëshortin dhe do ta dënojnë me rrahje;
    19 dhe duke qenë se i ka hapur një nam të keq një virgjëreshe të Izraelit, do t'i vënë një gjobë prej njëqind siklash argjendi, që do t'ia japin të atit të së resë; kështu ajo do të mbetet bashkëshorte e tij dhe ai nuk do të mund ta përzërë deri sa të rrojë.
    20 Por në qoftë se vërtetohet fakti dhe tek e reja nuk janë gjetur shenjat e virgjërisë,
    21 atëherë do ta nxjerrin të renë te pragu i shtëpisë së babait të saj dhe njerëzit e qytetit të saj do ta vrasin me gurë, dhe ajo ka për të vdekur, sepse ka kryer një vepër të turpshme në Izrael, duke u bërë kurvë në shtëpinë e atit të saj. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri juaj
    22 Në rast se një burrë gjendet në shtrat me një grua të martuar, do të vriten që të dy, si burri që ka rënë me gruan dhe gruaja. Kështu do të shkulësh të keqen nga gjiri i Izraelit.
    23 Kur një vajzë e virgjër është e fejuar, dhe një burrë e gjen në qytet dhe bie në shtrat me të,
    24 që të dy do t'i çoni në portën e atij qyteti dhe do t'i vritni me gurë, dhe ata do të vdesin: vajza sepse, ndonëse ishte në qytet, nuk bërtiti, dhe burri sepse ka çnderuar gruan e të afërmit të tij. Kështu do ta shkulësh të keqen nga gjiri yt.


    Nese dikush perdhunon sipas bibles

    25 Por në rast se burri gjen një vajzë të fejuar, në arë, e dhunon dhe shtrihet me të, atëherë do të vritet vetëm burri që është shtrirë me të;
    26 por nuk do t'i bësh asgjë vajzës; kjo nuk ka asnjë mëkat që meriton vdekjen, sepse ky rast është si ai kur një njeri ngrihet kundër të afërmit të tij dhe e vret;
    27 në fakt ai e gjeti në arë; vajza e fejuar ka bërtitur, por nuk kishte njeri që ta shpëtonte.
    28 Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë,
    29 burri që është shtrirë me të do t'i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.(Deuteronomy 22)
     
  3. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Islami ndryshe nga bibla e cila nese perdhunuesi perdhunon nje grua beqare e detyron te martohet me te duke e paguar.Kurse ne islam ai ndeshkohet me vdekje per shkak te cnderimit qe i ben femres dhe duke ditur se kjo femer do te vuaje pasoja psikologjike gjithe jetes se saj.

    Le të shohim se cili ishte qëndrimi i profetit Muhamed ndaj dhunimit.

    Transmeton Valid ibn Huxhr:



    “Në kohën e Profetit përderisa një grua po shkonte për t’u falur, një burrë e sulmoi dhe e perdhunoi atë. Ajo bërtiti dhe dhunuesi iku. Një burrë erdhi aty dhe gruaja i tregoi çka kishte ndodhur. Disa Muhaxhirë u afruan po ashtu dhe ajo u tregoi. Ata u nisën dhe e zunë burrin për të cilin menduan se ishte ai që kishte perdhunuar gruan.

    Ajo tha: Po, ky është. Pastaj ata e sollën burrin tek i Dërguari i Allahut. Kur Profeti ishte duke marrë vendimin, njeri i cili akuzohej për dhunim u ngrit dhe tha: Po, unë e kam dhunuar.

    Profeti i tha gruas: Shko sepse Allahu të ka falur ty. Dhe për burrin që pati perdhunuar gruan, tha: Gurëzojeni atë deri në vdekje.” (Sunan Abu Davud, Libri 38 Numër 4366)



    Imoraliteti ne Kuran per te pamartuarit

    Imoralistet sipas rregullit islam te cilet jane beqar dhe te pamartuar nuk ndeshkohen duke u vrare porse ligji per to eshte goditja dhe rrahja ne publik.


    4:16.
    Ata të dy prej jush që bëjnë atë (imoralitet-zina), ndëshkoni (me te sjellur); e në qoftë se ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqni dorë prej tyre, pse All-llahu pranon fort pendimin dhe mëshiron shumë.


    Imoraliteti per te martuarit

    Persa i perket imoralisteve te cilet jane te martuar dhe bejen imoralitet jashte martese ndeshkoheshin ne fillim duke u mbyllur ne shtepi por me vone shpallja zbriti per denim me vdekje ndaj tyre.Kjo sepse Islami familjen e konsideron te shenjte dhe ajo eshte vatra e edukimit njerzor.

    4:15.
    Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t'i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.


    Citim




    derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.



    Pastaj Allahu me vone caktoi denimin me vdekje per imoralistin e martuar.

    Do thote dikush pse eshte ky ligj kaq i rrepte.

    Atehere une i them ketij personi pse ky person nuk u nda nga gruaja e tij dhe te martohej me ate qe beri imoralitet.Por e prishi dhe e shkatarroi nje familje te tere sepse dihet qe mbas tradhtise bashkeshortore familja ka vetem shkatarrim .Shume njerez i kryejne keto gjera me njerez te afer si komshijte, motrat e shokeve, grate e shokeve ose miqve te tyre e keshtu me rradhe sic e shikoni ne kronikat e lajmeve cdo dite atehere per ta parandaluar keto dukuri Islami vendos ligj te forte ne mynyre qe dukuria te humbase dhe njerzit te jetojne pa djallezi dhe tradheti bashkeshortore.
     
  4. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Mos martesa me idhujtare

    Ne bibel


    3 Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t`u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu,
    4 sepse do t`i largonin bijtë e tu nga unë për t`u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t`ju shkatërronte menjëherë.(Ligji i Përtërirë 7)

    Ne Kuran


    Kurani ben nje vecim per martesat e djemve muslimane me vajzat kristiane dhe cifute.E theksoj djemve muslimane .

    5:5.
    Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush(Kristianeve dhe Hebrejve), kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.


    Kurse e ndalon martesen me Idhujtare ose ateiste

    2:221.
    Mos u martoni me idhujtare deri që ato të besojnë (Zotin). Një robëresh besimtare është më e vlefshme se një idhujtare, edhe nëse ajo (idhujtarja) ju mahnitë. Mos u martoni as me idhujtarë deri që ata të besojnë (Zotin). Një rob besimtar është më i vlefshëm se idhujtari edhe nëse ai ju mahnit. Ata ju ftojnë për në zjarr, e All-llahu me mëshirën e vet ju fton për në Xhennet, për në shpëtim dhe u sqaron njerëzve argumentet e veta, ashtu që ata të përkujtojnë.
    __________________
     
  5. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Ne bibel ndeshkimi per ate qe nuk beson dhe largimi nga vendi i te keqit.

    sepse armët e luftës sonë nuk janë prej mishi, por të fuqishme në Perëndinë për të shkatërruar fortesat, që të hedhim poshtë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe t`ia nënshtrojmë çdo mendim dëgjesës së Krishtit, dhe jemi gati të ndëshkojmë çdo mosbindje, kur të bëhet e përkryer bindja juaj.(2 e Korintasve 10/4-6)


    Dhe u tha: "Dilni në mbarë botën e predikoni Ungjillin të gjithë popujve. Kush do të besojë do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s'do të besojë, do të dënohet". (Marku, 16:15-16).


    9 Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë,
    10 dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota.
    11 Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.
    12 Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit?
    13 Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.(I Korintesave 5)
    __________________
     
  6. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Emri i fese hyjnore

    Ne Bibel

    Dhiata e Vjeter

    (Jeremia 28-9) Profeti qe profetizon Paqen kur fjala e tij te behet realitet do te njihet si profet i vertete i derguar prej Zotit


    10 Unë do t`i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftës do të asgjësohen. Ai do t`u flasë për Paqe kombeve; sundimi i tij do të shtrihet nga deti në det, dhe nga Lumi deri në skaj të dheut.(Zekeria 9/10)


    10 Skeptri nuk do t`i hiqet Judës(Israelit), as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, deri sa të vijë Paqa dhe atij do t`i binden popujt.(Zanafilla 49)



    15 Ja mbi male këmbët e atij që njofton lajme të mira dhe që shpall Paqen..(Nahum 1)

    Nga Dhiata e Re


    36 sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur Paqen me anë të Jezu Krishtit, .....(veprat e apostujve 10-36)


    ``Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin Paqen, që shpallin lajme të mira!``.(Romaket 10/15)



    17 Dhe ai(Jezusi) erdhi për t`ju shpallur Paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër,(Efesianëve 2)



    Dhe Paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie,.(Filipianeve 4)



    2 me çdo përulësi e zemërbutësi, me durim, duke e duruar njëri-tjetrin në dashuri,
    3 duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës (shpirtit) në lidhjen e Paqes.(Efesianëve 4)





    10 Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet.(I Korintesave 13)



    Ne Islam


    "Dhe sot persosa per ju dhuntite e mija dhe Zgjodha per ju Islamin fe" (Maide 3)

    "Feja e pranueshme tek Zoti eshte Islami"(Ali Imran 19).

    "E kush kerkon fe tjeter pervec fese islame atij kurrsesi nuk i pranohet (prej Zotit ) dhe ai ne boten tjeter eshte prej te deshperuarve"(Ali Imran 85)


    Ai ju percaktoi juve qarte ate fe (Islame) qe ia percaktoje Nuhut dhe ate qe Ne ta shpallem ty dhe me ate me te cilen e patem porositur Ibrahimin ,Musain,dhe Isait(Jezusin) {..esh-shuara 13}


    2:213.
    Njerëzit ishin te një fejel (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti.Në atë (libër)kundështuan vetëm ata që kishin libër (ithtarët e librit). E përpos atyre që iu kishte dhënë ai (libri) dhe u kishin ardhur argumente të qarta, nuk kundërshtoi kush në te (në librin), po edhe atë (kundërshtim e bënë), nga zilia ndërmjet tyre, mirëpo All-llahu me mëshirën e Tij i udhëzoi ata që besuan tek e vërteta e asaj për çka ishin kundërshtuar. All-llahu e vënë në rrugë të drejtë atë që dëshiron.


    3:19.
    Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që është dhënë libri (Kristianet dhe hebrejte), pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejt do t'I jape llogarinë.



    Jezusi deklaron per Islamin = Paqen me Zotin

    26 por Ngushëlluesi, Fryma e Vertetes, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t`ju mësojë çdo gjë dhe do t`ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.

    27 Unë po ju lë Paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.

    28 Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë.
    29 Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.


    30 Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;(Gjoni 14)

    Kuptimi i fjales Paqe ketu eshte ne lidhje me emrin e fese dhe lajmeron per Profetin e fundit , princin e paqes dhe jo me gjendje qetesie ose mos lufte sepse ne nje vend tjeter ne bibel

    Jezusi thote

    34 ``Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.35 Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,(Mateu 10)


    25 Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: "Më kanë urryer pa shkak".
    26 Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t`ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.(Gjoni 15)


    7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.
    8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
    9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
    10 për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
    11 për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.

    12 Kam edhe shumë gjëra të tjera për t`ju thënë, por ato ende ju nuk mund t`i mbani.


    13 Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t`ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t`ju kumtojë gjërat që do vijnë.
    14 Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t`jua kumtojë.
    15 Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t`jua kumtojë.


    25 Jua kam thënë këto gjëra në shëmbëlltyra, por po vjen ora kur nuk do t`ju flas më me shëmbëlltyra, por do t`ju flas haptas për Atin.


    33 Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni (Fene) Paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!``(Gjoni 15. 16 17).
     
  7. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Eshte shkatarrim per ato qe me duart e veta shkruajten libren dhe thane ky eshte prej Zotit.(Kuran)



    20 Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë.
    21 Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.( letra e dyte Pjeter 1 :-19)


    ( Jeremia 8-8)Si mund te thoni, 'ne jemi te mencur, dhe ligjet e Zotit jane me ne'? Por, kujdes, penda e shkruesve (te bibles) e ka kthyer ne Genjeshter.


    30 Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.[gjoni20]

    6 Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,7 i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.(Galatasve 1/6-7)


    Ne në fakt nuk falsifikojmë fjalën e Perëndisë, si shumë të tjerë, por flasim me sinqeritet si nga ana e Perëndisë, përpara Perëndisë në Krishtin.(2 korintasave 2/ 17)


    15 O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.( Galatasve 3/15)


    6 i cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë.
    7 Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej, .(2 korintasave 3)


    (Romaket 7:6)Por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç`ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës.



    6 Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira,

    7 sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër
    ................
    ....13 Duke thënë "një besëlidhje e re", ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8)
    (Shiko Isaia 37 dhe krahasoje me Librin e II Te mbreterve 19 jane te dyja njesoj)

    30 Prandaj ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që i vjedhin njëri-tjetrit fjalët e mia.
    31 Ja", thotë Zoti, "unë jam kundër profetëve që përdorin gjuhën e tyre dhe thonë: "Ai thotë".
    36 Por orakullin e Zotit nuk do ta përmendni më, sepse fjala e secilit do të jetë orakulli i tij, sepse keni shtrembëruar fjalët e Perëndisë të gjallë, Zoti i ushtrive, Perëndia ynë.( Jeremia 23)

    Toka është përdhosur nga banorët e saj, sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë besëlidhjen e përjetshme.(isaia 24/5)
     
  8. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Renia ne sexhde dhe ne ruku (Renia me fytyre ne toke dhe perkulja duke vendosur duart ne gjunje)

    Ne kuran


    9:112.
    (Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët.

    22:77.
    O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.

    48:29.
    Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.

    15:30.
    Të gjithë engjëjt tok, bënë sexhde

    15:31.
    Përpos Iblisit(Satanait). Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde?"

    16:49.
    Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.

    Shiko ketu

    http://www.albislam.com/kurani/Kerki...mit1=K%EBrkoje



    Ne bibel


    3 Atëherë Abrahami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë:
    Zanafilla,17:3

    6 Atëherë Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë ; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre.Numrat,20:6

    14 Ai u përgjigj: "Jo, unë jam kreu i ushtrisë së Zotit; sapo kam arritur në këtë çast". Atëherë Jozueu ra përmbys para tij dhe tha: "Çfarë dëshiron t`i thotë Zotëria ime shërbëtorit të tij?".Jozeu,5:14


    (Dhe si shkoi pak perpara (Jezusi) ra me fytyre ne toke dhe u lut (mateu 26-39)

    (I mbreterit 18-41)"por Elija u ngjit ne maje te karmelit ai u ul mbi gjunje dhe fytyren e uli ne mes te kembeve"

    Joshua u ul gjer ne toke e filloi te lutej(joshua 5 -14)

    (psallmet 95-6)Hajdeni ti lutemi ti perkulemi e ti gjunjezohemi Perendise krijuesit tone”

    ..Dhe ata Moisiu dhe Aroni u perkulen gjer mbi toke (numrat 20-61)
     
  9. Rasim

    Rasim Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Largimi i shpalljeve hyjnore nga populli Izraelit dhe ardhja e Profetit Muhamed a.s.

    Bibel

    "Skeptri nuk do ti hiqet judes as bastumi i komandimit nga kembet e tij derisa te vije Paqja dhe atij do ti binden njerzit. (Zanafilla 49-10)


    " dhe tha une do tua fsheh atyre izraeliteve fytyren time dhe do te shoh cili do te jete fundi i tyre sepse ata jane nje brez i degjeneruar ,bij tek te cilet nuk ka fare besnikeri.Ata me kane bere xheloz me ate qe nuk ishte zot ,kane provokuar zemerimin tim me idhujt e tyre te kote dhe Une do ti bej ato xheloz me njerez qe nuk jane nje popull do te ngacmoj cmiren e tyre me nje komb qe seshte ne vete.(ligji i perterire 32-20-50)



    Pastaj ai(Jezusi) filloi t'u flasë me shëmbëlltyra: ''Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.
    Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.
    Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.
    Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.
    Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.
    I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".
    Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".
    Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.
    Tani kur të vijë i Zoti i vreshtit, çfarë do tu bëjë këtyre vreshtarëve?
    Ata i thanë do ti vrasë keqas ata faqezinj dhe do tua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do të japin prodhime në kohën e vet.
    Jezusi u tha atyre: “A nuk e keni lexuar kurrë në shkrimet: “Guri që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes.Kjo është vepër e Zotit dhe është e mrekullueshme në sytë tonë”?
    Prandaj po ju them se juve do tu hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do ti jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.
    Dhe ai që do të bierë në këtë gurë do të bëhet copë copë; dhe ai mbi të cilin do të bierë ai do të jetë i thërmuar.
    Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur dëgjuan shëmbëlltyrën e tij, e kuptuan se po fliste për ata.
    Dhe kërkonin ta kapnin po kishin frikë nga turma, sepse ato e konsideronin profet”(Mateu 21/33-46) ose (Marku 12/1-13) ose (Luka 20/9-19)-



    37 Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t'i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!
    38 Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.
    39 Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!"''. Matthew 23:37)"


    7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.(Gjoni 16)

    10 Në fakt Zoti ka shpërndarë mbi ju një frymë topitjeje; ka mbyllur sytë tuaja, profetët, ka mbuluar me vel krerët tuaj, shikuesit.
    11 Çdo vegim profetik është bërë për ju si fjalët e një libri të vulosur që i jepet dikujt që di të lexojë; duke i thënë: "Të lutem, lexoje, këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk mundem, sepse është i vulosur!".
    12 Ose si një libër që i jepet dikujt që nuk di të lexojë, duke i thënë: "Të lutem, lexoje këtë!", por ai përgjigjet: "Nuk di të lexoj".,(isai29*)



    Kuran

    96. 'Alek
    1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
    2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).

    (Muhamedi a.s u pergjigj se nuk di te lexoj atehere zbriti ajeti tjeter)

    3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
    4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.
    5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
     
  10. ujku81

    ujku81 Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Hawk, UCK nuk eshte njesoj me HAMAS-in dhe as me Al-Qaeden!! UCK nuk ka vene bomba ne autobuse e trena thjesht per te frikesuar njerezit dhe per te mbjelle terror.
    Eshte ndryshe te luftosh kunder nje ushtrie te huaj, dhe ndryshe te vrasesh civile te pafajshem nga ky popull i huaj.
    P.S: Lufta e UCK nuk kishte prapavije fetare, ndersa Al-Qaeda lufton ne emer te Allahut. Dhe per kete jane vete myslimanet qe duhet ta denojne duke e injoruar.

    Nejse, se dolem jashte teme fare tani. Kjo ishte thjesht per te sqaruar opinionin tim qe feja e perzier me politiken eshte e demshme, cfaredolloj feje qofte, sepse shfrytezon besimin e njerezve per qellime jo te mira.
     
  11. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Nejse ketu nuk eshte mira te zgjatemi per kete ceshtje sepse tema eshte krejt tjeter.
     
  12. Gysi

    Gysi Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    Te luftosh ne emer te Zotit per te mbrojtur atdheun tend nuk ka ndonje gje te keqe, perkundrazi konsiderohet patriotizem.
    Sigurisht qe Al Qaedan e denojne te gjithe muslimanet qe kane dy pare mend ne koke dhe qe jane objektive ne shqyrtimin e ngjarjeve.
    Gjithsesi, Hamasi dhe Al Qaeda kane mjaft ndryshim. Nuk dua te justifikoj gjithcka qe mund te kete bere Hamasi, por ka ndryshim shume te madh kur lufton per te mbrojtur vendin tend, me rastin kur shkon e ia vesh me bomba njerezve krejt te pafajshem, te nje vendi me te cilin nuk je ne lufte.

    Por gjithashtu nuk mund te mos thuash qe Izraeli eshte me pak terrorist se Al Qaeda kur vret njerez krejt te pafajshem, femije, gra, pleq, klur rrenon shtepite me gjithe njerez brenda, kur bombardon ne vende te banuara nga popullsi civile.

    Fakti qe Izraeli i kryen keto me ushtri te rregullt, nuk eshte aspak shfajsues per krimet e veta. Po keshtu as fakti se mediatikisht di ti emertoje krimet e veta me termin patologjikisht mosrespektues per jeten e tjetrit, "efekte anesore", apo "pasoja te pashmangshme".

    Te vrasesh dhjetera civile, gra, femije, pleq, vetem per te goditur dy apo tre militante "te dyshuar". Eshte teresisht mizore.

    Nejse me falni edhe mua per pergjigjen jashte teme.
     
  13. hawk

    hawk Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    O Gysi pajtohem me mendimin tend,pasi keto fjale do i thoja edhe une por mos ta kanalizojme diskutimin tek Hamasi sepse largohemi nga tema.
     
  14. coli

    coli Primus registratum

    Re: Cfare kane te perbashket krishterimi dhe islami?

    te perbashket per mendimin tim kan te besosh ne nje zot qe te te dy fete eshte i njejti kan profetet e perbashket por me ndryshimin qe emrat ndryshojn ne baz te gjuhes,mesa pash aty lart thon qe jezusin esht i njjejt si ne bibel ashtu dhe ne kuran sehst ashtu ne bibel thuhet se eshte biri i zotit kurse ne kuran thuhet qe zoti ashtu si nuk ka lindur nga dikush ashtu dhe ska pse te lindi dike por thuhet se eshte profet dhe sesht e vertet qe ka dal nga judaizmi feja muslimane dhe e krishter sic e ka shkruar prap nje tjeter,gjithsesi te perbashket keto dy fe kan predikimin e paqes ne bote qendrimin larg mekateve dhe jeten ne parajs ose ne ferr,per mendimin tim keto jan te perbashketat
     
  15. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    te perbashket e kane qe besojne ne nje zote secili ne menyren e vete.dhe ka kush e vlerson besimin e tyre. e aje eshte zoti qe i besiojn muslimanet dhe krishteret.
     
  16. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Kane te perbashket historine, bibla nje perralle bukur kurani po perralle e njejta konvertuar ne emra arabe po ne vargje kjo.
     
  17. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    ne qofte se bibla dhe kurani sipas teje jane perralla ateher edhe jeta qe jetojm qenka perrall.une nuk mendoj ashtu dhe nuk eshte ashtu.
     
  18. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Mendimi jot eshte thjesht mendimi jot. Prandaj eshte forum. Une sleviz nga ai mendim jo ti po askush sma ndryshon. Lexo te dyjja dje flit
     
  19. Sahit Rexhepi Keca

    Sahit Rexhepi Keca Valoris scriptorum

    ku po del ti ma i meqmi se krejt. si bibla ashtu edhe kurani kane nga 1.miliard besimtare.dhe ti pi ofendon gjithe besimtart e fese katolike dhe muslimane.dmth.prifti ne kishe besmtareve te vete poju tregojka perralla ose hogja ngjaimi besimtareve edhe aje poju tregojka perralla.kshtu ne qofte se nuk beson kerkun ose nuk di mashum mamire eshte thuj nuk di mashum ....
     
  20. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    O palle se je bo xhelozi I forumit. Ne cdo teme do me dhsne pergjigje. Po je idiot koke e kembe. Palle
     

Shpërndajeni këtë faqe