Cfare kenge do perdorje Ne dasmen tende?

Diskutime tek 'Muzika' filluar nga freeas4bird, 30 Sep 2015.

  1. freeas4bird

    freeas4bird Primus registratum

    Miredita miq te sitit.
    Pas disa muajsh do martohemi dhe kemi vendosur te shikojme se cfare muzike ka reth e perqark qe mund te perdorim Ne dasmen tone.
    Shume veta ja lene muziken Dj por Ne deshirojme te gjejeme ca kenge qe Ne vete pelqejme. Prandaj ku ka me mire qe te pyesim ketu e keshtu te gjithe te japin nje opinion.

    Mendoni per kenge
    -romantike
    -vallzime
    -Valle
    -per te rinj
    -per te moshuar
    -per cfare tju pelqeje ju

    Vetem ju lutem Jo tallje dhe komente ofenduese.

    Ju falenderojme per pjesemarjen;!!!✌✌
     
  2. Jamie

    Jamie Forumium maestatis

    Nje nder kenget qe sdo mungonte kurre ne nje dasem besoj...
     
    joetisti_ likes this.
  3. Ameliè

    Ameliè Forumium maestatis

    Nen nje portokalle moj
     
    Almaa'95 and joetisti_ like this.
  4. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Preferoj shum vallet e dasmave
     
    joetisti_ likes this.
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    vallezime.
     
  6. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Cfare muzike u perdor ne dasmen time.

    Prerja e dites se dasmes, Shkurt 1997. Ftesat ishin ndare. Dy fustane te bardhe mbrapa deres. Vici ishte therrur, torta e madhe shumekateshme ishte gati. Restoranti ishte prenotuar. Parukjerja ishte ne gatishmeri te larte. Orkestra e Mit Nushit ishte perzgjedhur (farefisni). Mes pritje percjelljeve te njerezve qe vinin per urim mora haberin nga nje shoqja ime kamarjere ne Tirane se dhendrrin e kishin evakuar (evacuate). I lashe te gjitha dhe me nje pallto te kuqe stofi marr autobuzin per te shkuar ne Tirane te gjej menyre komunikimi me te fejuarin. Telefonat nuk punonin ne Fier. E gjithe rruga Fier-Tirane me autobuz shoqerohej nga firshellimat e plumbave te kallashnikoveve dhe pistoletave. Here here shihje ndonje tank te ngare nga fermere. Kjo ishte muzika e dasmes time. Bomba e plumba.

    Aeroportet dhe portet detare mbyllen.

    2 Prill 1997. I pari avion qe mberrin nga jashte vendit eshte dhe avioni me te cilin i fejuari kthehet. Data e marteses civile 5 Prill 1997 qe binte dite e Shtune. Zyrat e bashkise ku celebroheshin ciftet e reja ishin te mbyllura. Na u desh te lyenim rrotat per te bere celebrimin diten e Shtune duke e shenuar ate zyrtarisht si diten e Premte.

    De juro. De facto. Pyes veten nese kjo eshte arsyeja e dites se genjeshtrave ne muajin Prill.

    Dhoma e bashkise e mbushur. Dy deshmitaret ishin gati. Nusja e xhaxhait dhe vajza e halles. Veshja ime, ne kohe lufte, nje bluze e bardhe dhe kominoshe xhinsi. Palltoja e kuqe e hedhur mbi nje karrige. Kepuckat te kuqe.

    Ndersa shkembenim unazat nje bresheri kallashnikovi rreth 10 metra larg zyres se Bashkise, afer Prefektures na ben te dalim ne dritare per te pare kasaphane. Dy vellezer nga Ballshi jane te vrare dhe te mbuluar me gjak.

    Muzika e dasmes time.....

    Kthehemi ne shtepi te tronditur. Nuk ka gezim. As muzike. Im shoq i veshur me nje pale pantallona te zeza stofi dhe me nje xhup mershini nxjerr nga canta nje cokollate te madhe (2-3 kg) dhe nje shishe whiskey dhe me to qeras te pranishmit ne shtepine e babit.

    Heshtje.....Muzika e dasmes time....

    EL
     

Shpërndajeni këtë faqe