Chit Chat me Chatistet e Tjere

Diskutime tek 'Chit Chat me Chatistet e Tjere' filluar nga Agjenti_007, 5 Dec 2014.

  1. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Horoskopi mujor
    Dhjetor 2015

    [​IMG]

    Dashi

    I ftohti i këtij muaji ka rrezik te ftohe edhe marrëdhënien tuaj me partnerin gjate këtij muaji. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me partnerin dhe mund t’i thoni atij edhe gjera qe deri me sot nuk keni guxuar. Beqaret nuk do ndihen mire me personat qe do takojnë dhe nuk do e marrin guximin ta vazhdojnë me tej njohjen duke pritur qe një dite princi i kaltër t’iu trokasë vete ne dere. Kjo ne fakt do jete e vështirë. Gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si do kishit dëshiruar. Do ju mungoje gjithë kohës energjia dhe mund te keni edhe luhatje tensioni. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet gjithë kohës e qëndrueshme. Do dini si t’i kryeni me maturi shpenzimet. Ne pune do jeni te përgjegjshëm dhe do dini si te veproni ne çdo moment. Pritet te ngjitni disa shkalle ne karriere.

    [​IMG]

    Demi
    Me ne fund këtë muaj ju do gjeni zgjidhje për disa probleme qe keni pasur ne te shkuarën. Do jeni te logjikshëm për te mos e lënduar atë qe keni ne krah. Pas datës 10 do mendoni t’i bëni edhe surpriza gjigande njeri-tjetrit. Beqaret do vazhdojnë te kërkojnë princin e tyre te kaltër kudo qe te shkojnë. Mos dilni përtej limiteve te joshjes. Gjendja shëndetësore here pas here mund te ketë tronditje. Nuk do ndiheni mire dhe duhet patjetër te bëni konsulta mjekësore. Mos e lini gjendjen te përkeqësohet. Ne p[lanin financiar mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për ta përmirësuar shpejt buxhetin. Edhe pse do ja dilni mire është te mos e përsërisni shpesh këtë. Ne pune do përballeni me sfida goxha te vështira, megjithatë me shume këmbëngulje dhe me seriozitet do ja dilni mbanë me sukses.



    Binjaket

    Ky muaj nuk do jete tërësisht i qete për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund te ketë edhe ndonjë stuhi. Java e dyte dhe e trete do jene te mbushura me mosmarrëveshje te cilat do ju bëjnë te ndiheni keq. Me e mira është te mos e braktisni partnerin, por te tregoheni te duruar dhe te bëni çdo përpjekje për t’u ripajtuar. Pas datës 22 gjithçka do jete me e qete dhe dielli do filloje te rilinde. beqaret nuk do jene ende gati për te bere ndryshime ne jetën e tyre ne çift dhe ka mundësi t’i refuzojnë ftesat. Shëndetin nuk duhet ta lini asnjë moment pas dore. Stresi qe do kaloni mund te sjelle goxha shqetësime. Me financat mundohuni te tregoheni sa me te logjikshëm sepse ne te kundërt do mbeteni pa para. Ne pune do korrni gjithçka qe keni mbjelle deri me sot. Ju e dini mire se çfarë.

    Gaforrja

    Këtë muaj keni për t’u ndier me mire pasi do jeni te rrethuar nga njerëzit qe ju duan. Nga ana tjetër do jeni edhe me te logjikshëm dhe do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur. Ata qe janë ne një lidhje do dashurohen me më tepër pasion dhe do ndihen për mrekulli. Beqaret duhet te bëjnë pak me tepër durim pasi personi i duhur do shfaqet nga java e trete. Me pas çdo gjë do marre një tjetër kuptim për ta. Gjendja shëndetësore mund te ketë here pas here disa probleme. Lodhja dhe i ftohti mund t’iu bëjnë te jeni pa fuqi. Financat do jene te kënaqshme. Do dini si t’i organizoni te ardhurat qe t’iu mbeten para edhe për te hequr mënjanë. Ne pune nuk do ju mungoje këmbëngulja, por vetëm duke bashkëpunuar me koleget do mund te arrini majat e suksesit.

    Luani

    Muaj jo shume i ngrohte ky për ata qe janë ne një lidhje. Javët e para do ndiheni si te bllokuar dhe nuk do i shprehni dot ndjenjat qe keni ne zemër. Gjithsesi pas datës 17 gjithçka di filloje te ndryshoje dhe atmosfera do ngrohet. Beqaret do jene tejet nostalgjike për dashuritë e shkuara dhe nuk do jene gati për te pasur njohje te reja. Dijeni se jo gjithmonë do ketë raste te mira dhe mund te mbeteni vetëm për një kohe te gjate. Shëndeti here do jete i mire e here mund te ketë shqetësime. Mund te prekeni nga gripi dhe do keni dhimbje trupi dhe dhimbje koke. Financat do jene te trazuara sidomos javën e pare. Te gjitha këto ne fakt janë pasoje e sjelljes tuaj jo te mire me shpenzimet. Ne pune do ju mungoje energjia dhe me vështirësi do i arrini objektivat. Mos ngurroni te kërkoni ndihme nëse gjendeni ne vështirësi serioze.

    [​IMG]

    Virgjeresha

    Pasi te kalojnë pese ditët e para te muajit, gjate te cilave komunikimi do lere për te dëshiruar, gjithçka me pas do ece me se miri. nuk do keni aspak mosmarrëveshje me partnerin, përkundrazi do flisni hapur me te dhe do ani gati te programoni te ardhmen. Çdo gjë do e keni nen kontroll. Beqaret do bëjnë mire te mos kërkojnë dike ne baze kriteresh sepse kane për te mbetur vetëm përgjithmonë. Shëndeti here pas here do jete delikat për shkak te lodhjes. Çlodhuni here pas here dhe mos neglizhoni vitaminat e proteinat. Ne planin financiar do ju duhet një mbështetje e madhe nga te afërmit qe t’ia dilni mbanë, ne te kundërt situata do përkeqësohet ndjeshëm. Ne pune, 10 ditët e para do jene disi te paqëndrueshme, ndërkohë qe me pas gjerat do ecin për mrekulli.

    Peshorja

    Ky muaj pritet te jete plot ngjyra. Për ata qe janë ne një lidhje klima do jete e ngrohte. Do i përkushtoheni me tepër atij qe keni ne krah dhe do ja shprehni ndjenjat si asnjëherë me pare. Ne përgjithësi harmonia do mbizotëroje ne jetën tuaj. Beqaret do joshin kurdo çdo person qe do ju duket interesant. Pjesa me e madhe do e gjejnë qe javën e pare personin qe do ju përshtatet. Edhe gjendja shëndetësore nuk do jete aspak e keqe. Kohet e fundit keni ditur si te kujdeseni për veten tuaj. Financat do ju stresojnë paksa sepse mezi do arrini t’i mbani te qëndrueshme. Megjithatë duhet thënë se këtë muaj nuk do keni vështirësi. Kjo edhe fale mbështetjes se te afërmve. Ne pune do jeni me te vëmendshëm dhe me te përqendruar tek ato qe do ju kërkohen. Javën e trete arritjet tuaja do i mrekullojnë te gjithë.

    Akrepi

    Këtë muaj do ju ndryshoje shpesh humori juve qe jeni ne një lidhje. Mund te grindeni keq me atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do tronditet. Beqaret nuk duhet ta privojnë për asnjë çast veten e tyre sepse mundësitë vetëm njëherë ne jete vijnë. Gjendja shëndetësore ka për te qene me e qëndrueshme. Nuk do ndiheni me te stresuar dhe energjia do ju kaploje. Nuk do keni me as shqetësime nga mesi apo nga shpina. Ne planin financiar nuk do jeni aspak te logjikshëm dhe do kryeni shpenzime te pamenduara. Gjendja do jete vërtet delikate. Ne pune do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme qe ta fitoni atë qe kërkoni. disa kolege te vjetër do ju mbështesin fort me aq sa te munden. Ata qe janë te papune fatkeqësisht nuk do e gjejnë as këtë muaj atë qe kërkojnë.

    Shigjetari

    Muaj delikat ky qe po vjen. Ata qe janë ne një lidhje do e lënë pas dore partnerin ne javën e pare dhe kjo mund te krijoje një hendek mes tyre. Mosmarrëveshjet dhe debatet do jene te forta. Pas date 12 gjerat do fillojnë te normalizohen disi. Flisni hapur dhe pa dorashka për çdo gjë sepse vetëm ne këtë mënyrë do gjeni zgjidhje. Beqare do realizojnë plot takime, por mire është te tregohen sa me te logjikshëm. Po gabuan këtë muaj do i vuajnë pasojat për një kohe te gjate. Shëndeti do ketë goxha shqetësime. Mund te vuani nga koliti ose nga stomaku. Duhet te bëni sa me shpejt kontrolle sepse situata mund te ndërlikohet. Kujdes me pikantet dhe turshitë. Financat do vazhdojnë te mbeten tejet delikate. Nuk do i kryeni dot as shpenzimet e nevojshme. Ne pune do keni pengesa te vogla 10 ditët e para, por gjithçka do përmirësohet me shpejt nga sa mendonit.

    Bricjapi

    Gjate këtij muaji do mbizotërojë dialogu dhe mirëkuptimi ne jetën tuaj ne çift. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha me ne fund do pajtohen dhe do ndihen te qete. Beqaret do jene gjithë kohës te rrethuar nga miqtë e ngushte dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar dashurinë. Gjithsesi nga jave e trete ka gjasa te ndodhe diçka e mrekullueshme. Shëndeti nuk do jete aspak ne gjende te mire. Do e ndieni shume te ftohtin dhe do prekeni shpesh nga virozat e stinës. Financat do jene te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes. Mos luani me zjarrin sepse mund te digjeni keq. Ne pune duhet te bëni plane dhe te ecni ne baze te tyre ne mënyrë qe te arrini sa me lart. Po ecet kuturu mund te përballeni edhe disa probleme. Situata ne disa raste do ju ndërlikohet se tepërmi.

    [​IMG]

    Ujori

    Fillimi i muajit do jete shume i qete për ata qe janë ne një lidhje. Do reflektoni me kujdes për çdo hap qe do hidhni dhe nuk do nxitoheni. Pas datës 15 situata ka rrezik te pësojë disa ndryshime. Tregohuni te kujdesshëm sepse shume persona do mundohen t’iu prishin pune. Beqaret nuk do kenë mundësi shume te mira për te realizuar takime te rëndësishme, megjithatë muaji nuk do jete i keq. Miqtë dhe familjaret do ju surprizojne ne çdo moment. Nëse për shëndetin nuk përkujdeseni, situata do ju dale tërësisht jashtë kontrollit. Do keni goxha shqetësime serioze. Financat do jene here pas here delikate. Shpenzoni aq sa mundeni, mos i kaloni limitet. Ne pune do përballeni me një problem serioz te cilat do e kaloni vetëm me ndihmën e kolegeve. Asgjë nuk do jete aq e thjeshte sa e keni menduar.

    Peshqit

    Ky muaj nuk do jete i keq për juve qe jeni ne një lidhje megjithatë do ju duhet pak munde për te ruajtur qetësinë. Ata qe janë ne një lidhje duhet te mos e lënë ne asnjë moment pas dore personin qe kane ne krahë sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Ne çdo moment duhet te mendoni si për vete ashtu edhe për atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë plot takime, por jo shume nga ato drithërueset. Gjithsesi çdo hap duhet hedhur me kujdes ne mënyrë qe nesër te mos ketë pendime. Shëndeti do jete i mire javën e pare, por nëse ju me pas nuk kujdeseni për veten, visheni holle apo konsumoni gjerat e dëmshme do keni probleme. Financat vështirë se mund te mbeten te qëndrueshme. Ne pune mire do jete te mos rrezikoni shume për te arritur ku doni. komunikimi dhe bashkëpunimi do jene armët me te forta.

     
  2. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Ka dy lloje historish dashurie.
    Ato nga te cilat nxjerrim nje mesazh, "dashuria e vertete ekziston", dhe ato nga te cilat nxjerrim nje mesim "ne dashuri duhen dy vet,qe te behen nje".
     
    Balahk likes this.
  3. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    E di cila eshte gjeja me e bukur? Ta shohesh, dhe ta ndjesh se eshte aty per ty.
     
  4. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

  5. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    E lash te shkonte. Do te pendohem per te gjate tere jetes sime.
    [​IMG]
     
  6. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Me bere te ndihesha se ty te pelqeja vertete.. pastaj ti thjeshte u largove, sikur te mos ishte asgje.
    [​IMG]
     
  7. tropojanja

    tropojanja Çike Malsie

    Monroe ca ba kshtu moj !?
     
  8. Monroe

    Monroe Valoris scriptorum

    Mpelqyn theniet edhe i futa
     
  9. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Horoskopi ditor - 12/02/2016
    [​IMG] Dashi
    Perpiquni qe te perqendroheni kryesisht ne objektivin qe keni percaktuar per sot. Shmangni çdo lloj shperqendrimi dhe mbani ne nivelin e duhur inteligjencen.
    [​IMG] Demi
    Do te keni pershtypjen se diçka ju rri mbi koke dhe ju kercenon. Dhe cuditerisht, gjate rrjedhes se dites se sotme do te perballeni me nje problem te papritur.
    [​IMG] Binjaket
    Gjate gjithe dites do te vini verdalle pa ndonje arsye te forte. Vetem ne mbremje do te arrini te zbertheni domethenien e vertete te sjelljes tuaj.
    [​IMG] Gaforrja
    Duhet te sforcoheni per te qene sa me te sjellshem me nje person qe mund t’ju hape shume porta dhe t’ju ofroje disa mundesi qe nuk i kishit menduar ndonjehere.
    [​IMG] Luani
    Ambienti qe ju rrethon mund te ndryshoje krejt papritur dhe do t’ju duhet te ndryshoni idete dhe te mesoheni t’i beni gjerat ne menyre krejt te ndryshme.
    [​IMG] Virgjeresha
    Perqendrohuni ne projektet tuaja afatgjata dhe do te gjeni pergjigjet e disa pyejteve te veshtira. Ne shtepi, perpiquni te krijoni nje klime bashkepunimi.
    [​IMG] Peshorja
    Do te jete e rendesishme te dini te reagoni me takt sot, sidomos nese gjendeni te perzier ne disa çeshtje shume delikate.
    [​IMG] Akrepi
    Ajo qe thoni duhet te perputhet me ate qe beni, sepse ne te kundert do te humbni besimin e te tjereve. Duhet te jeni gjithmone te besueshem.
    [​IMG] Shigjetari
    Sot mund te mesoni dicka shume te cuditshme per nje mik ose per nje te dashurin tuaj. Ajo qe do te zbuloni, do te kete ndikime shume te forta ne te ardhmen tuaj.
    [​IMG] Bricjapi
    Sot mund te keqkuptoni informacionet qe do te merrni gjate oreve te para te dites se sotme. Do te arrini ne disa perfundime krejt te gabuara.
    [​IMG] Ujori
    Sigurohuni qe t’i furnizoni te tjeret me te gjitha informacionet per te cilat ata kane nevoje per ‘ju ndihmuar per problemet tuaj, qofshin ato per sot apo per ditet ne vazhdim.
    [​IMG] Peshqit
    Mos harroni t’i njihni meritat atyre qe ju kane ndihmuar per te arritur aty ku jeni sot, edhe pse keni shume rruge per te bere per te arritur majat qe deshironi.
     
  10. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Horoskopi ditor - 15/02/2016
    [​IMG] Dashi
    Mos e humbni fillimin e dites se sotme sepse do t’ju rezervoje shume surpriza. Mbani lart moralin dhe perpiquni te qendroni entuziaste gjate gjithe kohes.
    [​IMG] Demi
    Nje reagim zinxhir i disa personave mund te sjelle pasoja si pozitive ashtu dhe negative. Te perfitoni nga ato pozitivet dhe te injoroni te tjerat, varet vetem nga ju.
    [​IMG] Binjaket
    Gjate diteve te fundit keni qene i shqetesuar nga ankthe personale. Sot do t’ju jepet mundesia te rifitoni besimin ne vetvete dhe te ndjeheni krenare per kete.
    [​IMG] Gaforrja
    Duhet te beni dallimin per ate qe eshte e mundshme per tu arrire dhe per ate qe eshte thjesht nje enderr. Mos merrni asnje vendim sot.
    [​IMG] Luani
    Kujtesa juaj mund t’ju beje nje shaka te hidhur sot dhe do tju coje te thoni dicka qe nuk eshte aspak e vertete. Mendohuni mire perpara se te flisni.
    [​IMG] Virgjeresha
    Sot evitoni te shtireni me partnerin, sidomos ne nje ceshtje qe ju e keni diskutuar me perpara. Cdo genjeshter qe do te thoni do te merret vesh.
    [​IMG] Peshorja
    Perpara mbremjes dikush do te marre nje vendim lidhur me ju. Duke vezhguar sjelljen e tij do te merrni vesh dhe rezultatin e ketij vendimi.
    [​IMG] Akrepi
    Perpiquni te arrini nje kompromis me nje kolegun tuaj te punes i cili do te kete shume peshe ne nje projekt te ardhshem. Megjithate mos u beni shume servile.
    [​IMG] Shigjetari
    Do te jete detyra juaj te beni nje interpretim te arsyeshem te disa ngjarjeve te caktuara dhe te bindni te tjeret qe idete tuaja jane te sakta.
    [​IMG] Bricjapi
    Ka ardhur momenti te perballeni me nje situate te veshtire personale. Duhet te pranoni dicka qe ne te kaluaren e keni kundershtuar me ngulm.
    [​IMG] Ujori
    Me insistimin tuaj te vazhdueshem, nje zhgenjim i oreve te para te dites, do te kthehet ne nje moment per te festuar. Duhet te tregoni vetem pak durim.
    [​IMG] Peshqit
    Ajo qe do te beni per nje person me me pak fat se juve do te vihet re nga dikush qe do te kete nje rol te rendesishem me pas ne jeten tuaj.
     
    Hektor12 and AL3XI like this.

Shpërndajeni këtë faqe