Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

Diskutime tek 'Historia Shqiptare' filluar nga Odea, 18 Mar 2004.

  1. Odea

    Odea Fillestar

    Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Miredita shoke e shoqe te albforumit, (po e fillojme pershendetjen si ne partine e punes /pf/images/graemlins/laugh.gif )

    Keni menduar ndonjehere se pse sistemi i komunizmit deshtoi ne shqiperi? Une po, dhe jo ngaqe mendoj per ato kohera por ngaqe kam per te shkruar nje essay prej 15 faqesh mbi Komunizmin ne Shqiperi.

    Do me behej qejfi sikur dikush nga ju te jepte disa arsye te sakta te bazuara ne fakte mbi renien e komunizmit ne Shqiperi si dhe jepni edhe mendimet tuaja personale mbi kete ceshtje.

    Ata qe jane rritur nen ndikimin e sistemit komunist mendoj se kane me shume per te thene /pf/images/graemlins/wink.gif Iu mirepres te gjitheve, dhe ju lutem, shpejtoni se duhet te bej draftin e pare te reportit per javen qe vjen.

    Do ishte shume e vlefshme per mua qe ne vend qe shkrimin ta bazoj thjesht ne fakte qe kam gjetur neper libra historiane te shkruar nga autore te huaj, them te vendos me shume fakte te bazuara nga eksperienca te lidhura drejtperdrejt me subjektin nder fjale. Ndihma juaj do ishte me verte e madhe per mua...

    Faleminderit te gjitheve!

    Odea
  2. kastriot

    kastriot Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Miredita shoqja odeja /pf/images/graemlins/wink.gif

    Persa i perket "deshtimit" te sistemit komunist( :confused: ) ne Shqiperi und do te beja pyetjen se a ka patur ndonjehere "sistem komunist" ne Shqiperi???
    Sistem enverist, stalinist po, hem.. por komunist???

    Megjithate te rroje partia /pf/images/graemlins/tongue.gif

    pershendetje /pf/images/graemlins/smile.gif
  3. Odea

    Odea Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Vendosa sistem komunist pasi ne pergjithesi ashtu ishte edhe pse mori forme tjeter gjate "sundimit" te Enverit. Meqenese menyra e te qeverisurit te Enverit ishte ajo e nje diktatori, kjo solli pakenaqesi tek masat. Po prape kjo nuk me thote gje mbi arsyet e renies se ketij sistemi.
    Ti cfare thua per kete?


    Odea
  4. romeo

    romeo Anëtar aktiv

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Ne rradhe te pare ka te drejte plotesisht Kastrioti persa i perket perdorimit te termit KOMUNIST. Zakonisht letersia historike bashkekohore e ekuilibrura dhe serioze flet per REGJIME TOTALITARE (ate çka edhe i yni ishte).
    Pse ra ky regjim?????

    Ishte mese e natyrshme qe me perfundimin pak a shume zyrtarsisht te luftes se ftohte midis USA dhe URSS ndarja ne dy blloqe e Evropes filloi te merrte fund. Kete fund e dekretoi perfundimisht rrezimi i murit te Berlinit. Pas kesaj ngjarjeje ruset filluan nje terheqje ushtarake dhe diplomatike nga vendet e Evropes lindore, duke mos ushtruar me presionin e meparshem. Ne kete kontekst Shqiperia, arritur tashme tek "buka e gojes" fale politikave autarkike te aktivizuara nga sistemi, ishte mese natyrshem qe ai sistem nuk mund te ekzistonte me!
    Ishin rrethanat gjeopolitike nderkombetare ato qe rrezuan ate regjim ne Shqiperi.
  5. Prodigychild01

    Prodigychild01 Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Ja kush jane arsyet e renies se komunizmit ne Shqiperi.

    1) Varferia e popullsise deri ne cmenduri. I mbaj mend si dje ne mesin e viteve 80 dyqanet e boshatisura ku as minjte nuk kishin cfare te hanin. Rradha pa fund per ushqimet minimale. Pakenaqesia kombetare arriti kulmin.

    2) Renia e komunizmit ne cdo vend tjeter te Evropes lindore. Pavaresisht se ne nuk ishim shume te lidhur me keto vende, ndikoi ne imazhin se komunizmit i iku koha.

    3) Deshira per te ikur drejt perendimit. Ato pak stacione televizive te RAI-t kane bere nje pune kolosale per tju hapur syte njerezve e per tju treguar se kaptialzmi nuk ishte gogoli i bere nga qeveria komuniste. E me pas hyrja ne ambasada, e largimi i nje grupi te madh shqiptaresh, qe filluan te ndikonin nga jashte me historite e tyre perrallore.

    4) Leshimi i situates nga Ramiz Alia. Ne fund te fundit, mund ta kishte kthyer Shqiperine ne nje Rumani te dyte, por ai e leshoi situaten gradualisht duke eliminuar gjakderdhjen. (kjo eshte nje merite qe pak njerez ja njohin ramizit)
  6. Paulin Palushi

    Paulin Palushi Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    ...(kjo eshte nje merite qe pak njerez ja njohin ramizit)...

    Duke qene "MALOK" e mencur,ai nuk donte te kishte fatin e Causheskut.

    Gjakderdhjen nuk e shmangu por e ruajti per me vone,me 1997,me ndihmen e pa cmuar te Greqise ku edhe ishte i srehuar,keshtu qe mishi do te piqej e helli(Ramizi)nuk do te digjej...

    Shqiperine e"cliruan"nga komunizmi shqiptaret dhe po shqiptaret ishin ato qe si mercenare te bindur te greqise e pushtuan per hesap te saj,kete rradhe jo vetem politikisht por edhe ekonomikisht,dhe ky i fundit eshte pushtimi me i rende qe ka pasur shqipria ndonjihere.
    Vetem nji fakt bajat:
    Shqiperia qe ka burime ujore ultra te pastra e te mineralizuara ne menyre natyrale...importon me miljono tonelata uji mineral nga grecia per te ndihmuar popullin e"varfer"grek
  7. DFV

    DFV Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Nje nga arsyet e renies se regjimit komunist ne Shqiperi eshte izolimi i tejskajshem i vendit nga bota e sidomos nga bota perndimore.
    Parrulla e regjimit komunist te Enver Hoxhes ishte
    "Te punojme dhe te jetojme si ne rrethim"
    Regjimi komunist i Hoxhes gjate gjithe historise
    45-50 vjecare, per te ruajtur nje zhvillim normal te ekonomis, eshte mbeshtetur ne ndihmen disa vendeve me te fuqishme, psh. ne vitet e para te pas luftes u mbeshtet tek Jugosllavia e Titos dhe
    BS e Stalinit, pas prishjes me Ruset ne vitin 1963
    ajo u mbeshtet fuqimisht nga Kina e Mao Ce Dunit
    dhe nga kjo vitet 1970-1977 arriten dhe kulmin e
    zhvillimit ekonomik.
    Prishja me Kinezet ne vitin 1978 ishte fatale per
    ekonomin shqiptare te asaj kohe,fabrikat paksuan prodhimin kjo dhe per faktin se ato nuk kishin me
    pjese nderrimi e tje bujqesia qe nuk e pati me nbeshtetjen me mekanizma filloj te binte me hapa vigane po keshtu eksportet minirare rane shume.
    Te gjitha keto filluan te shfaqeshin edhe ne renien e menjehershme te mirqenies ekonomike ne qytetet dhe sidomos ne fshatrat ku njerzit kishin
    mungesa te theksuara per tu ushquer.
    Varferia e tej skajshme solli pa kenaqsi te medha
    ne popull e cila u pasua dhe me shthurjen pothuaj te menjehershme te sistemit socialist ne te gjitha vendet e kampit socjalist.
    Me ardhjen ne fuqi te Ramiz Alis i cili nuk ngjasonte me diktatorin Enver Hoxha shume element
    me pikpamje te kunderta me regjimin ne fuqi filluan te flisnin te jepnin intervista te Zeri Amerikes, bile dhe te shkruanin pothuajse hapur ne gazetat e asaj kohe per te mirat qe kishte shoqeria e konsumit kapitalist dhe c'duhet te bej shoqeri shqiptare per te dale nga kolapsi qe e kishte mberthyer.
    Sigurishte renia e murit te Berlinit i dha vulen edhe permbysjes se regjimit socialist shqiptare
  8. ilirjan

    ilirjan Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Komunizmin e shembi ZOTI me "frymen e shenjte"

    Ai lindi nga "fryma djallzore" ishte sic i thone fjales "shejtan regjim"
  9. Demetrio Scutari

    Demetrio Scutari Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Pse ra komunizmi në Shqipëri? Sepse ishte një sistem çnjerëzor dhe thëllësisht i gabuar...
  10. gentilushi

    gentilushi Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    shoke dhe shoqe
    ju drejtohem si nje komunist i devotshem per tju thene se shkaqet ishin:
    1-shkaqet ekonomike
    2-sistemi i pjerdhur i nje-qeverisesi
    3-protestat dhe liberalizimi ne disa shtete te europes qendroro-lindore
    4-DESHIRA PER LIRI ME NE FUND QE THEM SE ESHTE ME E RENDESISHMJA
  11. Tony326

    Tony326 Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Ra me te vertete konunuzmi ne shqiperi apo vetem nderroi forme e flamur ne pseudodemokraci?

    Si te ndryshonte Komunizmi kur Nexhmija me shoke nuk u vune para Ligjit per krime e gjenocid kombetar por u denuan se kishin pire dy kafe me shume.....
    FALEMNDERIT DR. BERISHES
    si ra Komunizmi?

    Komunistet ne Shqiperi lane pushtetin politik per te marre ate ekonomik i cili i ktheu ne 1997 serish ne pushtetin Politik.

    Kush eshte tashme ne pushtet?????

    Partia socialiste, qe me pare ish partia e punes e shqiperise.

    Kush e themeloi partine demokratike, e cfare ixchte Sali Berisha??????

    sekretar partie.....

    UJKU QIMEN E NDERRON POR ZAKONIN SE HARRON.

    falenderit Odea
  12. ilirjan

    ilirjan Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Edhe sikur Hoxha te ishte gjalle do te behej demokrat.

    Pra shembja e komunizmit ishte "fryme"

    Ashtu sic ishte "fryme djallezore" lindja e tij.

    I them keto per ato idiotet qe thone se KOMUNIZMIN e shembi CIA,USA, perendimi etj, perralla.

    Neqoftese Amerika shembi komunizmin ne RUSI , dhe Evropen lindore, pse nuk mundet te shembi komunizmin ne KUBE??
    Keto pune i ben vetem ZOTI.
  13. eros111

    eros111 Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Keto pune i ben vetem ZOTI.

    Jo Zoti Lir111, jo Zoti, djalli thuaj!
    Pse ra komunizmi? Sepse njerezit nuk duan dhe nuk mund te trajtohen te gjithe njesoj, sepse njeri do kerkoje gjithmone dicka me shume se tjetri, sepse egoizmi do jete gjithmone me i forte se altruizmi.
    Eshte pikerisht ajo pjes
  14. eros111

    eros111 Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Jo Zoti Lir111, jo Zoti, djalli thuaj!
    Pse ra komunizmi? Sepse njerezit nuk duan dhe nuk mund te trajtohen te gjithe njesoj, sepse njeri do kerkoje gjithmone dicka me shume se tjetri, sepse egoizmi do jete gjithmone me i forte se altruizmi.
    Eshte pikerisht ajo pjesa djallezore ne secilin prej nesh qe nuk ngopet me te mjaftueshmen, por qe kerkon bollekun e panevojshem, qe shenoi fundin e komunizmit. Per mua komunizmi eshte nje ide e frymezuar nga zoti, dhe kapitalizmi nga djalli. Komunizmi si ide perfekte, nuk mund te gjeje mbeshtetje te njerezit.
  15. Gerald_LSU

    Gerald_LSU Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Per mua komunizmi ne Shqiperi nuk ishte nje ideologji qe formoi sistemin totalitar te Enver Hoxhes, por pikerisht e kunderta. Enver Hoxha ishte baza dhe kollona e shtetit totalitar shqiptar, komunizmi ishte thjesht mjeti te cilin ai perdori per te sunduar. Ndoshta ne fillim, pas luftes se dyte boterore, komunistet ne pushtet ishin me te vertete idealiste, por kjo ndryshoi shpejt, pasi Enveri filloi t'i hiqte qafe ata qe e kundershtonin ne ndonje fare menyre.

    Kur vdiq Enveri ne 85, struktura totalitare e shtetit shqiptar e humbi kollonen baze, dhe e vetmja gje qe duhej ishte nje ere e forte qe ta shembte. Kjo erdhi ne formen e ndryshimeve te shteteve fqinje te Ballkanit, Rumania dhe Bullgaria.

    P.S. Duke vazhduar me kete analogji, do te thuhej se ne vend qe te ndertonte nje strukture te re, Sala u mundua te behej ai kollona baze, duke precipituar shembjen serish te struktures se ndryshkur.
  16. ezhderha

    ezhderha Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Renia e komunizmit ne Shqipni NUK ka kene rast i vecuem . S'don shume vemendje me e pa se dobesimi i pushtetit dhe ndikimit te ish Bashkimit Sovjetik solli levizjet qe transformuen, permbysen apo zevendesuen qeverite ne Evropen Lindore ne fundit e viteve 80-te.
  17. Rambla

    Rambla Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    thojne pastaj qe komunistet jane ateist /pf/images/graemlins/laugh.gif

    pyes veten ndonjehere sesi mund te shkruhen perla te tilla /pf/images/graemlins/laugh.gif

    dhe qe mos dal nga tema, per mua pergjigja qendron midis postimit te gerald dhe nak.
  18. OROSHI

    OROSHI Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Duhet tia dime per nder Presidentit te 40 te USA(qe ketu nuk po e permende askush)i cili me nderhyrjet e tij energjike bani qe te mbaroje lufta e ftohte,se te mos kishte ndodh kjo ne do kishim prap komunizem!!!
  19. Geti M.

    Geti M. Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    Eshte e vertete qe pres.amerikan arriti te zhgjidhe problemet e veta dhe mjaft por ca ka per tia dit per nder atij nuk kuptova......!!!
    .......................
    Gjeta nje material ne internet,nuk e di se sa mund te te ndimoje Odea,ndersa per perjetimet vetjake nuk arrij te te them gje se kam qene e vogel
    ........................
    Morto Hoxha, diventò segretario del partito e capo dello stato Ramiz Alia, che era stato uno stretto collaboratore del dittatore nonché un ideologo del partito. La situazione era critica, perché l’isolamento del Paese aveva portato gravissime conseguenze. I quarant’anni di dominio enverista avevano immobilizzato l’intera economia, totalmente controllata dall’apparato di partito e da una burocrazia centralista.
    La caduta del muro di Berlino (1989) non ha lasciato indifferenti gli Albanesi. Rivolte degli studenti, scioperi, esodi di massa hanno reso difficile la vita al nuovo presidente, costringendolo a sostanziali modifiche nella politica interna.
    Alia ha così promosso molte riforme in senso democratico e ha indetto libere elezioni nel marzo del 1991. In politica estera ha stabilito contatti con molti paesi europei, nonché con gli Stati Uniti. Inoltre ha fatto in modo che l’Albania entrasse nella CSCE (conferenza per la sicurezza e la cooperazione in Europa) e ha rilanciato la vita politica lasciando che nascessero nuovi partiti.
    "Prof.ssa Elsa Hekurani,
    docente di Lingua Francese presso la Facoltà di Economia e Turismo dell’Università di Valona"
    Ciao Twinkle :book:
  20. eros111

    eros111 Fillestar

    Re: Cilat ishin arsyes e renies se komunizmit ne Shqiperi?

    thojne pastaj qe komunistet jane ateist
    pyes veten ndonjehere sesi mund te shkruhen perla te tilla

    Eh kur ta marresh vesh ti se ku e kisha muhabetin une... :rolleyes:

    Nuk mund te besh dot lidhje mes komunizmit (barazi, te punojme bashke per nje qellim te njejte) dhe cfare shkruhet ne bibel (ndaje me tjetrin ate qe ke etj etj) ???

    Po pate verejtje tjeter flasim privat se kshu dalim nga tema. /pf/images/graemlins/wink.gif

Share This Page