Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

Diskutime tek 'Trupi dhe Shëndeti' filluar nga ShkodraniNY, 12 Jun 2003.

  1. ShkodraniNY

    ShkodraniNY Fillestar

    Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    A mund te dijme pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    E verteta rreth saj.

    Faktet shkencore.

    C'thote mjeksia?

    Ju flm. /pf/images/graemlins/smile.gif
  2. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    Pasojat e pirjes se alkoholit ne tejmase, ne organizem jan:
    1. Demtimi i Melqise qe mund te coj deri te Cirroza
    si dhe demtimi i te gjitha organeve tjera duke u nisur nga lukthi drejtpersedrejti, pankreasi e shnetka, veshket, zemra me arterje dhe vena deri te truri i cili fillon te humb funksionin normal.
  3. Plaku-i-Detit

    Plaku-i-Detit Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    Pershendetje.

    Ne radhe te pare dua te them se kolegu mjeku popullor e ka shpjeguar shume mire temen pija alkolike per demtimet qe shkakton ajo ne trupin tone.
    Por...
    do pyesja kolegun se nje klient qe viziton kete forum a do kete valle njohurit qe ka nje mjek,per mua jo.
    Prandaj Kur duhet shpjeguar diçka per mjeksi duhen marre parasysh shume gjera gje qe eshte shume me rendesi.
    Tani del njeri dhe mund te thoje pse kur duhet shpjeguar diçka per mjeksi duhen marre parasysh shume gjera
    sepse midis mjekut dhe pacientit ka te bej nje lidhje arsimetrike[jo e barabarte ne njohuri mjeksore]keshtu qe ato qe thote pacienti mjeku i kupton por ato qe thote mjeku pacienti nuk ka mundesine ti kuptoj kjo rrjeth si proçes se nuk ka arritur te marri njohuri shendetsi ose mjeksie ne shkolle villore,8-vjeçare apo te mesme.
    Kjo qe nuk ka marre njohuri mjeksore ne shkolle eshte shume e rendesishme per shendetesine sepse sot shkon nje pacient dhe çfare ti shkruaj doktor-i ate ben sikur ajo qofte dhe nje [Aspirin]etj,Dhe merr çemim sipas qejfit po te doje mjeku kur shikon qe pacient-i ska njohuri fare nga mjeksia.
    Fjalet qe ka thene shoku jone me larte si [pnkreasi ,cirroza,lukthi,]mund ti kene deghuar si fjale por çdomethene çpermbajne,çpjese bejne sbesoj se kane njohuri shume njerez qe skane lexuar libra mjeksie.
    ata mund ti mesojne keto fjali edhe nepermjet librave duke lexuar reth mjeksise ka shume libra anciklopedi mjeksore te kushtuara per familje per te ruajtur shendetin e tyre .

    Dhe me qe tema eshte per alkolin po shtoj dhe une dy fjale ne gjuhen e popullit dhe kuptimore ndaj atdhetarve tane .
    Alkoli.te ve te besh remuje .shkon ne shtepi i pire merzit dhe ata te familjes shkakton merzitje ne familje ne vend te harmonise .shkon ben sherre,vjedhje ku mund te perfundosh dhe ne burgje dhe mund ti sjellesh trupit plagosje.dhe shume e shume qe besoj se me keto qe thashe me siper do rikujtohen shembuj akoma me shume.
    ne drejtime mjeksore pajtohem me shokun e siperfolur,Shoku ne fjale ka permendur nga melçia deri ne zemer ,arterje e me pas trurin ai ka shume te drejte ne kete drejtim sepse trupi i njeriut eshte aq bukur i qendisur e i rregullt dh i lidhur me njerin tjetrin sa sbesoj te kete me mire si mund ta paramendojme lidhjen e organeve.per kete u jap shembullin me konkrete per pijanecet:perfytyroni kazanin e rakis ne krye kazan qe valon rrushi pas tij lidhur llullaja dhe ne fund pagurja qe pret rakine disi shkurt por mundohuni dhe disa vete per perfytyrim:)).

    Uroj te kem mundur te shpjegoj diçka per pacientet e interesuar.

    me respekt plaku-i-detit.
  4. Raif

    Raif Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    Jeni te mireseardhur te silni artikuj qe e skjarojn problemin e alkoholit edhe shkenctarisht meqense ketu ne AF shumica e vizitoreve/vizitoreve jan te rinj dhe student.
  5. genci#2

    genci#2 Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    shko kontrollo melçine mer ti!
  6. Eni_883

    Eni_883 Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    :eek: :eek: mos
  7. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    E shef ti moj :rolleyes: :smash:
  8. Anana

    Anana Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    When we drink, we sleep
    When we sleep, we don't make sin
    if we don't make sin, we go to heaven
    Yeah, we'll all go to heaven...

    Irish...
  9. genci#2

    genci#2 Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    lol. paska qene pishem ai irlandezi, se ne te vertete fillojne e rrifen. ne mos, ja hyjne te shoqes. bej shaka. /pf/images/graemlins/laugh.gif
  10. Le_Routard

    Le_Routard Anëtar aktiv

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    Une do shtoja qe pervec atyre demeve ne organizem qe permendi Mjeku Popullor alkoli ka dhe ane pozitive, si psh mbyt mikrobet, ndihmon ne tretjen e ushqimit etj etj.

    Une per vete i shikoj gjerat gjithmon nga ana pozitive /pf/images/graemlins/laugh.gif
  11. Le_Routard

    Le_Routard Anëtar aktiv

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    Mos ke pire gje zoterote? /pf/images/graemlins/laugh.gif E hongre duhet te besh lavazh stomakut tani. /pf/images/graemlins/laugh.gif
  12. Kordelja

    Kordelja Anëtar i njohur

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    Ju pifte dreqi ne bark ju pifte :sleep:
  13. Darien

    Darien Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    pasojat e sipërpërmendura janë pasojat e alkoolizmit, jo thjesht të alkoolit

    shumë sondazhe mjekësore vënë në dukje që një sasi e vogël alkooli, zakonisht nuk sjell dëme për trupin, ka mundësi të sjellë edhe të mira; sasia që fillon të bëjë dëm varet nga organizmi i njeriut dhe nga rrethanat ku ndodhet, po 3-5 pije në javë mbeten sasi e vogël (një pije quhet një teke alkool i fortë, një gotë verë, ose një birrë gjys-litërshe)

    më shumë kujdes duhet të kenë ata që kanë shumë stres në jetën e tyre; shumë shpesh njerëz në këtë kategori pijnë që të harrojnë "hallet"; për këtë grup nuk ka sasi të vogël, që në pijen e parë po i bëjnë dëm vetes
  14. Anana

    Anana Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    Se dhe Zoti Krisht nje here,
    Mori uje e beri vere...
  15. Guest

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    MIremengjes!

    demet e alkolit jane te shumta,ama kur abuzohet me te.Pasi siq thoshte dikush ka edhe ane pozitive.
    Alkoli si cdo lende tjeter qe hyn ne organizmin tone, duhet te shperbehet ne perberes qe organizmi yne te shpenzoje sa me pak energji per reaksionet e rradhes.
    Alkolet jane perberes organik te perbere nnga nje zingjir hidrokarberesh alifatici me nje grup hidroksil(OH).KY i fundit i jep karakteristica alkolit.
    Duke qene nje hidrokarbur organizmi do perpiqet qe me ane te reaksioneve ta shperbeje deri ne perbersin me te asimilueshem per organizmin GLUKOZI(sheqer, karboidrat).Por per shperberjen e alkolit nevojitt shume energji,kjo duket me ate ndjenjen e nxehtesise qe na jep alkoli.
    Melcia pervec funksionit filtrues te gjakut ka edhe funksion depozitues.Ne melci depozitohet i gjithe sheqeri i tepert ne gjak ne formen e glikogjenit. Pas pirjes ne menyre abuzive te alkolit melcise i duhet te kryej nje pune shume me madhe, pasi siq thashe me lart alkoli do shperbehet ne sheqer.dhe melcia kete sheqer te tepert e trasformon ne glikogjen..Por me rritjen e punes se melcise eshte prishur ekuilibri i organizmit dhe per tu mbrojtur nga ky crregullim ai do kerkoj te mbrohet duke vene ne funksion edhe organe te tjera per rivendosjen e ketij ekuilibri,si psh temthin,zemren... etj etj.
    Mjeku popullor permendi semundjen e cirozes.eshte nje patologji qe krijohet me kalimin e kohes.Mund te formohet edhe nga nje hepatit kronik.Cirrosa eshte formimi i disa plageve ne melci.Ku qelizat e melcise nga puna e madhe per mbajtjen e ketyre rezervave te glikogjenit humbasin formen e tyre duke kaluar deri ne vdekje. Kjo vdekje dhe prishej forme formon plaget e melcise qe jane fatale.
    Edhe truri vuan nga pasojat e alkolit te tepert.Dhe mbasi kemi piremjaftueshem fillon edhe na dhemb edhe koka.Kjo vjen si pasoje e numerit te madh te reaksioneve qe ndodhin ne organismin tone dhe pothuajse 90 % e tyre kryhen ne prani te ujit. Dhe mabs pijes njeriu kalon ne nje dehidratim te organizmit, qe sjell dhimbjene kokes.
    Prandaj pas nje te pire te mire :goofy: duhet te pime sa me shume uje. :idea:

    Kaq mua kujtua per momentin.urojte kem arritur te shpjegoj sado pak idene e mekanizmit se si metabolizohet alkoli. /pf/images/graemlins/smile.gif
  16. genci#2

    genci#2 Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    :wink: :wave:
  17. b.k.

    b.k. Fillestar

  18. Guest

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    :thumbsup: na eshte be si buka ky siti!
    mgjth eshte shume shume i mire! :thumbsup:
  19. gezim lame

    gezim lame Fillestar

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    Kam degjuar diku se ka ndryshim te madh midis sekseve ne menyren se si trupi absorbon alkolin.......

    Per rastin e femrave eshte me i madh rreziku i cerozes, semundjeve te zemres, demtime te trurit, kanceret e gjirit deri ne aksidentet rrugore, ne raport me te madh se meshkujt ne rastet e perdoruesve te alkolit.

    Me duket se kjo vinte nga menyra e ndryshme metabolizmit dhe absorbimit te alkolit. Kjo varej nga raportet e ndryshme te ujit me peshen trupore midis sekseve dhe tek femrat ishte me e vogel dhe si rrjedhoje sjell eliminim me te ngadalte te alkolit nga trupi.

    Nuk duhet te harrohet te pasojat gjenetike qe sjell perdorimi i alkolit tek te dy sekset po rrezikun me te madh tek grate shtatzena.
  20. AnaBlue

    AnaBlue Anëtar aktiv

    Re: Cilat jane pasojat e alkoolit ne organizmin e njeriut?

    Pasoja, jo-pasoja, nje gote vere me darken e dua me thene te drejten. Dhe nje gote apo dy me raki dhe pak meze kur mundem me pelqen shume. Nuk e kane keq burrat qe e kane bere prej shekujsh /pf/images/graemlins/laugh.gif

Share This Page