C'mendoni per Nietzschen

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga maxper, 31 Aug 2006.

1. zog

zog Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Quote:

Nicja hyn tek filozofet subjektiviste, te cilet e shohin realitetin jo si nje ekzistence reale ne vetvete, por si nje prodhim i njeriut. Pra, eshte njeriu qe e formaton realitetin sipas menyres se tij dhe nuk eshte realiteti qe i shfaqet njeriut ashtu sic eshte.

marksi ka thene : njeriu eshte kapitali me i çmuar. sokrati ka thene : kerkon te njohesh boten, njih vetveten. etj, etj.

shembuj te tille tregojne se pa njeriun jeta, bota, evolucioni nuk kane me asnje kuptim PER NE. edhe feja pa njeriun nuk do te kishte kuptim, as zoti pa njeriun nuk do te kishte kuptim.

bile kristianizmi nuk do te gjente mbeshtetje ne europe po te mos merrej njeriu "si shembelltyra e zotit".

normal qe ne kushte te tilla, niçja nuk mund ti shmanget njeriut, bile ai njeriut I DREJTOHET, e pikerisht duke i treguar qe po i SHMANG pikesynimet duke i kaluar keto prej vetes tek subjekte te tjere, te cilet as i di, as i kupton, e as i metrizon DOT. njeriu pra duhet te merret me vetveten, atje vetem do ta gjeje 'shpetimin'. ndryshe fundin e ka te pershpejtuar e te pashmangshem.

niçja s'eshte veçse vazhdim i perpjekjeve te parreshtura te njeriut per te njohur VETVETEN.

2. maxper

maxper Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Me kane rene ne vesh padashje disa raste te njerezve qe jane ndikuar aq shume nga filozofia e ketij, sa u ka shkare ledhi fare..
Kjo eshte evidence e qarte e forces se jashtezakonshme qe mbartet ne rreshtat e tij qe praktikisht jane arma e tij me e forte edhe pas vdekjes.
Mendoj se nje gabim tjeter i filozofimit te Nices ishte menyra e tij individuale-rekursive e te menduarit, me shtjelluar, gabimi ishte se filli i filozofise fillonte dhe mbaronte me "njeriun" dhe triumfin e tij biologjik psh. PA menduar se c'ndodhte me shoqerine ose me nje grup individesh. Nese te tere do tentonin drejt mbinjeriut e imagjinoni cfare "kafsherie" do te zoteronte verdalle? Most likely do beheshin "nen-njerez". E perseris dhe njehere se ne rrafsh praktik kjo filozofi eshte utopike, sepse sjellja e mbinjeriut eshte per mua me shume mbizoterimi i instikteve sesa ndergjegjes tek nje njeri dhe ketu fillon gabimi, njeriu nuk eshte aq instiktiv, nuk mund te jete.

3. Qerratai

Qerratai Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Maxper, ti duke konsideruar utopike filozofine niçeane, konfirmon ne teresi thelbin e kesaj te fundit, por pasivisht. E thene "njerezisht" : ti s'mund te jesh MBINJERI, kjo pikerisht per faktin se ti e sheh si te pamundur realizimin apo arritjen e ketij stadi intelektualo-shoqeror. 99,99% e njerezve (perfshire ketu dhe mua, me nuanca te tjera nga te tuat) mendojne si ti.

Tjetra, Niçja pikerisht kete "shoqeri kafsherore", ose e thene me sakte, "shoqeri qe vepron ne baze te ligjeve te natyres", propagandon. Ai eshte mese i vetedijeshem qe filozofia e tij do kuptohet nga fare pak njerez ne rrjedhen e shekujve. Filozofia e tij nuk mund te behet nje "mode" apo nje menyre te menduari kolektive, thjeshte sepse vete Niçja urrente kopene, masat, popullin te pare si nje grup individesh me shume karakteristika te perbashketa ne jetesen e tyre. Pra mendimi i Niçes nuk mund te behet motoja e disa njerezve qe ne saje te nje konvergjence, bashkohen ne nje grup apo bashkesi sociale. Eshte filozofi ne njëjës... dhe eshte pikerisht ky aspekt qe e ben UNIKE.

4. zog

zog Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Quote:

Tjetra, Niçja pikerisht kete "shoqeri kafsherore", ose e thene me sakte, "shoqeri qe vepron ne baze te ligjeve te natyres", propagandon.

mos ja fusni kot nashti, mos e hapni thesin ne leshoni pa dure. shkoni me mire lexoni tek wikipedia, e do kuptoni pak me shume. niçja eshte pikerisht per REND te forte e te NDERGJEGJSHEM njesoj me markistet ne kete pike. ndryshimi eshte qe ai nuk e rren punetorin per pushtet, por i thote atij ti bindet eprorit te tij me nje besim qorr. dmth punetori e gjen lumturine tek puna, ushtari tek lufta, skllavi tek skllaveria, gruja tek punet e shpise, etj, etj.

a ka me rend se kaq. ky eshte ne fakt rendi i vertete i gjerave, nji keshtu e ka hartu boten dhe perendia.

tjeter mos harroni : nuk ka askund tjeter me rend se ne xhungel. nuk e ha lepri dot luanin sikur nami te behet. ngaqe nuk i shkon mendia per ket pune, eshte i lumtur duke qene lepur e mish per luanin.

5. Qerratai

Qerratai Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Ligji i natyres zog, pa ia futur kot hiç, shpreh te njejtin koncept qe ti shprehe me 12 rreshta: Ubi maior minor cessat ose Peshku i madh e ha te voglin (Luani leprin, ne shembullin tat).

6. mozaiku

mozaiku Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Mastero, noj shprehje greke antike per kete koncept , ke?!

7. zog

zog Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

dmth shoqeria kafshore eshte shoqeri me rend apo pa rend ? se kam pershtypjen qe ti mendon ndryshe.

8. Qerratai

Qerratai Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Eshte nje shoqeri me rend te percaktuar nga NATYRA. Cdo gje eshte e renditur zog, edhe kur mund te kete pamjen e nje kaosi. Mbinjeriu pra, eshte personifikimi i natyres ligjvenese dhe ligjberese. Luani vertete eshte kafsha me e forte e savanes dhe ate nuk e ha dot kush, por nuk eshte luani qe e ka bere veten e tij me te fortin e lagjes, por eshte natyra. Ky rend, siç e sheh, ekziston, por luani jeton sipas ketij rendi ne menyre pasive dhe jo aktive.

Jam ne pune, do ta zhvilloj me vone konceptin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Mozo, s'me vjen ne mend gje /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif

9. Gysi

Gysi Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Quote:

normal qe ne kushte te tilla, niçja nuk mund ti shmanget njeriut, bile ai njeriut I DREJTOHET, e pikerisht duke i treguar qe po i SHMANG pikesynimet duke i kaluar keto prej vetes tek subjekte te tjere, te cilet as i di, as i kupton, e as i metrizon DOT. njeriu pra duhet te merret me vetveten, atje vetem do ta gjeje 'shpetimin'. ndryshe fundin e ka te pershpejtuar e te pashmangshem.

niçja s'eshte veçse vazhdim i perpjekjeve te parreshtura te njeriut per te njohur VETVETEN.

Normal, nese e ndjek fillin e zhvilimit te mendimit filozofik, filozofia e Nices ka ardhur ne nje rend zhvillmi. Filozofia e Nices rrjedh prej botekuptimit humanist, i cili rrodhi direkt pas rilindjes, duke synuar te vendose njeriun ne qender te gjithckaje. Humanizmi ka disa forma ku perfshihet edhe subjektivizmi. Ky lloj mendimi, rrjedh prej botekuptimit sofist te antikitetit. "Njeriu permasa e gjithckaje", - ishte formula e sofisteve, e cila u risoll ne mendimin filozofik modern per te rivendosur njeriun ne qender te gjithckaje.
Subjektivizmi i sofisteve, ishte i tille qe mohonte cdo vlere universale dhe vinte ne loje, ne diskutim dhe ne dyshim gjithcka. Kjo solli turbullim serioz ne mendimin grek, pasi cdo institucion, cdo e vertete e pranuar gjeresisht, si dhe cdo vlere filloi te vihej ne diskutim. Perkunder kesaj, Sokrati, e me pas edhe Platoni dhe Arsitoteli, u perpoqen te sillnin nje filozofi qe vendoste disa boshte te fuqishme referimi, per te bere te mundur vendosjen e themeleve mbi te cilat mendimi te mund te zhvillohet ne nje sens te efektshem.

Ne vijim te kesaj, subjektivizmi nuk njeh dhe nuk pranon realitet tjeter pervec atij te rrokshem racionalisht nga njeriu. Pikerisht kjo filozofi ka nje botekuptim teper te manget, pasi mohon cdo realitet, apo cdo forme te shfaqjes se ketij realiteti, pertej kufizimeve njerezore per ta njohur. Pra, eshte njeriu i cili e ben realitetin, boten, gjithcka, duke i dhene formen qe ai deshiron. Ne vetvete, bota nuk ka asnje forme, asnje parim, madje edhe asnje ekzistence.
Kjo ka edhe nje tjeter problem. Pasi, duke mosnjohur asnje vlere universale, duke mospranuar asnje perfundim te arritshem objektivisht, atehere gjithcka kthehet ne dicka te pathemelte, e cila eshte ashtu sic eshte si pasoje e vullnetit te njeriut per ta percaktuar ashtu. Ne kete kuptim, ne rastin e nje subjektivizmi ekstrem, ku mund te perfshihet edhe Nicja, kjo con ne vendosjen e diktaturave. Pasi nqs njeriu e ben vete te verteten, atehere cdo diktature mund te beje dhe imponoje autoritetin e saj mbi dijen. Cdo diktature do te mund te imponoje "te verteten" e saj duke perjashtuar cdo mundesi per ruge te tjera, e sidomos per permiresime dhe zhvillime te dijes njerezore.
Subjektivizmi eshte arbitrar, dhe sipasoje e ketij arbitrariteti, pengon zhvillimin e dijes.
Ne fakt, Nicja nuk eshte humanist ne plote kuptimin e fjales. Ai kapercen mbi humanizmin. Ai e perbuz njeriun, ndaj kerkon krijimin e nje qenie te re, mbinjeriut. "Ashtu sic eshte majmuni per njeriun, ashtu duhet te jete edhe njeriu per mbinjeriun", - shprehet Nicja. Pikerisht, mbinjeriu nuk ka ardhur si pasoje e mahnitjes me qenien njerezore, sic e ndeshim tek humanistet. Perkundrazi, ideja e mbinjeriut ka ardhur si pasoje e neveritjes me qenien njerezore. Ne kete kuptim, Nicja eshte nje pasardhes antihumanist i huamnizmit.

Ne te kunderten, e asaj qe ti thua per njohjen (me te cilen sigurisht qe jam dakort), njohja e vetvetes, e njeriut nuk eshte subjektivizem. Perkundrazi, ti ia nenshtron te verteten njohjes dhe jo vullnetit tend per te njohur ne nje menyre te caktuar. Pra duke njohur vetveten, njeriu do te kuptoje me mire se c'eshte e mire dhe e keqe per te. Pra ti ia nenshtron te verteten njohjes e cila permban ne vetvete sensin e objektivitetit.
Edhe ne kete rast, njohja e njeriut, tek Nicja kthehet ne nje mjet per ta urryer ate. Sa me shume ta njohesh njeriun, aq me shume shtohet perbuzja ndaj tij, sipas Nices. Dhe kjo e ben ate qe te kerkoje shtigje te tjera drejt krijimit te nje qenie te re, e cila duhet te dale mbi barrierat e vendosura prej shoqerise se krijuar prej ketyre njerezve, prej njerezve te vegjel.
Mbinjeriu eshte projekti i Nices, i cili ngrihet pikerisht mbi vogelsine e qenies njerezore, mbi barrierat e tyre per te ruajtur kete rend qe ekziston, rendin e njerezve te vegjel.
Poetikisht kjo ngjan majft e bukur. Por realisht, duke e testuar ne siten e vertetesise, te vleresimit te efekteve, apo te mundesise qe ka per t'u kthyer ne nje projekt konkret shoqeror, ka shume vend per tu kritikuar.

10. maxper

maxper Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Te them te drejten, jo se unenuk mendoj se mund te ndertohet nje shoqeri me mbinjerez, po problemi eshte se cfare shoqerie do te ishte. "Me thoni ju mue" pse dreqin duhet te bejme hapa mbrapa e ti shkulim vetes edhe ato 2 a 3 kromozome qe kemi me shume nga majmunet e te behemi individet e forte, krenare, instiktive, te vrasim te dobetit, te pandalshem, (idiote njekohesisht), Niçeane? Pse?
Mos harroni se nga e njejta dore ka dale dhe "Antikrishti" i cili percjell te njejten filozofi ekstreme e te peshtire ne thelb. E di si me duket ky Niqi mua? Si nje i vobekte e i lene krejtesisht nga ana shoqerore, i cili shfren me meskinitet nga skutat e gjenise se tij intelektuale. Shfryn pafund, derisa e gjithe urrejtja e tij per njerezit e asokohe te kishte dale jashte e jetesuar ne filozofi. Ja pra se c'mendoj une per niqin, jo ndonje gje te madhe apo jo.

11. jimmy84

jimmy84 Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Originally Posted By: Gysi

Tani, diskutimi behet ca me i veshtire kur ke dhe xhimin neperkembe qe shpraz paragjykimet dhe ngushtesite e veta duke kujtuar se te gjitha keto, ne te njejten menyre duhet ti kete pasur edhe Nicja. Per te shkurtuar rruge, xhimi do te te sugjeroja antikrishtin, per te njohur Nicen, se per te me njohur mua e di qe nuk e ke vullnetin e duhur.

Mos e merr "paragjykim" kur bej ndonje shaka une. Nuk i kam "paragjykimet" aq te forta sa te mos pranoj mendimin e te tjereve.
Nejse, po te heq "veshtiresite" e diskutimit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Se s`dua t`ju nderpres me rrjedhen e debatit. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif

P.S Maxper ji pak me i gjere me "niqin".:D Mos e shih si "delja e zeze e kopese", (dmth si te "jashte normales"),eshte thjesht nje "nuance" ne politike. Nicja eshte ekstremi i djathte, ashtu sic ishte Marksi ekstremi i majte. Biles Nicja eshte ekstremist ne METODAT (ashtu si Marksi ishte paksa ekstremist ne metodat e tij) por si qellime ama ato kane qene qe ne kohen e majmunit e deri sot, dhe ato do jene deri ne fund.

12. Admir

Admir Forumium maestatis

Re: C'mendoni per Nietzschen

Nuk ka njeri qe pasi te kete lexuar Nicen te mos kete zgjeruar diapazonin e vet filozofik ne permasa jo te njejta me shume pseudo-filozofe te tjere. Se sa dakort je me te mos e perzieni me aftesite e tij filozofike.

13. Gysi

Gysi Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Cili eshte diapazoni filozfik qe te sgjeroka Nicja dhe per me teper qe nuk ta zerokane filozofet e tjere?
Filozofia nuk eshte humor, qe te thuash se nje autor te zgjeron horizontin megjithese nuk jam dakort me te. Ne qofte se idete e nje filozofi nuk jane konform se vertetes (pas njerezit nuk jane dakort me nje filozof vetem per hir te kritereve te se vertetes), atehere asgje tjeter nuk ka vlere tek ai.
Realisht, une nuk them se Nicja eshte baraz me te paverteten. Sigurisht, tek kushdo filozof ka gjera per tu kundershtuar, kritikuar, per tu vene ne dyshim etj. Normalisht gjithmone ka pikeveshtrime te tjera te cilat nuk mund ti perbledhe asnje filozof te gjitha bashke. Por nese ka nje kriter per te vleresuar nje filozof, ajo fillon dhe mbaron tek e verteta, sa prane te vertetes eshte ai.
Pikerisht, kur themi se Nice eshte mjaft i kritikuar, kjo do te thote se Nicja ka probleme lidhur me metoden e njohjes dhe se filozofia e tij nuk i eshte nenshtruar (ne fakt eshte e panenshtrueshme, pasi eshte me shume poezi se filozofi) ndaj kritereve te vertetueshmerise.
Eshte tjeter gje pastaj se sa te kendshme jane librat e tij. Por kjo nuk ka te beje me permasat e filozofise sesa me menyren e te menduarit dhe te shkruarit. Kanti p.sh. mund te duket shume i thate, por eshte nje prej me te medhenjeve te historise se mendimit filozofik boteror.
Problemi i Nices eshte, se ai pelqehet me shume per snobizem sesa per vlera reale.
Ndersa persa i perket pseudo-filozofeve do te ishte me mire ti permendesh me emra.

14. Admir

Admir Forumium maestatis

Re: C'mendoni per Nietzschen

Dikur diskutonim me Vis Elbasani-n per ceshtje te ndryshme filozofike, dhe duke qene se ai kishte interes te vecante per Nicen, njohurite e tij ishin me te hollesishme. Mbaj mend qe nje nga mosperputhjet tona ishte ceshtja e vlerave dhe antivlerave. Megjithese perfundimisht nuk rame dakort, u la te kuptohej se fale shkrimeve te Nices ky diskutim eshte zgjeruar teper sot. Kjo eshte nje nga komponentet me kryesor te filozofise--vlera apo morali. Pra, Nicja na beri te dyve, si une qe e kundershtoj si ate qe e mbron ate teze ti shihnim gjerat ne nje kendveshtrim te ri, me konsiderata te reja. Ky pra eshte zgjerimi i diapazonit. U morem vesh tani?

Dakort me ty tek permend Kantin si shume domethenes, por nuk mund t'ja heqesh Nices ato qe ai i pat, je apo s'je dakort me te. Nuk eshte e vertete qe Nicja pelqehet per snobizem. Shumica e te aposionuarve te filozofise do ta renditnin Nicen ne 5-cen e tyre te preferuar. Mos permend "kritere te vertetueshmerise" kur flet per filozofi, se filozofia nuk eshte shkence, por mendim llogjik, dicka tejet teorike qe mundohet te shpjegoje boten. Mendimi filozofik nuk vertetohet ne laborator.

Sa per pseudo-filozofet---lere fare se s'kam qejf te grricem...he per he.

15. Gysi

Gysi Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Tek une ka ndodhur shpesh qe edhe libra medioker kane ndikuar shume per te me zgjeruar mendimin dhe per t'u thelluarne disa gjera. Thjeshte kane sherbyer si ngacmues per te me vene ne levizje mendimin ne lidhje me nje ceshtje te caktuar. Problemi ketu nuk eshte tek aftesia e nje libri apo nje autori per te te zgjeruar horizontin e mendimit. Problemi eshte raporti qe ky autor ka me te verteten. Teorite filozofike nuk jane mjete didaktike, per ti bere njerezit te mendojne. Ato e luajne edhe kete efekt, por nuk eshte ky qellimi i tyre dhe nuk ky kriteri per ti vleresuar ato.
Natyrisht, filozofia nuk eshte nje shkence e provueshme ne menyre laboratorike, por filozofia eshte nje dije e cila ka nje raport me te verteten dhe diskuton fenomene te cilat gjykohen mbi kritere te se vertetes. Kur flas per kritere te se vertetes, kam para sysh kritere filozofike dhe jo laboratorike apo algjebrike.
Nje filozof eshte i mire, per aq sa ai di ti mbroje pikepamjet dhe idete qe parashtron. Per sa kohe qe ai hedh ide hipotetike, te cilat nuk jane te mbrojtura plotesisht, ai mbetet filozof i paargumentuar. Jo me kot debati qendror i filozofise eshte teoria e njohjes. Pra si njohim, cfare mund te quhet apo jo e vertete, deri ku jane kufinjte e njohjes, si dhe pse mund ta quajme nje pohim te vertete. Nje filozof i cili nuk ka nje teori te mire te njohjes, natyrisht qe eshte nje filozof qe ka mjaft probleme.

Se fundi, nuk e di realisht se cfare quan ti me "te apasionuar" pas filozofise, shumica e te cileve, sipas teje Nicen e rendisin ne 5 filozofet me te pelqyer. Gjithsesi, se pari nuk kam bere dhe nuk kam pare ndonje sondazh per kete pune, se dyti, ky problem nuk eshte ceshtje "te apasionuarish", por ceshtje kompetentesh.

16. jimmy84

jimmy84 Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Na fal o Gys qe po te "ngaterrohem ne per kembe" perseri, po s`ke c`i ben. Kanti ka vdekur, Sokrati po e po. Keshtu qe ke fatin e keq qe s`ke shoke per te debatuar "pa t`u ngaterruar neper kembe".
Po ajo qe kerkon ti tek filozofet (objektiviteti i pakundershtueshem) e kerkon ne vend te gabuar. Shko studio matematikanet nqs do objektivitet te argumentuar. Filozofia eshte shkenca me subjektive. Prandaj eshte quhen "shkenca ekzakte" dhe "shkenca shoqerore". Ajo qe e vlereson filozofine eshte THELLESIA e mendimit jo "pakundershtueshmeria" gje qe eshte pothuaj e pamundur ne filozofi perderisa gjithshka ne filozofi varet nge kendveshtrimi.
Nejse, po per mendimin tim subjektiv dmth te besh pyetjen "Cfare horizontesh te hap Nicja?" tregon qe ose qe i di te gjitha ose qe s`ke horizont hic dmth.
Prandaj te themi ne ty qe shko kendo ndonje gje tjeter dhe lere Nicen.
P.S Dhe kur flitet per vete karakterin subjektv te filozofise do ishte ndoshta me i pershtatshem termi "i apasionuar" sesa termi "kompetent".

17. Gysi

Gysi Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Po ngaterrohu o Xhim, s'e s'po te them gje. Besoj se i kam kembet aq te gjata sa te te kapercej.
Problemi nuk qendron thjesht tek fakti qe Sokrati dhe Kanti nuk kane lene nje zinxhir aq te gjate pasuesish te denje per te arritur deri ne ditet tona dhe per me teper deri ne Shqiperi. Problmei qendron tek Mark Tueni qe, nuk i ka thene gjerat me shkoqur, ne menyre qe lexuesit e tij te dine ta kuptojne dhe te mos marrin me kot arratine ne kembet e te tjereve, per ti shpetuar "njohjes se vetvetes".

Te pakten une besoj se nuk jam shprehur, si Mark Tueni, ne menyre metaforike me lart dhe ke pasur mundesine ta kuptosh me mire ate qe kam thene. Po ta kishe pare me me vemendje postimin tim te meparshem, do te mund te ma kurseje nevojen per ta perseritur idene e ndryshimit te vertetueshmerise filozofike me vertetueshmerine laboratorike te shkencave te natyres si dhe me vertetueshmerine matematike te shkencave ekzakte.
Ne kete menyre, keshilla jote per te studiuar shkencat ekzakte (apo edhe natyrore), te cilat sipas teje qenkan te vetmet shkenca qe paskan "objektivitet te argumentuar", tregon se cfare pikepamjeje ke ti mbi filozofine.
Pra sipas teje filozofia nuk paska objektivitet dhe argumentim?!!!

Nqs, do te kishe dy pare haber nga filozofia dhe nqs nuk do te mbeteshe ne nivelin e "te apasioniuarit" (pa dashur tani te bej ndonje shpjegim se c'eshte pasioni dhe cfare peshe ka ai ne te marrurit me filozofi), do te arrije te pakten te kuptoje qe, nuk ka se si te mos kete lidhje me "objektivitetin e argumentuar" nje fushe e dijes (e cila nuk eshte nje "shkence shoqerore" sic shprehesh ti), e cila, ne pjesen me te madhe te saj ka prodhuar debat. Dhe natyrisht debati ngrihet mbi argumenta dhe mbi nje rruge drejt objektivitetit.
Sipas teorise tende, i bie qe filozofia te jete thjesht thellim subjektiv pa pike vertetueshmerie apo pa pike lidhje me te verteten!

Ne te vertete nuk eshte keshtu. Shembulli i marksizmit, ne nje rast te tille mund te na hynte ne pune. Po te jete per thellesi te mendimit, Marksi p.sh., eshte ku e ku me i thelle se Nicja si dhe me i shtrire se ai ne mendim lidhur me shoqerine njerezore. Marksizmi eshte nje teori e cila ngerthen nje mori fushash te ndertuara ne nje sistem: filozofine, sociologjine, ekonomine, politiken etj.
Megjithate, vlera e markzismit eshte ajo qe i dha koha. Pra deshtimi i kesaj teorie ishte nje tregues i rendesishem per vleren e saj. Megjithate, marksizmi nuk eshte se nuk mbart vlera ne vetvete si teori, por ky eshte muhabet tjeter. Te pakten Markzismi ka vleren qe ka hapur disa debate te cilat jane mjaft te qenesishme per zhvillimin e mendimit. Dhe pikerisht tek fakti qe filozofet e mevonshem kane marre mundimin te debatojne me te i jep njefare vlere marksizmit. Gjithsesi, dabati behet lidhur me te verteten dhe fakti qe Marksi ka ditur te ngreje probleme te rendesishme, i jep vlere edhe ne lidhje me vertetesine.

Duke i vene gjerat ne nje subjektivizem te tille dhe duke thene qe "e pakundershtueshmja" eshte nje gje e pamundur, ne kete menyre i hap rrugen nje mish-mashi, ku cdo lloj idiotesie merr legjitimitet. Ne fakt nuk eshte keshtu. Nuk duhet te ngaterrosh kufinjte e relativizimit te mendimit, me mundesine per te argumentuar nje teori. Perndryshe, filozofia do te kthehej ne nje dije pa asnje lloj vlere praktike, dhe pa asnje lloj efekti serioz ne jeten e njeriut. Te pakten nuk do te mund te flisje keshtu po te kishte njfare haberi per teorine e njohjes.

Ps. Kur une te pyes se cfare horizontesh te ka hapur ty Nicja, te pyes per te te ndergjegjesuar per kete proces, duke u perpjekur te te ndergjegjesoj tepakten per faktin qe horizonte te hapin te gjith filozofet. Madje ka shume te tjere qe te hapin shume me teper, madje edhe nga ata qe qendrojne me poshte se Nicja.
Nqs, ti e merr kete sikur une mendoj se Nicja nuk te hap horizonte, atehere me duhet te rikthehem edhe njehere tek fillimi, tek paaftesia jote per te kuptuar drejt.

18. jimmy84

jimmy84 Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Gabim tuknik /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

19. jimmy84

jimmy84 Primus registratum

Re: C'mendoni per Nietzschen

Originally Posted By: Gysi

Po ngaterrohu o Xhim, s'e s'po te them gje. Besoj se i kam kembet aq te gjata sa te te kapercej.

Rrofsh per zemergjeresine o Mark Shalgjati.

Originally Posted By: Gysi

Problemi nuk qendron thjesht tek fakti qe Sokrati dhe Kanti nuk kane lene nje zinxhir aq te gjate pasuesish te denje per te arritur deri ne ditet tona dhe per me teper deri ne Shqiperi. Problmei qendron tek Mark Tueni qe, nuk i ka thene gjerat me shkoqur, ne menyre qe lexuesit e tij te dine ta kuptojne dhe te mos marrin me kot arratine ne kembet e te tjereve, per ti shpetuar "njohjes se vetvetes".

Ehhh s`ke c`i ben. Mark Tueini eshte shume i erret per mua. Prandaj edhe e kam vene aty qe ta kem gjithmone para sysh se mos mbase vjen dita qe te ndricohem.
Ahh mer Mark or Mark (e kam me Tuenin) qe me paske marre me qafe. Po me ne fund doli Marku (Shalgjati) qe me futi ne rruge te mbare se kushedi a do e kuptoja ndonjehere.

Originally Posted By: Gysi

Te pakten une besoj se nuk jam shprehur, si Mark Tueni, ne menyre metaforike me lart dhe ke pasur mundesine ta kuptosh me mire ate qe kam thene. Po ta kishe pare me me vemendje postimin tim te meparshem, do te mund te ma kurseje nevojen per ta perseritur idene e ndryshimit te vertetueshmerise filozofike me vertetueshmerine laboratorike te shkencave te natyres si dhe me vertetueshmerine matematike te shkencave ekzakte.
Ne kete menyre, keshilla jote per te studiuar shkencat ekzakte (apo edhe natyrore), te cilat sipas teje qenkan te vetmet shkenca qe paskan "objektivitet te argumentuar", tregon se cfare pikepamjeje ke ti mbi filozofine.
Pra sipas teje filozofia nuk paska objektivitet dhe argumentim?!!!

Filozofia o GJITHOLOGU i forumit, ka objektvitet RELATIV. Sepse eshte SHKENCE SHOQERORE. Dhe meqe shoqeria EVOLUON normale qe do EVOLUOJE edhe filozofia. Sokrati mbahet NJERIU ME I MENCUR i rraces njerezore...por ja qe jo e gjithe filozofia e tij sot mund te quhet OBJEKTIVE. Pra ajo qe quhej DJE "objektive" sot quhet "jo-objektive" dhe neser mund te quhet perseri "objektive". Pra me duket mua apo ti ke mungese te nocioneve "EVOLUCION" dhe "RELATIVITET".

Originally Posted By: Gysi

Nqs, do te kishe dy pare haber nga filozofia dhe nqs nuk do te mbeteshe ne nivelin e "te apasioniuarit" (pa dashur tani te bej ndonje shpjegim se c'eshte pasioni dhe cfare peshe ka ai ne te marrurit me filozofi), do te arrije te pakten te kuptoje qe, nuk ka se si te mos kete lidhje me "objektivitetin e argumentuar" nje fushe e dijes (e cila nuk eshte nje "shkence shoqerore" sic shprehesh ti), e cila, ne pjesen me te madhe te saj ka prodhuar debat. Dhe natyrisht debati ngrihet mbi argumenta dhe mbi nje rruge drejt objektivitetit.
Sipas teorise tende, i bie qe filozofia te jete thjesht thellim subjektiv pa pike vertetueshmerie apo pa pike lidhje me te verteten!

Ti ke nje sens te vecante te rrotullimit te gjerave sipas qejfit tend.
Filozofia mbeshtetet mbi ARGUMENTA RELATIVE dhe pjeserisht mbi te VERTETA RELATIVE.
Sepse ajo qe eshte ARGUMENT per mua nuk eshte per ty. Dhe ajo qe eshte VERTETE per mua nuk eshte per ty.
Psh (se paske qejf Marksin) Marksi perdor si argument dhe te vertete MATERIALZIMIN (mungesen e nje Zoti) per mua eshte ARGUMENT dhe e VERTETE. Po per ty apo per priftin e lagjes cfare jane?
Kjo sepse FILOZOFIA merret me SHPJEGIME te fenomeneve te se kaluares dhe se tashmes dhe NUK mund t`i shmanget SUBJEKTIVIZMIT. Aq me pak eshte "objektive" kur fillon te beje parashikime apo t`u jape zgjidhje problemeve qe parashtron.
Psh Dekarti tek ajo e famshmja "vertetim i ekzistences se Zotit" eshte TOTALISHT jo-objektiv. Biles Volteri me shume te drejte tallet me kete "vertetim". Pra cdo FILOZOF ka doza SUBJEKTIVITETI. [Por te jesh subjektiv nuk dmth te "jesh pa lidhje" dhe pa "pike vertetueshmerie" sic e merr ti. Por qe NUK ka NJE te vertete si ne shkencat ekzakte por ka SHUME te verteta ose shume "nuanca" te se vertetes. Por mos valle ky lemsh qe ke bere vjen ngaqe ti nbeshtetesh ne filozofine e "te vertetetes se VETME dhe ABSOLUTE"?

Originally Posted By: Gysi

Ne te vertete nuk eshte keshtu. Shembulli i marksizmit, ne nje rast te tille mund te na hynte ne pune. Po te jete per thellesi te mendimit, Marksi p.sh., eshte ku e ku me i thelle se Nicja si dhe me i shtrire se ai ne mendim lidhur me shoqerine njerezore. Marksizmi eshte nje teori e cila ngerthen nje mori fushash te ndertuara ne nje sistem: filozofine, sociologjine, ekonomine, politiken etj.
Megjithate, vlera e markzismit eshte ajo qe i dha koha. Pra deshtimi i kesaj teorie ishte nje tregues i rendesishem per vleren e saj. Megjithate, marksizmi nuk eshte se nuk mbart vlera ne vetvete si teori, por ky eshte muhabet tjeter. Te pakten Markzismi ka vleren qe ka hapur disa debate te cilat jane mjaft te qenesishme per zhvillimin e mendimit. Dhe pikerisht tek fakti qe filozofet e mevonshem kane marre mundimin te debatojne me te i jep njefare vlere marksizmit. Gjithsesi, dabati behet lidhur me te verteten dhe fakti qe Marksi ka ditur te ngreje probleme te rendesishme, i jep vlere edhe ne lidhje me vertetesine.

E gjithe kjo qe ke paraqitur ketu VERTETON pikerisht SUBJEKTIVITETIN dhe "nuancat" e se VERTETES ne filozofi. E cila varet TOTALISHT nga perceptimi dhe qe asnje nga ne nuk ka perceptim IDENTIK me ndonje tjeter.

Originally Posted By: Gysi

Duke i vene gjerat ne nje subjektivizem te tille dhe duke thene qe "e pakundershtueshmja" eshte nje gje e pamundur, ne kete menyre i hap rrugen nje mish-mashi, ku cdo lloj idiotesie merr legjitimitet. Ne fakt nuk eshte keshtu. Nuk duhet te ngaterrosh kufinjte e relativizimit te mendimit, me mundesine per te argumentuar nje teori. Perndryshe, filozofia do te kthehej ne nje dije pa asnje lloj vlere praktike, dhe pa asnje lloj efekti serioz ne jeten e njeriut. Te pakten nuk do te mund te flisje keshtu po te kishte njfare haberi per teorine e njohjes.

Ti i merr gjerat ABSOLUTE o zoti/shoku (si ta kesh qejf) Gjitholog. Per ty ka vetem SUBJEKTIVITET ABSOLUT dhe OBJEKTIVITET ABSOLUT. Kur te jesh pak me i "moderuar" dhe pak me "modest" (dmth pa pretenduar monopolin e se vertetes dhe te objektivitetit) mbase edhe do merremi vesh (dmth do me marresh vesh se une per vete te kuptoj, prandaj dhe s`jam dakort).

Originally Posted By: Gysi

Ps. Kur une te pyes se cfare horizontesh te ka hapur ty Nicja, te pyes per te te ndergjegjesuar per kete proces, duke u perpjekur te te ndergjegjesoj tepakten per faktin qe horizonte te hapin te gjith filozofet. Madje ka shume te tjere qe te hapin shume me teper, madje edhe nga ata qe qendrojne me poshte se Nicja.
Nqs, ti e merr kete sikur une mendoj se Nicja nuk te hap horizonte, atehere me duhet te rikthehem edhe njehere tek fillimi, tek paaftesia jote per te kuptuar drejt.

P.S Ehh s`ke c`i ben. Keshtu e ka jeta te dalin edhe te paafte perpara. Nejse, rrofsh per ndergjegjesimin dhe per parakalimin, dhe tungjatjeta o Gys Shalgjati.
P.S.2 Mire ngaterresen "Xhim" e kalove por sepse kam pershtypjen qe ngaterresa me e madhe jane ato "kembet e gjata" qe me kalojne mua.

20. D-J

D-J Forumium maestatis

Re: C'mendoni per Nietzschen

Jimmo, objektivitetin relativ to filozofise ti e mbron me retorike absolute. Thjesht kjo, pa hyre ne te tjera, rrezon argumentin tend. Fiolozofia mund te jete shkence shoqeroroe po kjo nuk tregon asgje mbi karakterin apo natyren e objektivitetit. Jane pa lidhje. Thjesht tregon qe filozofia nuk provon laboratikisht. Ti, ose e shikon filozofine si nje shkolle mendimi te vetem evolues me karakter relativ ose absolutizon objektivitetin relativ te filozofise. Net e dyja keto raste je gabim sepse ne fakt, filozofia eshte filozofi ne shumes me shume shkolla mendimi, qe mbrojne objektivitetin relativ apo absolut ne varesi te filozofise se tyre. Por mungesa e konsensusit apo karakteri evolutiv nuk e bejne filozofine me karakter relativ, qe sipas teje qenka absolut. Po keshtu edhe per argumentat relative apo te vertetave relative.

Kurse, per sa i perket te vertetave te shumta apo nuancave te se vertetes dhe subjektivitetit, ti ose je kontradiktor me formen tende absolute te te shprehurit dhe kete nuk po e perseris dot sa dua, ose thjesht bazohet ne nje shkolle mendimi, ose shpreh besimet e tua, POR lidhja midis karakterit absolut apo jo, te se vertetes dhe subjektivizmit nuk eshte deduktive. Keto jane gjithashtu te pavlefshme kur flitet per te verteten apo te vertetat ne filozofi sepse keto i perkasin nje trupi mendor te caktuar filozofik qe ti e identifikon me filozofine. Sa per shembull, ka filozofe post-moderniste qe mbeshtesin te verteten absolute. E them kete sepse mu krijua pershtypja sepse ti evulimin e shikon gabimisht si nje process nga absolutja ne relative.

Tjeter, varesia nga perceptimi i se vertetes i perket ose shkolles Kantjane ose asaj pre-Sokrate dhe se je totalisht gabim nqse mendon se kjo eshte totalisht keshtu per filozofine.
Me e rendesishmja, per Nitcen e verteta varet jo nga perceptimi, qe eshte nje relacion midis objektit dhe organit perceptues, apo eksperienca apo njohurite tona mbi te verteten POR nga Vullneti per Pushtet. eDhe pse Nitce nuk nxorri ndonje teknike te re metodike ne epistimologji apo ontologji njihet megjithate per Perspektivizem qe nuk e mohon as te vertetn absolute brenda nje perspective te caktuar. Megjithate Nitce nuk interesohet shume me filozofi tradicionale teknike konceptuale apo natyren e gjerave apo te vertetes. Ai shtron me teper ceshtje qe i perkasin etikes apo menyres se jeteses dhe se si arrijne njerezit ne ato konkluzione qe arrijne, pra me teper me motivet e tyre. Bota per te eshte e njoheshme por e interpretueshme ne shume menyra. Por kjo sdo te thote se njerezit nuk duhet te adoptojne nje te vertete, te bejne te tyren nje te vertete. Kjo eshte rruga ime – thote ai. Cila eshte jotja?

Shpërndajeni këtë faqe