C'mendoni per Nietzschen

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga maxper, 31 Aug 2006.

  1. Tiranas

    Tiranas Fillestar

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Nice ka qene nje gomar.
  2. D-J

    D-J Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Maxper</div><div class="ubbcode-body">
    Mendoj se nje gabim tjeter i filozofimit te Nices ishte menyra e tij individuale-rekursive e te menduarit, me shtjelluar, gabimi ishte se filli i filozofise fillonte dhe mbaronte me "njeriun" dhe triumfin e tij biologjik psh. PA menduar se c'ndodhte me shoqerine ose me nje grup individesh. Nese te tere do tentonin drejt mbinjeriut e imagjinoni cfare "kafsherie" do te zoteronte verdalle? Most likely do beheshin "nen-njerez". E perseris dhe njehere se ne rrafsh praktik kjo filozofi eshte utopike, sepse sjellja e mbinjeriut eshte per mua me shume mbizoterimi i instikteve sesa ndergjegjes tek nje njeri dhe ketu fillon gabimi, njeriu nuk eshte aq instiktiv, nuk mund te jete. </div></div>



    Maxper, me instiktet dhe kafsherine e kam ne ket post, po si i thone, llafi shko kollaj nga te gjithe krahet, besimi eshte ai qe ngel. Shkurt, feja eshte utopiste dhe nihilste. Po keshtu demokracia apo barazia. Utopi, nihilizem apo elemente te tyre gjen kudo dhe oreks te kesh, por sme duket se i ke bere Nices nje permbledhje korrekte. Qe te shifet me drejte ai duhet pa me shqetesimet dhe krizen intelektuale te kohes, me qellimet qe i vuri vetes si dhe me teorite e njerezve qe debatonte apo efektin e tyre mbi individin dhe shoqerine. Them shoqerine sepse edhe pse njihet si individualist ai mendon se nje filozofi e e tille e vlen me mire per shoqerine ne pergjithesi. Keto jane probleme etike qe disktutohen dhe sot dhe ska per tu ra ne ndonje konsensus ndonjehere(ose te largme te parashikueshme) Por per mu Nicja duhet pa me teper si anti-Darvinist se sa si anti Krisht dhe mu me vje keq qe fetaret nuk e shohin me pozitivisht ate.

    Vime ke instiktet dhe kafsheria se jane me verte bishe fare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif . Qe thu ti, biologjia ne ate kohe ka pat pothuajse te njejtin status qe ka sot psh sekjularizmi apo te drejtat e njeriut. Kishte zevendesu zotin me i llaf. Per Nicen shkenca ne pergjithsi vetem sa mund te ofroje interpretime po nuk mund te shpjegoje boten sepse kryhet gjithmone nen subjektivitetin e ndergjegjes njerzore dhe se shkenca s’eshte gje tjeter vetem kompeticion perspektivash.

    Pra, kritikimi i objektivitetit shkencor dhe agresivitetin e saj si dhe racionalitetin njerezor te epokes se arsyes, qe nuk eshte dhe aq racional sa dukej, ishte nje nga qellimet kryesore qe i vuri vetes Nicja. Teoria e evolucionit apo darvinizmi qe ishte kthyer ne liber bible nuk ttregonte nje pikpamje te sakte te shoqerise njerezore dhe implikimet e darvinizmit apo perdorimi i tyre kudo ne filozofi politike etj ai i pa si pjese e nihilizmit te asaj kohe: vdekja e zotit, skepticizmi, bota pa vlere, degjenerimi i njeriut modern, Kant, Hegel materializmi, darvinizmi social, modernizmi, humanizmi, demokracia barazia etj. Ishin mbledhuar aq shume per te /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif . Te gjitha keto krijonin morale dhe vlera darviniste qe per te ishin te demshme. Evolucioni social, psh, supozonte krijimin e shoqerive gjithnje e me te mira. Kjo e acaronte /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif me teper Nicen qe nuk shihte progres e zhvillim drejt perfeksionit por gjithnje e me shume denigrim qe krijonte moralin dhe vlerat e me te dobtit dhe kjo e bente ate te pyeste si ka mundesi qe evolucioni te jete mbijetim i me te fortit, kur ne dukje ishte mbijetim i me te dobtit.

    Nga kjo lindi dhe teoria e tij vullent, instinkt per pushtet apo dominance.

    p.s e lash ktu shifna neser me kismet /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif
  3. Admir

    Admir Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Nihilizmi, si sygjerim per aplikim social, nuk mund te funksionoje. Mbase vende-vende ne rank personal apo karrieristik. Ne fushen artistike psh ka prodhuar artin me bajat (dadaizmi, etj).

    Me absolutja e Nices eshte ideja e tij per natyren e njeriut, per prirjet e tija, qe faktikisht eshte deshira per pushtet. Ndoshta do ta shihja te aplikueshme ne angazhimet personale te gjithsecilit, por gjithmone do te mbetet aty. Tjeter gje te kuptosh difektin, tjeter gje ta riparosh.
  4. D-J

    D-J Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Po kush e paska riparu qe Nice nuk e paska? Po e pati riparu dikush e ka riparu dhe Nice. Nqse asnje, atehere as Nice. Cfare tjeter ngelet vecse kuptimi i difektit apo kritika e tij? Dhe si te dallosh midis dy utopizmave? Njeri eshte heroi i Nices. Tjetri, krishter shenjtor i parajses. Ky eshte nje konflikt midis dy idealeve personale. njeri admirohet nga ata qe Nicja apelon, tjetri nga ata qe parajsa apelon. Zgjedhja eshte vetem apeli tek emocioni, deshira, instikti. Kurse zgjidhja perfshin propaganden, forcen apo luften. Shkenca apelon tek observimi por ne etike nuk ka asgje analoge.

    Zarathustra eshte libri me i keq te mesosh dicka per filozofine e Nices. Shancet jane qe po fillove me te nuk do kuptohet. Po ishe pak me i zgjuar do ta keqkuptosh. Zarasthustra eshte vetem nje celebrim triumfalist i mendimimeve te tij. Ai lexohet per kenaqesi. Dhe Nicja eshte nga te paktet, ne mos i vetmi qe mund ta lexosh thjesht per kenaqesi. Shpjegimet, kuptimi nuk gjehen ne ate liber por tek te tjerat.

    Vetem se te jesh me pozitiv ndaj mbinjeriut duhet me asimilu ne fillim stilin e tij. Nicja eshte mjeshter metaforash, aforizmash, ekseseve, ekseseve dhe gjithmone ekseseve qe per te jane maje malesh pr te cilat duhet vetem kembe te gjata per ti arrit. Ne nje fare menyre ai eshte nje far filozofi rockist rapsodist qe mencurine e krahason me femren. Dhe cfare do nje femer pervecse nje luftetar arrogant qe percmon? Jo po me thoni!

    Gjith filozofia e tij eshte per afirmim jete ne kete dynja, me te mira dhe te keqija dhe njeriu nuk dashuron jeten sepse eshte mesuar me te per po sepse dashuron. Prandaj ai thote qe ashtu sic ka gjithmone nje cmenduri ne dashuri ashtu ka dhe nje metode ne kete cmenduri dhe eshte kjo cmenduri qe di me shume per lumturine. Kur e pash djallin, ai thote, ai ishte serioz dhe solemn, prandaj s’duhet me besu ne nje zot qe sdi me kercy. Ai sic thote shkruan me gjak, qe per te eshte shpirt. Shpirti ishte zoti. Qe u be njeri. Kurse tani cdo lloj turme ka marre nje pene ne dore si miza pazari.

    Pra, po ti shtosh stilit te tij, profetin ekzotik lindor persian me shqiponje dhe gjarper qe bridhte maleve dhe shpellave atehere mbinjeriu duket me njerezor. Me real. Me pak utopik.
  5. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Me ne fund fillove te flasesh sikunder duhej, sepse isha duke te dhene nje dru per gjithe ate fjalor filozofik qe ke perdorur me lart, (gje qe e kane bere edhe te tjere) e qe ne fund te fundit, per te mos e quajtur kotesi, po e quaj nje vlere pasive.
    Nuk shpjegohet Niçja ashtu sikurse kane bere Gysi dhe kompani. E shumta tregon se nuk e kane kuptuar e ne te tilla raste, mençuri eshte te mos shkruash, jo te futesh ne nje fjalor qe po ta shikosh nuk shpjegon gje, veçse jane si ato bombat e tymit qe perdornim dikur, ndryshe Shekspiri do ta quante ; "Shume zhurme per asgje".
    Ndersa ne kete shkrimin e fundit ke derdhur ate qe ndjen, pikerisht ky eshte çelesi per te kuptuar Niçen, le ta quajme hiperndjeshmeri.
  6. Gysi

    Gysi Fillestar

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Atman, a mund te me thuash se ku qendron moskuptimi apo keqkuptimi im per Nicen?

    Nese ke kritika, mospranime mund ti shprehesh, perndryshe konkluzione te tilla ne ajer jane vetem vleresime subjektive pa peshe.

    Te fundit, persa i perket ndjeshmerise, me sa une marr vesh nga keto pune, me duket dicka krejt pa lidhje me filozofine, e le pastaj "hiperndjeshmeria". Nese librat e Nices, arrijne te krijojne efekte emocionale, kjo eshte fale mjeshterise se penes se tij, fale mjeshterise per tu shprehur bukur, apo me sakte per ta pasururar gjuhen me metafora terheqese, apo edhe per ta mprehur penen ne menyre qe te ndeze emocionalisht lexuesin. Por, kjo eshte tjeter gje. Sigurisht qe eshte e pelqyeshme, por nuk ka lidhje me kerkesat e filozofise per objektivitet, koherence, vertetesi etj.

    Ps. Jam dakort me qendrimin e Dickut!
  7. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Hiperbolë, hipertrofi, hiperkalori, hiperborian, hipersensualitet ... - etj, nuk të thonë gjë? Kuptohet përse? Hiperndjeshmëri, është kompozitë shqip e tëra dhe s’ka nevojë për shpjegim, përjashto ata që njohin nga shqipja jo më shumë se dymijë fjalë. Hiper ka të njëjtën rrënjë me fjalën Epërm nga ka rrjedhur edhe emri i Epirit. Njoh etimologjikisht fjalën Hiper. Do të thotë ndjeshmëri e zmadhuar.
    Sikur të kishe lexuar Niçen do të kishe ndeshur në pak faqe. Hiperintelektualizëm – Antikrishti, paragrafi 20.
    Si edhe paragrafin në vijim:
    “Hoqa vellon nga degjenerimi, (zvetënimi) i njeriut. Kjo fjalë në gojën time është e mbrojtur nga një dyshim: përmbajtja e një akuze morale ndaj qënies njerëzore. Në piksynimin tim, - duhet të theksoj edhe njëherë – ajo është e lirë nga hipokrizia morale...pohimi tim është se të gjitha vlerat, në të cilat sot, njerëzimi ka përmbledhur idealin suprem, janë vlera të dekadencës...Një histori e “ndjenjave superiore” (hiperndjeshmëria) e idealeve njerëzore do të ishte, gjithashtu, thuajse shpjegimi i motivit për të cilin njeriu është kështu i zvetënuar.” (Antikrishti – fq 7, paragrafi 6-të)”
  8. Gysi

    Gysi Fillestar

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Or mik!
    Kuptimi ne te cilin ti po e permend hiperndjeshmerine te cituar sipas Nices eshte gje tjeter dhe nuk ka lidhje me kuptimin ne te cilin ti e permende lidhur me menyren si duhet kuptuar Nicja.
    Konkretisht ne citimin tend prej Nices, "historia e ndjenjave superiore" (hiperndjeshmeria) eshte ajo qe duhet te na coje drejt nje kuptimi me te qarte te gjendjes njerezore te zvetenuar per te cilen flet Nicja. Ndersa ne postimin tend te meparshem ti shprehesh se, per te kuptuar Nicen duhet te kesh mase te caktuar nje "hiperndjeshmerie", e cila, sipas teje eshte mjeti me te cilin mund te shkosh drejt te vertetes.

    Citoj: "ne kete shkrimin e fundit ke derdhur ate qe ndjen, pikerisht ky eshte çelesi per te kuptuar Niçen, le ta quajme hiperndjeshmeri".

    Pra ti keshillon "hiperndjeshmerine" si "celes" per te kuptuar Nicen, si dhe per te shkuar drejt te vertetave qe mbart per ty filozofia e tij.
    Ndrersa ajo qe une isha duke thene, eshte se ndjeshmeria mund te jete shoqeruese ne nje refleksion, por nuk duhet te jete ajo qe duhet ta prije, orientoje mendimin. Perkundrazi, mendimi i udhehequr nga ndjenja ka prirje shume te madhe per te shkuar drejt mashtrimit dhe te pavertetes. Komunizmi, ne njefare sensi ishte mjaft frymezues, dhe ky lloj frymezimi u be nje gracke mjaft tunduese per shume intelektuale te kohes ne te gjitha vendet e botes. Por ajo nuk ishte nje teori e vertete. Pikerisht arsyeja e ftohte eshte ajo qe i ben hesapet me mire.

    Ps. Leksionet etimologjike te cila more mundimin ti shtjellosh me siper me duken te teperta dhe besoj qe debati nuk calon aspak mbi kuptimin gjuhesor te fjales "hiperndjeshmeri".
  9. miushi

    miushi Fillestar

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Friedrich Wilhem Nietzsche (sqt. Fridrih Niçe) lindi më 15 tetor 1844; vdiq më 25 gusht 1900. Është një nga filozofët më të shquar gjermanë të shek. të 19. Ai ka qenë një kritik i ashpër i Krishtërimit (dhe i fesë në përgjithësi), idealist gjerman i Feminizmit dhe modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.



    Krijimtaria letrare e Nietzsches

    Shkrime dhe filozofi

    * Aus meinem Leben, 1858
    * Über Musik, 1858
    * Napoleon III als Praesident, 1862
    * Fatum und Geschichte, 1862
    * Willensfreiheit und Fatum, 1862
    * Kann der Neidische je wahrhaft glücklich sein?, 1863
    * Über Stimmungen, 1864
    * Mein Leben, 1864
    * Homer und die klassische Philologie, 1868
    * Über die Zukunft unserer Bildungsanstalten
    * Fünf Vorreden zu fünf ungeschriebenen Büchern, 1872 e përbërë nga:
    * . Über das Pathos der Wahrheit (Mbi pathosin e së vërtetës)
    * . Gedanken über die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mendime mbi të ardhmen e Institucioneve tona arsimore )
    * . Der griechische Staat (Shteti grek)
    * . Das Verhältnis der Schopenhauerischen Philosophie zu einer deutschen Cultur (Marrëdhënia midis filozofisë Schopenhaueriane dhe kulturës gjermane)
    * . Homer's Wettkampf (Kundershtimi i Homerit)
    * Die Geburt der Tragödie, 1872 ( Lindja e tragjedisë)
    * Über Wahrheit und Lüge im aussermoralischen Sinn, 1873 (Mbi të vërtetën dhe falsitetin në një kuptim më moralizues)
    * Die Philosophie im tragischen Zeitalter der Griechen (Filozofia në periudhën tragjike të grekëve)
    * Unzeitgemässe Betrachtungen (Meditimet përfundimtare) e përbërë nga:
    * . David Strauss: der Bekenner und der Schriftsteller, 1873 (David Strauss: Rrëfyesi dhe shkrimtari)
    * . Vom Nutzen und Nachtheil der Historie für das Leben, 1874 (Mbi përdorimin dhe abuzimin e Historisë për Jetën)
    * . Schopenhauer als Erzieher, 1874 (Schopenhaueri si edukues)
    * . Richard Wagner in Bayreuth, 1876
    * Menschliches, Allzumenschliches, 1878 ( Njerëzor, tepër njerëzor)
    * Vermischte Meinungen und Sprüche, 1879 (Opinione të përzjera dhe aksioma)
    * Der Wanderer und sein Schatten, 1879 (Udhëtari dhe hija e tij)
    * Morgenröte, 1881 (Agimi)
    * Die fröhliche Wissenschaft, 1882, 1887
    * Also sprach Zarathustra, 1883-5 (Kështu foli Zarathustra)
    * Jenseits von Gut und Böse, 1886 (Përtej së mirës dhe së keqes)
    * Zur Genealogie der Moral, 1887 (Mbi gjenealogjinë e moralit)
    * Der Fall Wagner, 1888 (Çështja Wagner)
    * Götzen-Dämmerung, 1888 (Perëndimi i idhujve)
    * Der Antichrist, 1888 (Antikrishti)
    * Ecce Homo, 1888 (Ecce Homo. Si bëhet njeriu ai që është)
    * Nietzsche contra Wagner, 1888 (Nietzsche kundër Wagnerit)
    * Der Wille zur Macht, publikuar për herë të parë në vitin 1901 (Vullneti për fuqi, një koleksion i përzgjedhur dorëshkrimesh, publikuar pas vdekjes së autorit)

    Filologji

    * De fontibus Laertii Diogenii
    * Über die alten hexametrischen Nomen
    * Über die Apophthegmata und ihre Sammler
    * Über die literarhistorischen Quellen des Suidas
    * Über die Quellen der Lexikographen

    Poezi·

    * Idyllen aus Messina
    * Dionysos-Dithyramben, shkruar 1888, publikuar 1892


    Vepra të përkthyera në shqip

    * Njerezor, teper njerezor/ Human, Excessively Human ( book about free spirits), Friedrich Nietzsche, UEGEN
    * Lindja e tragjedise / The Naissance of Tragedy (philosophy) Friedrich Nietzsche, UEGEN
    * Filozofet / The Philosophs (philosophy), Frederik Nietche , APOLLONIA
    * Ecce Homo / How the Man Become What He Is (philosophy) Nietzsche, KONICA, 2001
    * Udhetari dhe hija e tij/ The Voyager and His Shadow F. Nietzsche,BARGJINI, 2001
    * Shnderrmi I te gjitha vlerave/ The Transformation of All the Values (philosophy),Friedrich Nietzsche ,UEGEN
    * Perendimi i idhujve/ The Lost of Idols (or how to philosophy with a hammer),F. Nietzche, BARGJINI
    * Pertej se mires dhe se keqes/ Through the Good and the Bed,Friedrich Nietzsche,PLEJAD
    * Agu I mengjesit: mendime mbi paragjykimet morale/ Morning Daybreak: Thoughts on Moral Prejudices,Friedrich Nietzsche ,UEGEN



    Nietzsche ka lindur me 15 tetor të vitit 1844 në Ryken të Lajpcigut, në Saksoni. Ai u rrit në gjirin e një familjeje protestante, ndërsa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetëm 4 vjeç, pasi vuante nga një sëmundje mendore. Së bashku me të ëmën dhe të motrën, Elizabeth, ai u transferua në Naumburg ku do të jetonte për tetë vite me radhë. Friedrich ishte një adoleshent tepër kurioz, një nxënës i shkëlqyer dhe në momentin e përballjes me besimin fetar, nisi të anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofi në Universitetin e Lajpcigut ku do të njihej me veprat e Shopenhaurit, të cilat do të përbënin pikënisjen e frymëzimit të tij filozofik.

    Në vitin 1865, në moshën 24 vjeçare, Nietzsche emërohet profesor në Universitetin e Bazelit dhe merr nënshtetësinë zviceriane. Një vit më parë, ai ishte njohur me kompozitorin Richard Wagner, me të cilin do të kishte një miqësi të gjatë, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si përfaqësues të kulturës më dekadente në botë, asaj gjermane. Në këtë periudhë studion filozofinë antike greke, ne veçanti veprat e filozofëve para-sokratikë, Heraklitit dhe Empedokles.

    Në vitin 1870 Nietzsche shërbeu si asistent mjekësor në Luftën Franko-Prusiane ku njohu nga afër traumat dhe mjerimin njerëzor, ku për më tepër u sëmur edhe vetë nga dizanteria dhe difteria. Pasojat e këtyre sëmundjeve ai i vuajti gjatë gjithë jetës. Pas rikthimit në Bazel, në vend që të pushonte, nisi të shkruajë pambarimisht, duke shfrytëzuar në maksimum fuqinë e tij mendore. Në vitin 1872 publikoi veprën e tij të parë të famshme Lindja e tragjedisë.

    Në vitin 1879 braktisi mësimdhënien për shkak të problemeve shëndetësore dhe në dekadën në vazhdim e kaloi kohën në Venecia, Torino dhe Nisë.


    Tre vite më vonë, bie në dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit e refuzoi kërkesën e tij për martesë. Po në vitin 1882 Nietzsche nis të shkruajë kryeveprën e tij Kështu foli Zarathustra( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet 3 vite më vonë.

    Në vitin 1888 transferohet në Torino, ku dhe do të përfundojë veprat Perëndimi i idhujve dhe Ecce Homo – Si bëhet njeriu ai që është.

    Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofisë dhe artit të Greqisë Antike, në disfavor të klasicizmit, të cilin e vështronte si një afirmim të vizionit të arsyeshëm dhe për rrjedhimisht përfaqësues të dekadencës. Në veçanti tragjedia greke është interpretuar si një shprehje e impulsit jetësor, apo siç shprehet Nietzsche e ‘momentit dionisiak’. Nietzsches kritikoi ashpër vlerat morale të shoqërisë dhe altruizmin, të cilat në fakt mohojnë vetë jetën. Sipas tij njeriu duhet të përjetojë edhe dhimbjen pasi ‘ajo çfarë nuk të vret, ajo të bën më të fuqishëm’. Koncepti i njohur i Nietzsches ‘ vullneti për fuqi’ luan një rol kryesor në filozofinë e tij, duke u shprehur se ‘është esenca e ekzistencës njerëzore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se udhëheqësit fetarë e përdorin besimin dhe moralin për të skllaveruar njerëzimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadentë dhe shpresës për një jetë në botën e pasvdekjes dhe pranimin e jetës ashtu siç është ajo. Pra ndryshe nga keqinterpretimet e filozofisë së tij, mbinjeriu nichean nuk është një njeri i gjithëfuqishëm, por një qënie që duhet të zhvillohet lirshëm për të tejkaluar vetveten ( "..njeriu është një urë dhe jo një qëllim." – kjo është edhe ideja thelbësore e Zarathustrës. Pikërisht këtë ide e keqpërdori ideologjia naziste. Shkrimet e tia përsa i përket fuqisë, dobësisë, feminizmit dhe fesë u bënë aksioma të nazizmit në hartimin e doktrinës së tyre totalitare, ndërkohë që vetë Nietzsche ishte kundër anti-semitizmit dhe dënimit me vdekje.

    Nietzsches i përket një nga thëniet më të famshme në histori, ‘Zoti ka vdekur’, por kuptimi nuk është aspak ai i supozuar. Nietzsche flet për bashkëkohësit e tij, hipokrizia e të cilëve le të kuptohet se ata në fakt jetojnë ‘sikur Zoti të kishte vdekur’. Sipas Nietzsche ‘... ka ekzistuar vetëm një i krishterë i vërtetë, dhe Ai vdiq në Kryq’.


    Me 3 janar të vitit 1889, teksa ndodhej në Sheshin Karlo Alberto, në Torino, Nietzsche pësoi krizën e parë nervore duke shfaqur mendime delirante dhe duke u vetë-quajtur Krishti apo Dionisi, perëndia greke e dëfrimit. Sëmundja e papritur e tij është debat më vete. Disa mendojnë se ai e trashëgoi sëmundjen nga babai i tij, dhe ka mendimi të ndryshme se si dhe sa ndikoi kjo sëmundje në krijimtarinë e tij filozofike.

    Fridrich Nietzsche i kaloi 2 vitet e fundit të jetës së tij në errësire mendore dhe nën perkujdesjen e së motrës, Elizabeta. Filozofi i madh u nda nga jeta me 25 gusht të vitit 1900, në Vajmar.

    Filozofia e Nietzsches ka ndikuar në formimin dhe veprën e disa prej figurave më të shquara të shekullit të 20-të, përfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqësisht rreth viteve 20, filozofia e tij u interpretua në mënyrë barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe për më tepër të ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga dorëshkrimet e tia. Tragjedia e vërtetë nicheane qëndron në faktin se këto interpretime të gabuara vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot e kësaj dite.
  10. makuciko

    makuciko Anëtar

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Diku kam lexuar se Niçe ka qënë shovinist në pikpamjet e tij ndaj femrave. Munda të gjej këto vargje:


    Der unfreiwillige Verführer

    Er schoss ein leeres Wort zum Zeitvertreib
    In's Blaue — und doch fiel darob ein Weib.

    Tundues padashur

    Ai hodhi kot-më-kot një fjalë në erë.
    Gëlldumb! Një femër ra brenda menjëherë.



    Den Kopf verloren

    Sie hat jetzt Geist — wie kam's, dass sie ihn fand?
    Ein Mann verlor durch sie jüngst den Verstand,
    Sein Kopf war reich vor diesem Zeitvertreibe:
    Zum Teufel ging sein Kopf — nein! nein! zum Weibe!

    I iku mendja

    Tani ajo ka mend!? Ç’bëri vaki që gjeti?
    Një burrë, sebep’i saj, lajthiti mendsh, i shkreti.
    E kishte kokën plot sa pa iu djegur zemra.
    Ia mori dreqi mendtë – Jo, jo, ia mori femra!



    Mädchen-Lied

    Gestern, Mädchen, ward ich weise,
    gestern ward ich siebzig Jahr:-
    und dem gräulichsten der Greise
    gleich' ich nun - doch nicht auf's Haar!

    Gestern kam mir ein Gedanke,
    - ein Gedanke? Spott und Hohn!
    Kam euch jemals ein Gedanke?
    Ein Gefühlchen eher schon!

    Selten, daß ein Weib zu denken
    wagt, denn alte Weisheit spricht:
    „Folgen soll das Weib, nicht lenken;
    denkt sie, nun, dann folgt sie nicht.“

    Was sie noch sagt, glaubt' ich nimmer;
    wie ein Floh, so springt's, so sticht's!
    „Selten denkt das Frauenzimmer,
    denkt es aber, taugt es nichts!“

    Alter hergebrachter Weisheit
    meine schönste Reverenz!
    Hört jetzt meiner neuen Weisheit
    allerneuste Quintessenz!

    Gestern sprach's in mir, wie's immer
    in mir sprach - nun hört mich an:
    Schöner ist das Frauenzimmer,
    interessanter ist - der Mann!“

    Këngë për vajzën

    Çupëz, dje i mençur isha,
    shtatëdhjet vjet i kisha plot: -
    më të moçmin plak me thinja
    Ngjaja, veçse jo në flokë!

    Dje më erdhi një mendim -
    një mendim? Tallje, shpoti!
    Ti, qëllon të kesh mendim?
    Një ndjenjë të vockël, gjithsesi!

    Rrall' ndodh femra të mendojë,
    kështu thotë një fjalë e urtë:
    „Të vijë pas, jo të drejtojë;
    Po mendoi, as të ndjek kurrë.“

    Si vazhdon, s'rrëfej më tepër;
    si plesht kjo fjalë të shpon, të ha!
    „Rrall'-për-mall mendon një femër,
    në mendon, s'vlen një para!“

    Mençuri e sjellë nga vitet,
    më e mira referencë!
    Pa dëgjoni thënien time,
    më të renë thelb-esencë!

    Dje më foli si ngahera
    Një zë përbrenda – vesh më mbani:
    „Më e bukura është femra,
    burri – më interesanti!“
  11. D-J

    D-J Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    por, me temat tij te medha si Pertej te mires dhe keqes, perendimi i idoleve, antikrishti, antidarvin, gjeneza e moraleve etj, bile dhe doktrina e tij vullnet per pushtet i ka dhene femres me shume se gjithe feminizmi marre se bashku

    nuk thote kot ai qe mua me duan femrat

    vetem se ne jete s'i heci fare. njehere i dergoj nje leter dashurie nje femre te cilen e donte, nepermjet nje mashkulli. vetem se ky mashkull qelloj te jete i dashuri i saj. such a loser, eh /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
  12. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Well, people write and talk about what they don't really have. No surprise of such real-life apathy. Why should he be an exception? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif
  13. D-J

    D-J Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    seshte fare keshtu ne fakt. kush nga gjenite ka shkruajtur mire per femren sidomos para shek 20? mendimet e tij mbi femren jane megjithate konsistente me idene tij te nje shoqerine aristokratike qe perjashtone demokracine apo barazine. kjo nuk e ben ate me pak favorit ne mes feministeve edhe pse jury is still out per sa i perket rolit te femeres /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif dhe profecite e Nitces jane provuar me teper se sa jo.

    megjithate ai besonte ne lucky strokes. si une.

    may you be one of them /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif
  14. eniad

    eniad Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Tjeterkund e kisha DDD, but no prob. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/kiss.gif

    Ne lidhje me temen, mendoj se diskutimi mbi Nicen eshte bere pak
    'i modes' le te themi dhe pakkush duket se vertet e ka lexuar (interpretimet jane te ndryshme pastaj). Nejse, kjo eshte nje pike qe ha mjaft diskutim.
  15. D-J

    D-J Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    i do no tjeterkund either. all i wanted to kiss was a lucky stroke..
  16. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Fillestar

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Dick Darlington Delarge</div><div class="ubbcode-body"> kush nga gjenite ka shkruajtur mire per femren sidomos para shek 20? </div></div>

    kush nga gjenit i ka njohur...?

    pastaj "feminizmi" si synor ka marrur evidenc dhe fuqi si nje gaf e nje pjese mashkullore qe donte te hidhte posht nje fuqi-shtetrore,pra per pjes interesi - jo barazi intelekti ose drejtsie.

    Nietzsche;
    ka jetuar ne kolegj,esht ritur me fen katolike (normalisht qe problematikat ktu jan te shumta,sa te merzisin ) , te vetmit familjar -nena dhe motra- ishin femra koti , dhe dihet qe femijria ndikon ne zhvillimin e njeriut...pastaj mardheniet e tij me "femrat",nese ka pas (?),s'kan ekzistuar + dhe shoqeria nuk jepte shum ushqim femres ne format e duhura.
    Normalisht ajo qe s'njeh,te frikson = urren.
  17. D-J

    D-J Anëtar aktiv

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    gjenite skane zemer per femren. vetem duke pas mund te falesh. te njohesh femren eshte ta falesh ate. ata smund te falin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
  18. ^Res-Cogitans^

    ^Res-Cogitans^ Fillestar

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    po ti , testamentari-alkolist-anonim i atyre je?

    kush perfundon si Narzis , kush Jeton .
  19. L0LA

    L0LA Fillestar

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Nietzsche e dinte qe do te interpertohej ne menyra te ndryshme dhe ai qellimisht shkruajti ne forme aforizmash sidmos ne "Ashtu Foli Zarathustra." Mund ta krahasojme menyren e te shkruarit te tij me ate te Platonit (Republika). Nuk duhet te marrim cdo fjale literalisht. Platoni e ka shkrujt Republiken ne pergjigje te "Reve" te Aristofanit. Disa studiues nuk perjashtojne mundesine qe Republika te jete satire.
    Nietzsche ne fakt ka shkruajtur kunder te gjitheve. Ne cdo lloj kombinimi socio-politik ai mund te gjente probleme. Ne "Genealogy of Morality" ai flet kunder atyre qe sundojne (sado qe i quan Noble) dhe kunder krishterimit dhe moralit te te dobetit dhe te kopese. Cdo gje qe eshte e organizuar ne menyre sociologjike apo politike i ben njerezit pjese te kopese. Nietzsche, kur interpretohet si nje filosof qe mendon per "Veten, Unin" atehere nuk eshte i rrezikshem. Ai flet per kontradiktat qe nje person mund te kete brenda shpirtit apo mendjes se vet.
    Nietzsche Thote qe shpirti Artistic eshte ai qe dohet te vleresohet me teper sepse krijon. Nietzsche mendonte the Dionysian part of the soul duhet te kultivohet dhe vleresohet me shume. Ai besonte se njerezit permbajne dhe anen dionisiane dhe ate Apolloniane. I shef keto dy ane te shpirtit brenda Unit si te kunderta. Per Nietzschen Estetika ka me shume vlera se sa moralja apo arsyeja sepse estetika te jep ndjesi qe arsyeja dhe moralja nuk mund te te falin kurre.
    Nietzsche kur flet per femrat thote qe ato fizikisht jane me te dobeta por ai veren qe femrat jane me sentimentale dhe qe ato mund te persuade meshkujt te bejne "their will" kojo Ide lidhet edhe me "Slave Morality" ke Nietzsche kur thote qe kriishterimi ishte Slave Morality dhe tani eshte Moraliteti i shumices dhe ka fituar mbi nobility. ( kjo vazhdon te jete e vertet edhe tani ne kohet tona, te pakten ne boten perendimore.
    Perfundimish Nietzsche mendonte se sa me shume te vuash aq me i ditur dhe i forte do te behesh, ( shpirterisht e kam fjalen) keshtu qe Ubermench i Nietzsches nuk suporton aspak nazismin ose fascismin. ne te kundert Nietzsche eshte me shume nje individualist dhe subjektivist qe cdo Realitet e interpreton nga aq pipamje sa edhe banues ka bota . Psh. Realiteti im nuk eshte i njejte me ate te Nietzsches ose te Gandhit apo nene Terezes etj etj.
    Ne nje fare menyre Nietzsche u hapi rrugen filosofeve analitik, structuralist, exsitentialis dhe post-structuralist.
    Nejse, perfundiomisht Nietzsche duhet te interpretohet dhe praktikohet filosof qe ndihmon ne aktualizimin e personit dhe jo sic eshte keqinterpretuar nga shume lexues dhe gjithashtu edhe botues.
  20. jimmy84

    jimmy84 Fillestar

    Re: C'mendoni per Nietzschen

    Lola, ke te drejte kur thua qe secili ka interpretimin e tij por pse merr "Keshtu foli Zarathustra" qe eshte totalisht aforike kur mund te marresh psh "Shnderrimi i Vlerave" (Vullneti per Pushtet)ku Niceja flet qarte? Femra urrehet nga Niceja pikerisht per arsyen se jane "seksi i dobet". Pikerisht sepse jane "pjesa e dobet" e shoqerise dhe per me teper synojne te dobesojne edhe pjesen tjeter (me deshirat "per paqe, dashuri dhe lumturi per te gjithe njerezit e kesaj bote" qe eshte enderra e cdo Miss-i ) Dhe per me teper sepse NENA eshte nje faktor shume me ndikim ne personalitetin e femijes dhe qe e "infekton" me keto "aspiratat" e saj dhe i thyen femijes "vullnetin per pushtet".
    Pastaj pjesa tjeter qe cdo filozof s`para i ka qejf femrat eshte ne radhe te dyte. Filozofet thjesht s`i kane qejf femrat per arsye se filozofet MENDOJNE (veprojne ne baze te IDEVE te tyre) kurse femrat NDJEJNE (dhe veprojne e mendojne ne baze te ndjenjave te tyre). Keshtu qe eshte normale qe s`merren vesh sepse nisen nga "aksioma" te ndryshme.
    Por tek Niceja nuk kemi te bejme me "moskuptime" por shume me teper. Dhe eshte mese llogjike po t`i referohesh filozofise se Nices.

Share This Page