Copëza shkrimesh.

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga dr love, 4 Jul 2013.

  1. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Rri dhe pak
    MOS i ngjaso eres
    qe mere gjithcka para
    PA e kthyer koken
    mbrapa rri a duhet
    te leme gjithcka pas
    shpine dhe te largohesh
    bashke me eren tmos
    ma shuash kete
    Mall kete hall qe
    vetem e vetem me ty
    mund ta ndaj qe je pjes
    e saj Jo Jo
    MOS ik qendro te lutem
    me thuaj cte duash por
    MOS ik une kam
    palosur te gjithe jeten
    time ne perqafimin tend!
     
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    ti do te shfaqesh mbi prag
    duke patur veshur
    dicka te bardhe pa cudira
    dicka tamam nga ato copat
    me te cilat qepen floket e bores.
     
  3. brenatohyseni

    brenatohyseni Forumium maestatis

    Dhe sikur te fitoj 1000 medalje! Ne kete jete! Nuk mund te krahasohen me momentin qe do te shoh do te te jet nje moment per gjithmone.!
     
    joetisti_ likes this.
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Po, je ne dijeni se nga vjen:
    e pangopur si flake,
    dieg dhe konsumon
    Drite eshte gjithcka qe prek,
    qymyr, ajo qe le.
     
  5. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Më rastis shpesh në parkun ku bëjë ecejake të ulëm në ndonjë qoshe dhe t’i shikoj njerëzit, teksa ecin, me një si krenari të harlisur. Mundohem ta kuptoj nga ecja, se çfarë ka në kokat e tyre. Këta që ecin me revan, me duket se ende se kanë kuptuar, apo se paku se kanë ndjerë ende në palcë, atë gjënë që ta ngjeth mishin: tmerrin nga vdekja, nga mosqenia. Këta që ecin më ngadalë, më duken hallexhinj, që, jetën duhet ta kenë marr tepër seriozisht. Por në park shoh, në të rrallë, edhe ca tipa që janë ndalur, të mbështetur në ndonjë pemë, apo të ulur në barin e blertë. Gjithnjë kam ndjerë simpati për ta. Ashtu të ndalur, me shikim të përhumbur diku në horizont, më janë dukur si mendimtar.

    Mbase këto janë vetëm hamëndësime. Epo mirë: a nuk është gjithçka hamendje?! Bile nganjëherë se kuptoj as se pse ecin njerëzit. Po ta mendosh: toka është një thërrmijëz në gjithësi, nuk mbahet askund, e ne as që ia kemi idenë gjithë kësaj. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ne, ende kemi vullnet për të ecur. Sikur njeriu shkuaka diku!

    Pastaj mu ndërmend Parmenidi. Qenia është, jo qenia nuk është, thoshte dikur eliasi nga anktikiteti. Kjo thënie disi më ka shëruar gjithmonë nga këto hamëndësimet e mia metafizike. Pra nëse qenia është, e jo qenia nuk është, atëherë, gjithçka ka qenë gjithmonë dhe, do të jetë, po ashtu gjithmonë. Asgjë nuk është krijuar e si rrjedhojë asgjë as nuk do të mbarojë një ditë. Kjo botë, që nuk na flet, ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë. Me gjasë kjo është krejt çka mund të jetë.

    Po them me gjasë, se a nuk është gjithçka në këtë jetë një gjasë. Vet jeta është një gjasë!.
    Mu kujtua Hans Kastorpi i Toman Manit tek “Mali Magjik”, i cili nga këto hamëndësime kishte përfunduar në shtrat. Nuk është se unë jam më mirë. Ama po ta mendosh se toka nuk mbahet askund, shtrati është gjëja më e pakët këtu. E po të guxoj t’i shkoj njeriu deri në fund kësaj, çmenduria do të ishte gjëja më e natyrshme.
     
  6. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Para vetes ai shihte dy rrugë, të drejta që të dyja; por ai i shihte dy rrugë dhe kjo e tmerroi atë – atë i cili asnjëherë gjatë jetës së vet nuk kishte njohur asgjë tjetër veçse një vije të drejtë. Dhe, për ta bërë ankthin më të hidhur, këto dy rrugë ishin të kundërta.

    Viktor Hygo, “Të mjerët”
     
    Hope likes this.
  7. Artin

    Artin Papirus rex

    Ela, kush është autori i shkrimit të parafundit?
     
  8. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    Ditari i nje te panjohuri
    Nga virtual sophists
     
    joetisti_ and Artin like this.
  9. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Eshte marramendje, dashuri, pranvere
    sfide, e qare lavdie, vertetesi.
    Dhe menjehere behet "ishte".
     
  10. ShKoDRaN_PuRo

    ShKoDRaN_PuRo Papirus rex

    Thellë thellë, të dy ndjejmë një lloj nostalgjie të dhimbshme, një dëshirë të vjetër për të besuar përsëri në diçka që kohë më parë kishte qenë për ne aq e shtrenjtë.

    "Kurrë mos më lër të shkoj",
     
    TinkerBell, Hope and Chrono_Crusade like this.
  11. Hope

    Hope dans ton coeur

    Tani mund të shohësh përmes tyre
    si në transparencë zemrën time,
    ndoshta vetullat do t'i ngresh përsëri
    me habi do pyesesh: Ti je këtu? Ti?
    Nuk më çudit me habine tënde,
    se gjithnjë kështu je habitur,
    me kë ndave ndjenjat, kurrë se ke ditur!
    Se me ty unë kam qenë e ndrojtur,
    Se me ty unë kurrë s'kam lojtur,
    Se për ty lotët fshehurazi kam fshirë,
    tek prisja e merakosur der'në të gdhirë.!
     
    joetisti_ and TinkerBell like this.
  12. ShKoDRaN_PuRo

    ShKoDRaN_PuRo Papirus rex

    sa paske vujt mushk :p
     
  13. Hope

    Hope dans ton coeur

    Kshu e ka dashnia :p
     
  14. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    I ndante një distancë e madhe.. tani jo më prej kilometrash, por rrahje zemrash. Zemra e tij nuk rrihte më për të, një pjesë e urës që i lidhte mes atij deti, tani ishte shkëputur..
    Sa e trishtë është kur një dashuri mbaron, por akoma më e vështirë kur njëri dashuron akoma.
     
    Artin, Hope, Passion- Al and 2 others like this.
  15. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Paske "pene" te bukur, Tinker. Na u shtua edhe nje poeteshe nga vajzat :)
     
    TinkerBell likes this.
  16. Mystique

    Mystique Larg Anëtar i Shtabit

    ...Sa shumë më ka bërë përshtypje të qenit i moralshëm. E kam menduar si një përndritje e së mirës brenda vetvetes, por pas gjitha atyre përpjekjeve për të kuptuar moralin si na kumtohet e si na shfaqet, atë që kapa nuk më pëlqeu! Moralin ndër nesh e ndiej si një detyrë që na jepet secilit, të shfaqim rregullat e lojës që luajmë, saqë frika e atyre që “moralizojnë”, na zhvesh nga kënaqësia e kësaj loje. Duke na kërkuar të luajmë me letra hapur, e mos të them edhe vrazhdësinë që shfaq moraliteti, duke mos na kërkuar, por, duke na detyruar e duke na vjedhur, pastaj duke na dënuar për zgjuarsinë e lëvizjeve që bëjmë. E në fund, duke i përvetësuar për vete që të luajnë edhe më ashpër ndaj nesh. Një mik i zemrës sime që ka shkruar një libër madhështor me titull, “Kështu foli Zarathustra”, jo më kot u neverit nga morali i vendosur tash e dymijë vjet. Ai vetëm sa i zhveshi nga “e mira” e tyre e rreme, dhe gjeti se pas kësaj fjale është lufta e të dobëtit ndaj të fortit, që ky i fundit të mos arrijë të tejkalojë dobësinë e të parit. Por një gjë dihet sigurtë, se të krijosh diçka domosdoshmërisht duhet të jeshë i fortë andaj si mos të të neverit një “e mirë” e tillë që është kaq në dëm të jetës.

    V.S
     
  17. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    moral = qe respekton principet e drejtesise, ndershmerise dhe cipes.
    korrekte! Megjithate, jo te shikohet si moral nje tabu personale. Dhe jo shume strikt ata/ato qe hiqen si viktima me nje fjale te thene e i ze turpi se gjoja ne kete rast tregojne se kane cipe, dhe jane te padrejte e te pandershem.

    Morali vendoset nga e gjithe shoqeria. Nese dikush vazhdon te ndjeke dicka te sajuar me pare qe e quante (dhe thuajse e quanim te gjithe) moral, ose, nese shpik nje moral te vetin sepse ka probleme me personalitin, te thote se keshtu eshte ai i ndertuar per shkak te fobive te veta, dhe jo te shikoje si te pamoralshme nje verpim te dikujt mese normal.
    Moralistet jane njerez te dobet !!

    (tema)
    mos perdor telefonin
    njerezit s'jane kurre gati te pergjigjen
    Perdor vargjet.
     
    Balahk and Hope like this.
  18. TinkerBell

    TinkerBell Papirus rex

    I dashur Xhon..

    Ka shumë gjëra që do të doja të t'i thoja, por nuk di nga t'ia filloj! Ndoshta do të ishte më mirë që ta filloja duke të thënë se të dua ?? Apo se ditët që kam kaluar me ty, kanë qenë më të lumturat e jetës sime ?
    Apo se gjatë kësaj kohe të shkurtër që të kam njohur, kam arritur të besoj se jemi bërë për njëri-tjetrin ?
    Mund të t'i them të gjitha dhe mund të të siguroj se të gjitha janë të vërteta, por ndërsa i rijetoj, gjëja vetme që më vjen ndër mënd, është se dëshira më e madhe e imja, është që të jem me ty tani.. të të mbaj dorën dhe të shijoj buzëqeshjen tënde të pakapshme.
    Jam e sigurtë që në të ardhmen, do të kem mundësi t'i rijetoj çastet që kaluam bashkë. Do dëgjoj të qeshurën tënde, do të shoh fytyrën dhe do ta ndjej përqafimin tëndë..do të më marr malli për të gjitha këto, më shumë nga sa mund ta imagjinosh.
    Je një zotëri i rrallë Xhon, dhe e vlersoj shumë këtë. Me gjithë kohën që kaluam bashkë, asnjëherë nuk më bëre presion që të bëja dashuri me ty...dhe, nuk mundem të ta shpreh dot sesa shumë do të thotë kjo për mua! Kjo bëri që të dukeshim edhe më të veçantë, dhe pikërisht kështu dua ta kujtoj kohën gjithmonë që kalova me ty...si një dritë të pastër dhe të bardhë, e mahnitshme për t'u parë.
    Do të mendoj çdo ditë për ty.
    E di, një pjesë e imja trembet se mund të vij një çast dhe ti nuk do të ndjesh më të njëjtën gjë për mua, se mund të më harrosh mua dhe ato që kemi kaluar bashkë!!
    Kudo që të jesh dhe çfarëdo që të ndodhi me jetën tënde, kur të jetë nata e parë me hënë të plotë, siç ishte herën e parë që u takuam, dua ta gjesh në qiellin e natës! Dua të mendosh për mua dhe për natën që kaluam bashkë, sepse, kudo që të jem pavarësisht se ç'do të ndodh me jetën time, të njëjtën gjë do të bëj edhe unë.
    Nëse nuk mund të jemi bashkë, të paktën mund të ndajm diçka mes nesh, duke bërë kështu që ajo që ekziston të zgjas përgjithmonë.
    Të dua Xhon.. dhe do ta konsideroj veten të lidhur mbas atij premtimi që më bëre dikur..
    Nëse kthehesh, unë pres që të martohem me ty. Nëse ndodh që ta shkelësh premtimin, dije se do të thyesh zemrën!
    Me dashuri, e jotja Savana.

    ~ Dear John/ N. Sparks
     
    Artin and Hope like this.
  19. Passion- Al

    Passion- Al Forumium maestatis

    Oh Mariam Co!
    Mos ik,e të më lësh.
    Je e vetmja që kam. :(
     
  20. Artin

    Artin Papirus rex

    Nga sa lexova në temë, në disa postime nuk kuptohet mirë se cilët janë janë autorët.
    E mira është që nëse shkrimet janë të tjetërkujt, të vendoset edhe emri i autorit, ose burimi nga janë marrë.
    Nejse , këto janë punë të stafit, por mua si lexues i thjeshtë më duket gabim që të hedhim në temë shkrimet e të tjerëve, duke i paraqitur si shkrimet tona.
     
    joetisti_ likes this.

Shpërndajeni këtë faqe