Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga ledioni, 23 May 2005.

  1. ledioni

    ledioni Primus registratum

    Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Disa shprehen se dashuria eshte ndjenja me fisnike, me e forte qe ka njeriu, por shembujt tregojne se edhe Urrejtja eshte goxha e forte. Sipas mendimit tuaj...?
     
  2. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    dashuria dhe urrejtja qendrojne shume prane njera tjetres. sa me e madhe te jete dashuria, aq me e madhe do te jete urrejtja nese do te kapercehet presja qe i ndan.
     
  3. khour

    khour Forumium praecox

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Sjm i sigurte nese mund te ndodh dicka e tille ne te vertete. Eshte vetja jone ajo qe mundohet te na e ushqeje ate ndjenje urrejtje por thelle ne shpirt gjithcka eshte e paster. Me ka ndodhur qe pas nje ndarje ish- e dashura me ka sulmuar me lloj-lloj menyrash qofte duke abuzuar me gjerat te cilat kane qene jashtezakonisht konfidenciale mes nesh. Edhe pse shikoje urrejtje ekstreme tek ajo isha ne gjendje qe me qetesine time te kuptoja se ajo cka ajo po mundohej te bente ishte thjesht nje inat. Kete e vertetota disa vite me vone kur gjakrat ishin qetesuar /pf/images/graemlins/smile.gif .
     
  4. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    ndonjehere eshte e veshtire te dallosh kur mbaron njera e fillon tjetra.sdq dhe une mendoj qe sa me shume te jesh i afte te dashurosh aq do jesh dhe i afte te urresh.kane te njejtin intensitet.
     
  5. Urim Nerguti

    Urim Nerguti Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Mendoj se dashuria eshte me e forte sesa urrejtja sepse ajo pohon, ndryshe nga urrejtja qe mohon. "Po-ja" ndaj jetes eshte shume me e forte sesa "Jo-ja" ndaj saj, patur parasysh qe jeta njerezore eshte e ndertuar ne baze te vullnetit per te qene, ose per adhuruesit e Niçes (ku nuk bej pjese une), te vullnetit per fuqi. Megjithate, ka shume per te folur ketu...
     
  6. arun

    arun Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Zemra është vatra e dy ndjenjave themelore të njeriut : dashurisë dhe urrejtjes. Të dyja këto janë si dy motra binjake që nuk e shohin kurrë njëra-tjetrën, njëlloj siç një qenie siameze me dy kokë në dy drejtime të kundërta. Kur flet dashuria, urrejtja hesht, dhe anasjelltas.
     
  7. treshi

    treshi Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Te dyja mendoj un ..sepse jane ndjenja si dashuria si urrejtja dhe intensitetin e kane njesoj , jan si dy faqe te nje fytyre , njera e bardhe e njera e zeze si ka then Shekspiri Love and hate are "One" in all....keshtu qe nuk mund te thuash kush eshte me forte .. :rolleyes:
    [​IMG]
     
  8. Vis Elbasani

    Vis Elbasani Forumium praecox

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Me e forta nga keto eshte fuqia qe ka njeriu per t'i mbajtur te dyja nen kontroll. Asnjera nuk eshte per t'u mohuar dhe jane te dyja per t'u kultivuar ne harmoni me njera-tjetren. Kush ka propaganduar - deri tani - se njera sherben dhe se tjetra duhet ndrydhur, ka qene armik i natyres njerezore...
     
  9. arun

    arun Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    diferenca e ketyre dy ndjenjave eshte se

    dashuria me kalimin e kohes dhe duke e kultivuar vazhdimisht rritet dhe rritet duke bere qe zemra e njeriut te zgjerohet dhe te vije nje dite qe te perqafoje pafundesine qe eshte edhe qellimi kryesor i jetes njerzore

    kurse me urrejtjen nuk ndodh keshtu,sepse urrejtja eshte nje sentiment qe eshte e kufizuar dhe mbi te gjitha urretja i nenshtrohet ligjit universal te bumerangut qe eshte nje ligj universal qe nuk te fal , nje dallim tjeter qe eshte esencial midis dashurise dhe urrejtes eshte se dashuria si boshti dhe thelbi i universit qendron pertej kohes hapesires dhe personit qe jane faktore relative

    kurse me urrejtjen ndodh pikerisht e kunderta ,urretja si sentiment eshte e kufizuar brenda ketyre faktoreve relative, dhe pikerisht per kete arsye qe nga fillimet e veta ekzistenca njerzore ne shoqeri te organizuar e ka percmuar urretjen dhe e ka stimuluar dashurine....

    me zemren te mbushur me sentimentin hyjnor te dashurise kerkon qe ti perfshish me nje perqafim te vetem te gjithe njerzit dhe te gjithe krijesat pa dallim

    kurse me zemren te mbushur plot me urrejtje kerkon ti zhdukesh te gjithe njerzit dhe te gjithe krijesat

    njerzit qe kane te mbushur zemren e tyre me dashuri kane kerkuar gjithmone ne historine e shoqerise njerzore qe ta cojne krijimin nga diversiteti ne unitet , kurse njerzit qe e kane te mbushur zemren e tyre me urretje kane kerkuar ta cojne shoqerine njerzore ne ndarje dhe luftra pambarim ,ku krijesat me te bukura te krijimit kerkojne ne menyre animaleske te vrasin dhe te zhdukin njeri tjetrin , urretja te con ne lufte dhe pikerisht per kete arsye eshte nje sentiment qe duhet ti qenrosh larg me cdo cmim dhe me cdo kusht .........................
     
  10. ledioni

    ledioni Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Shume thone qe dashuria eshte kuptimi i jetes dhe pershkruajne se cfare do te ndodhte nese nuk do te ekzistonte dashuria. Jo, edhe urrejtja eshte po aq e forte sa dashuria, ndoshta pak me shume. Per te dyja ia vlen te jetosh.
     
  11. spartan00

    spartan00 Forumium praecox

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    dashuria eshte fituese sepse e fiton betejen ne fushe te kundershtarit,ç'e do qe e mbajne kaq shpesh ne rezerva se duket e brishte /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  12. S6T6N6

    S6T6N6 Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    [​IMG]
     
  13. epiphany

    epiphany Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    te dyja ne te njejten pike te cojne.e aty shkrihen me njera tjetren.
     
  14. tedushi

    tedushi Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    jane shoqe te ngushta. por besoj se urrejtja e con njeriun te kryeje gjera te pa imagjinueshme. dashuria eshte me e paster, fisnike dhe e bute.
     
  15. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Sa më e madhe dashuria, aq më e madhe urrejtja që pason. Unë mendoj se nuk mund të urresh dikë që nuk e ke dashur :shrug: .
     
  16. Adonis

    Adonis Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    MENDOJ SE JANE TE DYJA TE BARABARTA. TE DY NDJEJAT KANE LINDUR NGA NJERA TJETRA DHE EXZISTOJNE PER HIR TE NJERA TJETRES. PERSONALISHT MENDOJ SE NE QOFTESE KETO ENERGJI PERDOREN NE MENYREN E DUHUR MUND TE ARRIHET SHUME.
     
  17. Nella

    Nella Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Dashuria dhe Urrejtja kane te njejten natyre. Me duket absurde te cilesosh njeren si me te fuqishme se tjetren, sikur kjo te ish e prere me thike.

    Ato i ngjajne energjise qe shnderohet nga nje forme ne tjetren, psh nga kinetike ne potenciale, e megjithate e pandryshueshme ne 'vlere'. Pra, se cila eshte me e forte, kjo varet nga rrethanat, nga momenti. Se e shprehim apo jo, kjo eshte dicka tjeter.
     
  18. spartan00

    spartan00 Forumium praecox

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Keto mendime me lart shprehin karaktere dhe histori jetesh por mua me duken naive. :shrug:
     
  19. Alba_Dr

    Alba_Dr Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    ME URREJTJEN MUND TE BESH SHUME GJERA,POR SHUME ME TEPER ME DASHURINE,,,,,,,! :thumbsup:
     
  20. Rambla

    Rambla Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    ua sa te thella paskan qene keto pune /pf/images/graemlins/laugh.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe