Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga ledioni, 23 May 2005.

  1. renata

    renata Forumium praecox

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Dashuroj e urrej ne te njejten mase.
     
  2. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Ndjenja negative eshte me e fuqishme se sa ajo pozitive keshtu qe urrejtja eshte me e fuqishme se sa dashuria, ndaj dhe bota ka kaq konflikte qe prej egzistimit te saj.
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Per mua jane po njesoj te forta, dhe madje dhe te rrezikshme. Nuk ka njeren pa pasur dhe tjetren dhe varet nga situata. Dashuria ndaj dikujt mund te na coje drejt urrejtjes ndaj dikujt tjeter, dhe anasjelltas.
    Nuk duhet menduar se si mund t'i shmangim, jane ndienja qe ne menyre ekskluzive s'kane te bejne me ne personalisht por me njerez te tjere dhe si rrjedhim pak mund te kontrollohet. Ajo qe mund te kontrollohet eshte "kapja" ne menyren e duhur te seciles per ta kthyer me pas po ne ate drejtim nga erdhi. I vetmi ndryshim eshte qe dashurine ktheje si ta ndiesh ne ate moment, urrejtjen ktheje duke e kanalizuar atje ku do vete.
    QuanBu TianXia. /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  4. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Problemi eshte se kur bie skallav i ndjenjave nuk i kontrollon dot me,skllavi nuk kontrollon asgje, pasi i ka humbur te tera.
     
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    E vertete. Prandaj edhe mendoj qe do vertet shume "bosht" per t'iu pergjigjur te dyjave me meritat qe meritojne secila. /pf/images/graemlins/smile.gif

    Une nuk mendoj qe mund te cilesohet kush eshte me e forte nga te dyja.Njera nuk mund te ekzistoje pa tjetren. Zakonisht ata qe nuk kane "fat" ne dashuri, urrejne dhe per motive te dobeta, pse pak raste te tilla ka? Nderkohe qe mendoj se ka dhe urrejtje, qe ashtu si dhe dashurise, mund t'i ngjitet ne nje fare menyre epiteti "fisnike". Dashuria e vertete eshte hyjnore, urrejtja e vertete eshte me keq se ferri.
     
  6. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Po e skematizoj atehere..
    Kur ti je me nje makine dhe hecen me 250 ne ore shume gjera te dalin jashte kontrollit por sensacionet jane te forta e te rrisin adrenalinen, pra nuk je ne nje gjendje normale, por dhe pse e di rezikun qe te kanos kerkesa e adrenalines te ben te vazhdosh. Problemi eshte se me ate intensitet mund te jetosh periudha te shkrutra pasi zemra se perballon dot nje periudhe te gjate (si puna e motorit te nje makine ne formule 1).
    Keto jane çaste te paharrueshme po jo aq sa kur ti peson nje aksident e thyen krah e kembe. Pra ndjenja e dhimbjes le gjurme me te thella se sa ajo e lumturise.
     
  7. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Totalisht në kundërshtim me MLK mbi këtë pikë.

    Ndjenja e lumturisë len më shumë gjurmë sesa ndjenja e dhimbjes. Fakt për këtë jemi të gjithë në jetën tonë të përditshme. Faktikisht ne jetojmë një jetë e cila ka më shumë momente negative e megjithatë vazhdojmë të jetojmë duke qenë në kërkim të diçkaje që dikur e kemi ndier dhe që e ndiejmë herë pas here, lumturinë.

    Ndjenja e dhimbjes mund të jetë më e gjatë por kurrsesi më e thellë!
     
  8. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Ajo qe thua ti Kondra, quhet instikti i mbijeteses qe eshte instikti me i forte qe ka njeriu e ne te permblidhen shume instikte te tjera, po ska te bej me lumturine.
     
  9. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Vallaj o MLK njeriu njifet si qenie me arsye dhe me instikte. Po t'ishte ashtu si thu ti, gjatë jetës së njeriut, arsyeja do fitonte të paktën njëherë dhe do kishim shumë më tepër vrasje se ç'kemi sot /pf/images/graemlins/shrug.gif.
     
  10. ere

    ere Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    dashuria edhe urrejtja jan shume larg njera -tjetres...
    Nese do dike me te vertet, nuk mund te arrish dot kurre ta urresh..
     
  11. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    dashuria edhe urrejtja jan shume larg njera -tjetres...
    Nese do dike me te vertet, nuk mund te arrish dot kurre ta urresh..

    [/ QUOTE ]

    Këtu qëndron dhe dilema. Dikë që e dashuron me gjithë shpirt mund edhe ta urresh me gjithë shpirt. Është sikur të shumëzosh me (-1) dashurinë për të përftuar urrejtjen.

    Dikë që nuk të intereson nuk mundesh ta urresh pasi thjesht nuk të intereson...
     
  12. ere

    ere Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    nuk e di per tek ti apo dikush tjeter..mua me ka ndodhur qe sado jam perpjekur te urrej dike..thjesht nuk mundem ta urrej...
    urrejtja mund te lind nese dikush qe ti e ke dashur te ka bere dicka te pafalshme dhe te urryeshme
     
  13. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    nuk e di per tek ti apo dikush tjeter..mua me ka ndodhur qe sado jam perpjekur te urrej dike..thjesht nuk mundem ta urrej...
    urrejtja mund te lind nese dikush qe ti e ke dashur te ka bere dicka te pafalshme dhe te urryeshme

    [/ QUOTE ]

    Ne kete mendim, pjesa e pare e tij tregon per nje njeri me shpirt te gjere dhe uroj te mos e provoje kurre si ndjenje.
    Megjithese eshte veshtire te besh nje perkufizim te plote te urrejtjes, thjesht, ngaqe shpesh ndodh te perfshihemi ne vorbullen e zemerimit, qe shperthen ne momentin kur ti e ke te nevojeshme, t'i largohesh objektit qe i drejtohet. Dhe kjo nevoje per t'u larguar kerkon nje shkak per te justifikuar veten.
    Por, pjesa e dyte, me duket se shkon disi ndesh me te paren, si perpjekje per te perkufizuar, pa mbrritur ne qellim, keshtuqe, mbetet ne kufijte e perpjekjes. Sepse ne nuk dime cilat jane gjerat e pafaleshme, perderisa nuk i njohim te gjitha (dhe eshte e pamundur)ne kuptimin e te prekurit, te te provuarit, te te shijuarit. Ose...
    ...perderisa Diçka-ja e pafaleshme, eshte DICKA e parealizuar, nuk mund te diktoje dhe perpunoje nje sjellje. Mirepo, edhe kur realizohet, humbet natyren e saj si diçka e pergjitheshme sepse asgjesohet brenda vetes, si pasoje, nuk dime se çfare do te mbetet dhe nese meriton te shperblehet me urrejtje. (meqenese kemi vene perballe Urrejtjen dhe Dashurine, shembullin po e marr ne rastin e nje tradhetie. Pasi realizojme shkakun, ose shkaqet, asgje nuk perjashton, ose gjithçka provon qe eshte pasoje e nje marrdhenieje te deshtuar, e ne te njejten kohe shkak per kete deshtim mund te jete i tradhetuari ose te dy sebashku, keshtuqe urrejtja shprehet si nje pamundesi per t'u realizuar. Ndarja (ose urrejtja), eshte pasoje e nje pasoje e cila shndrohet ne shkak ne momentin kur shkaku qe e lindi vete ate nuk eshte me).
    Si perfundim, mund te them qe urrejtja eshte nje ndjenje e cila shfaqet rralle tek njeriu dhe ndoshta duket paradoks, por eshte shume me njerezore se sa dashuria, sepse kete te fundit e provojne edhe kafshet, ndersa urrejtjen nuk besoj. Kafshet vrasin per instikt, njeriu me ndergjegje.

    Pavaresisht, se pyetja eshte shtruar ne kete menyre duke vene ne peshore DASHURINE DHE URRJEJEN, faktikisht DASHURIA vihet perballe me VDEKJEN.
     
  14. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Ketu po flitet per dashuri superlative, qe egziston vetem ne teori apo...!
    Dashuria gjithmone eshte e perzier me egoizem, xhelozi, posesion...dhe pse dozat jane te ndryshme te sejcili individ.
     
  15. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Ketu po flitet per dashuri dhe si e tille ajo konceptohet vetem brenda vetes. Nuk egziston dashuri jashte dashurise. Egoizmi, xhelozia... possession...(me duket e pa vend si fjale, mund te themi te jesh i leshuar ne krahet e saj, i magjepsur, sepse si fjale do te thote te zoterosh, nejse e marrim te mireqene) pra te gjitha ato, pavaresisht ne ç'proporcione egzistojne, nuk jane dashuri.
    Ndersa pyetja e gjen pergjigjen vetiu tek vazhdimesia e jetes, baze e te ciles eshte dashuria. Sepse ne fund te fundit brenda dashurise fshihet elementi i vazhdimesise.
    Ndoshta nuk duhet harruar nje fakt, dashurine eshte me thjesht ta besh se sa ta pershkruash.
     
  16. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Dashuria e mirefillte eshte te japesh pa patur per qellim te marresh, problemi eshte se ne praktike njeriu kerkon te jete reciproke ne pjesen me te madhe te rasteve keshtu qe ne pjesen me te madhe te rasteve kalon ne interes.
     
  17. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    jo e ke gabim dashuria e vertete esht te japesh edhe te marresh...nese nuk merr ashtu siç jep nuk eshte nje dashuri e ndare nga te dy personat....

    dashuria edhe urrejtja jan 2 ndjenja shum te forta, qe mendoj se kufiri qe i ndan eshte shum shum i holle.
    un them se jam ne gjendje ta urrej nje person aq sa edhe mund ta dua....ndaj ka njerez qe mund te kalojne nga nje dashuri e thelle ne nje urrejtje po aq te thelle....
    diten qe urrejtja behet me e madhe sa dashuria...gjithshka perfundon.
     
  18. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Ti paske tipin tim po....pak ma...
     
  19. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    pak ma ????
     
  20. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    te dhim lol
     

Shpërndajeni këtë faqe