Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga ledioni, 23 May 2005.

  1. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    jo e ke gabim dashuria e vertete esht te japesh edhe te marresh...nese nuk merr ashtu siç jep nuk eshte nje dashuri e ndare nga te dy personat....

    KETU JAM DAKORT ME TY. NE RAST SE DASHURIA NUK MERR AQ SA JEP, KRIJON PAKENAQESI, AI-AJO, NDJEHET I-E PAPAGUAR DHE SI REZULTAT, BOSHLLEKUN QE KRIJOHET KERKON TA PLOTESOJE GJETIU.

    dashuria edhe urrejtja jan 2 ndjenja shum te forta, qe mendoj se kufiri qe i ndan eshte shum shum i holle.

    KETU NUK JAM DAKORT, JANE DY EKSTREME TE NJERA TJETRES.

    un them se jam ne gjendje ta urrej nje person aq sa edhe mund ta dua....ndaj ka njerez qe mund te kalojne nga nje dashuri e thelle ne nje urrejtje po aq te thelle...
    POHIMI I MESIPERM ME BEN PERSHTYPJE SEPSE ESHTE I RRALLE NE LLOJIN E VET.
    SI MUND TE FILLOSH NJE MARRDHENIE DUKE U NISUR NGA URREJTJA KUR DIHET QE ESHTE DASHURIA AJO QE TE AFRON ME DIKE DHE QE NE NJE FARE MENYRE ESHTE INVESTIM I DASHURISE TEK TJETRI-A OSE E THENE ME VULGARE, DOREZOHESH PA KUSHTE? DY NDJENJA DIAMETRALISHT TE KUNDERTA PER TE NJEJTIN NJERI NE TE NJEJTEN KOHE NUK MUND TE REALIZOJNE NJE MARRDHENIE, QOFTE EDHE NE NJE EKUILIBER TE PERSOSUR, I CILI NUK ESHTE KAQ I PERSOSUR NESE NDJEKIM POHIMIN TEND TE MEPOSHTEM:


    diten qe urrejtja behet me e madhe sa dashuria...gjithshka perfundon.

    [/ QUOTE ]
    PERSERIT MENDIMIN E MESIPERM: ESHTE E PAMUNDUR QE NE TE NJEJTEN KOHE, TE NJEJTIN NJERI TA DUASH DHE URRESH NJEHERESH. NDJENJAT NUK VIHEN NE PESHORE.

    NJE PYETJE TE CILEN NUK ME PELQEN TA BEJ, ESHTE KJO: - PO DITEN QE DASHURIA BEHET ME E MADHE SE URREJTJA, ç'NDODH?
     
  2. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Kur ajo dite arrin ndodh martesa.
     
  3. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Kane shume gjera te perbashketa: jane ndjenja, nuk lindin nga asgjeja, dmth jane ndenja te cilat formohen me kalimin e kohes e piqen bashkarisht...vjen nje moment qe mbizoteron njera, me vone mbizoteron tjetra. Ecin neper skutat e trurit dhe imagjinates tone, ne nje menyre kaq flagrante e rreshqitse. Jane pole te kunderta qe shtyhen e terhiqen sipas rastit, ecin njera pas e tjetra prapa dhe pastaj takohen ne nje pike aty ku shkaterrimi psikollogjik i nje personi ka arritur kulmin.

    Egoizmi eshte ai qe shkakton gjithcka!

    Cfare eshte dashuria ne fund te fundit...nje ndjenje egoizmi qe lind me lindjen e njeriut dhe ben nje perjashtim, kam besimin se nuk vdes me vdekjen e tij por mbijeton. Kemi ardhur ne kete jete per te vuajtur, dashuruar, urryer. Eshte fataliste vete jeta, rendesi ka te gjesh menyren me te mire per te ushqyer mendjen me iluzione, shpirtin me shprese se neser do behet me mire.
    Nuk behet me mire neser? Atehere urren fuqishem, vjen dikush qe te ben te ndihesh unike e paperseritshme ne qender te universit dhe ti “fluturon” pa u menduar dy here, sepse zemra te rreh fort edhe deshira jote u plotesua, sot eshte nje dite me e bukur se dje.
    Neser si do jete? Nqs eshte me mire akoma, atehere ti je e dashuruar, nqs se jo atehere ti urren cdo gje qe te rrethon.
    Jane ndenja kapricoze keto. Jane edhe force: dashuria mund te quhet ndjenje e fuqishme edhe e rrezikshme, sepse nqs nuk plotesohet trasformohet ne urrejtje. Jane rrjedhoje te njera-tjetres.

    Urrejtja provohet si ndjenje, eshte e kote qe nje person me thote se nuk ka urryer asnjehere ne jeten e tij. Nuk them te urresh nje person, them te urresh dhe mjaft.
    Ja p.sh, ne kete moment mund te urresh tastieren te vjen ta kapesh e ta besh cope-cope.
    Doja te shtoja se urrejtja ekziston, nuk eshte e veshtire te formohet si ndenje...problemi lind, kur kjo ndenje kthehet fakt ne praktike. Cfare faji ka tastiera “e shkrete”, pse ta thyej?
    Konkretizimi urrejtjes te merr ne qafe, do me duhej te bleja nje tastiere tjeter pastaj.

    Egoizmi, pa vetedije i gersheton keto dy ndjenja dhe i struk thelle ne zgavrat e trurit...ato nxjerrin koken sa here truri merr informacionin perkates.
    Vetedija te ben te kontrollosh koshiencen tende, keshtu mund te bindesh qe ke urryer por edhe ke dashuruar me shpirt.
     
  4. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Jo, zevzeke, kurrsesi dashuria nuk mund te jete pasoje e urrejtjes.
    Po ashtu me duket teper e guximeshme thenia qe dashuria eshte ndjenje e lindur nga egoizmi. Ketu duhet bere nje dallim qe eshte i domosdoshem per te mos humbur ne mjegull. Egoizem ne vetvete eshte dashuri per vetveten ne masen e narçisizmit, (tipar i individualizmit)pra nuk mund te behet shkak per lindjen e asaJ dashurie qe eshte e destinuar te shkoje jashte vetes, ndaj nje personi te dyte, perkundrazi egoizmi e eliminon.
    Gjithmone sipas mendimit tim; gabon kur thua nuk ka rendesi te urresh nje njeri, mjafton te urresh. Te urresh nje njeri, psh sepse ne nje moment te caktuar ai te zhgenjeu, (edhe pse nuk jam i bindur se zhgenjimi mund te heqe zvarre ngarkesen e duhur emocionale, theksoj negative, per te krijuar urrejtjen. Eshte peshe teper e rende per kembet e tij)pra te urresh nje njeri, sepse tronditi jeten tende, ndoshta per rrethanat e caktuara dhe e kufizuar brenda nje qenieje, mund te pranohet, por te thuash, mjafton te urresh, eshte pohim teper i rrezikshem per vete ekzistencen e qenies, sepse ajo nuk ka ardhur ne bote si rezultat i saj. Mjafton te marrim si shembull tastieren qe deshe te thyeje, per te kuptuar qe urrejtja eshte nje hap nga dhuna.
    Ne shkrimin e pare, ne mendimet e mia, kisha thene se nuk duhet krijuar nje raport i tille, DASHURI-URREJTJE, raporti me i drejte eshte ai midis DASHURISE DHE VDEKJES.
     
  5. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Nuk me kuptove...eshte urrejtja pasoje e dashurise se tepert e egoiste.
     
  6. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Te kuptova shume mire, por siç e them me lart, egozimi ne vetvete eshte dashuri, por ndaj vetes.
     
  7. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Je shume teorik...une nuk eci me shkresa por me ndjenja.
    Shkrimin tim e ke lexuar me koke poshte, kjo eshte ajo qe une mendoj, nuk dua te jete e jotja.

    Une them: Egoizmi eshte ai qe shkakton gjithcka!
    Cfare eshte dashuria ne fund te fundit...nje ndjenje egoizmi qe lind me lindjen e njeriut

    Ti thua: thenia qe dashuria eshte ndjenje e lindur nga egoizmi...

    Nuk me duket kuptimi i shkrimit tim.

    Une bej pohime, gabohem, nuk gabohem, po nuk ve ne rrezik ekzistencen e askujt.

    Pra si perfundim, nuk me kuptove!
     
  8. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    qeke zevzeke me gjithmen ti pse nuk thua! lol
     
  9. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Problemi ti mlk, eshte se une nuk jam po behem zevzeke.
     
  10. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    E paske pijen me sherr ti pra
     
  11. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    hahahahaha /pf/images/graemlins/smile.gif
    Pija me sherr e sherri me karar.
     
  12. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    mua me duket se eshte gjella me krip e kripa me karar ti zevzeke...mos i ndrysho thenjet sipas qefit tat te lutem /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  13. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Pink une se ndryshova thjesht e pershtata...pse nuk te pelqeu ty?
     
  14. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Pa pi ne filloi sherri ketu!
     
  15. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Cfare eshte dashuria ne fund te fundit...nje ndjenje egoizmi qe lind me lindjen e njeriut dhe ben nje perjashtim, kam besimin se nuk vdes me vdekjen e tij por mbijeton

    [/ QUOTE ]

    Uuuupsssss. Të dashurosh, siç e tha edhe MLK më lart, do të thotë të mos kërkosh asgjë në këmbim. Dashuria më e plotë është ajo që të shtyn të shohësh të mirën e tjetrit dhe madje ta shtysh larg teje për të mirën e tij/saj. Kjo është dashuri për tjetrin. Ndryshe nuk mund të flasim për dashuri por për zotërim, për një plotësim nevojash, sa fizike aq edhe psikologjike. Kjo lloj ndjenje/instikti, çon në krijimin e shumë problemeve pasi në një çift, nevojat nuk mund të jenë të njëjta.

    Në rastin e parë, dashuria mund të kthehet në urrejtje në rastin megjithë lirinë, ndihmën, mbështetjen që mund t'i japësh dikujt, ky dikush, nga paaftësia e tij për të pranuar një dashuri të tillë, kërkon dhe arrin të të bëjë keq, me ndërgjegje dhe në një mënyrë shkatërrimtare. Pra dashuruesi gjithë atë ndjenjë që ka e kthen fillimisht në urrejtje e me kalimin e kohës, duke e nxjerrur vazhdimisht atë (urrejtjen), boshatiset, ftohet, ngrin, dhe bëhet i padepërtueshëm nga ndjenjat. Kthehet pra në gur!
     
  16. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Si eshte ky hall, eh medet...


    Thote Kondra: Uuuupsssss. Të dashurosh, siç e tha edhe MLK më lart, do të thotë të mos kërkosh asgjë në këmbim.

    Si ta zgjidhim ceshtjen ne vijim?

    Nje pyetje kisha une: i lexon shkrimet ti kondra apo i hedh vetem nje sy?
    Sa te vjen ndonje mendim i yti pastaj ia fillon se shkruari e tek e tek.

    Ja cfare thote mlk, qyqi:)

    Dashuria e mirefillte eshte te japesh pa patur per qellim te marresh, problemi eshte se ne praktike njeriu kerkon te jete reciproke ne pjesen me te madhe te rasteve keshtu qe ne pjesen me te madhe te rasteve kalon ne interes

    E ka mire cuni. E thote “troc”, qe problemi eshte se ne PRAKTIKE ndryshojne gjerat. Sepse mund te duash shume shume, por po nuk more sado edhe icik kjo dashuri nuk ka kuptim te ekzistoje. Po nuk i dhe formen e duhur ajo te kthehet ne “interes”, i cili per mua eshte me i keq se urrejtja. Une kuptoj edhe kete gje nga ky shkrim, qe dashuria pa pretendime dmth pa kerkesa eshte ajo e mirfillta.
    Po t'i bejme nje pyetje vetes a ekziston dashuria e mirfillte?
    Mire kondra, ne jeten e perditshme te dashures tende nuk i kerkon asgje? Keshtu qe me pak fjale, dashuria na dilka pak egoiste, ajo i do te gjitha per vete.
    Sepse mlk e thote bukur dhe qarte, qe ne pjesen me te madhe te rasteve njeriu kerkon qe dashuria te jete reciproke, dmth qe dashuri “te dua, me do, sa bukur, te lutem...e ...” ka, po prape mbetet reciproke.
    Si thote kenga...te dua, me do? Te dua po mos trego.

    Shpresoj te jem shpjeguar sadopak e te te kem ulur pak tek dashuria tokesore (ajo qe jetoj une e shumica), sepse po lodhesh duke fluturuar me dashurine hyjnore (ajo qe ke bo uuuuuuuuupppppppppsssssssssss atje lart).

    U zgjata shume, por eshte kenaqesi te replikosh mendime kaq te kthjellta e kaq te mprehta.

    Une brenda kesaj teme, po bej nje pyetje tjeter.
    Ju mendoni se dashuria, eshte ajo e librave e romaneve (me thene te drejten edhe atje urrehen), sa shume te dua e nuk dua asgje nga ty...une te dua dhe per mua gjithcka je ti...oh sa mrekulli?!
    Jepni ju, pa marre asgje?
     
  17. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Zevzeke, unë mi rrush nuk dua të jap as mend e as t'i referohem librave apo filmave... .

    Ajo që thotë MLK është që dashuria e mirëfilltë është të japësh pa patur për qëllim të marrësh.

    Kur kjo dashuri është e dyanshme atëherë ajo quhet e përmbushur.

    Dhe ajo që ti e quan dashuri tokësore besoj se e din që është përgjegjëse për shumicën dërrmuese të problemeve në marrëdhëniet e një çifti. Në mbi 50% të martesave mungesa e dashurisë qysh prej fillimit çon në divorc. Po ashtu një pjesë tepër e madhe e asaj që mbetet nuk divorcohen pasi ka shumë kushte të tjera që i shtrëngojnë për të mos e bërë një hap të tillë (divorcin). Por kjo nuk do të thotë që dashuria për të cilën po flas unë është hyjnore. Prandaj dhe ka aq shumë njerëz që i kanë kënduar e i kanë thurur vargje pasi është e rrallë, përndryshe nuk do kishte vlerën që ka.

    Si përfundim po të shpreh keqardhjen time që të paktën njëherë në jetën tënde nuk e ke provuar këtë ndjenjë. Megjithatë jeta është e gjatë dhe të uroj që edhe ti ta kesh fatin e madh të ndjesh dashurinë!!!! /pf/images/graemlins/wave.gif
     
  18. Landa

    Landa Forumium praecox

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Zevzeke po dashurine kundrejt vellait motres apo prinderve me cfare kandari e peshon?
     
  19. jona20

    jona20 big bum bam...

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Edhe dy rreshta po i shpenzoj per ty.
    Mlk ka thene ate gje, por ama ka thene edhe qe ne praktike gjerat ndryshojne. Ti vazhdon t'i biesh "fyellit" po me nje ane.

    Kondra mos bej mbyllje te tilla se na mallengjeve tej mase. Po ndihem ne kete moment e "humbur kot". Vitet e rinise time po me rreshqasin nga duart e une kete ndjenje kaq perfekte nuk e kam provuar.
    Por dua te them edhe dicka, kujdes se iluzionin e ke prapa deres, ai troket pa ndaluar ti kujdes mos ngaterrohesh edhe i hap deren.
     
  20. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Është një çështje këndvështrimi Zevzeke si dhe pak shansi. Pjesa tjetër mbetet të jetë kokëfortësi.

    Dhe ajo që bëra unë nuk ishte mbyllje për të të mallëngjyer ty por një urim që të bëra pasi të jetosh e të mos provosh asnjëherë dashurinë do të thotë që të ka kaluar jeta për shalësh.

    E që ti ta marrësh vesht, kam 7 vjet i martuar me një vajzë që e njoh prej 16 vjetësh dhe kam kaluar me të momente tepër të vështira të jetës time e të saj. Kjo sa për të larguar ty idenë e iluzionit /pf/images/graemlins/winkwink.gif
     

Shpërndajeni këtë faqe