Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga ledioni, 23 May 2005.

  1. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Dashuria nuk duhet te jete dobesi por force. Psh ne qoft se partneri/partnerja tradheton, ateher mund tja japesh duart me qetesi dhe dashuri. /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Mund ta besh dike te pendohet me kollaj duke i thene 'ik i dashur se eshte me mire per ty, nuk dua te te shikoj me se nuk je i denje per mua' sesa ta shash sa te kesh fuqi, te nxefesh e te ndjehesh keq per muaj, mbase vite te tera. Ai inat dhe urrejtje qe shperthen ne ato momente ka shume mundsi te ndjeki nga pas.

    Keni vene re qe disa veta ndjejn kenaqsi kur ju nxehin? Plotesojn egot e tyre e ju duket vetja si te pushtetshem, superior mbi ju sepse arrijne te luajn me ju.

    Ku ka gje me te mire sesa ti tregosh vendin dikujt me te urt e me te bute. Vetem keshtu eshte komplet i carmatosur, i vene perball vetes me mundesin per tu penduar per gabimet te tij. Duke qendruar vet i qete i le tjetrit mundesine te humbi qetesine.

    Ps. Nuk eshte e lehte te mos urresh, ndonjeher edhe mendon se clirohesh disi kur urren, por do ishte shume me e dobishme te kanalizohej gjithe ajo energji ne menyre me pozitive e efikase.
     
  2. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    seicili i jeton vete keto 2 ndjenja te forta,
    them se eshte me e lehte te recitosh téorien se sa ta vesh ne praktik po kete téori.
     
  3. abs

    abs nuk e di...

    Ma e forte eshte ajo qe praktikojme ne rastin x

    Psh: Kam degjuar dikend, qe mbas nje dashurie te forte per te,thoshte mbas disa viteve :- `Vrarja` qe me ka ba ky njeri, ishte ma e thella qe kam perjetuar, vrarje me pambuk,me rendon ma shume se asnje tjeter.
    Pra personi i kishte thane,"rruge te mbare, fat dhe dashuri paq".
    (te shpija ndoshta ky person, ka thy tana gotat /pf/images/graemlins/shrug.gif, ose ka pi alkohl /pf/images/graemlins/laugh.gif)
    na ja, pa spekullime. /pf/images/graemlins/smile.gif

    Nje rast tjeter:- "e urreva deri ne ate mase, sa qe e `vrava` mbrenda vehtes, mbas `varrimit` mu deshen vite qe te hiqja `zine`".

    ...mendoj qe, ndihmese do ishin dhe Format e Menyrat qe kane ndihmuar dikend te drejtoj rrymen e energjise se dashurise drejt vehtes.

    Natyrisht qe s`eshte e lehte, por jo e pamundshme...thjeshte do pune e cila ja vlen!

    Do t`ju afrojsha kte metode /pf/images/graemlins/grin.gif:
    Ven kufjet ne vesh me techno musik, me za deri n fund, dhe ban sport /pf/images/graemlins/cool.gif, deri sa t "lodhesh-djersitesh shume" e mos te bjeri ndermend te mendosh. /pf/images/graemlins/wink.gif
    Cdo e "keqe" ik, i fut nje dush mrapa, mandej te duket sikur sapo linde.Cdo dite kjo loje /pf/images/graemlins/smile.gif
    Ishtu ja kam pas ba athere /pf/images/graemlins/smirk.gif, kur m ka pas zan ky virus /pf/images/graemlins/devil.gif.

    Provojeni, do jeni te suksesshem! /pf/images/graemlins/cooli.gif


    PS: LR_je /pf/images/graemlins/angel.gif si ja ke pas ba ti? /pf/images/graemlins/grin.gif
     
  4. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: Ma e forte eshte ajo qe praktikojme ne rastin x

    Po po, ne gjenjde qetesie jam katerciperisht dakort me ju, por ec e mi thuaj keto kur me kap virusi /pf/images/graemlins/smirk.gif


    Qe me qetesi vret me teper e di une, po ne ato momente nuk mendon dot ne long term, le qe une as qe dua te mendoj ne long term, jam vetem 'here and now' dhe o e bej timen ashtu si e ndjej o plas. Nese e ndjej qe duhet me ia pervesh surratit s'ka gjasa qe dushi dhe fiskultura te me bejne efekt. Per mos thene qe ajo aq pjese e vogel e llogjikes qe vazhdon te punoje me gjakftohtesi e me thote 'leje me kaq, mendo per me vone' ate e mbyt pa nje pa dy e nuk ia ve veshin fare!

    E fundja c'rendesi ka cfare beme me pas? /pf/images/graemlins/shrug.gif
     
  5. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Ma e forte eshte ajo qe praktikojme ne rastin x

    Une mundohem te perdor metoda kineze. /pf/images/graemlins/laugh.gif Zen me i llaf. /pf/images/graemlins/laugh.gif Qy i vogel kom qen i mahnitur nga mundsia qe kan njerezit me zotru veten, si nga ana mendore ashtu dhe nga ajo fizike.

    Nuk osht aspak e lehte, do stervitje, do pune, si c'do gje qe kerkojm te zoterojm. Teoria po su vu ne jete mbetet nje xero me xhufka.

    Tani per tani nuk nxefem shume kollaj, me vone mbase se nuk nxefem fare, qe nuk do te thote qe do mund te me hypin robt m'qaf. Kundershtari perballohet me kollaj me rrespekt e dashuri. /pf/images/graemlins/laugh.gif

    'Me pas' ka shume me rendesi sesa 'me perpara' ose 'tani' sepse 'me pas-in' kemi pak mundesi ta kontrollojm.

    Ps. Sophie, cin ke rraf ti mi te keqen xhaxhi? /pf/images/graemlins/laugh.gif Une ty t'them qe mire ja ke bo se e ka meritu! /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  6. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Ma e forte eshte ajo qe praktikojme ne rastin x

    Ka, ja mua e ty duhet te na marre ndonje per dore, te na plase ne Tibet, mundesisht rruges te na i mbajne syte e lidhur, dhe te na lene atje per nja dy vjet mes murgjish budiste te rrepte e te bute njekohesisht, te shofesh ti si je me pas "Here and now"... /pf/images/graemlins/laugh.gif

    LR /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

    P.s.postimi i referohej sophies...
     
  7. ana karenina

    ana karenina Primus registratum

    Re: Ma e forte eshte ajo qe praktikojme ne rastin x

    Nuk jam dakort me parafolesen, thjesht sepse une s'jam penduar kurre per ke dhe pse e kam rraf /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Nuk me vjen keq qe nuk e zoteroj veten, jo per gje po ata qe e zoterojne kur vjen puna per te urryer e zoterojne edhe kur behet fjale per te dashuruar, keshtu qe me mire te jetohen te dyja me intensitet madhor /pf/images/graemlins/wub.gif (Xhaxhi xhan xhan /pf/images/graemlins/kiss.gif)

    PS: Ne Tibet mund te te shoqeroj per zgjerim horizonti dhe per te mesuar me shume per 'te kunderten' time, jo me teper /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  8. XHUDI

    XHUDI Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Matador,
    nuk flas per pasojat e njeres apo tjetres... flas per esencen...

    Nese bej nje rezyme te jetes sime arrij ne konkluzionin se nuk kam urryer kurre njeri... oh, po, kam perbuzur, kam pasur inat, ndoshta dhe kam bere keq... po askush nuk ka hyre aq thelle brenda meje sa te fitoje urrejtjen time.
    Ne kete kontekst pyete veten sa njerez ke urryer me te vertete. E meqenese ben kete, pyete gjithashtu veten sa njerez ke dashuruar me te vertete...

    Ah, dhe dicka tjeter... urrejtja mund te jete nje force levizese po aq e madhe sa dashuria e anasjelltas... te dyja mund ta ndertojne nje bote sic edhe te dyja mund ta shkaterrojne...
     
  9. EvEr8

    EvEr8 Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    dashuria e urrejtja
    dy fjale -
    sikur jeta e vdekja

    secila mundohet t'ia rriti vendin vetes

    secili e pelqen dashurine
    secili e mohon urrejtjen

    te mos bijne ne barazpeshe kurre
    por te peshoj dashuria
    ne peshoren e jetes

    dashuri - lumturi
    urrejtje - vdekje!
     
  10. eniad

    eniad Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    <font color="brown"> Nese do u shifshim me veten sy nder sy
    Kishim me u puth a me u peshty (Azem Shkreli)

    Ndoshta cdo gje fillon ketu...
    </font>
     
  11. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Ne kete kontekst pyete veten sa njerez ke urryer me te vertete.

    Vetem Urjahipin ke i film qe kom pa kur kom qen i vogel dhe nuk i mbaj men emrin. /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Sidoqe te jete njeriu ka tendencen te harroj ndjenjat dhe kujtimet torturuese dhe te kujtoj ato te bukurat. Dashuria dhe urrejtja jan dy ndjenja te fuqishme e te kunderta. Deshira e njeriut eshte te dashuroj, askush nuk do deshironte te urrente.
     
  12. Vdeksh

    Vdeksh Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    Nje shprehje thote:"Mos u perpiq te urresh dike qe ke dashuruar,sepse do jete nje urrejtje plot dashuri".
    Mendimi im eshte qe:Dashuria eshte me e forte se urrejtja...
     
  13. pinkparadise

    pinkparadise Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    me pelqen kjo shprehja jote....
    nuk e di nese eshte e vertet...por eshte e bukr gjithsesi
     
  14. Alanis

    Alanis Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    [ QUOTE ]
    Nje shprehje thote:"Mos u perpiq te urresh dike qe ke dashuruar,sepse do jete nje urrejtje plot dashuri".
    Mendimi im eshte qe:Dashuria eshte me e forte se urrejtja...

    [/ QUOTE ]
    Dashuria dhe urrejtja nuk vine me perpjekje, ato lindin! Une i kam provuar te dyja... te i njejti person. How sad!!
     
  15. mostro

    mostro Putraku

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    urrejtja eshte me e forte se dashuria..sidomos urrejtja per dashuri eshte qyqa mi none,gjej ven dhe futu masnej..
     
  16. Le_Routard

    Le_Routard Forumium maestatis

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    sidomos urrejtja per dashuri eshte qyqa mi none,gjej ven dhe futu masnej

    Sqarohu i cik tamom ti se cfare deshe me thone me kte frazen qe e marove me 'gjej ven dhe futu masnej'!

    /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  17. Vdeksh

    Vdeksh Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    sidomos urrejtja per dashuri eshte qyqa mi none,gjej ven dhe futu masnej

    Nje njeri kur e dashuron ne fillim dhe mbasi kalon momente qe mbasi si ke kaluar ndonjehere ne jeten tende atehere eshte e pamundur ta urresh kaq shume edhe pse pikerisht ky person mund te te kete lenduar(ne cfaredo lloj menyrash)Asnjehere urretje kur ekziston nje dashuri nuk eshte me e forte...
     
  18. tushi

    tushi Valoris scriptorum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Nuk me vjen keq qe nuk e zoteroj veten, jo per gje po ata qe e zoterojne kur vjen puna per te urryer e zoterojne edhe kur behet fjale per te dashuruar, keshtu qe me mire te jetohen te dyja me intensitet madhor


    [/ QUOTE ]
    Nuk jam edhe aq dakort me kte arsyetim
    q1 me kontrollu vedin mbi urrejtjen, nuk me duket se medoemos duhet me kontrollu vedin edhe mbi dashnin !
    Urrejtja mendoj se ban pjese te çdo njeri ne masa te ndryshme.
    Te disa ka kaq pak, sa ai problemi me kontrollu vedin mbi te as q1 shtrohet hiç.
    Besoj po ashtu se nuk ka asgja te perafert me dashnin, perveç se mund te gjendet bashke brenda nji njeriut.
    ndersa te urresh dike q1 ke dashuru me duket pak e pamundur, ndoshta nen ket kandveshtrimin tem.
    nks dikush dashuron shpirtin e mire, s'mund ta urrejne kurre ate person, mund te zhgenjehet, nervozohet apo vritet shpirtnisht, po jo ta urrejne!
    nks dikush dashuron be**t, shalet e cicat kuptohet q1 mund edhe ta urrejne pas pak kohe ket person, nks asht tip q1 urren gjithmone.
    kurse per ate se kush asht ma e forte
    une tham dashnija
    po te marrim pasojat ekstreme te secilit rast
    1) per dashni(ndaj partnerit,familjes apo edhe atdheut) njerzit sakrifikojne vedin, edhe jeten e tyne.
    2) ndersa per urrejtje marrin jeten e dikujt

    une tham ma e forte asht ndjenja ne rastin 1.
     
  19. mostro

    mostro Putraku

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    masnejSqarohu i cik tamom ti se cfare deshe me thone me kte frazen qe e marove me 'gjej ven dhe futu masnej'!

    /pf/images/graemlins/laugh.gif

    [/ QUOTE ]
    ah mer dashamir!!sa te te shpjegoj ty dhe nja dy te tjerve qe pysin si puna jote,me fluturun trut bashke me kaptinen vedit..ja ky o shpjegimi,dmth shpjegim ska.
    pse si o puna?te ka ra nai dashni m'qaf a si?
    hapju shqonnis pa rezerva /pf/images/graemlins/laugh.gif

    sinqerisht i juaji
    PUTRAKU /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  20. mitka

    mitka Primus registratum

    Re: Dashuria dhe Urrejtja! Kush eshte me e forte?

    dashuria dhe urrejtja e mbajn Token te vertitet rreth DIELLIT
     

Shpërndajeni këtë faqe