Deri ku ka arritur shkenca

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga Diavolessa, 27 Nov 2002.

  1. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Deri ku ka arritur shkenca

    [​IMG]

    Besoj se para disa vitesh te gjithe kemi pare filmin Face Off e c'shihej na dukej dicka teper larg realitetit.

    Duke degjuar lajmet tani: Degjova qe kane arritur te hedhin fytyren e dikujt ne fytyren e dikujt tjeter.

    (Kjo eshte nje e ardhur e mire, apo shkenca do sjelle pasoja shume te kqija ne te ardhuren?)

    Ps: Nje dicka e tille , mund te nderrojme fytyre sic duam ne, apo te marrin imazhin e dikujt tjeter.
    E kriminelet cfare mund te bejne?
     
  2. manga

    manga Primus registratum

    Re: Deri ku ka arritur shkenca

    due me t'u pergjigje n'pytjen athue se chka ka me sjelle shkenca. e dalloj qi ket pytje e ban me droje per ardhmenine, sepse filmat si face out, jane t'bame per me e ngashnjye publikun e me t'tute, sikurse legjendat e netve t'gjata t'dimnit.
    me provue e me e ba nji film ku kallxohet qi shkenca asht e bukur, at'here ke me perfundue pa fitime ose n'filma t'llojit t'kush e pshton delfinin prej zhdukjes...

    tash, shkenca asht mjeshtri e aftsi, e cila e sjell zhvillimin e teknollogjise. paramendo at' njerine e shpelles kur e ka zbulue se guri i mprehun mundet me u ba thike; paramendo mu at' njeri t'shpelles me thike n'duer; paramendo vehten me thike n'duer; - paramendo sikurse ai njeri i shpelles t'kish vendose qi mos me e ba thiken; paramendo jeten tande pa thike...shkencen e teknollogjine s'ka kush e ndale. pytja asht se sa asht i afte njeriu me e ndale vehten para se me e ba noj marri. n'relacion me bombe atomike, njeriu e ka kallxue vehten t'matun - shume shtete e kane bomben edhe e kane motivin edhe e kane arsyen per me e truse pullen, por nuk e kane ba (pervech amerikaneve, per me e pa se a me t'vertete eksplodon bomba)...
     
  3. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Deri ku ka arritur shkenca

    me sa kam degju une ,mjeksia ka arritur deri ne piken me bere operacione ku nderrojne fytyren dhe kjo gje eshte dicka tani afer...ato qe ndodhin neper filma ndonjehere nuk jane shume larg realitetit..
     
  4. shine*

    shine* Primus registratum

    Re: Deri ku ka arritur shkenca

    Si dhe ato qe "ndodhin" neper filma jane hapi i pare drejt realitetit te ardhshem!
     
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Deri ku ka arritur shkenca

    :D E madhe!
     
  6. Raptor

    Raptor Primus registratum

    Re: Deri ku ka arritur shkenca

    Amerikant kan ba 331 teste berthamore ne nevada, paqesor dhe ne atmosfere. sikur te kishin dasht me pa a eksplodon me te vertet skan pas nevoj me ba 331 teste. pa permend ketu ruset (me Bomben "Perbindesh" 59 MegaTon ne Novaja Zemlja), kinezet, anglezet, francezet etj te cilet kan ba teste berthamore. edhe ne mendohemi pse ka kaq shume semundje kanceroze?!
     
  7. ssssssss

    ssssssss Primus registratum

    Re: Deri ku ka arritur shkenca

    lol amerika i ka bo shkretetirat e meksikes vrima vrima nga bombat atomike:hidhu:
     
    scadarsko likes this.
  8. Wii

    Wii Grupi i të moçmëve!

    Re: Deri ku ka arritur shkenca

    beh,mathok,eshte gje normale...ne kohen kur e ka shkruajtur paperina shkrimin gjenoma e njeriut akoma nuk ishte perfunduar plotesisht (imagjino qe mendohej akoma qe kishim 100.000 gjene kur doli qe kishim vetem 20-25.000...me te bere nje paragonim,gjenoma e gjelit qe u deshifrua para 2 vjetesh nese nuk gabohem ka te njejtin numer gjenesh /pf/images/graemlins/laugh.gif ) dhe projekte te reja si projekti proteoma dhe projekti epigjenoma as qe ishin ne mendjet e shkencetareve ose thjesht nuk ja kishin dituar akoma vleren...po ashtu per kanceret e shkaktuar nga papilomavirus akoma nuk ishte gjetur nje kure (qe u gjet kete vere nese nuk gabohem) dhe vazhdonin te vdisnin njerez nga keto kancere (jo se tani nuk vdesin akoma,qe te merremi vesh)...po ashtu ne vitin 2002 diabetiket me tipin 1 te diabetit vazhdonin te injektonin shiringat perdite dhe nuk ishte as ideja me e vogel se si me e ndryshu kete gje...kete vit filluan clinical trials per insulinen me spray! per ilacet kundra virusit te HIV-it...hmmm...le te themi qe mundohen ta ndalin por nuk e zhdukin plotesisht dhe kjo mund te quhet nje fitore e perkohshme...
    nje tjeter gje ishte ajo e distrofise muskulare te dushenit...shifje njerez qe vuanin pse? sepse nuk kishin nje proteine "amortizator" si pasoje e nje mutacioni...beh,kesaj po i vjen fundi sepse eshte eksperimentuar nje terapi gjenike qe ka filluar clinical trials para rreth 2 muajsh qe shpreson qe me ane te nje virusi,qe do funksionoje si vektor, te coje nje kopje te gjenit te prishur dhe ta fuse brenda ne qelize (terapi gjenike) qe ky te funksionoje si me qene normal fare...etj etj etj....mund te te them shume te tjera,por po ndalem ketu se qeka bere edhe vone...

    hmmm...shef tiiiii!shkenca ka ndryshuar me te vertete...dhe mund te te them me shume...ne kohen qe ka kaluar nga momenti qe po shkruaj deri ne momentin qe ti po e lexon kete shkrim,shkenca ka mesuar edhe dicka te re me teper nga ajo qe dihet ne momentin qe jam duke shkruar une... /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  9. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Deri ku ka arritur shkenca

    Studimet e fundit kane treguar se mikrobet e nje liqeni ne Antarktide jane ne gjendje te mbijetojne edhe ne temperaturat me te uleta ne Mars. Duke cituar artikullin:

    "U zbulua se keto lloj mikroorganizmash grupohen se bashku ne temperatura te uleta duke formuar nje njesi te lidhur kimikisht qe quhet biofilm. Ky zbulim eshte i pari qe evidenton kete dukuri ne speciet Antarktike qe njihen me emrin extremofile. Keto zbulime pasurojne evidencat lidhur me idene qe lageshtia e gjetur nen siperfaqen e Marsit mund te jete ne gjendje te suportoje jete dhe se jeta mund te ekzistoje ne vende te tjera te sistemit diellor apo galaktikes, te cilat jane jashtezakonisht te ftohta. Gjenet e ketyre mikrobeve jane ne procesin e sekuencimit per te kuptuar se cili eshte ai qe u jep ketyre organizmave proteinat e nevojshme dhe rezistncen ndaj te ftohtit."

    Ne studim u moren dy lloje mikrobesh, njera tolerante ndaj ujit me kripe dhe tjetra sepse mund te jetoje pa oksigjen dhe perdor gaz metan.
     
  10. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Deri ku ka arritur shkenca: Altruizmi

    Altruizmi eshte natyral.

    The Washington Post ka botuar nje artikull ku ben te ditur perfundimet e nje studimi ne fushen e shkences neurale. PErfundimet tregojne se truri eshte i ndertuar fizikisht ne menyre te tille qe te shijoje altruizmin - vendosjen e interesave te te tjereve mbi interesat personale. Sipas studimit:

    Rezultatet tregonin se vullnetaret [pjesemarres] te cilet vendosen interesat e te tjereve mbi ata personale, efekti i bujarise tek ta aktivizoi nje pjese shume primitive ne tru e cila zakonisht aktivizohet si rezultat i aktivitetit te te ushqyerit apo maredhenieve seksuale. Altruizmi, sic sugjeron eksperimenti, nuk i bie te jete nje cilesi morale superiore e cila frenon shperthimet bazike me natyre egoiste, por ne fakt eshte shume baze ne vetvete ne tru, e lidhur "fizikisht" me funksionalitetin e tij dhe me kenaqesine.

    Per me shume, mund te lexoni artikullin origjinal.
     
  11. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Eshte arritur qe me ane te teknologjise qe perdor te ashtuquajturit "nanotube" ose e shqiperuar, tubat ne miniature, te ndertohen sinapse artificiale, apo sintetike. Sinapset jane pjeset e neuroneve me te cilet ata shkembejne sinjalet elektrike me njeri tjetrin.

    Ilustrim i sinapseve ne trurin e organizmave te gjalle
    [​IMG]

    Sinapset nuk jane thjesht nje kontakt elektrik midis dy neuroneve. Ne sinapse ka nje lloj vonese, apo transformimi, te sinjalit kur ai kalon nga njeri neuron tek tjetri. Eshte pikerisht neper sinapse vendndodhja e kujteses, e cdo gjeje qe kujtojme nga e shkuara si dhe cdo gje tjeter qe merr formen e informacionit te rigjetshem nga truri. Ketu pervec kujtimeve apo memories hyjne dhe reflekset e mesuara te cilat ne jemi mesuar t'i quajme edhe "shprehi" apo "me eshte bere zakon".

    Prodhimi i sinapsit sintetik eshte vetem hapi i pare drejt nje synimi shume me ambicioz, por dhe ende afatgjate: Prodhimi i trurit sintetik.
     
  12. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Truri i rritur ne qelqe laboratori, i plote dhe me kujtime fillestare.

    [​IMG]

    Nje grup inxhinieresh biomjekesore ne universitetin e Pitsburgut, kane arritur te rrisin nje tru te kompletuar dhe aktiv, ne ene laboratorike. Ky tru, pervecse funksional, eshte dhe me kujtime, me ane te trajtimit ne kohe te qelizave trunore ne procesin e realizimt te rrjeteve neurale, te plota ne sinjalistike biologjike. Per te produar keto modele, ekipi studimor krijoi nje shtrese me proteina adezive(ngjitese) mbi siperfaqe silikoni. Pasi proteinat u kultivuan dhe u thane, qeliza ne zhvillim e siper te hipokampusit, iniciuar nga nga embrione minjsh laboratorike, u nderthuren me keto proteina dhe iu dha kohe qe te rriten dhe te konsolidohen, duke krijuar ne kete menyre rrjetin neural. Studiuesit e disaktivizuan pergjigjen ndaluese te qelizave dhe i eksituan keto qeliza me stimuj elektrike. Pas nderprerjes se stimulit, qelizat e mbajten "gjalle" kete stimul fillestar aktiviteti ne rrjetin neural ne nje kohezgjatje prej 12 sekondash, qe eshte nje kohe fantastikisht e gjate ne krahasim me kohezgjatjen natyrale te ruajtjes se stimulit prej 0.25 sekondash. Aftesia e trurit per te mbajtur informacion "online" per nje kohe te gjate pas stimulit fillestar eshte nje karakteristike mjaft e deshiruar per disa zona te caktuara te trurit, sic eshte korteksi paraballor. Grupi i studiuesve si hap tjeter tashti ka studimin e faktoreve te cilet jane pergjegjes per komunikimin e rrjetit neural dhe stimulimet e tij, si psh rruget e ndryshme qe formohen per sinjalet elektrike qe kalojne nga njeri neuron ne tjetrin, apo perberja gjenetike ne menyre individuale e cdo qelize. "Kjo eshte e jashtezakonshme", thote njeri nga bio-inxhinieret, "Jam kurioz te di cfare eshte ai kujtim ne kete tru - kjo mund te jete nje teme shume interesante per nje tregim fantastiko shkencor."

    Ketu eshte nje nga artikujt ku eshte publikuar ky lajm.

    Eshte vertet nje arritje e pabesueshme. Une personalisht kete gje e prisja te ndodhte rreth 2020-2030, duke marre ne konsiderate ecurine e inxhinierise biologjike dhe gjenetike ne keta 10-20 vjetet e fundit. Ajo qe nuk kisha menduar kaq efektive ne kete proces eshte aftesia kaq e rafinuar qe disponohet per te aktivizuar dhe deaktivizuar funksione te thjeshta ne nje qelize, sic eshte per neuronet pergjigja ndaluese/penguese (inhibitory response). Eshte gjeniale ideja qe te perdoret kjo gje si mekanizem i "mbjelljes" se kujtimeve, ne fund te fundit asgje me teper sesa nje "forme", nje "pattern", nje "skeme" e sinjalistikes mikro-elektrike neper neurone ne nje cast te caktuar!

    Fantastike!
     
    Last edited: 5 Mar 2016
  13. gangsterja

    gangsterja Primus registratum

    Ka arritur sa te krijoje zemer artificiale.
     
  14. mirdita

    mirdita Papirus rex

    Tani shkenca ka arritur shum ka perparime e zbulime te medha gezohem per kete
     
  15. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Silene stenophylla

    [​IMG]

    Kjo eshte nje bime qe ka jetuar perpara 30 000 vjetesh, sot e zhdukur, dhe eshte 'ringjallur' nga shkencetare ruse ne laboratoret biologjike ne Moske.

    Material bimor nga kjo bime eshte gjetur ne pjesen me akull te perhershem ne Siberi, ne nje grope nen toke, 38 metra thelle, qe ka sherbyer si nje strofull per ketrat. Ishte pjese e 'shtratit' bimor qe shtrojne ketrat ne strofullat e tyre. Ne dheun rreth e rrotull ka gjurme dhe mbetje te disa kafsheve te lashta si mamuthet qimetrashe, rinocerontet qimetrashe dhe nje version i lashte i kuajve te sotem.

    Bima eshte rigjeneruar me teknika te sofistikuara gjenetike. Kjo arritje konfirmon ne praktike te tera kerkimet qe jane duke u bere per te gjetur neper fosile te ndryshme antike, material ne gjendje te ngrire nga gjallesat e lashta. Ne Japoni ka kohe qe kerkohen inde te ngrira mamuthesh.

    Ky eksperiment i sukseshem me S.Stenophylla eshte nje siguri faktike per risjelljen ne jete te organizmave te cfaredoshem te se shkuares nese disponohet mjaftushem material gjenetik dhe inde te paprekura ne gjendje jo te demtuar.

    ( Lajmi nga Washington Post )
    ( Lajmi nga Nature )
     
  16. scadarsko

    scadarsko Locus omnem

    Deri tani sapo zbriti n planetin mars....... Me vone ndoshta do zbuloje prezencen e ndonje bote humaine, dikund ne galaxie.
     
  17. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nje majmun makak-rezus leviz karrigen e vet me rrota me ane te mendimit



    Ky eshte nje demonstrim per zhvillimet me te fundit ne drejtim asaj qe njihet me emrin nderfaqja tru-makine (brain-machine interface, BMI). Synimi eshte qe te lexohet aktiviteti i trurit dhe me pas te kryhen veprime bazuar ne kete aktivitet.

    Studiuesit mbikqyren rreth 300 neurone ne dy raste, me dy majmune te ndryshem. Ne te dy rastet perfundimet ishin te njejta dhe ashtu sic pritej. Faza tjeter e ketij studimi do te kete te beje me njerezit.

    Ne fund, shkrimi prezantues i ketij eksperimenti mbyllet me fjalet: Keto rezultate tregojne se MBI inter-kraniale, ne te ardhmen mund te rikthejne aftesine per te levizur ne te gjithe trupin per pacientet me paraliza te renda.

    Per me teper: http://www.kurzweilai.net/monkeys-learn-to-drive-wheelchairs-with-their-thoughts
     
    brenatohyseni and Dreamer like this.

Shpërndajeni këtë faqe