Dhimbja si themelues i Unit!

Diskutime tek 'Hapësira filozofike' filluar nga Ema, 5 Nov 2002.

  1. Ema

    Ema Goddes

    Dhimbja si themelues i Unit!

    Ne te edhe nje mace e din fort mire dhe e ka te pangaterrueshem Unin /pf/images/graemlins/frown.gif !
    Ref:Dostojeskij...

    Vazhdon...
     
  2. Anasykaltra

    Anasykaltra Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Ja psh nuk eshte njollosje ne konfuzion kjo ketu??????????????'
     
  3. Ema

    Ema Goddes

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    /pf/images/graemlins/smile.gif
    Jo
     
  4. Anasykaltra

    Anasykaltra Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    A qarte me qarte se kaq!!!
     
  5. Ema

    Ema Goddes

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Asnjeri s'me kupton mer /pf/images/graemlins/frown.gif
     
  6. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    dhe anasjelltas...uni si burim i dhimbjes!!!
     
  7. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    --------------------
    hmmmmmmmm madje shume shpesh (per fat te keq)...
    Ne kurre nuk e hapim zemren aq shume sa ta kerkojme fajin te vetja, me shume ai eshte i "te tjereve"....
     
  8. Presidenti

    Presidenti Forumium maestatis

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Io non sono padrone di me stesso. Il Padrone del universo è anche il mio padrone. Ma guardo me stesso come padrone per essere capace di capire almeno un’ pò le qualità e l’essenza del vero Padrone.
    E dalla mie illusioni dell’ infinità dentro di me, percepisco la reale infinità e illimitatezza del Vero e Unico Padrone.
    Ma le cause che si crede siano dei providenti, non sono altro che vello della potenza del Unico Signore. Affidarsi a Lui da anche in questa vita uno stato paradisiaco.
    L' "Io" cioè l’ego dà esistenza e importanza a se stesso per far percepire l’Unità del Essenza Divina. L’ego non e nient’ altro che un modo per farci capire l’Unità e l'Unicità del Unico.
    Sappi fratello che di ciò che necessita un intero, di tale cosa necessita ogni cosa che lo compone o lo segue. Ciò che serve per far nascere un albero serve anche per far nascere la frutta, allora il Creatore della frutta e lo stesso del albero e quello del albero è lo stesso della terra, poi lo stesso Creatore del idea di ciò che è la creazione di un albero.
     
  9. SaloPederasti

    SaloPederasti Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    C'i jep kontur Unit s'eshte faza e dhimbjes, por menyrat qe ai mundohet te gjeje apo krijoje per ta anashkaluar ate.
     
  10. Ema

    Ema Goddes

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Dhimbja si themeluese e unit dhe uni...
    si themel i dashurise....shpikes,
    dhimbja-banon vetem ne shtepite e dashurive-
    -eshte e ansjella e forces me te cilen duhet...

    "...penso che la morte sia crudele solo quando separa un amore,per il resto è insignificante decorso biologico,talvolta una liberazione.Quando si ama invece,è DOLORE,anzi il dolore che dunque abita nelle case d'amore.
    Allora il suo dolore,e questa non è una cosolazione,ha come rovescio la sua capacità d'amare e di essre stato degno d'amore...."
    Citim nga Umberto Galimberti
     
  11. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    UNI - pasaporte per veteizolim, rralle "uni" dominon mbi ndergjegjen shoqerore edhe pse pretendon te vere ekuiliber mes saj dhe tendencave instiktive.
    Ne filozofi UNI eshte parimi i c'do meditimi.Kjo s'do te thote se te verteta qe ne zbulojme varen nga UNI por me ate se sa i hapur, i formuar apo i pasur eshte UNI yne.
    E meqe kjo ka te beje me formimin rezulton ne faktin se kerkohet njefare njohurie per te ndertuar kete ekuiliber.
    Nuk mund te them se ai qe s'ka nje shkalle te konsiderueshme formimi s'ka nje EGO, por nuk mund te mohoj faktin se ekuilibri ne kete mes ne raport me ndergjegjen shoqerore eshte i pabalancuar dhe njeriu si qenie nuk mund te vendose nje raport te drejte me keto dy faktore.

    Gjithsesi ketu lart Dostojevski nuk mund t'i jete referuar pa sarkazem filozofeve, ndryshe c'hyn macja ketu??!!
     
  12. Ema

    Ema Goddes

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Idioti-Princ Mishkin...
    Ai dashuron nje grua sepse ajo vuan.Dhe ti thuash nje gruaje te dua sepse ju vuani,pergjigja do ishte:Trupi im s'eshte juaji akoma,po shpirtin tim e keni....
    Ne dhimbjen e saj asnje macke s'ka dyshim mbi unin e vet te pangaterrueshem...Mbetet dhimbja si universitet i egoizmit...
    dhe dhimbja mbetet vetem me unin...si shok per koke...
    Nejse,lexo Kunderen se andjej frymezohem une... /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  13. Guest

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Uni ne psikologji (Egoja ne te tjera fjale) eshte ajo pjese e personalitetit tone ku vendoset ekuilibri midis prirjeve instinktive egoiste qe syunojne me te "rehatshmen" per ne dhe botes se jashtme dhe te brendshme te normave morale qe karakterizojne individin dhe shoqerine ne te cilen ai jeton.

    Nuk do te cilesoja dhimbjen aq sa do te cilesoja kenaqesine si themeluese te unit. Fundja nga cdo ane qe ta rretullosh Uni del nje instrument rregullator ne perdorim te individit per te arritur kenaqesi personale dhe evituar apo zvogeluar ndikimin e denominatoreve te saj prej faktoreve te jashtem nepermjet nje mesatarje te arte.

    --------------------------------

    Kur te tjeret jetojne per vete dhe ti per ta
    Pikerisht atehere dekorohesh "Budalla"
     
  14. RaVeR

    RaVeR Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Shume interesante dhe me te vertete e bukur kjo teme.
    Personalisht nuk me pelqen te citoj te tjeret, po shpreh ate qe kam vite qe po ndjej. Nuk e di a eshte njesoj per te tjeret.

    Mua me pelqen shume dhimbja, mund te quhem mazokist apo jo nuk e di. Me pelqen sepse ne dhimbje gjejme kohen dhe arsyet per te cmuar lumturine. Ne dhimbje jemi me te predispozuar qe tju hapemi njerezve te tjere pa rezerva. Me te vertete eshte shume e cuditeshme sa here qe me ndodh me duket sikur me pelqen dhimbja aq shume saqe e shkaketoj vete. Me duket sikur i ngre kurthe vetes me qellim qe te bije ne to dhe te zhytem ne te embelen dhimbje ku gjej veten, gjej arsyen, takoj moralin, rievaluoj vlerat, rievaloj njerezit, dyshoj qellimet, dyshoj arsyet, dyshoj jeten,etj. Dhe te gjitha ato c'fare me japin ??? pergjigjen qe kerkoj dhe gjej sa here qe jam i perlotur e pergjakur brenda shpirtit tim, te cilin "perpiqem" ta ngre ne piedestal dhe kur arrij e shkelmoj tutje ne humnere ... Jeta eshte e mahniteshme! ... ne c'do pjese te perberese te saj. Njerezit jane te papredikueshem! ... e ben jeten shume interesante ... dhe me te bukur per ta jetuar...

    Natyra njerezore (te pakten e imja) eshte per te ardhur keq kur flitet per kete gje. Perse valle na duhet qe te kalojme ndonje "test"(eksperience e keqe qe na con ne dhimbje) qe te na e fshije te gjithe jeten dhe te duhet ta rifillojme nga fillimi.

    Nuk mundemi ne qe ta vleresojme ate qe kemi ne castet kur e kemi, por e vleresojme kur nuk e kemi ... heren e fundit qe me ndodhi u perpoqa qe ti vleresoj bukurite e jetes ne momentin qe po i perjetoja, por ja qe ishte e kote ... balanca e jetes eshte force shume me e madhe perkundrejt forces sime te dobet emocjonale ... i vleresova dhe e jetova, me te gjithe forcen time, lumturine qe me dhane te gjitha gjerat e bukura derisa nje dite e humba njeren prej tyre ... kur e humba ... e kuptova qe vleresimi i mepareshem ishte vetem 1/1000000000000.... e vleresimit qe i bera ne mungese te saj.

    Jam i mendimit se e gjithe kjo ndodh per faktin e thjeshte qe ne kemi nevoje per te ndryshuar ... sepse njeriu gjithmone eshte ne rritje, gjithmone eshte duke mesuar gjera te reja te cilat do ja ndryshojne jeten ne c'do moment te vet. Nje njeri i ri ndryshe nga njeriu i mepareshem do te kerkoje te beje gjera te reja ... duke menjanuar pak-nga-pak te vjetrat. Na duhen disfata qe te ulim koken poshte dhe te perpiqemi te njohim Unit tone i cili tashme ka marre permasa e veti te reja te cilat na presin per ti zbuluar qe ti veme ne pune per te miren e *(subjektive, per mua eshte shoqeria)
    Hierarkia e vlerave gjithmone do te marri forma te ndryshme ne c'do hap te jetes sone ... por jeta do te mbetet gjithmone jashtezakonisht e bukur per ne ... i rendesishem eshte fakti qe ate ta zbulojme para se te vdesim sic ju ka ndodhur shume njerezve ... neper libra filozofie ekzistencialiste etj ...

    C'do dite para se te fle falenderoj gjithe; njerezit te cilet me kane ndihmuar, njerezit qe me kane dhuruar dhimbjen, njerezit te cilet me duan(po pati ndonje), njerezit te cilet me urrejne. Pa ta nuk do te ekzistoja, do te ekzistonte nje person tjeter shume me teper i panjohur per mua se Uni im me te cilin mundem perdite, nje dite fitoj une, nje dite fiton ai, kur ekziston dhimbja, ulemi kembekryq dhe qajme hallet e njeri-tjetrit duke u perpjekur te dalim ne nje rrugezgjidhje ose te pakten ne nje bashkekuptim.

    ehhhh jeta, jeta .... intriguese
     
  15. RaVeR

    RaVeR Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Harrova te shtoja dicka ... po ka njeri tjeter qe ndihet si une me siper, do ju lutesha te me benit te ditur. eshte shume e rendesishme per mua ...

    Gjithe te mirat.
     
  16. Dua

    Dua Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    e, s'je i vetmi qe perjeton keto. Kete po te siguroj.

    Une kam qene shume me e lumtur kur isha me e re, hhhmmmm me e re? :rolleyes: Atehere nuk mendoja per gjerat, vetem i shijoja ato, vetem merrja nuk ipja. Dhe vjen ne moment kur ti duhet te shijosh dhimbjen, ti duhet te japesh pa garance marrjeje, kjo dhemb por te rrit padyshim. Te ben te mendosh, te peshosh, te shikosh te gjitha kendet e mundshme te jetes, te marresh gjerat ne dore, te ben luftetare te denje, perballon me lehte, sfidon, shikon boten me sy tjeter dhe fillon e mesohesh me kete gjendje, fillon ta duash. Une kam pranuar dhimbjen si pjese te jetes sime, pjese te pandashme. Por, ka pasur nje kohe kur lutesha te mos rritesha, nga brenda kutpohet. Te rritem per mua ishte nje mision tejet i veshtire.

    "Jeta eshte dhimbje" eshte fjalia e pare me te cilen Buddha i drejtohet njerezimit. Derisa ne nuk e kuptojme kete nuk do te dijme te vleresojme as lumturine. Dhe une besoj ne kete. /pf/images/graemlins/smile.gif
    Njerezit me te mire qe kam njohur (keta jane shume pak ne realitet, e te shume ne filma :shrug: )zakonisht kane hequr te zite e ullirit ne jete. Kur them keshtu, mendoj qe kane pare shume, jane rrezuar qindra here dhe kane perballuar, sfiduar mbi jeten, mbi veten. Me pelqen kur shikoj te tille njerez ne sy, zakonisht nuk flasin shume, nuk jane te hareshem, por kane dicka madheshtore ne syte e tyre, dicka te forte perbrenda, terheqese ne menyren e vet, jashtezakonisht modeste.

    Kam pershtypjen se nuk jam shprehur aq qarte, nuk kam thene ate qe dua te them. Mbase me duhet te rritem ende :rolleyes:

    D.
     
  17. RaVeR

    RaVeR Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Pergjigje Dua.

    Njerezit me te mire qe kam njohur (keta jane shume pak ne realitet, e te shume ne filma )zakonisht kane hequr te zite e ullirit ne jete. Kur them keshtu, mendoj qe kane pare shume, jane rrezuar qindra here dhe kane perballuar, sfiduar mbi jeten, mbi veten. Me pelqen kur shikoj te tille njerez ne sy, zakonisht nuk flasin shume, nuk jane te hareshem, por kane dicka madheshtore ne syte e tyre, dicka te forte perbrenda, terheqese ne menyren e vet, jashtezakonisht modeste.

    Kur po lexoja ate qe ke shkruar me siper mu renqeth skalpi i kokes ... eshte frikesisht e drejte! eshte i bukur fakti qe ate gje po mendoja tani gjate meshes se mesnates ne kishe ( nuk jam besimtar por i behet qejfi "familjes" sime po ti shoqeroj per krishtlindje ne kishe ... ) aty pashe nje burre qe kur po fliste prifti i ferkoi kurrizin gruas se vet ne shenje inkurajimi. Mendova se si do te kish qene dita e tyre ... ne shtepi duke ngrene darken e krishtlindjes, shtepia e tyre plot me njerez e te aferm ... mu duk tej mase interesante ... mendova sa komplekse eshte bota dhe ka akoma vend per nje pafundesi tjeter gjerash dhe realitetesh ... si njerez te ndryshem jane pjese e pafundesise se tyre por qe ne nje ane ose ne nje tjeter keto pafundesi priten/lidhen me njera-tjetren. Jeta eshte si nje gjerdan DNA-je qe nuk rresht se riprodhuari ... Me te vertete e mahniteshme!

    Me ka ndodhur shume shpesh qe ne metro, duke shkuar ne shkolle ose pune, syte e mij prej kureshtari kapen fort ne syte e ndonje personi tjeter, keta zakonisht te heshtur e me ballin e verenjtur nga dallget e jetes. Shpesh here me ndodh qe ne syte e tyre shikoj nje thellesi prej mijera miljone kilometrash dhe po prape pyes veten, si do te jete jeta e tyre ... me ben shume pershtypje dhe me jep hapesire te imagjinoj.

    /pf/images/graemlins/smile.gif po flisje per rritjen; kur kam pas qene akoma ne shqiperi, me dukej vetja shume i matur ne krahasim me shoqerine ( e moshes sime, behet fjale per 15-16 vjec ). dhe kam qene shume serioz. Kur kam ardhur ne USA, vitin e pare e te dyte nuk ndryshova, por vitin e trete e te katert po shikoj ndryshim te theksuar. Atehere qendroja gjithmone ne cektesi duke menduar se isha i rritur e i thelle. por ishte i gjithe nje iluzjon. pas shume e shume peripecive, tani jam me pjekur dhe i papjekur se kurre. Jeta, me ka perplasur gjithandej, dhe ja ku po i qendroj akoma perballe me i forte se kurre. a me ben ky fakt mua me te rritur apo jo ? ate nuk e di ... por, di qe shume shume here me duket vetja shume i vjeter dhe jam vetem 20 vjec.

    me sa kuptova une, dhe ju nuk jeni me i/e madhe se une. gje e cila nuk ka te thote ne mendimin tim (ish e dashura ime gjithmone krahasonte eksperiencat e mija me te vetat duke fituar gjithmone) por c'ka eshte e rendesishme eshte se sa dhe c'fare fiton ti nga keto eksperienca ... shume njerez ripersererisin te njejtat gabime, a eshte ai nje faktor i rritjes .... as ate nuk e di .... keshtu pra gezoje jeten ... eshte gjeja me e bukur qe do te te ndodhi, gezoju jetes tani qe je ne te. Ndjehet jashtezakonisht mire kur shijon ajrin e paster qe te penetron organizmin dhe te ben te ndjehesh i gjalle. Provoje ndonjehere, aty e harron termin moshe ...

    nuk e di se sa kuptim kane ato qe thashe por ketu eshte ora 3:22 am dhe jam i keputur per gjume ...
     
  18. skin

    skin Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    e,
    eshte shume interesante kjo qe ke shkruar, per me teper ne moshen qe ke. ne fakt gati gati po mendoja.... eehhh e c'njeh ky nga dhimbja.... po sigurisht gjithcka eshte relative. e verteta eshte qe dhimbjet, te cfaredo permase qofshin jane gjurmet me me vlere ne jete.

    megjithate ka te beje shume menyra se si reagon ndaj dhimbjes. Kam njohur njerez qe kane perjetuar dhimbje, humbje shume te medha.... e per kete kane urryer boten e njerezit qe i rrethojne... e me pas kane patur akoma me teper dhimbje..keta kane qene shume te pakte.

    Pastaj kam njohur te tjere qe dhimbjen e kane perjetuar si pjese te natyrshme te jetes. Kane vuajtur sa me ska, por kjo i ka bere me te ndjeshem, e me te gatshem per te kuptuar e ndjere me pas edhe dhimbjet e te tjereve. Ka ndikuar si menyre per te patur lidhje me te forta e kuptimplote ne jete.

    kryesorja eshte te menduarit pozitivisht, pavaresisht nga ajo qe te ndodh. Nje test i thjeshte qe funksionon shpesh ne te tilla raste eshte te perqendrohesh ne gjerat e mira qe ke, psh ke qene dikur i lumtur, po tani nuk je me, dhe per kete ndien dhimbje. Por mbase mund te mos kishe qene kurre i lumtur... do ishte me mire?
     
  19. babi

    babi Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    Dhimbja - Uni

    Sa here shkruaj me kete titull fjalet me vijne shume mire dhe rrjedhshem por ja qe gjithmone ne fund mbizoteron deshira per ti fshire – dua me patjeter te harroj ato qe them ketu qofte edhe forcen qe gjej tek vetja, sepse nuk eshte asgje tjeter vecse force mbi fryme te renduar e me ere te qelbur te hakmarrjes.

    Dua te eci perpara dua te shikoj vetem yjet edhe te marr pak drite nga drita e tyre, te marr pak qetesi nga heshtja e tyre, te marr pak zjarr nga zjarri i tyre e te ngroh shpirtin, ti ndjek ne rrugen qe bejne e cila eshte e vetmja dhe e paperzjere me asnje rruge te ndonje ylli tjeter.

    Nuk jam me keq se kam qene dhe do jeme me mire me kalimin e kohes.

    Uni - Jeta
    :book:
     
  20. RaVeR

    RaVeR Primus registratum

    Re: Dhimbja si themelues i Unit!

    shume interesant shkrimi juaj, shume ekzistencial.

    kam njohur shume njerez te cilet kane perjetuar tragjedi teper me te tmerrshme se te mijat por qe nuk kane kuptuar asnjegje prej tyre ... keto tragjedi perseriteten e riperseriten per ta. personalisht dhimbjen e shikoj si clirim. ide interesante kjo ... po sikur faktoret qe shkaketojne dhimbje (gjera, persona, ideale, etj, per te cilet ne kujdesemi)te jene te gjitha vecse pasjone, te cilat zmadhohen ne kurriz te vlerave e ndjenjave te tjera duke na verbuar senset. Na izolojne brenda nje rrethi dhe na shtremberojne gjykimin. Dhimbja me e madhe shkaketohet kur humbet keto pasjone, me mire e thene kur keto pasjone te kane pire gjakun e te lene te thate, per te gjetur gjak te ri. lidhja me pasjonin eshte e ngjashme si dashuria me gorillen; nuk ndalesh kur mbaron ti, por kur lodhet/mbaron gorilla.

    Personalisht nuk i trembem kurrefare disfate, e vetmja gje qe me terrorizon jane femrat ... me thene te drejten, me pare kam vuajtur shume kur kam humbur shoke te mire, por duke merguar sa andej ketej kam krijuar imunitet ndaj saj pa ngurtesuar zemren. me femrat ... eeeeehhhh ... jo shume kohe me pare humba te dashuren, me te kalonim shkelqyer fare, nuk kemi patur asnje mosmarrveshje. relacjon ky i cili ishte i ri per mua sepse ato te mepareshmet kane qene relacjone te furtunshme ... nejse, pas humbjes se saj po pyesja vertetesine e asaj qe thone eshte me mire te kesh dashuruar e te kesh humbur sesa mos te kesh dashuruar.

    fillimisht, ajo shprehje, mu duk komplet idjote... me vone kuptova qe eshte shume e vertete ( e verteta eshte gjithmone relative ) pas humbjes se dashurise time, kam kuptuar qe ka edhe me mire, gje per te cilen do te luftoj gjithmone ...

    shume njerez kur humbasin te dashuret, per te cilet kane menduar se jane njerezit me perfekt ne bote humbasin kohen duke u perpjekur ti rikuperojne,( pa marre parasysh arsyet e ndarjes, ) me c'do kusht, per c'do cmim, gjithmone duke menduar se ai/ajo eshte "gjysma tjeter" e tyre ...

    personalisht dhimbjen e shikoj si clirim, disfata nuk eshte mposhtje, eshte nje dallge ne oqeanin e jetes, por gjithmone duhet shikuar perpara me optimizem ... "ditet e mira pasketaj vijne"

    jeta eshte sfide ... mund ta sfidosh ti jeten, ose ta lesh ate te te sfidoje ty. mund te besh dicka per jeten tende ose te rrish ulur ne nje stol dhe ta shikosh duke te ikur ... gje te cilen bej une ... shumicen e rasteve e le jeten time likuidoza te marre forma natyrale sipas enes ne te cilen hidhet ... kur ena pikon, prape e le jeten te zgjidhi vete misteret ... vetem nqs ena cahet dhe ekzistenca eshte ne rrezik nderhyj une ... duke u perpjekur ti rijap forme ...

    hmmm e ngaterrova shume, po e le me kaq per tani.
     

Shpërndajeni këtë faqe