Dhoma Letrare!

Diskutime tek 'Letërsia' filluar nga Kordelja, 21 Aug 2003.

  1. Nella

    Nella Fillestar

    Re: Dhoma Letrare!

    zemra juaj, shume interesant ky shperthimi yt emocional. Jam e mendimit se pjesa me lart mund te jete c'faredo, vec kritike nuk eshte. Gjeniu nuk ka nevoje per tellall e dashur, emocionalizmat ndoshta. (un petit critique kjo, dashamirese kuptohet)

    se mos harroj: nuk eshte kritika qe "gjuan" gjeniun, por gjeniu kritiken, ne nje menyre mjaft te sofistikuar.
  2. zemraime

    zemraime Fillestar

    Re: Dhoma Letrare!

    JU SUGJEROJ TA LEXONI KETE ROMAN NELLA!!!
    NUK DI SE SA NJOHURI KENI PER KETE LLOJ LETERSIE DHE PER KRITIKEN, POR, JU SIGUROJ SE VLERESIMI IM PER ATMAN, ISHTE NJE KRITIKE E MIREFILLTE SHKENCORE E MBESHTETUR NE LEXIMIN "ME LAPS NE DORE", NDERSA PRONONCIMI JUAJ ISHTE NJE SHPERTHIM EMOCIONAL NEGATIV QE NUK DI SE KU MUND TI KETE RRENJET...!NDOSHTA MUND TI ZBULOJE ATMAN NE NDONJE ROMAN TJETER...
  3. Nella

    Nella Fillestar

    Re: Dhoma Letrare!

    Zemra, ti je mjeshtre e kritikes! Nje mjeshtre shume e lezecme vecse, pasi kur kur te lexoj ty, me duket sikur shoh nje muze gjunjezuar para orakullit Delfik /pf/images/graemlins/smile.gif Para se ta pyesesh per rrenjet, a mund te te pyes une kush eshte atman?

    Edhe uli nje cike keto germat please; eshte ca si e pasjellshme nga ana juaj.
  4. zemraime

    zemraime Fillestar

    Re: Dhoma Letrare!

    Nuk kuptoj si mund te mbaje kaq shume urrejtje brenda barku i nje femre...!!!
    Une, e dashur Nella, komunikova me Atman duke i dhene vleresimin tim per romanin dhe nuk kisha aspak si qellim te debatoja me askend e aq me pak me ty.Mendimi im, eshte imi dhe nuk ndikohet aspak nga "ngerdheshjet" e tua.
    nqs, do te debatojme, lexo romanin qe te flasim nga i njejti start.
    Nuk kuptoj si merr guximin dhe kundervihesh pa e lexuar.
    Ti me pyet se cili eshte Atman?Po te citoj mesazhin tend drejtuar Atman, pasi lexove tregimin "Nuk te premtova kurre nje kopesht me trendafila":


    Nella

    Anëtar/e # 3783

    Shkruajtur më 26 Tetor, 2003 15:28
    --------------------------------------------------------------------------------
    Megjithese c'do koment do te kish qene i tepert, mu duk sikur pashe vetveten ne pasqyre....

    E lexova me nje fryme; do ti kthehem perseri me vone...dhe kete rradhe do ta "vleresoj" ne heshtje...se vertet me la pa goje.

    Pergezime!

    --------------------
    love, stand with me while silence sings
    not into nothing, and nothing into never
    and never into (touch me!love) forever...
    -e.e.cummings


    Pra, besoj u kuptuam Nella.Ky ishte shperthimi yt emocional, apo jo?
    Nqs do te dish dicka me teper per Atman, mund te kontaktosh me te.
    Uroj qe kjo urrejtje e pajusifikuar, te largohet prej teje!!!
  5. Nella

    Nella Fillestar

    Re: Dhoma Letrare!

    Falme o ate se thashe te verteten! (duke bere kryqin)

    E shoh moj zemer qe vuan nga nje sentimentalizem i teperuar, dhe sinqerisht do te keshilloja qe ta vesh kritiken letrare ne listen e dietes, se do te te demtonte shume. Gjithashtu shoh se ty tu dashkan gjyzylyke per te kuptuar se ato qe thashe ne postin e pare nuk kishin te benin fare me atman apo me librin e tij. Ishte thjesht nje sugjerim per te permiresuar aftesite dhe mendimin tend kritik, gje qe nje kritik letrar nuk do te kish pasur problem ta kuptonte, po ti as qe e ke idene se c'fare eshte kritika. Nese ti do te kishe qene e tille (dmth. kritike e mirefillte)jo vetem qe nuk do te kishe bere kaq zhurme koti, por do te me kishe falenderuar per sugjerimin (dhe besoje, kjo eshte ajo c'ka kritiket e vertete bejne, qofte edhe kur e urrejne njeri-tjetrin)

    Se kuptova, c'doje te thoje me ate citatin tim? Ajo qe kam thene eshte vertet "shperthim emocional" (megjithese as qe mund te krahasohet me fjalorin tend pompoz). MOS THASHE GJE UNE QE ESHTE KRITIKE? Tani besoj se e ke te qarte dallimin midis kritikes dhe reagimit spontan (edhe nje keshille tjeter miqesore ketu: ata qe kane frike nga perplasjet e mendimeve, kurre nuk mund te behen kritike, por nese ndjen zjarrmine per tu bere, ji gati te lesh ca pupla rruges) /pf/images/graemlins/wink.gif

    Zemer, ti nuk e ke idene se c'eshte urrejtja, dhe aq me pak e ke idene sa mund te urrej une. /pf/images/graemlins/smile.gif Te siguroj se karshi teje (apo atman qe nuk e njoh fare, se e shoh qe te ka corroditur)nuk ushqej piken e urrejtjes, megjithese ti s'ke si ta dish kete.

    Gjithe te mirat! sidomos ne nivelin e mendimit kritit.
  6. zemraime

    zemraime Fillestar

    Re: Dhoma Letrare!

    Arroganca dhe mendjemadhesia-dy cilesi qe iu shtuan figures tuaj Nella. Te pergezoj qe je tejet e kompletuar me "cilesi" qe me detyrojne te mos e vazhdoj komunikimin me nje nivel te tille ...!
    Kam shume pune me te rendesishme per te bere dhe nuk mund ta konsumoj kohen me debate jo frytdhenese dhe me dialogues qe shohin bardhe e zi.
    Sa per letersine dhe kritiken letrare, mund t'ju jepja nje leksion te tere por shoh qe do shkonte dem pasi nuk do mund ta kuptonit.
    Nqs jeni e interesuar per ti pare ngjyrat , qe jane pjese e se teres, mund t'ju sugjeroj nje varg me libra kritike por ju edhe tek ata do shihnit vec bardhe e zi.
    Nqs une e shoh Atman si nje shkrimtar shume te mire, kjo eshte pune shijesh.Edhe nqs e shpreh vleresimin dhe emocionin, kjo ndodh ngaqe e kam lexuar dhe vleresuar.Ndersa ju Nella, jeni ne ajer...!
    Sugjerimet dhe "keqardhjen" per mendimin tim kritik, beni mire ti fusni perseri ne pjesen e zeze te gjykimit tuaj!!!
  7. Nella

    Nella Fillestar

    Re: Dhoma Letrare!

    Me quajte dhe arrogante? Amon mos ma bej kaq qejfin! Per me teper, i qendroj besnike motos: "Me mire mendjemadhe sesa mendjevogel" /pf/images/graemlins/wink.gif E drejte! diskutimi ishte pa vlere. Gezohem qe na u perputhen mendimet ne nje pike.
  8. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Dhoma Letrare!

    Surrealizmi dhe gjinjtë e Tiresias.

    Emri i kësaj rryme letraro-artistike lindi nga një vepër letrare, dramë parasurrealiste “Gjinjtë e Tiresias” e poetit Apoliner, poet francez, (lindi në Romë me 1880, vdes në Paris 1918 nga gripi Spanjoll. Fryt i martesës së një aristokrateje polake me një ish ushtarak italian. Jeta e tij në Paris fillon nga vitit 1902. themeloi revista dhe shkruajti kronika arti si dhe qe i pari që prezantoi pikturat e Matise, Derain etj. Përkrahu revolucionin kubist me një shkrim që ka mbetur në historinë e artit, “Piktoret kubiste” – 1913, hyri në kontakt me Marinettin dhe shkruajti manifestin e futurizmit. Proza e tij ku bën pjesë edhe drama e sipërpërmendur kalon nëpër traditën e poetëve dhe shkrimtarëve të shthurur. Fama e tij lidhet me dy përmbledhje poetike: “Alcools” -1913 dhe “Calligrammes” – 1918.)
    Surrealizëm do të thotë, kapërxim i realizmit. Si rrymë letrare ishte moderniste, nëse do të më duhet të përdor një term që për realizmin socialist dikur ishte i pëlqyer sepse ngjyroste me të zezë rryma që duheshin mohuar për shkak të ngarkesës së papranueshme morale, etike, estetike, të formës e jo, si dhe jo tradicionale, etj.
    Zyrtarisht, rryma lindi në vitin 1919 në Francë dhe rreth njëzet vjet do të ndikonte mjaft mbi kulturën e shekullit. Përfaqësuesit më të mëdhenj të saj janë edhe intelektualë që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kulturën botërore, emra të dëgjuar si L. Aragon, Soupault, Eluard, Breton, (Breton shkruajti edhe Manifestin e surrealizmit më 1924) piktorët Mirò Dali, De Chirico etj.
    Termi surrealizëm pak e nga pak mori ngjyrën e përshkrimit të një situate ose gjendjeje që kapërxente përtej perceptimeve të realitetit. Rrënjët e surrealizmit janë dy: Dadaizmi dhe psikoanaliza e Frojdit. Nisur nga këo dy burime është shumë e qartë se surrealizmi nuk do të bënte gjë tjetër veç përplasjen e dy botëve që dominojnë qënien njerëzore si të tillë(individi) si dhe ato shoqërore, klasat dhe moralin e tyre. E para përplasje kishte si qëllim ta detyronte logjikën t’i hapte rrugë çlirimit të subkoshiencës, si i vetmi realitet i vërtetë tek njeriu. Dhe përplasja e dytë bëhej në prizmin social, shkonte kundër moralit borgjez dhe rrymave që përkrahte ajo, natyralizmit dhe racionalizmit.
    Vlera e surrealizmit qëndron tek fakti se përpunoi një sërë shenjash, një gjuhë të vetën për të depërtuar në brendësinë e shpirtit dhe të mendjes njerëzore, për të hyrë në mbretërinë e errësirës së përjetëshme të pavetëdijes, për të zbuluar vlerat e vërteta të qënies. A nuk qëndron ari i groposur nën dhe pa e humbur shkëlqimin e vet? Pikërisht surrealizmi propozon që njeriu të regjistrojë mendimin e pastër, rrahjet më të thella që vijnë nga subkoshienca e që dëgjohen njësoj si pikat e ujit gëlqeror kur bien nga tavani i një shpelle në errësirë, duke ndërtuar pak e nga pak e me durim, kryevepra të arkitekturës; stalagmitet e stalagtitet.
  9. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Dhoma Letrare!

    Më 1928 surrealistët organizuan midis tyre, një hetim me porta të mbyllura, për seksualitetin dhe problemet e lidhura me të. Të tilla takime vazhduan deri në vitin 1932 dhe procesverbalet(nëse më duhet të përdor një gjuhë burokratike) u gjetën në arkivin e Andrè Breton. Biseda e parë u publikua më 1928, por nuk ra në sy dhe natyrisht gjithë të tjerat u publikuan më vonë. Ishte një hap shumë i guximshëm i surrealistëve në një botë, ku siç thotë autori që i përmblodhi në një vëllim të vetëm, Josè Pierr; qe një kohë – jo shumë e largët- në të cilën kur dukej kavilja e një femre, i bënte meshkujt t’u binte të fikët në rrugë. Bisedat për seksin ishin argumenta vetëm të mjekëve ose të meshkujve në lokale të posaçme...


    Arkivi i surrealizmit – hetim mbi seksualitetin.

    Biseda e parë, marrin pjesë:
    Andrè Breton, Max Morise, Pierre Naville, Benjamin Peret, Jacques Prevert, Raymon Queneau, Yves Tanguy, Pierr Unik.

    Breton – Një burrë dhe një femër bëjnë dashuri. Në ç’mënyrë burri kupton se sa kënaqet femra? Tanguy?
    Tanguy – Pak.
    Breton – Kini mjete objektive për ta vlerësuar?
    Tanguy – Po!
    (nuk thuhet se cilat janë)
    Breton – Cfarë mendimi ke Queneau?
    Raymond Queneau – Nuk ka mjete.
    Breton – Prevert?
    Prevert – Varet nga femra.
    Breton – (përsërit pyetjen për mjetet e vlerësimit)
    Prevert – Po, po, po, po.
    Breton – Cilat?
    Prevert – (nuk përgjigjet)
    Breton – Peret?
    Peret – Asnjë mjet. E ti Breton?
    Breton – Ekzistojnë vetëm mjete subjektive në të cilat mund të kesh aq besim sa ke tek femra e cila është në lojë.
    Peret – Jam dakort me Breton.
    Queneau – Në ç’mase Breton ka besim tek një femër?
    Breton – Në atë masë sa e dua. Naville, në ç’masë?
    Naville – Varet nga femra.
    Breton – Mundeni, sipas rrethanave, ta verifikoni këtë kënaqësi?
    Naville – Patjetër.
    Breton – Si?
    Naville – Falë iluzioneve shumformëshe të rregullsisë mendore.
    Morise – Nëse janë iluzione, të njohura si të tilla, nuk janë objektive.
    Naville – Nuk besoj tek shenjat objektive.

    Breton – Një femër dhe një mashkull bëjnë dashuri. Në ç’masë femra kupton kënaqësinë që ndjen mashkulli? Morisë?
    Morise – nuk di absolutisht asgjë.
    Breton – Si është e mundur?
    Morise – Sepse nuk kam asnjë mjet për t’u informuar.
    Naville – Cilat mjete informative i quan të nevojëshme në një rast të tillë?
    Morise – Dëshminë e femrës.
    Breton – Unik është i të njëjtit mendim?
    Unik – Nuk besoj, të paktën për një numër të ngushtë rastesh. Mendoj që femra mund ta kuptojë.
    Peret – Në cilin rast?
    Unik – Ka raste kur femra mund të pikasë ndryshimin në sjelljen e mashkullit.
    Breton – Eshtë plotësisht vetiake dhe pa vlerë. Asgjë tjetër?
    Unik – Pse mendon se duke qënë subjektive, është edhe pa vlerë?
    Breton – Sepse mund ta zëvendësojë një përgjigje objektive.
    Unik – Cila?
    Breton – Femra, në shumicën e rasteve mund ta kuptojë se kënaqësia e mashkullit është realizuar. Varet vetëm nga ajo nëse dëshiron ta dijë apo jo. Varet nga kushtet e veçanta në të cilat e ka lënë mashkulli.
    Peret – E vetmja mënyrë vlerësimi është pikërisht kjo.
    Unik – Pse mendoni se kjo është e vetmja mënyrë prove për femrën?
    Breton – Sepse është i vetmi mjet racional që ajo mund t’i drejtohet.
    Queneau – Jam dakort me Breton. Ajo mund ta kuptojë vetëm nëpërmjet kësaj mënyre.
    Peret – Tanguy?
    Tanguy – Dakort.
    Breton – Prevert?
    Prevert – Dakort.
    Breton – Naville?
    Naville – Femra mund ta matë nëpërmjet këtij mjeti dhe shtoj se jo gjithmonë e vë re.
    Naville – Pse jo gjithmonë ?
    Naville – E frenojnë rrethana fiziologjike, madje edhe vetë kënaqësia.
    Breton – është i vetmi rast?
    Naville – Për momentin nuk shoh tjetër.
    (Breton – Queneau? Përgjigja është shuajtur)
    Queneau – Shpjegoni shprehjen “madje edhe vetë kënaqësia”
    Naville – Shpjegon vetveten.
    Breton – Pra Naville është i mendimit se, materialisht, kënaqësia e femrës dhe e mashkullit, kur ndodh njëherësh, mund të shndrohet në një shkëmbim dhe përzjerje lëngjesh të padallushme? (mendoj se nënkuptohet orgazma e njëkohëshme)
    Naville – Po.
    Peret – Ke ndonjë rast konkret?
    Naville – Afërmenç, ndryshe nuk do të flisja.
    Breton – E pamundur ta verifikosh, ndoshta në ato raste kur me femrën kemi shkëmbim fjalësh mjaft të diksutueshme, të veçanta. (është e shuajtur çfarë, por supozoj fjalët që shkëmbehen gjatë aktit seksual, kur si femra dhe mashkulli i drejtohen njëri tjetrit duke folur secili për hesapin e vet – shën im)

    Peret – Si e imagjinoni dashurinë ndërmjet femrave?
    ...e kështu vazhdon ky dialog duke kapur problemet e ndryshme seksuale...
  10. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Peer GYNT…rruga e mundimëshme drejt Un-it…

    Kriza e identitetit, kaq e thellë dhe një e vërtetë po aq tronditëse për njeriun. Apolloniake dhe dioniziake, ëngjëllore dhe djallëzore, dashuri dhe vdekje. Cilat nga natyrat mbart, cila triumfon? Cila është hieja dhe cila qënia? Në ç’moment zëvendësojnë njëra tjetrën? Kush e tërheq zvarrë tjetrin? Pyetje që e mbajnë peng qënien njerëzore.

    - Ku janë dëborërat e vitit të kaluar?
    Mall? Ndoshta klithmë dëshpërimi që shpirti i Peer Gynt e çliron dhimbshëm. Një pyetje që mund të bëhet në çdo hap të dramës edhe atëhere kur flokët e djaloshit Peer Gynt janë shndruar në thinja. Megjithatë dëbora mbulon; çfarë? përgjigjen dhe magjinë, apo përgjigjen si të tillë dhe magjinë si të tillë. Enigmë që i shmanget daljes në dritë sepse vdes.
    Dëborë ... kushdo që e shkel me këmbë, natyrisht provon emocion. Në kujtesë ruhen gjurmë mbresash dhe fantazia fillon e merr rrugë brenda vetes. Përse dëborërat e kaluara? Nëse e kaluara është, përse nuk janë edhe dëborërat? Nëse e kaluara është, ç’nevojë kemi për varret? Sepse pikërisht dëborërat kanë shkrirë, nuk janë më, shkelja në dëborë, rënkimi posht këmbëve, përzierje gjurmësh, degë të përkulura nga pesha, degë të këputura nga pesha... rëndesë dhe shkrirje, si për ironi, e kaluara mbetet. Dëbora ... mishërim i kohës, e lehtë, e bardhë, e ftohtë, e ngrohtë, lozonjare, e përsosur, shkrirëse dhe ... ikëse ... botë e gënjeshtërt, apo botë gënjeshtare? Mëdyshje.
    Drama fillon me gënjeshtrat që vetëm ai di t’i sajojë dhe tregojë aq bukur sa i pranon me lehtësinë më të madhe, i kupton, qesh, zemërohesh dhe mallkon ... rrallëherë shumgjendjet emocionale përshkojnë shpirtin e njeriut kur dëgjon një gënjeshtër. Atë që shpreh një buzëqeshje, e përgënjeshtron vështrimi i shuajtur dhe boshllëku marramendës brenda syve. Asgjë nuk “është”, gjithçka përkatësi e “ishte”. Lojë zanoresh, dy pika të mallkuara, ngurtësi gramatikore që fsheh fatin tonë. E ndërtuar në mugëtirën e kohës, kur njerzit lentonin mendime dhe nuk e kuptonin se po i largoheshin gjithmonë e më shumë natyrës, derisa një ditë të ëndëruarit do të shndrohej në...ëndër...diçka përtej kufijve. Një botë tjetër në të cilën syhapur mund ta shikosh veten gjithçka, ashtu sikundër bën Peer, por që nga realiteti rrethues përbuzet dhe konsiderohet si një skizofreni.
    “Sikur të mundja që me një goditje të fshija nga ata imagjinatën që kanë për mua” nuk tingëllon si një dëshpërim, thjesht si një dëshirë. Sepse për Gynt…për të qënë vetvetja duhet të bëhesh viktimë e kapriçiove të të tjerëve... Duket si një paradoks, por kjo ndjesi nënështrimi është vënie në provë e vetvetes sepse tek e fundit aty bëhesh dëshmimtar i qëndresës; sa qënia tënde është e arrirë dhe në gjendje të mos ndryshojë nga vetvetja, pavarësisht shtypjen që ushtrojnë të tjerët. Për këtë arsye Per Gynt ka të drejtë.
    * * *
    Ingrid, – Faji na bashkon! (Unë do ta zëvendësoja lehtësisht me fjalën: Mëkati na bashkon)
    (Ingrid - vajza që Peer do ta rrëmbejë e do të konsumojë seks, ditën e dasmës, për ta lënë sërish po atë çast sepse ajo nuk përputhet me ëndrat e tij, nuk ka çfarë t’i afrojë... - Në djall të gjitha kujtimet! Në djall të gjitha femrat! – thërret Peer . - Përveç njërës, - ia kthen Ingrid plot përbuzje dhe kjo një, është Solveig, vajza flokëartë me të cilën Peer do të dashurohet. Solveig do ta presë deri në pleqëri dhe Peer do të vdesë në gjirin e saj.)
    Thënie që meriton vëmendje. Atëhere, njerzit që nuk fajojnë, janë të ndarë, rrojnë në vetmi. Njerzit që s’mëkatojnë, i druhen ndëshkimit jo mëkatit, dhe përsa kohë që janë brenda rregullit, janë në rregull, jo me shoqërinë, me rregullin. Nuk u intereson tjetër gjë. Pra nuk është paradoks, por e vërtetë. Hije të padukëshme që e konsumojnë jetën e tyre në monotoni, pa provuar kurrë ethet e të qënit mëkatar? Njerëz që ngrysen e gdhihen në të njëjtën mënyrë... shpesh më kujtojnë atë pjesë të trupit që ne e, ose thuajse gjithmonë e harrojmë, rrallëherë e kujtojmë; e ashtuquajtura Bythë, ndoshta më e pranueshme është nëse e quajme, të Ndenjurat. Pjesë trupi fantazmë, thuajse një kokë mbi re. Kujtohemi për të vetëm në çastet kur duhet kruajtur. Tek meshkujt e kruajtura asgjësohet thuajse publikisht, tek femrat shpesh merr një kuptim tjetër, veçanërisht kur tangat kalojnë nga njëra anë, të lenë përshtypjen e një gjysmëfytyre që mënjanon perden për të parë vjedhurazi çfarë ndodh përtej... dhe diçka e tillë është torturë. Nganjëherë, zbulimi i pjeshëm i mullaqeve afron në imagjinatë fazat e Hënës. Monotoni që ia vlen të coptohet qoftë edhe duke paguar çmimin e rënies në humnerë. Aty mund të prekësh atë që e quajmë fund, pas të cilit vetëm kështu mund të kuptosh domethënien e të rrëzuarit dhe vlerat e diçkaje të tillë. A nuk themi shpesh të ecësh me këmbët për tokë? Ku më mirë se në fund të humnerës ndodhet siguria e një tabani të fortë? Pas humnerës, s’ka më humnerë, mbi kokë ngrihet një lartësi që duhet arritur. Per Gynt zgjedh pikërisht fundosjen në thellësi të qënies për të plotësuar qënien, Unin, aty ku ëndrat kanë eshtra, aq të nevojëshme për t’i dhënë fund sakatosjes, që e shndron secilin prej nesh një grumbull, sidoqoftë të mangët gjymtyrësh, por kurrsesi një qënie të plotë. Emocionet e papërsëritëshme mund të jenë fryt mëkati, por ndihmojnë të plluskosh, e ngjyrosin jetën, pikërisht ngaqë janë të tilla, të papërsëritëshme ... Njëmendësi e ndryshme nga një botë monotone që tenton të asgjësojë personalitetin. Njerzit që nuk mëkatojnë, i bashkon anonimiteti, struken brenda hapësirës se tre tingujve “nuk”... janë pjesa fantazmë e trupit...
    Pikërisht zbritja nën tokë, në mbretërinë e Trollëve, nënkupton errësirën e subkoshiencës, njohje me pjesën kafshërore të njeriut. Aty Peer priret dhe drejtohet nga instiktet, u jepet kënaqësive, fuqisë që përcjell tek njeriu një gjendje ekstaze dhe sëfundi i kërkon lidhje martesore Huldres, figurë përrallash dhe mitesh norvegjeze. E mrekullueshme, por diku fsheh bishtin. Gara midis tyre për ta paraqitur veten sa më të fismë, është realitet që i nënështrohet një fantazie e cila i bindet verbërisht dëshirës, e paguar me një çmim shumë të lartë, zhvleftësim i vetvetes. Peer është gati të mohojë edhe pjesën njerëzore të qënies, duke pranuar t’i ngjitin bisht. Gjithçka do të rrjedhë ndryshe nga momenti kur Mbreti i Trollëve paraqit ndyshimin midis njeriut dhe trollit. “Njeriu thotë, ji vetvetja!” Ndërsa trolli thotë: “kënaqu kështu siç je!” . Lëkundshmëria e Peer-it shndrohet në krizë. Tashmë ai nuk është më në gjendje të vendosë; as njeri, as kafshë. Otto Weininger duke cituar pasazhin, thotë se njeriu ndërsa pohon natyrën humane, pranon dhimbjen dhe mohon lumturinë.
    * * *
    Episodi ku Peer Gynt ndeshet me bredhin gjigand na kujton aq shumë Don Kishotin dhe mullinjtë e erës. Tendenca e njeriut për të krijuar përballë vetes diçka më të fortë, jo pse më pas duhet të shijojë frytet e një fitoreje ekzaltante, por si mundësi për të forcuar veten. Sëfundi Peer thotë: është punë e rëndë të rrëzosh pemë, por të fantazosh, ndërsa punon, është djallëzi. Ja pra se si merr tjetër rrugë natyra njerëzore kur i futet rrugës së krijimit. Që nuk është gjë tjetër veç ajo e pashmangëshmja, e fantazisë. Dhe Peer i rikthehet shpesh ëndrës së tij me shtëpinë madhështore, sikur të jetë diçka që duhet skicuar mirë brenda trurit, duhet përjetuar me drithërimë çdo emocion, përpastaj duke u ngritur aty në majë, gjithë bota do të pyesë se ç’është ajo dritëz atje lart? Do të lartohet para këmbëve të tij, por tashmë ai do ta shikojë indiferent, si një femër që nuk josh, jo pse është e përdalë, por sepse është velur me seksin e saj. Natyrë e mirëfilltë njerëzore, qëndrim vërtet banal, përfund një rrëzime dhe rifillim. Etje për aventura të tjera, e nxitur nga pakënaqësia dhe nga një dëshirë që shuhet shumë shpejt, nën prushin e sëcilës bëhet gati një tjetër për t’u ndezur, është njëlloj stafete, ose flakë olimpike që kalon dorë më dorë...për ç’qëllim?

    Gjithmonë në kërkim i Unit. Kalim nga një gjendje në tjetrën, nga një dështim në tjetrin, që shtrohen si gurë mozaiku. Gynt dështon si ëndërimtar, dështon si tregëtar jo pse ishte i paskrupullt, tregëtoi çdo gjë, madje edhe skllevër, por sepse i tillë është fati njerëzor. Dhe kur bëhet profet, “Uni” gyntian në këtë mënyrë merr përmasa njerëzore. Profet që do të vihet në lojë nga skllavja e tij Anitra diku në shkretëtirën e Marokut. Dëshira seksuale për Anitrën, do ta zhveshë nga petku dhe nga pasuria. Sëfundi përpara Sfinksit në Egjipt, do të ndjejë brenda vetes jehonën e kohëve të shkuara, tashmë të mbetura larg, ndërsa vështron, në heshtje mendon se diku e ka parë atë qënie simbolike gjysëm njeri e gjysëm kafshë, por meditimin e tij do ta prishë një zë.
    Begriffenfeld: - ...Përse ke ardhur këtu, pikërisht sot?
    Peer: - ...Për të përshëndetur një mike të fëmijërisë.
    Begriffenfeld: - ...Mund të më thuash çfarë është?
    Pëer: - ...është vetvetja!
    Begr: - ... po ti?
    Peer: - ...unë një që përpiqem të jem Unë.
    Pasazhi i spitalit psikiatrik ku drejtor është vetë doktor Begriffenfeld, mund të konsiderohet thjesht si një seancë psikoanalitike e kohëve moderne. Është momenti kur realizohet ëndra e vjetër e Gyntit. Doktori e kurorëzon perandor duke i thënë: Arsyeja absolute ka vdekur. Të çmendurit, nuk janë më të çmendur, janë normalët dhe këta, normalët duhen konsideruar të çmendur. Gynt perandor i njerzve pa personalitet, i njerzve që kanë humbur rrugën.
    Ky është edhe momenti kur Uni gyntian bëhet real.
    Gynt qytetar i botës, por pa ndryshuar unin gyntian...”njohuritë e mia nuk janë të thella dhe ingranazhi i historisë është i ndërlikuar... sidoqoftë, sa më absurde të jetë pikënisja, aq më origjinal mund të jetë rezultati...Të dërmosh pengesat e këputësh të gjitha fijet që na lidhin me atdheun, me miqtë, të hedhësh në erë thesare e pasuri ... t’i thuash lamtumirë dashurisë...e të gjitha përse? Për të zbuluar misterin e së vërtetës...është ligji i kërkimtarit autentik! Ndjehem i lumtur. Zgjidha enigmën e jetës time...Me të drejtë mund të jem krenar sepse jam vetvetja, Peer Gynt, i mbiquajturi perandor i jetës”.
    Kthehet në atdhe, plak, me një përvojë mëkatesh pa vlerë. Madje as përpara djallit. Gynt i kërkon që ta pranojë midis të dënuarve, por djalli e refuzon duke i thënë se mëkatet e tij janë të kryera përgjysmë. Ndërsa Vdekja i thotë diçka që ndoshta na sjell ndërmend Niçen: “Për të kryer një mëkat duhet forcë dhe vullnet”.

    Ibsen- 1828 - 1906
    Henrik Ibsen dhe Peer Gynt janë e njëjta figurë ku mishërohet gjithë natyra njerëzore. Kjo ishte drama që ndryshoi rrjedhën e teatrit botëror, shqetësim dhe burim i freskët për shumë autorë. Teatri u çlirua nga mënyrat e vjetëruara që po e ngurtësonin pak e nga pak duke ia marrë frymën.
    Nëse sot kemi edhe një Xhorxh Bernard Shou, i dedikohet pikërisht Ibsenit. Ndikimi i tij duket qartë tek mjaft dramaturgë. Ibseni konsiderohet si themeluesi i teatrit modern. “Vetëm pas tij, shkruan Shou, u bë e mundur të shkruhen drama që fillojnë me diskutim dhe mbarojnë me aksion...” Konflikti i dramës tashmë nuk ndërtohet më mbi ndjenja, ambicie, keqkuptime, zemërgjërësi, por mbi ide. Vemendjen e teatrit ibsean, e tërheqin konfliktet shoqërore, jeta e përditëshme, kriza e moralit, joshja, ose më saktë sugjestionimi që shkakton tek njeriu si pasojë edhe dëshpërimi, kundërshtia e përjetëshme midis realitetit dhe ëndrës, midis idealizmit dhe pesimizmit.
  11. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Peer GYNT…rruga e mundimëshme drejt Un-it…

    Dhe qielli ndriçoi...dhe toka erëmoi ...

    "Nga akti i tretë i “Tosca”. Libreto i G.Giacosa -L. Illica "

    Mario Cavaradosi do të pushkatohet dhe i vjen për ta viztiuar e dashura e tij Tosca si një dëshirë e fundit.
    Dhe qielli ndriçoi...dhe toka erëmoi
    ...porta e kopshtit zhurmoi...
    Dhe një hap shkeli lehtë mbi rërë.
    Hyri ajo, erëmira,
    Në krahë më ra,
    Oh! Të ëmblat puthje, o të plogëta ledhatime,
    Ndërsa fërgëlloja,
    Format e bukura nga velloja zbuloja!
    U zhduk përgjithmonë, ëndra e dashurisë sime...
    Tashmë është larguar
    Dhe vdes dhe dëshpëroj!
    Dhe nuk desha kurrë kaq shumë, të jetoj!


    “E do të vdekur me çdo kusht, të shkretën vajzë”, - i shkruan Puçini, Rikordit, nga Parisi më 13 Janar 1899, pas diskutimeve pa fund me dramaturgun Sardou (Victorien).
    (Edhe Verdi kishte dashur ta muzikonte dramën... - Nëse do të kishte një dramë, po të shkruaja ende, që do ta muzikoja me gjithë forcën e shpirti tim, kjo është Tosca, me kusht që... - i tha markezit Monaldi, - Sardou të më lejonte të ndryshja aktin e tretë.)
    Puçini kërkonte ta linte gjallë, ndoshta përfundimisht në kthetrat e delirit, të marrëzisë, por dramaturgu jo, nuk dëshironte të hiqte dorë nga kërcimi në humnerë i Toskës. Është e çuditëshme se si dobësia e dashurisë, shfrytëzohet gjithmonë nga njerzit shpirtvegjël. Çfarë përkon? Lartësia e xhuxhit që është e mjaftueshme përballë një femre me minifund? Apo, është e vërtetë se xhuxhi e ka zemrën afër vrimës së bythës, sikurse thotë De Andre në një nga këngët e tij. I tillë është baroni Scarpia, shef policie. Toska e dashuruar çmendurisht... pas...jo kjo fjalë nuk më shkon, më jep gjithmonë përshtypjen se dashuria qëndron diku jashtë qënies, herë si një re e bardhë, herë e zezë, mësëshumti shtëllungë, e pastaj rrodhe, ngjitet kudo ... ja përse fjala “pas” më krijon një gjendje skllavërie që përjashton anasjelltësinë e dashurisë, pra e le në jetimëri ... Ishte e dashuruar me piktorin Mario Kavaradossi. Natyrisht aty ku ka dashuri, xhelozia përgjon si një pangarësi, thuajse këpushë, e vogël, por nëse guxon ta shkulësh i mbetet koka brenda trupit dhe shndrohet në përbindësh, pse jo edhe vdekjeprurës. Çdo të kishte ndodhur, sikur atë çast, Toska të mos kishte hyrë në kishën ku i dashuri i saj po pikturonte një afresk dhe të mos kishte dëgjuar ato pëshpërima fatale që do të ngjizeshin si një pyetje torturuese: “Me kë bisedon”? I dashuri mundi ta bindë (pa i treguar se vërtet aty ishte një miku i tij, i burgosuri politik Cesare Angelotti, i arratisur, sapo, nga burgu dhe e motra, markezja Attavanti e çoi pikërisht të fshihej aty, tek Qela e familjes) Dimë pse e bindi, jo si. Ndoshta forca e dashurisë qëndron gjithmonë diku në tërësinë e saj, sikundër furia fle në qetësinë e dallgëve. Pastaj ai vështrim fatal që Toska e hedh mbi “Maria Maddalenën” dhe njeh në të portretin e markezes, lëkund gjithçka ndaj i kërkon të mos dalë nga kisha deri në mbrëmje kur do të takohen të dy. Ai i premton.
    Angelotti duhet të largohet prej aty, sepse është zbuluar edhe nga sakrestani. Kështu, vishet me rroba femre që ia kishte lënë e motra dhe shkojnë tek vila e piktorit jashtë qytetit. Ishte momenti kur gjëmimi i topit në kishën e Shën Ëngjëllit(burgu) kumton arratisjen e të burgosurit. Në kishën e shën Andreas, klerikët po festonin edhe pse lajmi për humbjen e Bonapartit është i rremë. Hyn edhe Scarpia me spiunët e tij për të hetuar. Në qelën Attavanti gjen një farashkë të markezes dhe enët ku hante i arratisuri. Atë çast hyn edhe Toska që nuk e gjen të dashurin. Scarpia përfiton për të ndezur xhelozinë dhe për ta shtënë në dorë, (dëshirë e herëshme e tij) Toskën, duke i treguar farashkën. E turbulluar, Toska shkon drejt vilës duke menduar se aty do të kapë në flagrancë të dashurin dhe markezen. E ndjekur nga një spiun dhe fjalët e Scarpias: “Shko Toska! Në zemrën tënde, fole’ po ngre Scarpia!” , i lëshuar në krahët e fantazisë. Ajo do të bëhet e tij pasi të pushkatohet Mario.
    Kur e sjellin Marion, vjen lajmi tjetër, i fitores së Bonapartit dhe Mario gëzohet. Kështu firmos vdekjen e tij. Fillojnë ta torturojnë dhe Toska që tashmë e kupton marrinë e saj, kërkon lirimin e të dashurit. Scarpia përfiton dhe i shpreh kushtin. Toska premton se do të bëhet e dashura e tij, nëse ai nuk e pushkaton Marion. Scarpia shtiret sikur pranon dhe i thotë se do të bëjnë një pushkatim të rremë, por nga ana tjetër urdhëron ndryshe. Atëhere Toska i kërkon edhe një letër të firmosur për të dalë nga kështjella. Scarpia ia jep. Ndërkaq tenton ta përqafojë, por Toska i ngul një thikë në zemër dhe e vret. Merr të dashurin dhe i thotë se e liroi, janë çastet kur notat e një jete të ëndëruar, e një lumturie të supozuar, mbushin ajrin, por më parë duhet t’i nënështrohet një pushkatimi fallco, që rezulton vdekjeprurës. Kur ajo shkon ta ngrejë të dashurin, ai është i vdekur. Ndërkohë policët zbulojnë vrasjen e Scarpias dhe Toska në kulmin e dëshpërimit hidhet në humnerë...
    Ishte ky moment që Puçini desh ta ndryshonte, sikurse ishte momenti kur e pa për herë të parë në Fillodrammatici të Milanos, Toskën të interpretuar nga Sarah Bernhardt që i la një përshtypje të thellë edhe pse nuk kuptonte gjuhën franceze. Kjo kundërshti ndjenjash do të krijonte një nga operat më të bukura, të shkruajtura ndonjëherë.
  12. Erind

    Erind Anëtar aktiv

    Re: Peer GYNT…rruga e mundimëshme drejt Un-it…

    <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: atman</div><div class="ubbcode-body">Dhe qielli ndriçoi...dhe toka erëmoi ...

    "Nga akti i tretë i “Tosca”. Libreto i G.Giacosa -L. Illica "

    Mario Cavaradosi do të pushkatohet dhe i vjen për ta viztiuar e dashura e tij Tosca si një dëshirë e fundit.
    Dhe qielli ndriçoi...dhe toka erëmoi
    ...porta e kopshtit zhurmoi...
    Dhe një hap shkeli lehtë mbi rërë.
    Hyri ajo, erëmira,
    Në krahë më ra,
    Oh! Të ëmblat puthje, o të plogëta ledhatime,
    Ndërsa fërgëlloja,
    Format e bukura nga velloja zbuloja!
    U zhduk përgjithmonë, ëndra e dashurisë sime...
    Tashmë është larguar
    Dhe vdes dhe dëshpëroj!
    Dhe nuk desha kurrë kaq shumë, të jetoj!
    </div></div>


    Akti i fundit i Toskes eshte i mrekullueshem, un e kam pare ne italisht. Tosken e intepretonte nje soprano rumune, qe s'ja mbaj mend emrin, por qe ishte me ze ne ambjent. Kjo eshte pjesa ku Toska e shoqeron Marion gjate pushkatimit:

    Tosca
    Com'è lunga l'attesa!
    Perché indugiano ancor?... Già sorge il sole...
    Perché indugiano ancora?... è una commedia,
    lo so... ma questa angoscia eterna pare!...
    (l' Ufficiale e il Sergente dispongono il plotone dei soldati, impartendo gli ordini relativi)
    Ecco!... Apprestano l'armi...
    Com'è bello il mio Mario!
    (vedendo l'Ufficiale che sta per abbassare la sciabola, si porta le mani agli orecchi per non udire la detonazione; poi fa cenno con la testa a Cavaradossi di cadere, dicendo:)
    Là! Muori!
    (vedendolo a terra gli invia colle mani un bacio)
    Ecco un artista!
    (il Sergente si avvicina al caduto e lo osserva attentamente: Spoletta pure si è avvicinato; allontana il Sergente impedendogli di dare il colpo di grazia, quindi copre Cavaradossi con un mantello. L'Ufficiale allinea i soldati: il Sergente ritira la sentinella che sta in fondo, poi tutti, preceduti da Spoletta, scendono la scala. Tosca è agitatissima: essa sorveglia questi movimenti temendo che Cavaradossi, per impazienza, si muova o parli prima del momento opportuno.)
    (a voce repressa verso Cavaradossi)
    O Mario, non ti muovere...
    S'avviano... taci! Vanno... scendono.
    (vista deserta la piattaforma, va ad ascoltare presso l'imbocco della scaletta: vi si arresta trepidante, affannosa, parendole ad un tratto che i soldati anziché allontanarsi, ritornino sulla piattaforma - di nuovo si rivolge a Cavaradossi con voce bassa)
    Ancora non ti muovere...
    (ascolta - si sono tutti allontanati, va al prospetto e cautamente sporgendosi, osserva di sotto - corre verso Cavaradossi)
    Mario, su presto!
    Andiamo!... Su!...
    (si china per aiutare Cavaradossi a rialzarsi: a un tratto dà un grido soffocato di terrore, di sorpresa e si guarda le mani colle quali ha sollevato il mantello)
    Ah!
    (si inginocchia, toglie rapidamente il mantello e balza in piedi livida, atterrita)
    Morto! Morto!
    (con incomposte parole, con sospiri, singhiozzi si butta sul corpo di Cavaradossi, quasi non credendo all'orribil destino)
    O Mario... morto... tu.. così... Finire
    così!! Così?... povera Floria tua!
  13. atman

    atman Anëtar aktiv

    Memento Mori? - mërmëriti Eda Di.

    Në çdo vepër të Zotit, fshihet dora e Djallit, pas çdo krijimi të Djallit, qëndron ideja e Zotit.


    - Pse nuk kthehen të vdekurit nga bota tjetër?
    - Ë? The gjë?... Ah... po, po... e përse?
    Tomaso S fut gjuhën në lëngun e uiskit për të shijuar mbresën e shpëlarjes, rëndomësinë që pason tejkalimi i masës, pas të cilës, pija e kthyer në ujshmëri, e bën pështirosjen të pranuar. Ndoshta edhe pyetja pësoi fatin e alkoolit, avulloi. Përfiton dhe e quan rastin shndërrim në cakun e shëmtisë ... ngjethet sepse shëmtia si plotës i vetvetes, është afër së vërtetës. Me siguri pyetja aventuron në hapësirën e lokalit. Heq dorë së kërkuari, i zhgënjyer nga largësia kozmike ndërmjet klientëve. Për të korrigjuar diçka, pohon se, e para qe pyetja dhe pastaj mërmërima: - të vdekurit... ët tirukedv... e vetmja fjalë jolineare, germat i vërtiten vetes duke formuar qerthull ndjenjash. Zhbiron jashtë xhamit përtejshmërinë dhe tregohet i kursyer në përshkrim: - indiferente, - thotë. Shikimi mëveshtohet, (pak, për të urryer botën që dremit mbi shtroja) i shpëton forcës tërheqëse të mjedisit, përshkon hapësirën gri e të ftohtë dhe mbulohet nga dëbora që fundi i janarit e hedh ngutshëm, qefin mbështjellës për një qytet ku të vdekurit e kanë kaluar prej kohësh numrin e të gjallëve dhe të dytët taftit i thërresin smog. Pyetja përvijohet si përmasë e pezullt, gjetiu, imagjinata e kap në kufijtë e mjegullës. - Të vdekurit, - thotë, - e vetmja gjë e plotë në një botë të copëtuar, gjë vërtet e gjallë nën një shtresë të heshtur dheu.
    Heshtje e njohur... asgjësuese, - mendon...
    - Bizzzzzzz! ...Bizzzzzzzz!... Bi... zzzzzzz... zz...
    Përdor trukun e Meduzës, vështrimin e beftë, për të ngrirë sa ndodh në fytyrat e tyre, para se të humbasin si një vizatim tiparesh të skicuara në ujë dhe me ujë. Arrin të kapë vetëm një bebëz... oh, dy, tre... pikëza të bardha në largim, rrethuar nga një brerore drite e zbehtë, tretësira ku fundërron çka mbetet nga një buzëqeshje e shuplakur, momenti si dikurshmëri, tipësor përjetësisht i pandryshuar, magjepsja i bën të duken përsëdytje e njëra-tjetrës. Skenë në tërësi pak dëfryese, por nuk është shkak i jo gjithaq trishtimit që ndien Tomaso S. Sytë e mbërthyer janë detaje që i tejkalojnë caqet e vdekjes. Shikojnë një botë me rrjedhë të kundërt. (pashë në ëndërr një përrua të kulluar që shkonte përpjetë, jo, jo nuk pashë ëndërr një përrua, - kundërshton i zemëruar. - Vdekja trembet nga jeta... - shton dhe përfundimin e quan të mjaftë për t’i dhënë vlerë ëndrrës. - Shenjë e keqe, - thotë, - ogur i keq, - përsërit.)
    Përshkohet nga të ngjethura.
    (Oh, sytë... asnjëherë nuk qenë të vizatuar mirë... ndërsa fytyrat të bardha, deri në akullsi, të shituara).
    Vështrimi rrëshqet buzësh. Puqen një çast, pastaj, nga e ndara midis, zvarritet tingulli i gjatë, sharrues dhe ajërthërrmues, që fluturon tufë mushkonjash. Dora e shtrigës ngjyen penel thuprash në kalfëtirë dhe stis shumëgjendjen; meitje, mugëtirë, vagëllimë, përthyerje drite, me të spërkat renë e murrëtyer, njollos sfondin, shkatërron portrete dhe pagëzon zëzëllimë insektesh. Dëshira për të braktisur, shuhet shpejt sepse tallja e shndërron ngojosjen në endëz ndëshkuese dhe atë në peng. E tmerron mundësia e të përjashtuarit përgjithmonë nga vdekësia. Mjerë kush rilind, sepse duhet të rivdesë. Shikon Kristianin... Përsëritëse si një torturë, - mendon pa lëvizur vendit.
    Vështrimet janë tepër të përhumbura. Dikush e godet fort dhe Tomaso S, ndërsa lakmon dorën ndëshkuese, risjell ndërmend çdo imtësi të mundshme, prekjen, lëkurën, djersën, butësinë, ashpërsinë, e mbi të gjitha rijeton pambarimisht dhimbjen. Asnjë rezultat sepse përpjekja e tij kërkon kohë dhe koha mungon gjithmonë në lojë.
    (Njerëzit janë të çuditshëm, - do të thoshte në një nga tre ditët, - në luftë nuk e llogaritin kohën edhe pse vrasin njëri-tjetrin, lojën e kufizojnë sepse u vjen keq të vrasin kohën).
    Duhet të jetë ndryshe nga të tjerat, - mendon, - ndryshe nga të tjerat... një dorë që godet ... - Jakopo! - thotë i pasigurt.
    - Jo!
    - Kush ishte? - pyet.
    - Ugo! - përgjigjen.
    - Ugo?! - përsërit Tomaso S., - Ugo...?!
    Për të verifikuar, si rëndom, duhet të vërejë fytyrat një për një, e para së gjithash duhet ta fshehë mosbesimin në hapësirën ndërmjet, në plasaritjet dhe të çarat që krijon përplasja e heshtur e vegimeve, njësoj si insektet që i tremben dritës, kështu ngulmimi nuk keqkuptohet.
    Ugo nuk reagon. Shikimi i tij duket i venitur, i perënduar, i njëjtë dhe i... balsamosur, - përshkruan heshtur ai, ndërkohë plotëson edhe një detaj tjetër; rrëshira që mbush gropën e syrit edhe pse e ruan të pandryshuar, e bën më enigmatik.
    Vështrimet janë robër të syve, e sytë na shndërrojnë në vasalë të njëri-tjetrit, - thuajse njëherësh me këtë mendim, Tomaso S, zbulon pamundësinë për të kuptuar përse-në e një ekzistence të ndërvarur në një mënyrë kaq të shëmtuar e të paargumentuar. Kjo lloj lidhje ia ngath trupin dhe ngadalëson ritmin e mendjes. I pafuqishëm dhe i plogët për të shpjeguar, lëshon një buzëqeshje të përmbajtur, tepër transparente dhe që shuhet ngadalë, si një linjë horizonti kur tretet në mjegull.
    - Nuk ke për ta gjetur kurrë, - mërmërit dikush. Dhe ka të drejtë.
    Tomaso S bën sikur nuk dëgjon. End vështrimin mbi fytyrat e shokëve të fëmijërisë duke u munduar të shquajë midis tyre pikërisht atë që goditi... - Nuk është as Danieli, - thotë me vete.
    Gabon dhe sipas rregullave të lojës, duhet të vuajë ndëshkime të mëtejshme. Para se të kthejë shpinën dhe të nxjerrë lakuriqësinë e pëllëmbës prapa sqetullës, përhumb edhe një herë vështrimin mbi galerinë e portreteve që përtypin heshtjen brenda ngjyrave të vjetruara. E kupton se diçka ndërhyn dredhisht, përpunon sjelljen e tyre dhe ngatërron fijet e fatit, por qëndron në errësirë dhe mbetet e panjohur, ndaj rrudh ballin i mërzitur, të kuptosh jo gjithmonë është qartësi, veçanërisht kur s’mund të shpjegosh, (gjë që e nervozon) ... më mirë të ndiesh, - thotë, - skicon sipas imagjinatës tënde dhe askush nuk të korrigjon, sepse është tejet vetjake. Pasi e shndërron në përshtypje, vizaton konturin, fytyrëzimi është hapi i fundit, pragu që e ndihmon të rikthehet në pikënisje, pas së cilit kuptimi merr rëndësinë e vet. Nëse është vetëm linjë e lakuar, e krijuar nga përthyerjet e trupit, kapërcehet shumë shpejt, por, nëse është shtresë izoluese, atëherë vuajnë bashkëjetesën e përhershme, në korrentin e erërave të keqkuptimit dhe keqtrajtimit. Pas këtij mendimi Tomaso S. rrotullon sërish vështrimin, imtësitë i shpëtojnë vëmendjes, vërtiten në amulli si zogj të çoroditur, kështu që s’mund të bëjë një identikit. Dëshpërimi ngrihet lart i copëtuar, por klithma nuk arrin të çlirohet, shkarëzohet, përdridhet midis brinjëve si fija pas furkës dhe ankthi e shtrëngon kraharorin aq sa frymëmarrja shëmon. Dhimbja lëshohet, ngurtësohet dhe rëndon gjoksin. Sfera e deformuar, përvëlohet në atë vlim gjaku dhe përmbytet nga reshjet e helmëta të hidhërimit, vërtitet brenda ngushtësisë së hapësirës, përpëlitet, troket dhe godet, si një dem i tërbuar për të hapur të çarën në murin brinjor, përtej të cilit përgjon vdekja, e fshehur në tehun e ftohtë të shpatës së matadorit. Drithërima përfshin trupin, ndërsa frymëmarrja shuhet ngadalë, së bashku me të edhe dritëza e zbehtë e jetës. Trupi i braktisur, plasaritet si një pllakë argjile që teret nën një diell të fortë e përvëlues. Midis të ndarave depërton tinëz era e thatë dhe mbytëse, rrëzon copë-copë dhe rrjep, cipën e hollë të lëkurës, gërryen zmaltin, nxjerr në pah porozitetin e shëmtuar të qenies humane, mbjell dhe ushqen tenjën e huaj që rritet me shpejtësi, tej përmasave duke gëlltitur mbartësin e vet ... ngjethet.
    “Duhet ta kuptojnë se ç’po bëjnë”, - mendon.
    Vështrimin e ngul mbi Andrean dhe në njërin prej momenteve e përjashton vetiu... - e ka dorën të butë si një pupël ... e ndiej, - thotë me vete... - e ndiej, - përsërit, - Andrea...?! Oh jo! Është e pamundur... - pastaj, sytë takohen dhe puqen me Kristianin. Zbehtësia e tij po, e përhershme, jo e natyrshme dhe trembëse, duket pjellë e vdekjes... - mendon i ngjethur... - i lindur nga vdekja, - përsërit... - ja përse ka gjithmonë ftohtë... i mungon gjallëria e të ardhurit në jetë, ruan meitjen e të rilindurit. Fytyra e tij mek çdo dëshirë... - thotë me vete dhe i strukur në hendekun e ndërkohës pranon heshtur ndryshimet që pëson. Kthehet ngadalë, për të shmangur dhe anashkaluar mëshirën që shikon te të tjerët e që i rezervon një vend të mjeruar.
    - Ti nuk ndryshon kurrë! - ndërhyn befas dhe me një qetësi të shtirur, Kristiani. Nervozizmi i tij është diçka e papërcaktuar, nderet gjithmonë sipër; shtresë resh e pa ngjyrë dhe përhimuese drite. - Jo vetëm nuk pranon limitet e tua, por ushqen edhe mosbesim për çdo gjë.
    - Ata s’mund ta kuptojnë kurrë pse-në, - thotë me vete, Tomaso S, - as ti, ndërsa unë e di shkakun e urrejtjes tënde, - në thelb, lutet që të vazhdojë serinë e gabimeve, për të varguar ndëshkimet dhe më pas t’i strehojë me vetëdije në pavetëdije, si dëshmi e diçkaje që ende nuk dihet ç’është. Përtej triumfit të tyre, shikon mundësinë për t’i dhënë fund endjes në mjegullnajë në një moment të zgjedhur prej tij. Duke u shkëputur nga fashoja e meteoritëve, djegia në atmosferë, është i vetmi shans për t’u bërë i dukshëm. Kështu, drejt së vërtetës shkon pasi është argëtuar paq... - Të pranosh të ndëshkohesh, nuk do të thotë të heqësh dorë nga mendimi tënd...
    - Përkundrazi... - përsërit nëpër dhëmbë.
    - The gjë?
    - Jo! Tani jo, pak më parë... - pohon Tomaso S mendueshëm.
    - ... E, çdo ditë, e çdo natë vajton e do vajtojë mëllenjën e tij të ngratë...
    Zëri është i flashkët, thuajse zvarritës. Megjithëse i ngadaltë dhe i plogët, arrin ta shpërndajë limontinë në hapësirën e bar “Titanik”, sakaq. Kryqëzimi i dhunshëm i një çfardoje me çastin e pushimit, e kishte zbardhur pyetjen. Heshtur pranon se një “ndoshta” do ta lehtësonte mendimin ... Ndoshta kryqëzimi i... Jo! Nuk qe ngritur fluturim. Një e papritur zhgënjyese për Tomaso S. Kishte filluar të përshtatej me idenë e shtegëtimit dhe mallëngjimi ishte vetëm pikëtakim me qëniet përreth, lloj ngushëllimi që i njëjtëson vështrimet e përcjellësve. Kaplohet nga mërzitja, por vendos ta shqyrtojë pa tërhequr vëmendjen. Tepër e pluhurosur dhe e baltosur nga lagështia, relike arkeologjie, e dalë freskët nga nëndheu, e ndoshta po aq e vjetër sa edhe njeriu ... - thotë, - nëse është kështu nuk më përket... Pse? - thuajse njëherësh ndien keqardhje. - Oh, jo, jo, e bëra unë ... Shpërfytyrimi është tromakës dhe peshkun e kurrizit ia përshkon një koloni e pafund mornicash... - Ndoshta u zvarrit midis këmbëve dhe kështu ... në njëfarë mënyrë përligj përbaltjen...është zhgërryer, ose lëviz mbi push si vemje, - i thotë vetes. Mblidhet shuk për të shkurtuar udhëtimin e mornicave. Pakëz neveri e huazuar nga një imagjinatë perverse dhe djersa e ftohtë, krijojnë batakun ku fundosen qetësisht. - S’ka mundësi të vijë një pyetje nga një botë tjetër dhe në atë formë. Të vdekurit nuk flasin... të vdekurit jetojnë pafundësisht dikurshmërinë. E ardhmja e tyre është e kaluara e këtushme, kahkundërt, - thotë. Kësaj radhe brenda qenies, diçka e kundërshton dhe shikon përreth me dyshim. Ndërkaq i pranon ulje-ngritjet që pëson humori. I vjen për të qeshur e për të qarë. Në fund të fundit, vepron nisur nga dëshira për të shpëtuar veten dhe pyetjen; kapet pas një çfarëdoje pa hyrë në thellësi... - Vemja e shpalos bukurinë njëzetekatër orët e fundit, - psherëtin. Shndërrimi ishte ngushëllimi i kërkuar.
    Shtrëngimi i kthetrave është frymëmarrës, por jo shqetësues sepse është dëshpërimi, jo ai, që përpëlitet si troftë nën putrat e ariut.
    Baristi nuk kthen përgjigje. Pak sekondat bosh, shërbejnë për të kapur domethënien e fjalëve dhe për të shpërndarë hijen e hutimit që mbulon sërish qetësinë e barit pas vargjeve që u kënduan në një mënyrë prozaike nga një zë femre, me tone të thatë nga koha, të helmuar nga nikotina e tepërt dhe të gërryer nga vjetërsia...
    - Vjetërsia... ah... vjetërsia, - pëshpërit Bambolona sikur të bëhet fjalë për diçka tepër të njohur për të, familjare po aq sa brendësia e xhepave të qyrkut tashmë të vjetruar.
    - Mundohet të shpëlajë shprehjen e frikës nga fytyra, - saktëson ai, - përse i shmanget fjalës pleqëri? - pyet dhe shoqëron me vështrim gjestet që tashmë janë rit i njohur. Përshtypja se ajo i trembet diçkaje të padukshme, sendërzohet. - Nuk është enigmë, - pohon mendueshëm.
    Pllakos sërish plogështia, vetëm se këtë radhë si një butësi shthurëse, e zhvesh nga dëshira për të folur, po aq shpejt, sa fundi i vjeshtës pemët, gjethet fërgëllojnë dhe bien një nga një, ashtu si veshjet e vajzave në një lokal nate, derisa kërshëria tregon lakuriqësinë e vet. E mbytur nga klithma ekstaze, gjithçka përsëritet, nga ky çast nuk bëhet fjalë për kuriozitet, është dëshirë e verbër, uri e pashuar, epsh. - Ajo dhe enigma, - ai përtypet dhe rrotullon gjuhën në hapësirën e gojës. Mbledh thërrime fjalësh aty këtu midis dhëmbësh, bukos ulçeran që sajon misteri dhe formon një ide më të saktë, - janë kryqëzim hijesh, shkrihen me njëra-tjetrën dhe e rrethojnë qenien me një gardh të pafund fjalësh... Zot! - klith, - heshtja e saj është dialog i padëshiruar. Dikush përgjon i fshehur brenda xhunglës së fjalëve. Mundohet ta zbërthejë atë fytyrë duke gjykuar veprimet dhe pas tentativës, shfajëson plogështinë... e përshkojnë të ngjethura dhe frymëmarrja pengohet. - Ankth, - pohon i tronditur, - përderisa shkëputja nga mendimet është pamundësi. Brenda tyre përballesh me intimitetin tënd, ndërsa, përtej fjalëve gjendet kurdoherë një tjetër, - vijon rrjedhën, - jemi të detyruar të flasim, - shqipton i dëshpëruar, sepse pamundësia për të zgjedhur është gjithmonë dënim. Me siguri është penduar, vonë natyrisht, pasi e ngjyrosi sjelljen e saj padrejtësisht me një tis të lehtë faji. Ndoshta edhe ai do të vepronte njësoj, për të shmangur jashtëqenësorin e padëshiruar.
    Psherëtima e thellë që i shkëputet nga gjoksi e trondit. Dallgë e formuar në pafundësinë e sëpanjohurës, afrohet pa u ndier, masë e lëngshme, spostohet qetësisht dhe ushtron magjepsje në fuqi kur përplaset, shkulmon dhe përmbyt bregun, pikërisht sepse vjen nga e panjohura e largësisë, ndoshta nga periferi parake. Nuk vlen një pse. Truri pjell mendime çdo sekondë, njësoj si dallga stërkala, dëshira për t’i shprehur më shumë se tunduese, bëhet e dhunshme, e në këto raste atij i pëlqen të mos mendojë. Është njëlloj refuzimi foshnjarak, mbyllje sysh edhe pse e di që kështu nuk e mohon dot qenësinë, krijon errësirë dhe çdo e tillë është humnerë. Pikërisht në këtë pikë shfaq mjeshtërinë, ecën mbi tehun e hollë që e mëdyshon humnerën; në baraslargësi ruan tërësinë e vetes duke përdorur shkop paradoksesh. Te rrallësia struket edhe ngushëllimi aq i nevojshëm. - Ndoshta është pse-ja që ajo flet kaq pak, - thotë me zë dhe ngryset. - Të gjithë jetojmë në shoqërinë e frikës tonë!
    - Është brejtësi më i fortë që ekziston, - mërmërit ajo. Tomaso S shtrydh një copëz herë trurin për të kuptuar mirëfilltësinë e mendimit.
    - Vlen për të dyja, për vjetërsinë dhe frikën, - shikon me admirim shtrigën prostitutë... - ose prostitutën shtrigë... në djall, nuk shkon asnjë nga këto! Nxjerr gjithmonë nga goja mendime dykuptimëshe. Megjithatë pëlqen të mos e pengojë rrjedhën e saj.
    - Nuk bën dallim, gërryen njësoj, si ata që kalben në punë tërë jetën edhe ata që i prishin paratë e trashëguara mbi shalë femrash. Askush nuk i shpëton kafshimit të saj... është kështu, besomëni, hi hi hi! Kam pasur klientë që e rrëshqitën trenin e tyre, tërë jetën mbi këta binarë, - godet me pëllëmbë kofshën, por tingulli që përhapet në ajrin e ngrohtë të lokalit është i flashkët, pëshpërimë e paformuar, kokëprerë... Tomaso S përfytyron përplasje hekurash dhe midis tyre trupin e cunguar, përpëlitet gjithandej duke kërkuar kokën e këputur e të flakur në anën tjetër të binarëve, prej nga ndjek syhapur dhe dritëshuar skenën. Konvulsioni i fijëzon muskujt, ngërçi i tendos, i ngurtëson dhe i lidh mbi instrumentin e vjetruar (ai pret me ankth mrekullinë, dorën që ngatërrohet midis telash, tingujt e rastësishëm dhe zgjimin e një trupi që prehet në qetësinë e përmotshme të vdekjes). - Ah, jo jo, - thotë befas ajo, sikur t’ia shikojë mendimet sepse zëri krijon një atmosferë të ndryshme nga përmbajtja e fjalëve, - gëzimi më i madh i meshkujve është çasti kur kuptojnë se ai që u varet midis kofshëve është një sharrë. Rropateni gjithë jetën duke i dhënë sharrës para-mbrapa, për të prerë më dysh trupin e femrës dhe shkoni të zhgënjyer sepse vjen një kohë që sharra mbetet pa dhëmbë. Më fatkeqët janë ata, - tregon me kokë nga ish-prifti, - kur kanë dhëmbë, s’kanë bukë për të përtypur, kur kanë bukë, s’kanë dhëmbë, hi hi hi... Është kështu at Desiderio?! Ish-prelati nuk reagon, moskokëçarja është një parzmore e mirë ndaj shigjetave të helmëta, ruan të paprekur e të pandryshuar përhershmërinë e gjendjes së tij; strukur në të njëjtën qoshe, me të njëjtën shprehje pafajësie në fytyrë dhe i përhumbur në nebulozën që shpërndajnë sytë e shpëlarë. Një dreq e di ç’ndodh brenda kësaj mase. Abate përdëllohet dhe bën gjestin e mëkatarit që kërkon të shelbohet. - Mjaft me atë fytyrë, hipokrit dreqi! Besimin te Zoti nuk e humbe kur u shtrive mbi mua, por shumë më parë... - ajo kthehet nga ata. - E di edhe at Desiderio... - thotë ashpër ndoshta ngaqë nuk e gëlltit dot mungesën e sinqeritetit. Pastaj kthehet nga ai, - ta kam treguar! Jo? Nuk më besohet! Shko në djall! Kisha një klient të vjetër, profesor historie. Në çdo takim, më tregonte një copëz nga historia e Romës, që nga themelimi, kuptohet. Një ditë erdhi, për të bërë seks, si gjithmonë. Futi dorën në brekë dhe ... prit e prit, e shikoja që lëvizte dorën, bile e zhyti krahun deri në bërryl, por asgjë. Eeeej! I thashë nuk e kupton çfarë ka ndodhur me ty? Dikur të çante brekët tani nuk e gjen dot...! Veç të shikoje ndryshimet që pësoi pas fjalëve të mia. Nuk e donte më veten. Në fillim fytyra iu ngridh, pastaj humbi çdo tipar dhe së fundi u steros... Iku... oh iku duke qarë ... hi, hi, hi... S’kisha parë kurrë një burrë që qan, Zot falma mëkatin, qe e dhimbshme, por nuk m’u durua dhe i thirra nga mbrapa se është poshtërsi të ikësh pa treguar edhe pjesën e fundit; rënien e Romës!... La città eterna...* - tallet.
    Bambolona, fërkon parakrahun, lëkurën e rreshkur dhe le përshtypjen se me atë gjest të përsëritur kërkon të fshijë mornicat. Këmbëngulja e veprimit e shkëput Tomaso S nga përsiatja ku e kishin futur fjalët e saj, madje provon edhe një lloj nervozizmi.
    Bëhet gati t’i thërresë mjaft, ka dorë tepër të butë, duhet një limë, por i mban fjalët në grykë dhe një çast më vonë i përcjell poshtë duke i mbytur edhe me një gllënjkë uiski.
    Zëri i saj kurmëzohet dalëngadalë derisa arrin një pikë pas të cilës mund të shuhet njëherësh brenda pikëllimit të vet, por ajo ngre kokën befas, e ndërsa shikon përreth, sytë i shkëndijojnë nga djallëzia.
    - Ju burrat e identifikoni veten me organin tuaj seksual, - shqipton qetas duke i dhënë gjithçkaje një kthesë të papritur, - Hi... hi... hi... h...i ... - e qeshura ngardhet brenda vjetërsisë së vet.
    Ai përfiton nga rasti për të parë dhëmbët ende të rregullt, e të zverdhur nga duhani.
    - Nuk është e vërtetë! E pastaj ç’argument...!
    - Kujt ia thua? Ju nuk e bëni kurrë shurrën në sytë e njëri-tjetrit dhe arsyeja është vetëm një, nuk doni të zbuloni identitetin tuaj!
    - Zot, mëshiroje për shthurjen e filozofisë së saj, - dëgjohet lutja e ish priftit.
    - Është hera e parë që thua kaq shumë fjalë, - mërmërit Tomaso S dhe e zhvesh fytyrën nga ajo vemesë pakënaqësie që i lënë gjithmonë ndryshimet e papritura.
    Trishtimi ia mjegullon çdo gjë përreth, e ndoshta për këtë shkak dëshira për të qeshur, pas historisë që tregon ish-prostituta, shfaqet tepër e brishtë e zbehtë, thuajse përplasje flatrash dhe jo ndrojtje, siç kujtoi. Dëshirë që nuk dëshiron të jetë e tillë, - mendon pa u skandalizuar. - Ka shumë njerëz që nuk duan të jenë ata që janë. Përcjell kalimthi vështrimin në pasqyrën përballë dhe trembet.
    Është një thuajse ai.
    Dyshimi zgjat vetëm një fragment sekonde dhe në këtë hark kaq të shkurtër kohe, ai s’mund të përcaktojë nëse është vërtet i tillë, apo thjesht një përhitje e zakonshme, shfaqet papritur dhe zhduket po ashtu, si një ngatërresë e pafajshme. Shëmbëlltyrë e panjohur, fytyrë e huaj, pastaj merr zemër dhe rikthehet për ta parë më me nge... Po sikur ta ketë bërë pyetjen ai? Tregon profilin për të parë tinëz, me bisht të syrit. I duket vetja i poshtër sepse akuzon dhe shmanget. Tjetri nuk ndryshon figurë, ka mbetur i stampuar në pasqyrë duke ruajtur të paprekur imazhin; portret i plotë. Ndërkaq, Tomaso S, për të zhdukur çdo keqkuptim, e suvaton fytyrën me një shtresë të hollë moskokëçarjeje. Arrin ose jo, një përgjigje, pak rëndësi ka. Skuqet në fytyrë nga mungesa e sinqeritetit. Nuk pret kushedi çfarë, jo ngaqë tha diçka të jashtëzakonshme, por mbytësia dhe rëndomësia me të cilën e shqiptoi pyetjen, e përzunë vetiu nga bota e rrallësisë. Një veprim i bërë rastësisht, jo qëllimisht, mund të nxjerrë jashtë diçka të padëgjuar ndonjëherë.
    - Pyetjen e bëra unë, - pohon, - dhe e kam përgjigjen. Unë e kam përgjigjen, - përsërit, por fjalët shuhen diku në thellësi të qenies dhe e kupton se është duke gënjyer veten.
    Zgjeron disi vështrimin për të ruajtur përmasat e ndërmjetësisë, pikëtakimi i dhimbjes me gëzimin. Nuk realizohet kurrë një përzierje tamam, e përmbajtur, sepse anon pak nga dhimbja, por më mirë kështu. Të njëjtën gjë bën edhe me kafenë... - Ëmbëlsia është diçka e përgjithshme, - thotë, - asgjë e veçantë, e megjithatë mund ta prishë shijen e kafesë. Në fund të fundit pimë kafe dhe hidhësia e saj është gjithaq e pëlqyeshme ...
    - ... e pëlqyeshme, - përsërit, por nuk ka lidhje me kafenë.
    Fytyra që shikon, nuk është ai, është pamja e përpjekjeve të tij. Përfundim përpjekjesh të papërfunduara, i quan me ironi, sepse i konsideron të përsosura, ngaqë realizojnë veten, pa e tejkaluar veten. Portret i dështuar dhe çuditërisht aspak i shëmtuar. Ndërthurje vizash që mund të japin çdo ide. Pikërisht diçka të tillë ose një përafërsi, e kërkon me ngut, si çlirues imagjinate. Gjë që e shpëton nga nevoja për të përdorur vullnetin, veçanërisht në situata të ngjashme, që është pak t’i quajë misterioze. Duke e lënë në errësirë vetë misterin, e quan zgjidhje të mençur. Nuk ka nevojë për dritë, - mendon. - e kam përgjigjen, - shton pa dashur, por nuk habitet sepse e kupton lidhjen e nëntëshme. I shpëton si një psherëtimë e thellë, ndërsa dëshiron një gogësimë. Është kënaqësi e veçantë për të, boshatis stomakun dhe shfryn avujt e tepërt të alkoolit mendjeprishës.
    Më mirë kështu, nuk duhet të ngjiten lart për t’u nderur mbi labirintin e Atlantidës si një tufë resh të plumbta.
    Zakonisht, pas kësaj, e përmbytin reshje mendimesh të përçartura. Por, duket se edhe ky fund janari nuk i afron gjë tjetër veç të pirës ... e ç’rëndësi ka data? - pyet, - është një nga tre ditët e fundit! - përgjigjet i nervozuar. Rrëshqet në thellësi të zhgënjimit, i tërhequr nga rryma tinëzare e nostalgjisë. E përmban veten për të evituar ndrydhjen që pason shtrëngimi i nofullave të saj.
    - ...E çdo ditë, e çdo natë...
    - Mjaft Bambolona, të lutem! - Tomaso S afrohet me hapa të ngadalshëm dhe ulet në tavolinë, përballë saj.
    - Edhe koha vdes, - thotë ajo sy njomur, ngaqë moria e kujtimeve është e vetmja gjë që ruan lidhjet me të dikurshmen...
    - Koha ikën, - mundohet të korrigjojë Tomaso S i zhytur ende në mjegullnajën e hutimit që mbulojnë mendime të tilla.
    - E ku përfundon?
    - Nuk e di, por jam i sigurt që nuk vdes, - përgjigjet butë ai.
    Fjalët që shqiptoi gërvishtën qetësinë që shtrihet nën lëkurën e konsumuar të Bambolonës. Ndodhi padashur dhe kjo do të thotë se është dëshirë në kufijtë e marrëzisë, një thuajse e tillë por që e shtyn në ngasje gjithaq, sepse, nëse mëtejshmëria është pafundësi ditësh, s’është e thënë edhe mundësi.
    - Gjepura! - ia kthen ajo e nervozuar. - Sikur të mos vdiste, ne do të ishim të përjetshëm dhe do të kishim kurdoherë atë shansin e dytë që e kërkojmë më kot. S’vjen kurrë! Pse? Sepse koha vdes! Qartë?!
    - Qartë! - pranon ai dhe heshtja shtrihet si një armëpushim.
    - Besomë, nuk pata kohë të krijoj familje, - thotë befas ajo dhe e shikon ngultas në bebëz të syrit. Zëri i saj tashmë nuk është vetëm mbartës dhimbjeje, por edhe dozator, sepse e çliron pak e nga pak.
    Tomaso S e përshkojnë drithma. Skena që shpaloset para syve është e përsëritur. Kanë tre vjet që heqin pllaka guri, kërkojnë thesare dhe në vend të tyre, zbulojnë varre. Grumbulli i kockave ribëhet skelet dhe shndërrohet marramendthi në kufomë. Tiparet e të vdekurve janë njëngjyrëshe, okër e sajuar nga përzierje dheu me lëng frike. I ngrituri nga varri kërkon përreth me pasigurinë e dikujt që endet në errësirë. Tomaso S, rri një hap larg; parandjenja, (nuk di nëse është e keqe apo e kundërt), duket se mjafton për ta ruajtur nga prekja e dorës që zgjatet, por jo nga tmerri që provon kur shikon kapakët e syve, gjithmonë të rënduar, e të mbyllur, të fantazmës. Poshtë tyre fshihet hakmarrja, sepse çdo zgjim i parakohshëm nga përjetësia, shndërrohet në verbëri.
    Po atë ecuri ndryshimesh vë re edhe tek ajo. Është lloj vështrimi i gatuar me urrejtje dhe ku grimcat e fatkeqësisë janë vetëm aromatizues, ndaj ai s’mund ta përballojë gjatë.
    Përgjigje e nisur tre vjet më parë, për një pyetje që bëra sot, - thotë me vete. E shqetëson kjo lloj përmbysje e kohës. - Pse? - pyet.
    - Pse çfarë? - ajo derdh një vështrim të turbullt mbi të.
    - Pse nuk hoqe dorë sa ishe në kohë?
    Tomaso S merr frymë thellë, e mban ajrin në mushkri gjatë, vjetrim që e lejon të shijojë aromën e së kaluarës, përdor gjithë oksigjenin dhe ç’ka mbetet është një sasi azoti dhe karboni. - Diçka e tillë ka rrethuar atmosferën e tokës kur u krijua, - mendon dhe përgjysmon sytë si për të parë diku në thellësi. Shpreson te kjo pyetje e pazakontë, e trazoi tre vjetët e njohjes së tyre, ia njeh natyrën, ndaj shpreson ta shndërrojë në gançë për ta ngulur në trupin e kohës.
    - Hi! Hi! Hi! - qesh ajo dhe ai sërish nuk bën gjë tjetër, veç shikon dhëmbët e rregullt.
    Nuk ndihet i fyer. Të qeshurën e pranon si një mënyrë për të ngrohur brendësinë e qenies, por jo për ta pastruar.
    - Mos më thuaj që s’kishte të dashur pas teje! E bukur dhe me trup të pëlqyeshëm... Me siguri edhe emri i artit, Bambolona, aty e ka origjinën. Të kam thënë që e kam lexuar reportazhin për qytetin e vjetër ku shkruhej edhe për ty? Ke qenë personazh i spikatur, ë?
    Ajo i bën shenjë të afrohet dhe i pëshpërit në vesh:
    - Nuk di si përfundojmë këtu, por, të gjithë vijmë nga bare të ndryshëm. Ti e ke lexuar që dikur shkoja te “Qyteti i vjetër”, eh, kohë të arta. Bar artistësh ...Të shkretët ishin pa një dyshkë në xhep dhe për të pirë kafe, apo një gotë verë nga e mira, i dhuronin pronarit vepra të tyre. Shumë nga djelmoshat sot janë të famshëm dhe të pasur madje... sepse... - ajo mendohet një copëz herë, - sepse mund të jesh i pasur por s’është e thënë edhe i famshëm, - shpjegon dhe nderet e tëra e kënaqur mbi tavolinë. - Sot, në muret e atij bari varen piktura që vlejnë miliona... Ja kështu! Edhe unë u bëja ndonjë favor... s’kam pse ta fsheh, ruaj kujtime të mrekullueshme dhe di shumë sekrete, - thotë dhe tkurret nga trishtimi.
    - Ëhë, më ka rastisur të kaloj andej pari. Por, nuk është kjo përgjigjja që kërkova.
    - Pse s’jam martuar, sepse një putanë është supergrua, - pastaj duke ngritur zërin vazhdon: - Putana edhe pse është një situatë dramatike, nuk përbën një mërziti të zakonshme shtëpiake. Eh i dashur, janë fjalë të mençura këto, i ka thënë Nell Kimball*. Çfarë ke? - pyet.
    - Asgjë! - përgjigjet ai dhe gënjen sepse duhet të përballojë një rrymë të dhunshme kujtimesh që vërshon dhimbshëm...
    ... - Çfarë do t’i kërkosh Zotit kur të rilindësh pas vdekjes?

    ------------------------------------------------ * * * ----------------------------------------------------

    Dikur, kam shkruajtur një episod dhe e hodha pikërisht te kjo temë. Atëkohë, nuk e mendoja se katër vjet më vonë do të shndërrohej në një roman rreth katërqind faqe. (Del nga shtypi në harkun e dy javëve që kemi përpara. Botues: “Toena”).
    Përveç Tomaso S dhe Eda Di, personazhet e tjerë janë pagëzuar ndryshe dhe kjo në funksion të idesë e cila u maturua në kohë pa u ndjerë, sikurse ndodh gjithmonë me një vepër letrare. Më kujtohet se tek Monica De’Flor, diku kam përmendur ç’ka përbënte veçantinë e Mikelanxhelo Buonarrotit si artist, një kënd vështrim që edhe nga pikpamja estetike si dhe e mjeshtërisë, tërheq vëmendjen. Mikelanxhelo shikonte tek një copë mermeri, ose tek copat e mermerit, ide, personazhe, pra shikonte jetën të mishëruar aty në një gjendje natyrale, të cilën më pas talenti i artistit do ta nxirrte në pah me mrekullinë dehëse që pason, por njëherësh prekja e tij nuk do të ishte shkatërruese për natyrën dhe kjo shpjegon pse shumicën e veprave i ka lënë të papërfunduara, pra vetëm sa zgjonte idenë me goditje dalte, çfarë pasonte ishte një “sikur” që i linte rrugë të lirë imagjinatës. Në prozë, nuk ndryshon shumë. Ndoshta është disi më abstrakte, ose duket diçka e tillë sepse nisesh nga një asgjë të quajtur kohë, duke skajuar një hapësirë, e shndërron atë në veçanti dhe më pas mbetet të shikosh brenda, të dëgjosh pulsin dhe të kuptosh shpirtin e saj, dialogë, mendime, monologë, gëzim, lumturi, dëshpërim, pikëllim, frikë dhe ankth, shumë ankth, zhurmërima e jetës e tek një asgjë diku. Është pak a shumë si të hedhësh rrjetën në det. Kur e nxjerr në sipërfaqe zbulon çfarë brenda tij gjallon.
  14. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Memento Mori? - mërmëriti Eda Di.

    - Cili është titulli i romanit? - më pyet Irena, drejtorja ekzekutive e botimit.
    - “Memento Mori? - mërmëriti Eda Di”, - përgjigjem.
    - Çdo të thotë?
    - Vdekja kujton, - them, pastaj e ndiej të nevojëshme një shpjegim të përgjithshëm, madje edhe atë shenjë pikëpyetjeje. - Është një pyetje soft, e butë, delikate, ndërsa Vdekja kujton, lidhet me një episod të romanit në veçanti dhe me atë që ndodh në përgjithësi. Sikur vdekja të mos kujtonte ne do të ishim, - vazhdoj duke mbetur disi i shtangur sepse padashur lentova një paradoks dhe e ndihmova të shfaqej në gjithë madhështinë e tij dhe ndodhte vërtet kaq rrallë. Pastaj i lehtësuar, pashë se ajo ishte zhytur në ndërkohë, gjë që do të thotë se nuk e ka mendjen aty. Kryen një sërë veprimesh, e shkarkon romanin në lap-topin e saj dhe pastaj, ndërsa unë dhe miku im flasim, përshtypja se ajo dëgjon me hope bëhet e qartë. Shfleton romanin aty këtu, zhytet në lexim dhe kalon gjetiu, kështuqë unë e Dhimitri ndihemi vërtet një luks që e lejon vëmendja e saj. Sëfundi si e kujtuar për ne, thotë:
    - Unë kam shumë punë mund të shkoni dhe kthehuni rreth orës...derisa të vijë Fatmiri.

    * * *

    Dita sapo kishte filluar dhe duke qënë korrik në Tiranë, kuptohet që bëhet fjalë për vapë. Dikur, boulervardi kryesor shpëlahej nga makinat të posaçme dhe në orët e para të mëngjesit, ndihej një aromë lagështie thuajse e pëlqyeshme, por, kur rrezet e diellit binin mbi të, mirë që avullonte shpejt. Më pas gjallëria e Tiranës është një lëvizje kaotike makinash, policë trafiku që bëjnë sikur drejtojnë, kalimtarë që ikin si të trallisur duke gjuajtur hijet e rralla, pluhur në shumicë dhe lokale që mbushen ashtu papritur me klientë, joshin, sikundër shiritat e përdorur dikur, të lyer me një lloj rrëshire të ëmbël ku ngjiteshin mizat. Kisha veshur një palë pantallona të holla gri dhe një këmishë me një vijë rozë, thuajse të pandjeshme, ndërsa këpucët...nuk më kujtohet por kombinoheshin me veshjen. Përse e përshkruaj? Sepse do të ndodhte diçka që dikush tjetër përsenë e kërkoi pikërisht te mënyra e të veshurit.
    Meqënëse unë e Dhimitri, miku im ish zëvendëskryeredaktor i revistës “Ylli”, karikaturist i njohur dhe botues i sotëm i revistës satiro - humoristike “Hosteni”, pra meqënëse kishim mjaft kohë derisa Fatmiri, botuesi i Toenës të lirohej nga intervista që po jepte për një TV, menduam të shkojmë në një nga baret aty afër, (për fat, sot në Tiranë, i gjen në çdo pëllëmbë) për të shtyrë kohën duke gjerbur kafe në shoqërinë e ndonjë pijeje alkoolike. U ulëm në mjedisin e jashtëm të lokalit dhe ndërsa po mendonim çfarë do të pinim, përveç kafesë, Dhimitri, duke e ditur që më pëlqen fërneti, më këshilloi të kërkoj vendi, sepse tha, janë njësoj edhe ato që reklamohen si të importuara, branca etj, është një mënyrë që ti të paguash më shumë. Kamarieri na solli kafetë, limonadën për Dhimitrin dhe fërnetin për mua, por në një gotë me një fron kaq të gjatë sa më kujtoi takat e këpucëve të femrave, që zakonisht i veshin për ndonjë ngjarje të veçantë sepse...nuk arrij të imagjinoj një përditshmëri të tyre, ku arrin të formohet një disekulibër i mundimshëm, tepër lodhës. Ndaj edhe do ta kuptoja çdo femër nëse do t’i hiqte nga këmba për të ecur zbathur. Sidoqoftë nuk serviret një fërnet në një gotë me fron aq të gjatë, nëpër lokale zakonisht këto lloj pijesh shërbehen në gota të sheshta. Tashmuket sikur po përligj atë që më ndodhi e që lashë të nënkuptohet te tema e pijeve të preferuara.
    Kështu, pas rrufitjes së parë, filluam të kujtojmë e të qeshim me ngjarjet që sillnim ndërmend. Rryma e kujtimeve na rrëmbeu kaq shumë, sa në një moment pasional, unë duke lëvizur dorën i rashë gotës së fërnetit dhe e ktheva gjithçka mbi vete, mbi këmishë, pantallona dhe kuptohet pasi përshkoi mbathjet doli edhe në anën tjetër. I lava i tëri me fërnet, nëse mund të shprehem kështu nisur nga hapësira e pushtuar prej saj. U dëshpërova natyrisht, ndërsa Dhimitri pas të qeshurave të para, që s’mund të keqkuptohen i thirri pronarit të lokalit, ulur në një tavolinë e kërkoi ndihmë. Kështu hymë brenda dhe i tha banakieres, një vajzë e bukur, që të më ndihmonte të pastrohesha disi sepse kisha një takim të rëndësishëm.
    - Nuk e mora vesh si ndodhi, - thashë për tu justifikuar.
    - Të kanë marrë më sysh, - tha vajza duke bërë kështu shpjegimin e saj. Pastaj më zgjati një peshqir të lagur për të fërkuar pantallonat, sepse, pronari duke qeshur tha se mos më shkrep në kokë dhe i heq në mes të lokalit. Këmishën e hoqa dhe ma pastroi banaierja, edhe pse nuk ishte një problem për mua sepse në makinë kisha një të varur në kremastar, për çdo rast, ndërsa për pantallonat, duhej patjetër t’i pastroja, nuk kisha marrë të tjera atë ditë në makinë. Meqënëse xhamet e pasmë të makinës janë të errët aq sa është vështirë të shikosh brenda, u futa, hoqa pantallonat dhe i pastrova sa mund. Kështu e zgjidha në një farë mënyre, them në një farë mënyre sepse kur nxehtësia e ditës thau çfarë kishte mbetur nga fërneti, ishte një hartë mbarë e prapë në ngjyrë jodi e që dukej sikur isha përmjerë në brekë. (kjo gjë lidhet me një ngjarje tjetër të ngjashme dy vjet para këtij episodi. Ishte sërish verë. Mëngjes në portin e Durrësit, bëra formalitetet e duhura dhe mora rrugën për në Korçë. E kam zakon që të mbush një termus me kafe. Më pëlqen kafeja që bëj vetë dhe e pi rrugës qoftë edhe duke i dhënë makinës. Në autostradë nuk është problem. Edhe atë ditë kisha veshur një palë pantallona të freskëta, ngjyrë qumështi, “Henri Cotons”. Sapo zbrita qafën e Thanës, u kujtova që në termus kishte akoma kafe. E kështu fillova t’i kryej veprimet me një dorë. Pastaj u desh t’i përdorja të dyja dhe e lashë timonin, ndërsa e ngrita termusin për ta pirë atë që kishte mbetur, rrota ra në një gropë, makina u trondit aq sa ishte e nevojëshme të derdhej kafeja, mbi...mua...pantallonat u bënë elaq. Kur mbrrita në shtëpi, ime më që nuk ta përton thumbin, duke më uruar mirseardhjen e përqafuar, më tha:
    - Ç’të ka ndodhur kështu, të ka zënë barku? nuk ndaloje dot rrugës pas ndonjë ferre?
    - Tallu ti tallu , - i thashë duke qeshur, - është kafeja që mu derdh...
    Dy vjet më pas, kur më pa sërish me pantallonat gjithë fërnet, pa e humbur atë sensin e ironisë që e kakterizon, tha:
    - E mos më thuaj që është kafè!
    - Jo, - ia ktheva , - këtë rradhë është fërnet, të betohem!
    - I paske bashkuar tepër vonë, - ma ktheu dhe mua nuk më mbeti gjë tjetër veç të qesh.)
    Por le të rikthehem në kohë.
    - Mos çaj kokën, - më tha Fatmiri, botuesi, por nuk më qetësoi. Ishte hera e parë aty dhe një njohje e tillë dukej disi komike. Pastaj u ulëm në kolltukët e vendosur në hyrje të zyrës së madhe e mjaft komode dhe filluam të bisedojmë për romanin. Kërkonte të dinte përmbajtjen. I thashë se, sipas mendimit tim dhe atyre që ishin thënë nga shkrimet e mëparëshme, për ç’ka kisha botuar, bëhet fjalë për rrymën e prroit psiqik, si një ndërthurrje edhe me ekzistencializmin, një lloj esence e të dyjave. Pikërisht ndërsa po shpjegoja, Irena shtyu derën dhe thirri:
    - Kam lexuar unë nga romani!
    Ishte njëlloj entusiazmi që e tulati vështrimi i Fatmirit. Ajo kërkoi ndjesë dhe pasi mbylli derën u largua. Sidoqoftë ndërhyrja e Irenës kushtëzoi vijimin, Fatmiri nuk më la të flisja por filloi të flasë se çfarë do të bëhej me romanin, prezantimet në panairet ndërkombëtarë, shpërndarjen në Kosovë dhe Maqedoni, promovimet, sepse tha duhen bërë dy, një në Tiranë e një në Korçë, qytetin tim etj. Tre ditë më pas shkova sërish aty për të nënëshkruar kontratën. Rastësisht u ndodh edhe Fatos Kongoli, me të cilin më prezantoi Irena. Për fat të keq, koha e caktuar e botimit nuk u respektua, madje u desh të bëhej edhe një kontratë e dytë, e kështu shtyrjet për arsye të ndryshme, mungesë energjie apo rritje e kostos, etj, e përcollën librin në një “kur” si një pyetje që torturon jo botuesin por shkrimtarin, i pari ka gjithë kohën në dispozicion, gjë që do të thotë mundësi për t’i përcjellë shqetësimet pikërisht brenda një mundësie të krijuar apostafat (enkas), privilegj nga i cili është privuar i dyti e për këtë përjeton vetëm ankth sepse një “kur” krijon në çdo ditë të ekzistencës së saj “Dikur” por një “Dikur” bosh, pa gjë brenda.
    Megjithatë romani u botua. Natyrisht jo sikundër e prisja, ose sikundër ishte biseduar. Qe lënë pa bërë përthyerja e kopertinës së mbrapme, ku do të ishte fotografia, pak biografi dhe çfarë qe thënë për ato që kisha botuar. Kështuqë ajo “Kur” ? bëri si bëri i la gjurmët e veta.

    Promovimi.

    Librin e pashë për herë të parë, fizikisht, ditën që do të bëhej promovimi në Tiranë, provova sa gëzim aq edhe zhgënjim. Ishte e enjtja e fundit e muajit prill. Për këtë u zgjodh lokali Viva, i vendosur aty ku dikur ishte blloku. Një bar mjaft i këndshëm dhe intim. I zoti i lokalit ishte një djalë me një kulturë të kënaqëshme, që dëshmonte se tregëtia për të ishte vetëm mënyrë për të jetuar.
    Me organizimin, meqënëse unë, për arsye personale nuk mund të ndodhesha për një kohë të gjatë në Tiranë, u muar kushërira ime e parë, poete dhe piktore, Natasha B. Ishte një takim i përbashkët, ajo prezantoi librin e saj me poezi “Trokthi i Kalit” dhe unë romanin tim. Midis të ftuarve, pak të afërm, i lamë qëllimisht jashtë aktivitetit, pra midis të ftuarve, (më erdhi keq kur mësova se Dritëroi (Agolli)për arsye shëndeti s’mund të vinte. Sapo kishte dalë nga spitali ku ishte mjekuar për tensionin. Sadija, e shoqja, tha se po të përmirësohet, do të jemi patjetër. Ka qënë redaktor i një romani tim - të pabotuar - dikur, roman për të cilin, vitin e kaluar u shpreh se dëshiron ta shikojë të botuar. Dhe unë po merrem me të.) ishin shkrimtarë, poetë, më vonë do të njihesha me një vajzë aktore që ishte në Paris dhe pikërisht ajo bleu e para librin, pastaj edhe tjetrin, “Monica De Flor”, (të vetmen kopje që kisha) e si dhuratë mori librin “Historia e një qenieje virtuale”, pra kishte këngëtore, dy pianiste, ose disa, por dy i njoha mirë të nesërmen, kur hëngrëm drekë në një lokal nga liqeni. Piktorë, etj, figura të njohura të botës përkatëse, nuk dua të përmend emra. Midis pjesmarrësve ishte edhe djali i Leka Zogut sëbashku me të fejuarën. Aty mësova se do të martohen nga fundi i muajit qershor.
    Më duket se gjithçka shkoi përsëmbari. Veçanërisht kur u hapën shishet e spumanteve e të verërave që i kisha sjellë nga Italia. Me gotat në dorë, bëhej njohje dhe bisedohej, ndërkohë kush blinte librin kërkonte autograf. Ishin disa orë të këndëshme. Unë atë natë duhej të kthehesha patjetër në Korçë sepse kisha një të sëmurë me vet dhe kështu ika duke lënë disa shishe të tjera vere e spumante. Të nesërmen u nisa sërish për në Tiranë. Rrugës bleva dy trofta të mëdha dhe ende të gjalla sepse përpëliteshin duke përthyer veten nga gjysma e posht, ndërsa gjysma e lart, si trup sirenash ishte pajtuar me atë që do të ndodhte, gjysma tjetër vazhdonte të rrihte ajrin paq, derisa në një moment jo shumë të largët – ju kujtohet “Kur”? në këtë rast është tepër e përcaktuar, dua të them për troftat, tepër afër – dhanë shpirt në bagazh të makinës. Megjithatë ishin të freskëta kur mbrrita në Tiranë dhe i telefonova Natashës se ndodhesha në sheshin përpara korpusit qendror të universitetit. Oh, tha, jemi afër, ne? jemi te Juvenilja. Lokal i mbështetur paksa në rrëze të kodrës mbi stadium. Kështu u takuam, ishin dy pianistet, një tenor, Natasha, unë dhe një këngëtore, Shkuam te një lokal tjetër nga faqja e liqenit, aty poqëm troftat, verën e kisha në makinë, e kështu orët kaluan pa u kuptuar. Më thanë se takimin e kishin vazhduar deri në orën dy e gjysmë të pasmesnatës.

    Kthimi

    Në autostradë duke ikur me shpejtësi, veçanërisht pjesën e parë. Meqënëse Bari – Milano janë thuajse 1000 km, e ndaj në pjesë. Më e gjata dhe më e mërzitëshmja është Bari – Peskara. Një miku im, vitin e kaluar, po vinte të blinte një makinë në Milano dhe kur e morëm në telefon për ta pyetur se ku ndodhej, u përgjigj: Sapo lamë Pesë-karën dhe po shkojmë drejt Gjashtë-karës. I shkruaj të ndara sepse po atë gjë bëri edhe ai në shqiptimin e tij.
    Nejse, diku afër Milanos, më merr babai në telefon duke më dhënë një lajm sa të mirë aq edhe të trishtueshëm. Në pallatin e kulturës të qytetit të Korçës, kohë më parë kishte mbrritur një pako e vogël nga Maqedonia në emrin tim. Nuk di si, për rastësi, apo ngaqë drejtori i atij pallati pa në Top Chanal reklamën për librin dhe u zgjua në kujtesën e tij (Kur e kthyer në Dikur) pakoja. Por nuk besoj të jetë kështu sepse babait ia kishte thënë dikush dhe jo ai. Kështuqë shkoi dhe e mori. Brenda kishte një ftesë për një takim ndërkombëtar të shkrimtarëve ekzistencialiste që u bë në Ohër – kuptoni pse u dëshpërova, flitej për muaj më parë, takimi qe bërë dhe ftesa s’kishte më vlerë. U gëzova sepse sidoqoftë është vlerësim dhe se brenda qe edhe një libër; “Fjalë të Lira” titullohet i përkthyer në shqip sepse libri është në gjuhën maqedone, ku akademiku, autor, Misho Juzmecki, doktor i shkencave historike, në artikullin kushtuar librit tim “Monica De’Flor”, ndër të tjera e quan “perla e letërsisë ekzsistencialiste”.
    Kështu u mbyll pjesa e fundit e udhëtimit duke u përpjekur të gjej ngushëllim te shprehja aq njohur se “dhimbja e gëzimi, janë motër e vëlla”.
  15. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Memento Mori? - mërmëriti Eda Di.

    Dilema “ankthi”, ekzistenca
    VEPROR HASANI
    13/07/2008 “Memento mori”

    Pëshpëriti Eda Di

    Roman

    Prozatori Remo Koçiu vjen prej gjeneratës së re të prozatorëve si një krijues i talentuar në prozën moderne shqiptare. Autori jeton e punon në Milano. Ka botuar novelën “Historia e një qenieje virtuale” dhe më pas romanin, “Monika de Flor”, i cili u vlerësua prej kritikës si një arritje në prozën bashkëkohore moderne. Romani është përkthyer në gjuhën italiane dhe maqedonase. Prozatori vjen në këtë roman me emrin e krijuesit të përkushtuar. Në romanin e ri të prozatorit Remo Koçiu “Memento mori” gjen refleksione për dukuri të jetës bashkëkohore, për mundësinë dhe pamundësinë, për të dukshmen dhe sidomos të tashmen. Në roman gurgullojnë ujëvara mendimesh e thëniesh si një tërësi kumtesh të dhëna me koncizitet, që mbartin në vetvete tharmin si jetë e jetuar apo si përvojë e fituar, një vlim gurgullues, që lexuesi e miraton përmes mendimit dhe pohimit racional dhe emocional të arsyeshëm. Romani është voluminoz, një roman që mbahet në tavolinë. Në cilëndo faqe që ta hapësh mund të lexosh lehtësisht dhe pavarësisht nga lidhjet e mundshme dhe natyrisht do të zbulosh gjendje shpirtërore që të mahnitin dhe mprehtësinë e mendimit dhe të ndjenjës, të nxit për një ikje diku në hapësirë dhe rikthim më shpejt në të tashmen në pikëtakime kohore e ndjenjësore. Në cilëndo faqe që të shfletosh romanin lexohet si një tekst i pavarur, ndërsa titulli i romanit na kujton përkohshmërinë e qenies në këtë botë. Ajo vjen si një kujtim për njeriun dhe e përgatit për të tashmen dhe të ardhmen. Prozatori ngjet me një skalitës, i cili e rrëfen mjeshtërinë në njësinë më të rëndësishme siç është fjala. Në roman nuk ka rrëfim në kuptimin klasik, ka njësi, emocionalitet, përjetim, shfaqje të shumëtrajtshme, të cilat flasin për një punë tepër të kujdesshme e të durimshme. Proza është një lëndë e vëllimshme dhe tepër e mundimshme që prozatori ka arritur ta nënshtrojë mrekullisht. Gjithçka që lidhet me personazhet e romanit zhvillohet si një lajë që nuk përfundon as në komoditetin e Titanikut të njësuar. Këtë tekst voluminoz me stilin e një proze moderne bashkëkohore do ta konsideronim si një vals marramendës, si “Valsi i Titanikut”. Proza e tij është e ngjashme me prozën e të mëdhenjve Xhojs, Kafka, Sartri etj. Prozatori nuk krijon kurrkund boshësi. Edhe nëse ndihet mungesa e një diçkaje kjo plotësohet prej asaj që vjen pas, e cila rrezaton si nëntekst. Pra boshësia apo elipsi brenda mendimit, përshkrimit, thellësive, merr kuptimin e vet. Në roman rrëfimi linear është pothuajse i rrudhur, dominon përjetimi i përbrendësuar i qenies njerëzore. Rrëfimi si një bashkëbisedim dhe përjetim apo si monolog është një ndjesi e epërme e formësuar dhe shformësuar e shprehur si nëntekst. Ka shumë elemente që sugjerojnë staturën moderne të romanit. Prozatori sjell në roman jetën e jetuar dhe të përjetuar si filozofi, ku gjen një përputhje e vazhdimësi që vjen prej së dikurshmes dhe takohet me të tashmen. Në roman shtrohen dy nga problemet madhore që kanë të bëjnë me njeriun: ai i jetës dhe i vdekjes. Koha absolute e një diskursi të tillë prej personazheve. Romani “Memento Mori?...” (Vdekja kujton), një histori vetjake e pleksur me një shumësi fijesh të tjera, që nuk janë gjë tjetër veç ngjarje ku jeta ka zhvilluar trillet e saj dhe ku roli i njeriut është një mjet që i shndërron në duketa. Ekzistenca jonë si një parathënie e diçkaje më të fuqishme, që është forca e përbindshme e krijimit universal. Janë ngjarje që duket sikur ekzistojnë përreth nesh, sikundër ajri, kaq të domosdoshme dhe pikërisht nënshtrimi ndaj diçkaje të tillë, krijon atë që quajmë fatalitet, thuajse një pashmangësi. Futesh në thellësi dhe përpëlitesh, lufton kundër diçkaje që nuk e shikon, sepse kthjelltësia është armiku yt. Ankthi apo instinkti për të mbushur mushkëritë me ajër të shtyn të hapësh gojën dhe këtu merr fund çdo gjë. Frymëmarrja si një veprim jetësor në të njëjtën kohë kthen faqen e vet dhe shndërrohet në vdekësor, gjë që ndodh si në një bar si Titanik, ku Tomaso S, futet sepse kërkon një ngushëllim, përkohësinë e një bote ku çdo gjë vdes, vdes fizikisht, pasi ka vdekur më parë shpirtërisht. Tri personazhet e tij, që gjenden në bar “Titaniku”, përhershmëri e jetës që ka mbetur në gjendjen e saj primitive si dëshmi, thuajse bllok skulpturash, ku historia e krijimit të tyre është e lidhur me tri ditë. 3 - numri i shenjtë, numri me natyrë hyjnore, përbërja e të cilat ka ndërtuar pafundësinë. 4 është numri i krijimit Jakopo, Ugo, Danieli, Andrea dhe 3+4 =7 - numri i përsosur. Pa u zgjatur shumë, mund të themi se tashmë keni mundësinë të lexoni një roman që të le sa të befasuar aq dhe të mrekulluar.





    Artikulli është botuar ditën e dielë në gazetën Metropol.
    Më njoftuan në telefon atë mbasdite e, meqënëse ende nuk më ka ardhur gazeta e kërkova dhe e gjeta në “Metropol online”.
    Me disa pasaktësira, më saktë dy, të cilat nuk lidhen me komentin bërë romanit, ndaj edhe unë nuk po u kushtoj rëndësi, mendoj qe autori, ka mundur të hyjë në botën e përshkruar aty. Natyrisht, romani kërkon një lexim tepër të vëmendshëm për të kuptuar linjat, ndërthurjen dhe botën e brendëshme të personazheve e cila është në një lëvizje të përherëshme jo lineare, gjë që ndoshta e detyron Eda Di të thotë se ata ishin shumë vetmi dhe shumë vetmi s’përbëjnë kurrë një shoqëri”. Nuk duhen kërkuar karaktere peronazhesh, por një botë e brendëshme që vegjeton brenda gjendjesh të ndryshme. Është njësoj si të lexosh hijen.
    Përfitoj nga rasti ta falenderoj autorin e shkrimit duke shpresuar që një ditë edhe ta njoh personalisht.

    Mendoj se duhet sqaruar prejardhja e “Memento Mori”. Në Romën e lashtë ishte zakon ta prisnin gjeneralin triumfues me nderime të mëdha, populli në rrugë por edhe në senat, ku ceremonia zhvillohej në dy mënyra mirë të përcaktuara nga domethënia. Aristokratët, ose patricët sikundër quheshin në Romë, i thurnin lavde gjeneralit duke i mbyllur ditirambet me kurorën në kokë, pas kësaj riti merrte rrugë tjetë. Në fund fare, kur përfaqësuesi më i thyer në moshë i plebenjve i afrohej, qëndronte përballë tij dhe e “zhvleftësonte” gjithçka duke i thënë:
    - Mos harro se vdekja një ditë do të të kujtojë edhe ty!
    Kështu mbeti Memento Mori - Vdekja kujton…
  16. atman

    atman Anëtar aktiv

    Re: Memento Mori? - mërmëriti Eda Di.

    Meqënëse ata që kanë shkruajtur për librin përputhen në vlerësimin e tyre, çfarë ka thënë studiuesi dhe kritiku i mirënjohur i letërsisë, Muharrem Xhaxho po e fut me disa shkurtime. Autori ka fituar disa çmime republike me studimet e tij si dhe tashmë është duke përgatitur një libër të gjerë. Vlerësohet si një nga autorët më seriozë e skrupolozë si dhe një njohës i hollë i mesazheve që përcjell letërsia e arti.

    ...
    Në roman shtrohen kryesisht dy nga problemet madhore që kanë të bëjnë me njeriun, ai i jetës dhe vdekjes. Koha absolute e një diskursi të tillë prej personazheve është ajo e tri ditëve të fundit të marsit, ditët e plakave që në Itali quhen ditët e mëllenjave, lokali ku zhvillohet biseda dhe zë fill diskursi, përsiatja, përvoja dhe gjithçka tjetër, është bar Titaniku.
    Personazhet janë klientë të bar Titanikut. Herë pas here, përmes zërit të personazhit, vjen shumëllojshmëria e gjendjes emocionale, mendimi, rrëfimi. Gjithashtu të habit Titaniku me ngrohtësinë, mobilimin, kureshtja për reliket, heshtja që dikton si një diçka e frikshme shpirtërore që duhet shkundur. Të gjithë vështrojnë flokët e dëborës që vërtiten si gjethe, ngatërrohen e kryqëzohen dhe rrëshqasin si pika loti prej dhimbjes. Dëbora është pezmi që mundon. Kujtuan se dimri iku. Kishte qenë tepër i lodhshëm, plot borë e ngrica, ndërsa ata kishin vuajtur të zitë e ullirit. I mashtruan rrezet e para të diellit ose i gënjyen. Romani është një zhbirim i gjendjes psikike të personazhit.
    Rrëfimi ka një argument si dukuri etike, filozofike, si traditë e mendësi, mundëson sjelljen e një kumti të së shkuarës që lidhet me të sotmen, por edhe si një vazhdimësi dramatike apo tragjike. Secili nga personazhet ka dramën e vet. Tomasi me nënën vuajnë varfërinë, por ruan dashurinë me Madalenën. Ndërsa Kristjani përfundon në burg dhe Thomain e bëjnë me faj. Të gjithë dëshironin të vrisnin veten se donin të ishin ndryshe. Në lokalin që i shëmbëllen Titanikut të mbytur ndodhen edhe prifti, at Desiderio, Bambolona që ka emrin e kokainës dhe aristokratia e verbër. Po të hysh brenda këtij grupi apo shoqërie, është njësoj sikur të hipësh në një makinë në ecje e sipër. Ky rreth i ngjan një shumëkëmbëshi. Eda Di, vëren se brenga rritet më shpejt se ajo. Është nën ndikimin e pandjenjësisë që deformon çdo mendim. Nuk e ka humbur shpresën, kjo sjell atë që heshtjen ta shndërrojë në monolog. Ajo i ngjan më shumë një bime kacavjerrëse që ka nevojë për mbështetje, ndryshe do të shkelet nga këmbë njerëzish. Është tepër delikate për t’i qëndruar kohës. Është kohë për t’u mërzitur.
    Tomasio S mendon se çdo qenie është si një rrymë dhe rrënjët e ushqejnë me mjerim. Njeriu ka dy profile të ndryshme. Në botë bëhen shumë mëkate e padrejtësi, njeriu nuk është i sigurt për atë që bën, ai po shkon kundër vullnetit të krijuesit. Ndoshta, një ditë, do të ketë edhe një Noe të dytë. Kujtimet përpëliten as të gjalla dhe as të vdekura. Perspektiva që sheh pas kurrizit është mashtruese. Është një arsye që të mos e përplasë vështrimin me tjetrin, kërkon ta fshehë, të mbulojë misterin e shpirtit të tij.
    Ndonjëherë edhe nuk reagon. Ai bluan fjalët që thuhen. I pëlqen të ruajë imazhe fëmijërore, sepse ato e ndihmojnë të mbajë ndezur imagjinatën. Tomaso rrëmon fjalët, i bindur se diçka lëvrin. Pas çastit të pijes, ai është gati të japë gjendje të mrekullueshme emocionale. Atë nuk e intrigon bashkautorësia që vihet re në shprehjen e tjetrit, shkëput fjalën, veçon thelbin e nostalgjisë. Shpesh ai shfaqet në rolin e pohuesit apo të përkrahësit dhe mbështetësit. Personazhet kaplohen në ndjesi trullosëse prej dehjes nga kujtimet e shumta, mëdyshje dhe lëvizje kuturu, përsëritja e pandërprerë e ndodhisë, vërejtje ekzistuese, letargji, diçka e kujtuar përkëtej e përandej vdekjes. Ikja vjen si përftim apo edhe si pendim prej një gjendje ankthi. Kridhen në kllapinë e ëndrrës e të ngjethjes për jetën e jetuar.
    Romanin e sundon polifonia e zërave të shumëllojshëm.
    Memento Mori është një togfjalësh që përsëritet shpesh ndër personazhe që do të thotë se jemi të përkohshëm, se vetëm hija që lë njeriu është e plotë dhe mendimi “nuk do të jemi” është fjala më e stërvitur si “Rikthim i përjetshëm i asgjësë”, - do të shprehet Niçe. Jakobo, Ugo, Daniele, etj. shprehen se nuk ishin të këqij, por të lodhur nga jeta. Kërkonin emocione të këndshme për të larguar depresionin.
    Te galeria e personazheve në bar gjen diçka të përbashkët, heshtjen si ankth, papërfillshmërinë e secilit, kërcimin e jetës dhe pyetja: Si do ta përballoj atë? Përgjigjja qëndron te misteri i shndërrimit, i transformimit, te rënia e gjetheve apo zbritja e tyre së bashku me shiun.
    Prania e Maria Madalenës është një ngacmim i përhershëm; fytyrë mahnitëse, trup tundues e shfrim i përmbajtur ndjenjash, vullkan i fshehur, afsh trembës, lavë ngurtësuese, që do të thotë se vetmja gjë e sigurt është pasiguria. Maria Madalena në interpretimin e fakteve qëndron midis Jakopos dhe Ugos.
    Bambolonën nuk e ngasin, por e lënë të gërryejë vetveten, ndërsa ajo duket si një amforë e dyllosur nën ujë. Qenia e saj pajtohet me veten. E ruan largësinë e duhur. Qenia e ndjeshme përballë tundimeve, sharjeve, përdhunimit nuk thyhet. Zemërimi i saj shërbeu, për të realizuar një përmbytje. Ka ditë që janë krejt të Bombolinës. “Ndodh si nëpër filma”, - do të shprehet vetë ajo. Është origjina që të zgjon se nuk shpëtojmë dot prej rëndomësisë. Apo thënia: “ne s’jemi tjetër gjë, veç një thes kockash që jeta e mbart në kurriz derisa lodhet...”
    Kristiani është arkitekt varresh. Është ironik. Në roman ka interpretime të pafund midis Tomasos S dhe Kristianit për dukuri të ndryshme e në veçanti për jetën dhe vdekjen. Madje i kapërcen kufijtë e një bisede të shtruar e normale dhe kthehen në duele interpretimesh. Për Tomasion shqetësimet janë tokësore. Kristiani do të shprehet: “Dy mijë vjet më parë njerëzit drogoheshin me fjalë, tani...” tregon me kokë nga afresku.
    At’ Desiderio vetëm sa kujton indiferencën dhe misterin, largësia që mban është një tërheqje e qëllimshme.
    “- Për të fshirë keqkuptimet, i mbush sytë me errësirë, - i thotë aristokratja.
    - Më keq është kur të tradhton vetja, - shqipton at’ Desiderio.”
    Në mërmërimat fshihet e vështira, urrejtja, pështirosja sesa diçka e mirë, lutja si formale e një dufi shpirtëror. Realiteti i dikurshëm vjen nën një vizion të përthyer që hyn në marrëdhënie me të shkuarën. Pra, është koha e dikurshme, lashtësia ajo që tundon për një çast arsyen, është e shkuara që hyn tek e tashmja si një lloj frike apo trembje, prej asaj që mund të ndodhë si një mallkim, që të gjithë, kush më pak dhe kush më shumë, e jetojnë shoqërinë e frikës.
    Kemi gurgullimën e një proze poetike ku Tomaso ndodhet në rolin e një psikologu që deshifron enigmën që e mundon njeriun, ku tallja është një peng që shkakton pareshtur dhimbje. Mendimet vërtiten si zogj të çoroditur. Është bar Titaniku që të shtyn në mundime të papritura dhe çdo gjë e ndërtuar e shpërfytyron aktin tragjik të mbytjes.
    Bota shpirtërore e personazhit endet midis reales dhe imagjinatës, midis së dukshmes dhe të padukshmes, midis konkretes dhe abstraktes. Dialogu është tepër i rrallë dhe në funksion të pohimit kategorik. Mendimet e shprehura në funksione zhbiruese vërtiten si zogj të trembur që kërkojnë shpjegim e mbështetje.
    Vdekja shfaqet me një fytyrë. Jetojnë në një funeral të përjetshëm. Ajo krijon mbretërinë e vet për njerëzit, ndërsa vetë nuk rri aty kurrë. Ajo është arkitektja e universit. Në roman ka interpretime të pashembullta të vdekjes. Çdo gjë që shpikim shkon drejt vdekjes, pra shkojmë drejt mohimit. Njerëzit nguten, ngaqë nuk pëlqejnë ta shikojnë të ardhmen e tyre në të shkuarën e tjetrit. Vdekja është e pafuqishme përballë njeriut që fle, se shpirti i tij është i lirë. Vdekja dhe njeriu nuk takohen kurrë. Rrallëkush arrin ta shohë fytyrën e Karontit, i rri përballë, i kënaqur se dredhitë e të vdekurve nuk e cenojnë.
    Vdekja kishte qenë, por u dukej e tepërt ta mendonin si diçka tjetër, dhe njerëzit për hakmarrje sajuan vetëvrasjen. U krijuan për të dëmshpërblyer vdekjen si taksë. Jeta e njeriut shtrihet midis të kundërtash: lindjes dhe vdekjes. Vdekja i kapërcen përmasat e mendjes. Fuqia e saj edhe pse shuan çdo burim drite, ndez zjarrin e përjetshëm të pasionit. Vdekja ndjek në heshtje çdo gjë. Ajo është një mbresë që e kemi fshehur tek aroma e luleve. Aty përkujdeset Dhendrita. Ky është emri i Heteres sipas mitologjisë së Kretës. Prozerpinën e mundon ndjenja e hakmarrjes. Kori shoqëron ritmin vallen, duke e bërë me vdekësore skenën.
    Soditim heshtur personazhet anonime të vizatuar mbi fasadën e kishës, fytyra të zbehta që vetëm vdekja është në gjendje ta krijojë një dorë makabre që quhet “triumf i vdekjes”. Silueta e Maria Madalenës vallëzon me të vdekur. Kush nuk shikon dritën e diellit, ruan përherë në sy errësirën e vdekjes. Një plak i mallkuar prish humorin përfundimtar, me një zë të thellë nëntokësor, shqipton vetëm dy fjalë që e shembin ajrin dhe e vrasin shikimin “Vdekja kujton”.
    E ardhmja është dyshim i mirëfilltë; “Jemi që të gjithë të vdekur”, - thotë plaku, çdo rizgjim është një mundësi për të vdekur. Njeriu lind për kohë të këqija. Njeriu vdes ngaqë i kundërvihet vdekjes, jo i dënuar për gjynahet. Sikur ta pranojë, kjo i ndryshon konceptet. Krishti e pranoi, ndaj u ringjall. Vdekja i mbjell njerëzit, nuk i vdes, i mbjell siç mbillet fara në tokë.
    Flitet për Titanikun, ndërsa të shtyn në përfundime imagjinare, si imazhe filmike që lidhen me një imitim të një ngjashmërie të ndërkëmbyer në kohë e situata të ndryshme, këtë e jep pamja e barit dhe piktura. Papritur, ringritja, si një imitim i përkryer, shpërfytyrohet shpesh përballë rrënimit shpirtëror dhe rrezikut të përditshëm. Realiteti i dikurshëm vjen i ndërthurur me të sotmen. Është e dikurshmja ajo që e sundon për një çast arsyen. Ka një lloj trembje nga e padukshmja, nga ajo që mund të ndodhë dhe që hetohet kohë pas kohe. Pra, imagjinimi se mund të ketë një fundosje të tjetër, është një mendim i shkëmbyer. Ideja se të gjithë jetojnë nën shoqërinë e frikës është një ndjesi virtuale.
    Prozatori nuk e mënjanon fjalën që merr peshë si një simbolikë, e cila fsheh brenda vetes një dilemë, si një kurth i ngritur me kujdes.
    Titaniku, i shëmbëllyer si bar, është njëherësh simbol i madhështisë dhe i tragjizmit.
    Romani “Memento mori”, është një ndër arritjet më serioze të prozatorit Remo Koçiu, i shkruar me kulturë dhe me një art magjepsës.

    Muharem Xhaxho
    Prill 2008
  17. vetmir

    vetmir Guest

Share This Page