Disa fjale mbi qyteterimin arab.

Diskutime tek 'Historia Boterore' filluar nga Seyfert, 8 Oct 2014.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Ne shekullin e 13 te eres sone, ose ne shekullin e 6-te sipas hixhrit, qyteterimi arab, i mbeshtetur dhe inkurajuar nga kalifet omejade dhe abaside, kishte marre zhvillim te madh. Kultura arabe i a kaloi kultures oksidentale te asaj kohe. Kjo kulture e madhe u be kandili qe ndriste naten e erret te mesjetes, te shkaterrimeve qe kishin sjelle Perandoria Romake, invadimet barbare, kontet e markezet qe s’dinin te perdornin penen, vecse shpaten. )Ne manastire, xhakonjte, Shen d’Asizi dhe Shen Thoma d’Akuini dhe pasuesit e tyre kalonin me dore manuskriptet (doreshkrimet) e vjetra ne pergamene dhe interpretonin librat e shenjte: Biblen dhe Ungjillin.
    Por, gjate kesaj kohe, kultura arabe e stimuluar se tepermi nga dynastia e almohadeve dhe ajo e abencerageve ne Marok dhe Andaluzi, kaloi ne nje”shekull te arte”.
    Kur studjojme keto periudha te histories se lashte,shohim se kur ecje ne te famshmin Forum Romanum, shkelje mbi bajga lope, dhe ky forum kishte marre emrin “Forum (campo) Vaccino, kurse ne Bagdat dhe ne brigjet e lumenjve Tiger dhe Eufrat, pallatet ishin veshur me mure mermeri, qytetet arabe kishin kanalizime,, ujesjelles, , rruge te shtruara me kalldrem, te cilat ndricoheshin me drita, kishte banjo publike e biblioteka universitare me qindra mijra vellime, zhvilloheshin konkurse poezie, ndersa emiret e rafinuar arabe te Bagdatit e te Kordoves ne Spanje ndertonin, mbronin diturine dhe shkencat, ndihmonin ngaritjen e shkollave, librarive, shoqatave shkencore, ne nje kohe kur shumica e konteve dhe markezeve te Sharlemanjit s’dinin te shkruanin as emrin e tyre.
    Ja disa nga dijetaret dhe shkencetaret arabe qe bene epoke:

    Al Razi, Mjek alkimist dhe filozof Persian. Zbuloi dhe percaktoi diagnozen e lise se vogel si dhe te fruthit. Kirurg i shquar. I pari qe diktoi nerving “laryng” Disa here operoi kataraktin. Ka hartuar nje enciklopedi mjekesore prej 24 volumesh qe, e perkthyer ne latinisht, ka qene e njohur ne gjithe Europen perendimore mesjetare.

    Al Hazis, Mjek. Percaktoi diagnozen e gushes “goiter” dhe diktoi operacionin e “litotomise”, duke percaktuar ku duhej bere seksioni, gje qe perdoret dhe sot.

    Al Hazin, Fizikant, matematicien i shquar arab. Autor i shume veprave dhe traktateve matematike, fizike, astronomike, filozofike, shume nga te cilat kane arritur gjer ne ditet tona, midis te cilave “Traktati i kurbave gjeometrike”.
    Ne vepren e tij “Optika”, pershkruan I pari ne menyre shume te sakte, syrin me materien e tij te lengshme, kornen, retinen, kristalinen, flet per parimet e dhomes se erret, mbron tezen se drita perhapet nga objekti drejt syrit dhe jo anasjelltas.

    Avicena, Mjek arab. Jetoi ne Sevilje te Spanjes. Averroes ka qene nxenes dhe mik i tikruj. Ka shkruar vepren “Teusir”. I pari qe praktikoi.” “bronkotomine”, dhe u shqua ne grumbullimin e te dhenave te sakta te luksasioneve, frakturave, mediastrit, perikardit dhe te edemes pulmonare.

    Averroes. Mjek, fizikant, astronom, matematikan dhe filozof. Me tere kuptimin e fjales nje gjeni universal. Shkroi nje traktat mbi “theriaken” (helmet mbi ethet). Ai sheronte te semuret duke keshilluar “emetiket” dhe “revulsivet”, duke zbatuar sinapizmat dhe vaksinimet. Mbrojti dhe komentoi veprat e Aristotelit.

    Aben Baithar. Mjek e botanist. Korrigjoi veprat e Dioskoridit, dhe Galienit (mjek e filozof grek). La pas nje enciklopedi mjekesore, e cila titullohet: “Medicaments simples”.
    Ata qe u frymezuan nga keto vepra, u quajten “fajlasuf” – filozofe. I pari nga keta ishte Al Kindi, - qe jetoi ne Bagdat ne kohen e dinastise se kalifeve abaside.
    Al Kindi. i permbahej teorise neoplatoniane, sipas se ciles “bota eshte nje krijese e zotit”, i cili nen emrin e inteligjences se pare dhe nepermjet nje sere veprimesh te zgjuara e te hierarkezuara, krijoi “ex nihilo” (jashte asgjese) – boten.
    Al Farabi. - Nje mendje universale per diturite e tij te thella ne nje varg fushash te shkencave. Mori emrin “magister secundus” pas Aristotelit qe ishte “magister primus”.
    Filozofia e Al Farabit perbente perpjekjen e pare te harmonizimit ne mes fese islame dhe arsyes njerezore.
    Por filozofi me i shquar eshte i famshmi Ibn Sina (Avicena), mjek e mendimtar i madh, si dhe njeri politik. Ne vepren e tij “Shifa”, u mundua te bente sintezen e filozofise s Aristotelit, te interpretuar me frymen neoplatoniane, me ato te botes lindore islame. Perpunoi nje filozofi te tere idealiste te krijimit.
    Filozofia e Avicenes quhet dhe filozofi illuminative. Por Avicena si shkencetar qe ishte, shpesh u shkeput nga misticizmi, dhe ne fiziken e tij arriti ne idene e levizjes dhe te zhvillimit te materies, ne baze te ligjeve natyrore te shkakesise e te domosdoshmerise.
    Al Gazali. – Filozof suni. Atakoi fort filozofet, dhe e quajti te kote cdo perpjekje te tyre per te arritur te verteten. Misticizmin e tij, idene se e verteta arrihet vetem me ane te besimit dhe te intuites, ai e shpalli ne vepren e tij “Tahafat al fajlasafia” (veteshkaterrimi i filozofeve).
    Me vone Bagdati del ne legjende e ne histori si kryeqyteti i dinastise se abasideve. Ky shkelqim erresonte rezidencat e kalifeve irakiane, raken dhe Samarrane.
    Ne mesjete shkelqeu dhe qyteti i Basres, kurse Kufa vuajti nga konkurenca e Bagdatit.
    Ne perendim, perandoria arabo – islamike u invadua nga fiset berbere, sidomos prej almoravideve, qe sundonin ne Magreb (Algjeri, Marok, Tunizi).
    Pra, Perandoria arabo – islamike u be nje konglomerat popujsh.
    Al Ashari. – Teolog dogmatik i krahut ortodoks, perfaqeson kundershtimin e tradicionalizmit e imamit Hanbal, dhe me pikpamjet e tij del hapur ne perkrahje te besimit islam.
    [​IMG]
     
    xarcus, exit and Al-Punk like this.
  2. hurtlocker

    hurtlocker Valoris scriptorum

    fale qytetrimit te shkelqyer arab te epriudhes se arte te Islamit europa eshte ajo qe eshte.

    kemi marre nga ata:
    1- dijet e qytetrimit te lashte heleno romak-kisha katolike dhe ajo ortodokse i kishin fshir nga dheu....biblotekat e lashta helene e romake qe u ruajten nga arabet, ringjallen idete klasike
    2- velen oqeanike, anijen oqeanike, lundrimin oqeanik, hartografine, busullen- erdhen ne spanje nga qindra vjet sundim arab- jo rastesisht ne spanje filloi epoka e re, zbulimi i amerikes etj- te gjitha shpikje arabe-islame
    3- celiku dhe baruti- garantuan dominimin eurpian te botes se re
    4- mjeksia-profilaksia- nepermjet kapelaneve ushtarake (prifterinjve) te kryqtareve
    5- pasticeria moderne
    6- higjenen personale dhe urbane
    7- alkolin dhe parfumerine
    8- mbareshtimin modern te kuajve-dhe baze e veterinarise moderne
    ...kemi refuzuar tolerancen tipike fetare te islamit (flas si katolik) perjashto Polonine e kazimierzit te madh qe ish i vetmi vend kristjan tolerant...
     
    Dreamer likes this.

Shpërndajeni këtë faqe