Disa rregulla mbi zonen e Programuesve. (Lexo ketu para se te diskutosh!)

Diskutime tek 'Programet dhe Programuesit' filluar nga POMPACIU, 9 Mar 2004.

  1. POMPACIU

    POMPACIU Forumium praecox

    Disa rregulla mbi zonen e Programuesve. (Lexo ketu para se te diskutosh!)

    Forumi "Programet dhe Programuesit" si ne kuptimin e vete fjales qendron per diskutime, ndihmë, pyetje dhe përgjigje mbi programe të ndryshme!

    Kjo zone nuk duhet ngaterruar shume me tema te hapura pa vlere qe te nxjerrin ne diskutime te kota duke i humbur vlerat te tjera temave ne te cilat dikush ka kerkuar ndihme dhe ka gjetur ose pret per pergjigjen e duhur nga anetaret e forumit.

    Qellimi i forumit nuk eshte qe kjo zone te kthehet ne dallavere midis crackerave'hackerave'etj te vetemeruar duke nxitur nje shikues te thjeshte ti futet nje rruge qe nuk te nxjerr askund!

    Meqenese ne kete zone ofrohet dije do sygjeroja qe edhe temat e hapura te jene direkte me nje titull unik i cili te ishte i lehte per shikimin e nje perdoruesi qe kerkon nje pergjigje ose thjeshte deshiron te mesoje dicka!

    Diskutimet e hapura me titull te dubluar si "ndihme!" ose "shiko kete!" do te rishikohen nga stafi dhe titulli do te ndryshohet sipas problemit dhe qellimit perse eshte hapur tema.

    Mundohuni ti permbaheni rregullores se pergjithshme disa pika qe veçoj:

    Pika 1: Gjuha kryesore e Albforumit është shqipja. Gjuhët e tjera do të lejohen vetëm në rastet kur shprehin:
    a) thënie apo batuta
    b) terma apo fjalë që nuk kanë përkthime në gjuhën shqipe
    c) artikuj ose shkrime me referencat përkatëse.
    Në rast shkelje të kësaj pike postimi do të ndryshohet ose fshihet.

    Pika 2: Ndalohet rreptësisht postimet që kanë për qëllim të shajnë me fjalë ofenduese drejtpërdrejt një antar të Albforumit. Shkelja e kësaj pike do sjellë si pasojë paralajmërimin për heqje e së drejtës së postimit në Albforum.

    Pika 3: Ndalohen postimet me përmbajtje pronografike (shkrime, foto, lidhje në faqe të tilla). Shkelja e kësaj pike do të sjelle si pasojë paralajmërim për heqjen e së drejtës së postimit në Albforum.

    Pika 4: Postimet duhet ti përkasin temës përkatëse si dhe gjithashtu temat e reja duhen ti përkasin kategorisë përkatëse. Në rast të kundërt postimi do ndryshohet ose fshihet, ose tema do të transferohet.

    Për çdo pyetje ose sugjerim që mund të keni në lidhje me AlbForumin gjithashtu edhe ankesat ndaj MODERUESVE dhe ADMINISTRATORËVE mund te shkruani tek: http://www.albforumi.com/af/ultimatebb.php?ubb=forum;f=9

    Per ankesa, sygjerime si dhe diskutime rreth rregullores mbi zonen e Programuesve mund te diskutoni ne kete teme.
     
  2. POMPACIU

    POMPACIU Forumium praecox

    Re: Disa rregulla mbi zonen e Programuesve. (Lexo ketu para se te diskutosh!)

    Te zgjerosh njohurite dhe Idete, te kuptosh!

    Degjo, disa diskutime dhe pse pak me spec te bejne te kuptosh nese ja vlen te shikohen apo jo. :)
     
  3. POMPACIU

    POMPACIU Forumium praecox

    Re: Disa rregulla mbi zonen e Programuesve. (Lexo ketu para se te diskutosh!)

    Te kuptoj, dhe me vjen mire qe diskuto + qe jep mendimin tend per dicka, duhet theksuar se Forumin e mbajn gjalle Anetaret dhe jo Moderuesit.

    Problemin me temat e kam vene re, por per klasifikimin e tyre(e te tjera probleme) duhet plotfuqi gje qe une si Moderator nuk e kam! Nuk e di nese me kupto, une mendoj se eshte dhe mungesa nga ana fuksionale e forumit e cila vendos kushtezime. Do te ishte shume me e pranueshme dhe funksionale nese mesazhet do te ndaheshin ne kategori si psh:

    Forumi kryesor: Programet dhe Programuesit
    Ne krye links mbi rregulloren e forumit, per te qartesuar perdoruesin se per cfare diskutohet ne kete forum dhe ku*/kur* duhet hapur diskutimi!
    (katgorite)--------------->Diskutime per studime (Tutorials*)
    ------------------------->Diskutime mbi sigurine (viruset, privacy, Vulnerabilites, etj...)
    ------------------------->Diskutime per programuesit (GJuhe programimi, projekte, scripts, etj...)
    ------------------------->Diskutime mbi sistemet operativ (Microsoft, Mac, Unix, etj...)
    ------------------------->Diskutime te papercaktuara (si lajme, informacione, pytje, te ndryshme, etj...)
    Nese miratohej mund te vendosej edhe nje nenforum per te apsionuarit e Warez etj... pislliqe.

    Sidoqofte ky ishte vetem nje shembull i cili nese do te realizohej cdo perdorues do ta kishte me te lehte te shikonte ate per cka i intereson po ashtu edhe te hape tema diskutimi ne zonen perkatese.

    Ne pamundesi tani diskutimet hapen ne nje kategori te vetme e cila i permbledh te gjitha nga pak nenkategorite qe permenda me siper e te tjera qe nuk i kam permendur. Keshtu i humbasin vlerat diskutimeve perderisa jane sallate te gjitha nga pak esence programimi ne nje pjate.

    Sidoqofte ky eshte mendimi im,
    ftoj anetaret e tjere te japin opinionet e tyre.
     
  4. POMPACIU

    POMPACIU Forumium praecox

    Re: Disa rregulla mbi zonen e Programuesve. (Lexo ketu para se te diskutosh!)

    Duke shikuar se shume perdorues hapin gati ç'do dite tema diskutimi po me te njejtin subjekt kerkese per shkarkimin e plote, serialin ose crack per filan program per te cilin nuk i kane mundesite ta paguajne ne menyre te ligjshme, kemi hapur nje teme diskutimi ne kete menyre perdoruesit mund te shikojne kerkesat dhe ata qe kane deshire dhe kane dijeni mund ti kthejne pergjigje personit kerkues bashke me lidhjet e shkarkimet me ane te mesazheve private!.

    Ç'do diskutim i ri i hapur ne zonen e "Programet dhe Programuesit" per Warez do te fshihet, dhe kerkesat do te vendosen ne temen perkatese(lidhja ne fund*) "kujdes, jo pergjigjet" pergjigjet te shkembehen me ane te mesazheve private!

    Kerkesat për shkarkimet, seriale, programe te plota falas - W A R E Z!
    lidhja: http://www.albforumi.com/af/ultimatebb.php/ubb/get_topic/f/49/t/000528
     
  5. POMPACIU

    POMPACIU Forumium praecox

    Re: Disa rregulla mbi zonen e Programuesve. (Lexo ketu para se te diskutosh!)

    Kohet e fundit kam vene re se po hapen gati çdo dite tema po me te njejtin subjekt. Ky problem ndodh sepse perdoruesit pertojn per te shikuar me pare mbi problemin qe i shqeteson ne temat aktive por ne te kundert dhe i duket si dicka me e shpejte hapin tema te reja.

    Kjo ka sjelle ne zmadhimin e pavlere mendoj une te zones se programuesve. Duke vazhduar nga ky njoftim temat e reja te hapura te cilat jane te njejta me tema te tjera do te fshihen direkt. Domethene neqoftese hapni nje teme dhe shikon qe neser ose mbas pak tema eshte fshire do te thote qe nje teme e njejte eshte hapur kohe me pare dhe eshte akoma aktive ne forum.

    Do ju sygjeroja se para se te hapni tema te reja neqoftese pertoni per te shikuar te gjitha temat me pare kerkoni me motorrin e kerkimit per subjektin qe ju intereson dhe shikoni nese shfaqet ndonje teme ku mund te gjeni pergjigjen qe deshironi, ne te kundert atehere hapni nje teme te re.

    ftoj anetaret te japin mendimin e tyre.
     
  6. Besnik Bleta

    Besnik Bleta Forumium praecox

    Re: Disa rregulla mbi zonen e Programuesve. (Lexo ketu para se te diskutosh!)

    E drejtë!
     
  7. POMPACIU

    POMPACIU Forumium praecox

    Re: Disa rregulla mbi zonen e Programuesve. (Lexo ketu para se te diskutosh!)

    Forumi nuk është privat, jo çdokush është programues në C mbi 3 vjet! Kape point'in, nuk mund të pastrohen temat pse nuk na pëlqejnë neve përderisa çdokush është i lirë të diskutojë. Çdo mendim është unik, kjo është e bukura dhe pse naive.

    :book: :confused:
     

Shpërndajeni këtë faqe