Diskriminimi ne Shqiperi

Diskutime tek 'Sociologjia' filluar nga alinos, 3 Jul 2006.

  1. alinos

    alinos Administrator

    Diskriminimi ne Shqiperi

    Cfare forme merr diskriminimi ne Shqiperi? Ne c'situate jeni ndjere (nese jeni ndjere) te diskriminuar ne memedhe?
  2. personazh

    personazh Fillestar

    Re: Diskriminimi ne Shqiperi

    eshte zakoni ndoshta me i keq qe kemi ne shqiptaret. te shohesh me perçmim njeriun qe punon e qe derdh djerse. kuptohet lehte qe ky fenomen relacjonohet ngushte me manine per para qe mbreteron kudo ne bote, dhe me shume ne vendet e varfra. me kujtohet nje shprehje (qe sipas pikveshtrimit mund te quhet hipokrite ose me vend) tek nje film qe quhet "Gjeniu rebel": çdo lloj pune meriton respekt!
    ideja eshte thjeshte, une punoj qe me punen time te krijoj mundesira me te mira jetese ty. edhe puna me e ulet ndihmon zhvillimin e njerezimit. e kuptoj qe te te thuash fjale te tilla shpesh'here te qeshin ne fytyre, dhe e kuptoj kete gje. por e keqja me e madhe eshte fakti qe akoma shume nga shqiptaret nuk e kane kuptuar mesazhin e nje shprehje te tille. kuptoj qe duke mos dashur te dukesh dhe ti qesharak distancohesh nga shprehje te tilla idealiste qe nuk hane buke, por te pakten ne vetvete duhet ta kuptosh qe eshte e vertete. nga kto vertetat e pathena, por qe e dine te gjithe qe ka vlere.
  3. Musolini

    Musolini Fillestar

    Re: Diskriminimi ne Shqiperi

    Kosovaret diskriminohen ne Shqiperi, une per vehte me keq jame trajtuar nga policia e Shqiperise sesa ajo e ish JU.
    Poashtu te njejte jane edhe doganieret dhe shume qytetare te cilet kane krijuar bindje se Shqiptaret jane me te menqur ........,kjo nuk eshte vetem diskriminim por edhe fashizem.
  4. jimmy84

    jimmy84 Fillestar

    Re: Diskriminimi ne Shqiperi

    pa komente personale ju lutem, sidomos ne tema te tilla.
  5. ana karenina

    ana karenina Fillestar

    Re: Diskriminimi ne Shqiperi

    Une ndjehem e diskriminuar cdo dy hapa ne rruge, ka gjithmone nje tufe me meshkuj qe me shohin ne menyren me perverse qe egziston. Me detyrojne te ndjehem 'femer' me zor, akund nuk jam ndjere femer me shume se ne Shqiperi. Kudo tjeter ti je nje njeri, here here edhe femer apo mashkull. Dhe te mendosh qe une s'kam asgje qe t'u mbetet syri meshkujve shqiptare ne krahasim me c'ecin e si ecin rrugeve ketu. Kur them meshkuj fillo nga mosha 20 deri 60 vjec!

    Po diskriminimi neper dyqane? Kur te hedh shitesja nje veshtrim nga karrigia ku rri ulur me nje fjalekryq perpara ose kur afrohet e dembelosur drejt teje per te pyetur me nje ton fyes 'cfare kerkon?' qe nenkupton 's'kemi gje per ty, jane te shtrenja' dhe nuk i shkon neper mendje qe une jam veshur thjeshte sepse kam dale dyqaneve, nuk po shkoj as ne pub, as ne party, as ne ndonje takim pune a konference. Dhe nuk kupton as qe te vishesh thjeshte apo ne menyre te sofistikuar nuk ka te beje fare, po fare ama, me cmimin e rrobes qe ke ne trup.

    Une e quaj diskriminim edhe rrahjen ne polici te gjithe homoseksualeve dhe tranvestiteve. I marrin nga gropa ne qender, i fusin ne makinat e policise duke i fyer e rrahur, pastaj i mbajne ne polici ku i rrahin dhe atje mire e mire e pastaj i leshojne prape. Nese ka nje ligj ku thuhet se prostitucioni ne Shqiperi eshte i ndaluar, pse nuk i fusin ne burg e te zbatojne ligjin po i rrahin dhe i fyejne?
  6. juliana

    juliana Fillestar

    Re: Diskriminimi ne Shqiperi

    Duke qene se nuk me vjen nder mend ndonje episod ne te cilin te jem diskriminuar, po tregoj te kunderten, kur diskriminuesja kam qene une: Me duhej te vleresoja nje person (me nje note, te themi) dhe e ndieva qe pamja e jashtme me ndikoi jo pak. U bera keq, sepse kisha nje koncept shume me te larte per vetveten. Per te qene koherente, ne te gjitha rastet, pranoj te vleresoj vetem nese nuk ndikohem nga te dhena te konsideruara te parendesishme (nepermjet sekretimit p.sh.).

    E bera kete rrefim per te thene se diskriminimi (i cdo lloji) nuk arrin dot te luftohet vetem nepermjet rritjes se nivelit kulturor: kembengul se kryesorja eshte parandalimi normativ i diskriminimit. Ajo qe na mungon eshte nje tradite e mendimit GARANTIST: kete s'e shoh askund, sidomos as ne inkriminimin penal.
  7. alb_girl82

    alb_girl82 Fillestar

    Re: Diskriminimi ne Shqiperi

    geshtenjeza me pelqeu shume shkrimi jot. te njejtat gjera ndjej dhe une kur vijne shqiperi. dy jave me zi me ze e shkreta vend. me zi pres te iki prap se njerezit jane bere si kafshe. Eshte dicka qe nuk shtyhet me. dhe per kete kam bere3 vjet pa ardhurne shqiperi. Nuk po mbroj asnje shtet tjeter por ne jemi akoma primitiv per sa i perket modernizimit.
  8. KoDoShi

    KoDoShi Fillestar

    Re: Diskriminimi ne Shqiperi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    Kosovaret diskriminohen ne Shqiperi, une per vehte me keq jame trajtuar nga policia e Shqiperise sesa ajo e ish JU.


    [/ QUOTE ]

    Ju mire ja u bejme, /pf/images/graemlins/smirk.gif Kur e kishit b*then n'rrezik flas, Kush ishte ai shtet qe ju pranoi, ju dha nje streh qe te mbroheshit..? Mire kjo po sot e tutje nuk ta dini as per nder dhe jo me te na quani vllezer!!Ju jdini te thoni shume mire "vllezer" por per te lag gojen ndosha.
    Kur pyeten nje kosovar ,po ti kishte ndodhur vellezerve tuaj SHQIPTAR do i kishit strehuar??
    Kosovari i dashtun u pergjigj me nje jo te theksuar fuqishem.

    Hajt tung!
  9. hawk

    hawk Fillestar

    Re: Diskriminimi ne Shqiperi

    Diskriminimi eshte rrezultat i injorances.
    Kjo e fundit ne shqiperi fatkeqsisht egsiston ne te gjitha fushat e jetes.E shikojme te eksportuar ne forum pa dashur te japin shembuj nga vendlindja.
    Mjaftojne etiketimet qe i bejme njeri tjetrit,ofendimet,gjykimet ego dhe etnocentrike,paragjyjkimet krahinore,politike,fetare...!
    Kto jane te qarta ne Forumin tone ku nje pjese e antareve jane studente,intelektual,jashte atdheut ne vende te qyteteruara dhe bartese te tolerances.Ne Sqiperi pastaj ka permasa edhe me te medha.
  10. hawk

    hawk Fillestar

    Re: Diskriminimi ne Shqiperi

    Ja per shembull me lart nje shqiptare Kosove pretendon "demshperblime" duke hequr rrolin e viktimes,nga shqiptaret e R.SH !!Nje shqiptare nga R.SH ja kthen ne te njejten menyre duke vleresuar,pranuar diskriminimin me preteksin se "nje" person i ka dhene nje opinion me te cilin anetari me lart justifikon diskriminimin ndaj te gjithe shqiptareve te Kososves.
    Keshtu vazhdon diskriminimi zinxhir i "justifikuar"...

    Ky eshte nje shembull i fresket nga Forumi.

Share This Page