Diskutim dhe Vleresim

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga Latif, 2 Dec 2002.

  1. Latif

    Latif Primus registratum

    Diskutim dhe Vleresim

    Si e vleresoni ju, kur te gjithe prominenten e politikes Shqiptare ishin mbledhur ne qytetin e flamurit dhe po festonin 90-vjetorin e pavaresise sebashku, dhe Rugove propozon nje ndarje kombetare????
    C'fare roli po luan ky politikan? Lojen e kujt po ndjek?
    Une personalisht e vleresoj ate Propozim si nje thike pas shpine per kombin Shqiptare.
    Qendrime te tilla duhen eliminuar shpejt, me pra se ato te behen me te rrezikshme per kombin tone.
    Politika e Rugoves duhet te abstenohet.
    Mund te realizohet krijimi i dy shteteve, por jo ndarja e nje kombi.
    Shteti si nozion nuk duhet te ngaterrohet kombin.
    Rugova shkoje njehere ne Beograd kur rruget i kishte te hapura per te ardhur ne Tirane. Po tani cfare ka nder mend ai???
    Kombi Shqiptare ne te gjitha trojet e tij ka nje himn dhe nje flamur.
    Nje strof e Himnit tone Kombetar thote.

    Ne dore armet do ti mbajem
    te mbrojme Atdheun ne c'do kend
    te drejtat tona ne si ndajme
    ketu armiqte nuk kane vend

    Sic duket Rugova ka patur veshtiresi per ta kuptuar domethenien e kesaj strofe.
     

Shpërndajeni këtë faqe