Djalli

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga Iliro Dardan, 10 May 2012.

  1. Drogba

    Drogba Forumium maestatis

    Hahahahahahahahahaha.
    Po ta kam thene une se ti je dinake aq shume sa dhelpra saqe me dinakerine tende po te duash ti ben edhe justin bieber per vete apo e urren Justin Bieber?
     
  2. Drogba

    Drogba Forumium maestatis

    Nje i cmendur hyn ne nje qender tregtare ne SHBA dhe tremb dhe cudit amerikanet sepse pretendonte se ishte djalli dhe ishte me mision nga zoti.
    Shikojeni videon dhe digjojani fjalet me kujdes:
     
    joetisti_ likes this.
  3. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Eh, kur te fiksohet se je Djalli, s'ke c'i ben. Po prape mire qe s'ishte i dhunshem ai se do kishin gjetur belane ta arrestonin "Djallin". Sa vjec thote se eshte se s'e kuptova dot??
     
  4. Drogba

    Drogba Forumium maestatis

    2576 vjecar.
     
    joetisti_ likes this.
  5. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Cfare do te thote te besh avokatin e Djallit?
     
  6. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    A ekziston vërtet Djalli?
    Përgjigjja e Biblës
    Po, Djalli ekziston. Ai është «sundimtari i kësaj bote», një krijesë e padukshme që u bë e ligë dhe u rebelua ndaj Perëndisë. (Gjoni 14:30; Efesianëve 6:11, 12) Bibla e përshkruan personalitetin e Djallit me këta emra:

    Nuk është thjesht koncepti i ligësisë
    Disa mendojnë se Satana Djalli është thjesht koncepti i ligësisë që ekziston brenda nesh. Gjithsesi, Bibla dokumenton një bisedë mes Perëndisë dhe Satanait. Perëndia është i përsosur, prandaj ai s’ka sesi të ketë folur me një pjesë të ligë të vetvetes. (Ligji i përtërirë 32:4; Jobi 2:1-6) Në mënyrë të ngjashme, Satanai tundoi Jezuin, i cili është pa mëkat. (Mateu 4:8-10; 1
    ) Kështu, Bibla tregon se Djalli ekziston vërtet dhe nuk është thjesht personifikim i ligësisë.

    A duhet të habitemi që shumë njerëz nuk besojnë se Djalli ekziston? Aspak, pasi Bibla thotë se Satanai mashtron për t’i arritur qëllimet e tij. (2 Selanikasve 2:9, 10) Ai ka verbuar shumë njerëz, duke i bërë të besojnë se ai nuk ekziston, dhe ky është një nga mashtrimet e tij më të mëdha.—2 Korintasve 4:4.

    Koncepte të tjera të gabuara për Djallin
    E rreme: Lucifer është një emër tjetër për Djallin.

    E vërtetë: Fjala hebraike që në disa versione të Biblës është përkthyer «Lucifer», ka kuptimin «[ai] që shkëlqen». (Isaia 14:12) Konteksti tregon se ky term i referohet dinastisë ose linjës mbretërore babilonase, të cilën Perëndia do ta poshtëronte për shkak të arrogancës së saj. (Isaia 14:4, 13-20) Shprehja «[ai] që shkëlqen» është përdorur për të tallur dinastinë babilonase pasi ra.

    E rreme: Perëndia e përdor Satanain për të akuzuar njerëzit.

    E vërtetë: Djalli është armiku i Perëndisë, jo shërbëtori i tij. Satana Djalli u kundërvihet dhe i akuzon padrejtësisht shërbëtorët e Perëndisë.—1 Pjetrit 5:8; Zbulesa 12:10.
     
    Dreamer likes this.
  7. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Ku fshihen engjëjt, demonët, djalli
    [​IMG]
    Një entitet është një formë e caktuar, materiale ose jomateriale, me karakteristika të përhershëm të veta.


    Pra, çdo gjë që ekziston është një entitet në vetvete. Llojet e entiteteve te ndryshme që janë në kontakt dhe influencojnë njeriun dhe që janë të padukshme për syrin e zakonshëm. Entitetet e reja: pa trup në një kohë jo të gjatë, jo shumë të dëmshme, jo shumë vështirësi për ti larguar. Entitetet e vjetra: pa trup një kohe të gjatë, madje edhe me shekuj, të ngarkuara shumë me kujtime te qenieve te vampirizuara (kujtimet e frikës, te urrejtjes, dhunës, zemërimit, xhelozisë…..), shume me vështirësi për t’i larguar.

    Entitete Astrale: miliona te vdekur të zakonshëm. Entitete të vdekura papritmas pas një aksidenti fatal, ata ndjehen të pafuqishëm për të avancuar shpirtërisht, sipas moshës. Entitete vetëvrasëse. Entitete familjare: prindërit, xhaxhallarët. Entitetet më të ulëta astrale: nën nivelin njerëzor. Entitete fetare: të cilat mbajnë besimet e tyre fetare në tokë. Entitete te forcave të errëta: te zbritura aq poshtë, saqë nuk mund të ngrihen. Entitete parazitore të kafshëve. Entitete nga planetë të tjerë.


    Llojet

    Engjëjt

    Etimologjikisht, engjëjt janë “lajmëtarët”. Ato janë entitete të dërguara nga Perëndia për të mbikëqyrur njerëzit.

    Shpirtrat e planetëve

    Shpirtrat e planetëve janë entitete, ndikimet e të cilave janë studiuar nga astrologët. Përputhshmëria e tyre me planetët materialë dhe zotat që kanë të njëjtin emër nuk është e sigurt, por është e sigurt se ndikimet astrale kanë një ndikim.

    Djalli

    Djalli është konsideruar si burim i së keqes në Tokë. Ai nxit njerëzit për lartësimin dhe prirjet e tyre ndaj së keqes, dhe iu fryn atyre ide të sëmura dhe vënien e tyre në situata
    tunduese. Në të vërtetë, Djalli është një lloj koshi i plehrave ku ai ruan të gjitha tendencat që konsiderohen të pamoralshme. Në një kohë, seksi, që është parimi i jetës, të gjitha kënaqësitë janë konsideruar si të këqija. Ka pasur edhe një kohë kur njerëzit që praktikonin okultizmin ishin djegur. Pse gjërat diabolike që janë sot, një ditë mund të mos jenë? Në fakt, unë mendoj se Djalli është ushqyer nga të gjitha dëshirat të shtypura nga frika. Pra, diçka që mund të konsiderohet e pamoralshme nga dikush është e moralshme për një tjetër. Djalli nuk përpiqet të na bëj që të vuajmë me budallallëk. Ai na ballafaqon me demonët tanë të brendshëm që ballafaqohen dhe goditen. Dhe testet që na vë janë rrallë mbi forcën tonë. Djalli e gjen forcën e tij në frikën tonë dhe psikanaliza kërkon që ta zbusë.

    Perëndia

    Perëndia është burimi i të gjitha gjërave. E vendosur në planin atomik, ajo është shtëpia që gjeneron nivele të ndryshme të ekzistencës. Ajo është origjina, shkaku i parë, i vetmi koncept që çdo qenie njerëzore mund të konsiderojë si të sigurt, sepse pa të nuk mund të themi: “Unë jam.” Religjionet monoteiste në të vërtetë nuk besojnë në këtë Perëndi, sepse ata shpesh mendojnë se Perëndia është mirëdashëse vetëm ndaj pasuesve të saj. Nuk ka asnjë dëshmi se Perëndia ka ndonjë moral. Besimi është që të besojmë në një Perëndi të Dashurisë dhe kjo Perëndi është një lloj egregori ku nuk korrespondon patjetër me Krijuesin e vërtetë të të gjitha gjërave.

    Demonët

    Demonët janë entitete që udhëtojnë nga një plan në tjetrin. Ata mund të jenë engjëjt e rebeluar.

    Ata janë dërguar nga Djalli për të nxjerrë në pah prirjet e liga. Shumica e tyre janë stimulues të vdekjes, sepse ata shkaktojnë vetëvrasjeje, varësi ndaj drogës, alkoolizmin apo impulse shkatërruese të tilla si vrasje, përdhunime etj. Për ti mposhtur ata, ne duhet të kuptojmë dëshirat e tyre, ti pranojmë ato (dëshirat) me
    tolerance dhe të kërkojmë për të kuptuar shkaqet kryesore të vërteta që i ruajmë në ne dhe për ti korrigjuar. Perversiteti është shpesh një simptomë e dukshme e një problemi të thellë që ne refuzojmë ta shohim, sepse kjo është edhe më e padurueshme sesa sëmundja vetë.

    Shpirtrat elementarë

    Këto janë komunitete të lidhura mendërisht me katër forcat elementare. Shpirtrat e ajrit janë Silfsët, Shpirtrat e zjarrit janë Salamander-ët,Shpirtrat e ujit janë Mermen-ët,Shpirtrat e tokës janë Gnom-ët. Çdo komunitet ka tendencë që të lidhet me simbolikën e elementit që e bashkon atë. Për të tërhequr favoret e tyre duhet të jeni i ekspozuar rreptësisht nga elementi (Ajër – bërja e rënieve të lira ose shkoni bëni ngjitje malore, Zjarri – ecja mbi qymyr të ndezur, Ujë – zhytja në ujë të ftohtë, Toka – të jetoni një moment në një shpellë). Ritualet e elementarëve duhet të bëhet në momente kyçe (ditë me erë për ajër, pasdite të nxehtë për zjarrin, ditë me shi për ujin, një natë dimri për tokën).

    Karkanxhollët dhe kukudhët

    Ato janë qenie nga plani mental, të këqija dhe të djallëzuara. Karkanxhollët janë të lidhura me një vend. Kukudhët ndjekin viktimat e tyre kudo.

    Egregorët

    Egregorët janë shpirtrat astral të komuniteteve të ndryshme njerëzore. Çdo shoqëri apo grup njerëzor ka një shpirt ku personalitet dhe dëshirat e të cilit korrespondojnë me idealin e komunitetit. P.sh.: Krishti, Allahu, Kisha, Teqja, Xhamia, Shqipëria, Kosova, ekipet e futbollit, partitë politike, të gjitha kompanitë kanë egregorë. Këto entitete kanë shumë pushtet në bazë të anëtarëve të saj, dëshirave të shumta intensive dhe personaliteti i saj ndryshon varësisht nga motivet e njerëzve. Egregorët kanë pushtet të vërtetë mbi realitetin. Luftërat janë shkaktuar gjithmonë nga Egregorët që gjenden në konflikt.

    Elementalët

    Elementalët, nuk duhet të ngatërrohet me shpirtrat elementarë, janë ide-qenie që banojnë në planin astral dhe në planin eterik. Këto janë të energji të dala nga mendimet duke marrë formë dhe duke fituar një lloj inteligjence të pavarur. Ata përfaqësojnë forcën të shtyrë nga një dëshirë dhe kërkojnë që ta provokojnë te njerëzit. Kur një magjistar e bën një ritual, ai mund të krijojë një Elemental që e lidh me marrësin (destinimin) dhe nuk e lëshon kurrë, duke i ruajtur impulset dhe dëshirat e pakontrollueshme të tij. Kjo është një formë e Larvave më të avancuar.
     
    Last edited by a moderator: 12 Mar 2016
  8. Ciarli

    Ciarli Forumium praecox

    Djalli eshte m..tngrenes i madh dhe zhurme arsyeje ashtu si intelektipa kuptim i nje blete dallon qarte nga arsyeja njerezore. As qe mund te merresh vesh me te pervec nderhyrjeve te djajve te tjere ose, qe eshte e pamundur, me nderhyrjen e Zotit, sidomos po te jesh besimtar ne shpirt nuk ke shpresa.
     
  9. Dreamer

    Dreamer Under the Dome

    Pergjigja do ishte shume e gjate te shkruhej me nje postim te thjeshte persa perket "Djallit" ne fjale. Do me duheshin ore e ore te postoj citate nga "Bibla e shenjte" apo "Kurani i shenjte" pa hyre ne libra te tjere alternativ qe per mendimin tim jane shume me bindes se ata te dy ne thonjeza qe citova me perpara. Per ata qe kerkojne te verteten ju sugjeroj vetem nje gje pa hyre gjate, kte ikone qe e gjejme ne cdo Spital, Almbulance, Farmaci etj ...
    [​IMG]

    Dhe per ta mbyllur me kaq po citoj nje thenie te Oscar Wilde: Cdonje nga ne eshte vete Djalli, dhe ne e bejme kte bote Ferrin tone.
     
  10. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Djalli? Djalli qendron perhere tek detajet dhe imtesirat.
     
  11. Ciarli

    Ciarli Forumium praecox

    Djalli ka qene engjell, tip gazetari, dhe u hodh ketej, abiseve apo lindjes pas luftes me gjermanine e qiejve te cilet u thyen dhe derrmuan nga ushtria e Zotit. Me pas nga vuajtja ne vuajtje qe duke u shuar si karakter qiellor, mirepo ishte reforma e Zotit qe e dekoroi perseri engjell dhe viktime te pafajshme, te cilit me pas nuk i pelqeu kjo dhe iu hoq edhe statusi engjell. Nje aktivist i vone i ish gjermaneve te qiejve, engjejve te zinj apo nenave te djajve, meqe meshkuj dhe femra i nxirrnin nga barqet mu ne mes te Olimpit dikur. Nje demon i devotshem i tyre dhe po aq letal sa nje akrep, nje gjerman.
     
  12. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ngri jorganin nxirr shejtanin;

    Pse me rri si i bukuri shejtan;

    Ngjyra ngjyra si breket e shejtanit.

    Te vetmet gjera qe kisha degjuar per ekzistencen e Shejtanit ne femijerine time jane te siperpermendurat.
    Ketu femijet i trembin me djallin, ne kur ishim te vegjel na trembnin me Umen. Uma, hum-hum, qen. Haje buken se do vije Uma ta marre! Mahmut dhe Xhevo quhej cifti qe kishin nje qen qe quhej Ducka (c me grepce). I vetmi komshi qe mbante qen. Qeni i pare qe kam njohur ne jeten time. Ishte femer. I kishte siset te varura dhe bente kelysha shpesh. Ne ate kohe ne Shqiperi asnje nuk ishte pronar qeni. Tek tuk shihje shtepi me mace. Por qen kurre. Vec ne fshat.

    Sigurisht duke qene familje kristiane ne nuk e kemi permendur ndonjehere fjalen DJALL. Nese ti e permend dmth AI ekziston.

    Eleonore
     

Shpërndajeni këtë faqe