Duhani arsyeja perse meshkujt jetojne me pak

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Nuk janë faktorët biologjikë por duhanpirrja ajo që e bën jetën mesatare të një mashkulli në Europë më të shkurtër se ajo e femrave shkruhej në një raport të publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në Shqipëri femrat jetojnë mesatarisht pesë vjet më shumë dhe një tendencë e tillë me ndryshime të vogla në jetëgjatësi shihet në të gjithë kontinentin.Sipas OBSH-së numri i vdekjeve nga sëmundjet që ndihmohen edhe nga duhanpirrja përbën rreth 60 të totalit në ndryshim me 20 të sëmundjeve që mund të kenë lidhje me alkoolin. Disa ekspertë pretendojnë se ndryshimi lidhet thjesht me ndërtimin biologjik të trupit të njeriut dhe me faktin se femrat janë më të kujdesshme ndaj ndihmës mjekësore në krahasim me meshkujt.Në vende si Islanda dhe Britania me diferencë të ulët rreth 200 meshkujt vdesin më shumë në 100 mijë banorë ndërsa në Lituani e Ukrainë ndryshimi shkon deri në 800 meshkuj më shumë. Sipas raportit të OBSH-së arsyeja përse diferenca në pritshmërinë e jetës është zvogëluar në vitet e fundit nuk lidhet me përmirësimin e kushteve shëndetësore por me faktin se është rritur përdorimi I duhanit dhe alkoolit prej femrave.

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe