Duhani rrezik ne renien e marredhenieve

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga http://shqiperia.com/feed, 20 Jan 2011.

  1. Kush do të ketë marrëdhënie të mrekullueshme në shtrat duhet ta marrë shumë në konsideratë faktin e lënies së duhanit. Arsyet për të hequr dorë nga duhani janë me qindra duhani helmon mushkëritë rrit rrezikun për sëmundjet e kancerit shkakton plakje të parakohshme të lëkurës. Por mbi të gjitha sipas një studimi australian meshkujt që pinë një paketë duhan ose më shumë në ditë rrezikojnë të ‘dështojnë në misionin e tyre’ në shtrat shumë më shpesh se jo duhanpirësit. Faktori “defaillance” është pikërisht 40 më i lart krahasuar me ata që i kanë thënë jo duhanit.Risjelljen në vëmendje të alarmit për impotencë të duhanpirësve e ka bërë një hulumtim i kryer në Australi dhe botuar nga “Tobacco Control”. Rezultatet kanë dalë nga analiza e pyetësorëve të mbushur nga më shumë se 8 mijë meshkuj me moshë 19-59 vjeç. Autorët e studimit hulumues të Heath Promotion Unit në Sidney shpjegojnë "Rreth 10 e kampionit ka deklaruar probleme ereksioni gjatë muajit të fundit ose më shpesh gjatë vitit të fundit".Në grupin e atyre që kanë rrëfyer se kanë ndeshur probleme të tilla 25 ishin duhanpirës një e pesta pinte pak a shumë një paketë në ditë 6 më shumë se 20 cigare n ditë. "Rezultatet nxjerrin në dukje dhe ritheksojnë lidhjen e ngushtë mes duhanit dhe problemeve seksuale të cilat bëhen më serioze me shtimin e cigareve të pira" thonë shkencëtarët australianë. Një e dhënë për të gjithë ata që pinë një kuti në ditë kanë 24 vështirësi më shumë krahasuar me një që nuk pi duhan në lidhje me ereksionin. Pastaj nëse këtij kuadri i shtohen edhe sëmundje të tjera kardiovaskulare ose mosha e shtyrë problemet sa vijnë edhe rriten. /Telegrafi/

    Lexoni me tej
     

Shpërndajeni këtë faqe