Dukesha e Kembrixhit është sërish shtatzënë (Foto)

Diskutime tek 'VIPat me famë botëore, klubi i Fansave' filluar nga BeRaTsi_MiZeRje, 10 Sep 2014.

  1. BeRaTsi_MiZeRje

    BeRaTsi_MiZeRje Aktivist i AlbForumi

    [​IMG]
    Lajmin për fëmijën e dytë “royal baby” e ka dhënë Clarence House me një komunikim zyrtar. Duka dhe Dukesha i Kembrixhit janë shumë të lumtur që Kate është duke pritur fëmijën e dytë.
    Mbretëresha Elisabeta dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore janë shumë të lumtur për lajmin e mrekullueshëm thuhet në komunikatën e Kensigton Palace.
    [​IMG]

    Ashtu sikurse në shtatzaninë e parë edhe gjatë shtatzanisë së dytë, Kate ka një problem akut me të vjellat dhe ka marrë rekomandimin nga mjeku për të pushuar. Kështu që dukesha e Kembrixhit nuk do të marrë pjesë në një event në Oxford përkrah William.

    [​IMG]

    Lajmin e ka komentuar edhe kryeministri i Britanisë David Cameron: “Shumë urime. Jam i lumtur për këtë lajm të mrekullueshmëm që Kate dhe William po presin fëmijën e dytë”.


    [​IMG]

    [​IMG]
     

Shpërndajeni këtë faqe