Dyqani Virtual Shqiptar,

Diskutime tek 'Shqipëria.com' filluar nga Al-Punk, 29 Nov 2002.

  1. Guest

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    kam goje te mbare un re /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
     
  2. bengu

    bengu Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Mandi, ka gjasa qe se shpejti ta keni CD e Tirana Folk Ensemble ne shitje?! Jam munduar ne disa vende po nuk po e gjej dot...
     
  3. nirvana

    nirvana Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    mandi po ate materialin qe lindi debati kur do ta heqesh nga siti se eshte bere turshi!! /pf/images/graemlins/smile.gif )
    he se nje gje e thashe edhe une mos u merizt !!
    te pergezoj per arritjet!!

    a
     
  4. Justine

    Justine Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Pershendetje,

    A do te ishte e mundur te krijonit dhe shitje nga persona/ firma te trete, nje tip tregu. Psh. persona te ndryshem qe duan te shesin artikuj te ndryshem, regjistrohen ke ju dhe kur dikush don te blere kete artikull, pagesa behet nepermjet jush, ndersa postimi behet direkt nga personi, ose dicka e ngjashme. Nje gje te tille ka dhe Amazon.com me Marketplace. E kuptoj qe do te ishte mjaft e veshtire per ta organizuar dhe mbase dhe me garanci te shumta etj. Do te ishte e realizueshme? Besoj se kjo do ta shtonte sasine dhe larmishmerine e artikujve te ofruar.

    Gjithashtu keni menduar te shikoni nese eshte me leverdi shitja e abonimeve psh. tek revistat shkencore etj. Flas nga pervoja personale, qe jam munduar te gjej revista online me kerkimet e fundit te studiueseve shqiptare, (sidomos shkencat humane) dhe s'kam gjetur gje. Ose nese keni vetem informacion sesi mund te gjej lidhjet online, mbase eshte dicka per ta shtuar tek Shqiperia.com?

    E mirepres pergjgijen tuaj dhe gjithe te mirat.
     
  5. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Dicka e tille po programohet.
    Behet fjale per nje treg te gjerave te vjetra qe fillimisht do perdoret per shitje PC online.
    Blerjet dhe gjithcka do behet mes atij qe ofron mallin dhe klienteve, tek administratoret e sitit do te ngelet vetem nje shifer qe justifikon reklamen ne site.
     
  6. Elian

    Elian Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Edhe aty do na merrni lek? /pf/images/graemlins/tongue.gif (bej shaka)

    Mando ebay.al po programon? /pf/images/graemlins/smile.gif
     
  7. Justine

    Justine Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Faleminderit Mandi per pergjigjen.

    Ndonje gje per abonimet mund te behet?
     
  8. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Po behet,
    po kontrolloj revistat qe e ofrojne kete sherbim megjithese nuk jane shume qe e ofrojne.
    flm per sugjerimin
     
  9. renea

    renea Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Kjo ndoshta nuk ka te beje shume me dyqanin virtual, por i kam derguar stafit te shqiperia.com tre e-mail dhe nuk kam marre asnje pergjigjie, qofte edhe ndonje pergjigjie automatike,/ E kuptoj, qe stafi ka pune dhe eshte i zene, por fjala vjen, nese perdor dyqanin virtual dhe kam nje pyetje kush me garanton se problemi im apo pyetja ime do ti jepet pergjigjie.
    Flm per kohen tuaj.

    Ja kalofshi bukur.
    Erlir
     
  10. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Renea te lutem nisi kerkesat me nje subjekt ne shqip pasi ka shume probleme me SPAM dhe mijera emaile te tjere!
    2. Kontrollo mos ke ndonje filter qe mesazhet qe vijne nga @shqiperia.com futen ne Bulk (ka ndodhur)
    nuk e di cfare emaili ke nisur se normalisht u pergjigjemi te gjitheve po provoje dhe tek mandi tek brahaj.com
     
  11. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Dhe dicka tjeter!

    Shtepite Diskografike ne Tirane kane nisur te prodhojne DVD dhe shume shpejt do te jene pothuaj te gjithe kasetat VHS dhe ne DVD (European Zone)
     
  12. Ramses

    Ramses Forumium praecox

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Mandi me duhet nje nder po absolutisht shpejt nqs mundeni.Me duhen ca fotografi nga personazhi i filmit "Ja vdekje ja liri" te Timo Fllokos si Cerciz Topulli.Dmth me duhen foto Te Timo Fllokos qe luan Cercizin.Ju lutem patjeter e sa me shpejt.
     
  13. DEVIL-girl

    DEVIL-girl Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Une per vete kam nje eksperience te hithet me nje Albanian web page qe quhet Blej.com :smash:

    Para ca kohesh me erdhen prinderit ne UK dhe meqe te gjithe shperndaheshim neper pune a shkolle gjate dites ata filluan te merziteshin dhe thashe ti blej ca libra shqip babit qe te kaloje kohen.Isha mesuar te bleja gjera ne Ebay.com me nje sherbim te shpejte dhe nuk hezitova. I porosita ne Blej.com dhe i pagova menjehere nepermjet bankes time ketu, ata i terhoqen leket shume shpejt dhe behej fjale per $100, prit gomar te mbije bar se librat nuk po vinin, u mundova shume here te kontaktoja nepermjet nr te telefonit qe kishin aty por e kote.
    Ju shkova 4-5 e-maile dhe me ne fund pas dy muajsh u kujtuan te me pergjigjeshin me email dhe thane se i kishin derguar po adresa ime kishte qene gabim, (gje e pamundur) nejse thashe prape mire qe u kujtuan.
    Pas shume tentativash librat erdhen ne kohen kur babit i mbaroi viza dhe duhej te kthehej ne Shqiperi.
    Per nje gje jam e bindur nuk do te blej kurre me ne faqe shiptare.
     
  14. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Ne castin qe ben nje kerkese per te blere dicka ne nje faqe shqiptare kerkoju dhe te te japin nje konfirmim postar per dergesen qe kane bere. Me ate do te jesh e sigurt qe te jane derguar artikujt dhe te jane derguar ne kohe.

    Nuk mundem ne asnje menyre te komentoj sitin nga ke blere librat, po nuk me pelqen dhe ajo "mos-vleresim" i punes qe te tjeret bejne. Me keq akoma eshte harmonia qe kemi ne Shqiptaret kur jemi jashte. Ne asnje menyre nuk perpiqemi qe te mbeshtesim inisiativat shqiptare po si e si te gjejme te meta qe te tjeret i kane me mire.

    Ka dicka qe quhet solidarizim dhe qe na mungon.
    Per ta mbyllur, me vjen keq qe dergesa jote eshte vonuar, por jam i sigurt qe ka qene nje gabim (diku) dhe parate e tua, megjithese jane terhequr ne cast nuk kane qene per asnje cast te rrezikuara!
     
  15. JiggaMan

    JiggaMan Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Sa eshte koha mesatare a ardhjes se nje urdheri qe konsiston ne dy libra ne Amerike?

    Ja se c'thote historia e urdherit. A mund ta deshifroje ndonje ketu kete urdher? Sot u mbushen plot dy jave e nje dite.

    =======
    11/02/2004
    Processing

    10/26/2004
    Pending
     
  16. JiggaMan

    JiggaMan Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Hello? Anybody home? Where are my books? 3 weeks today!
     
  17. JiggaMan

    JiggaMan Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    hello? 5 jave te merkuren. Librat nuk duken gjekundi. A e keni mbyllyr dyqanin?
     
  18. olti

    olti Neo

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Co me mire nje email ne mandi@shqiperia.com se sa vjen e bertet kot ktu!
     
  19. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Prodigy ti besoj je (emer-mbiemer iniciale) I.Sh?
    Porosia eshte rimbursuar para disa ditesh, jeni njoftuar ne nje tjeter mjedis!
     
  20. adis68

    adis68 Primus registratum

    Re: Dyqani Virtual Shqiptar,

    Ne se jeni te interesuar per filma shqiptare ne DVD shkoni tek linku:
    ALBANIAN VIDEO
     

Shpërndajeni këtë faqe