E ardhmja jone,ne vendin tone

Diskutime tek 'Tema e ditës (vendet shqipfolëse)' filluar nga sonida, 9 Feb 2003.

  1. sonida

    sonida Fillestar

    E ardhmja jone,ne vendin tone

    si mendoni ju per te ardhmen ton ne shqiperia mund te jetojm gjithnji jasht shqiperis vetem per nje te ardhme a eshte e drejt kjo kur edhe ne kemi deshir te jetojm si te rinjt e botes afer shoqeris familjes per gezimin dhe per hitherimin dhe kush e ka fajn per kete jet trishtuse . :confused:
  2. adion

    adion Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    :smash: :smash: :smash: :smash: :smash:
  3. Guest

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Mendoj qe jashte Shqiperise mund te jetohet,por nuk besoj se e ke shijuar ate jete kur mendja jote qendron ne Shqiperi.
    E ardhmja e Shqiperise eshte ne duart tona!Le tia japin kete te ardhme shqiperise!
  4. DARIO

    DARIO Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Jame emigrad qe 1 vite ne angli dhe munte te rri dhe 3 vjete tjera dhe jo me shume eshte anglia e bukur po si shqiperia nuk ka "te pakten nuk te thote kush rrefugjat".
  5. Oliver/Andi

    Oliver/Andi Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Shqiperia eshte vendi im, vendi me te cilin do te identifikohem te gjithe jeten, por sa me shume vite qe kaloj kendej aq me shume me humbin shpresat se nje dite do mund te kthehem perseri... dhe besoj se sjam i vetmi qe mendon keshtu
  6. Guest

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    :thumbsup:
  7. ERTUSHKA

    ERTUSHKA Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Shume prej nesh qe jemi larguar nuk kishim zgjidhje tjter.Do ishte e mira qe gjith shqiptaret qe jetojne ne Shiperi ta linin Shqiperin per nja 4 vjet te mira ,qe tju fiksoheshe ne tru se si eshte ,cfar duhet te besh,si duhet te sillesh,per te bere nje jete normale dhe ne nje shoqeri te civilizuar jo parazite.
    Keto ishin shkaqet qe na bene te largoheshim nga shoqeria ,nga njerzit e afert,dhe panvaresisht se te ne do egzistoje gjithmone ndjenja qe nje dite te kthehemi dhe te jetojme aty ,kjo gje eshte e pa pranueshme ne qofte se do te perballemi direkt me situaten qe gjendet ai vend ku kemi lindur.(ska drita ,uje,korupsion,nje parlament i mushur me SHKER**A, gjysma e popullsise e pa civilizuar ,te rinjte e kane punen per turp,e shume te tjera.
  8. Elbasanllije

    Elbasanllije Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Te perkrah mendimin Oliver, me duket shume e drejte, pasi ketej ne mbarojme shkollat dhe fillojme pune, krijojme shoqeri, gjera te cilat eshte e veshtire ti braktisesh kur mendon se cfare jete te pret ne shqiperi pa asnje te ardhure.
    Pastaj eshte edhe ajo qe me kalimin e kohes venitet deshira per t'u kthyer ne mbrapsht. Jam dhe gjithmone do jem krenare qe jam shqiptare dhe kurre sdo ta mohoj, por kur vjen puna tek e ardhmja ime, s'do mendoja te kthehesha atje dhe te filloja cdo gje nga fillimi.
  9. aspahiual

    aspahiual Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Mos te te degjoje kush Sonida.Asnje i ri nuk kthehet ne Shqiperia kete po ta them 100% i bindur une.Ehhh sa vete kane dashur qe ta ndrzshojne Shqiperine perpara nesh dhe nuk munden te benin asgje...kur nuk mund ta ndryshonin ato kujton se ne do te dalim me te zotet?jooo.
    E tha dhe nje tjeter perpara meje keto fjale (ska drita ,uje,korupsion,nje parlament i mushur me SHKER**A)tamam e ka thene.
    E pervova vjet veres kur isha,hyra per te bere dush mbeta gjithe shkume pasi u harxhua uji..u detyrova me tas qe te lahem si ne kohet e Skenderbeut hajde hajde...Kur i pyeta te shtepise po si eshte puna keshtu me ujin?Me thane eee 15 min kemi uje sa per te mbushur enet dhe kaq...
    E kam thene kur nuk ka ndermend zoti ta ndryshoje Shqiperine une nuk besoj se do dal me i zoti se ai e qe ta ndryshoj...Nje parlament siq e tha dhe ai shoku perpara i mbushur plot me Shker..a se ka mendjen tek Shqiperia jooo..ato e kane mendjen vetem qe te mbushin xhepat e tyre..Laperat e kqinj,pse nuk i rregullojne ato pak fabrika qe kemi qe te punesohet populli qe te gjithe te punojne aty?Jooo or burre i dheut jemi kapedane ne.Ne te punojme?jooo or burre,qyl do te hame gjithe jeten,si lapera do te sillemi per nje cope buke.Me vjen turp kur flase me shoket e kur me pyesin he si eshte Shqiperia?Shqiperia e bukur s'ka me ku te shkoj,pasterti,gjalleri...mire mire shyqyr qe kam gjetur ca kartolina te vjetra me pamje nga Shqiperia dhe me ato krenohem po ma merr mendja se edhe asto vende te bukura qe kemi pasur i kemi shitur apo dhuruar.
    Keq me vjen por Shqiperia do kohe qe te ndryshohet do nja 100 vjet se pastaj nje njeri i vetem nuk mund ta ndryshoje gjithe Shqiperin.I lumte Edi Rames qe e kishte zbukuruar nje qike Tiranen por edhe ai i shkreti ka ra ne halle me duket me ne.E mos te thoje kush qe une pasi te mbaroj shkollen do te kthehem ne Shqiperi se asnje nuk kthehet keto jane vetem filma dhe endrra...se do mbarosh gjithe ate shkolle dhe do te shkosh atje e do te marrin neper kembe...
    Per vete jam pas se di per ju...ndoshta ju jeni me patriote se sa une dhe ktheheni...ishallah e ndryshoni nqs ktheheni..
    Gjithe te mirat!Se u zgjata dhe pak shume :)
  10. sonida

    sonida Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    DEGJO ti ke te trejt per cfar thua ,
    po un me kete teme dua te di se po te ishte ,apo te behet shqiperia erop a kthemi dot ne te rinjt e sotem ne vendin tone un p,sh sikur te kishte siguri pushtet un do jem e para qe kthehem nuk ka me mir se ne vendin tend po ja qe kam frik qe jo mbarova shkollen po do mbaroj edhe karrieren e do behem pencioniste dhe shqiperia nuk do behet shtet siç duhet ,se sa per te thene emrin shtet e ka .po ti a e din se kush e ka faijn per kete sigurisht qe po , ja pra pse neve nuk kemi mundesi te jetoim dhe te punojme ne vendin ton .
    ti e shikon qe te gjithe ne qe arritem mbarojme shkollen the prefesionin ton jemi te detyruar ta shfrytezojme ne vendet e botes e jo ti bejme sherbim vendit ton popullit ton per fain e kujt per fain e atyre qe rrafen dhe shahen çdo dite ne parlament e nuk shukoijn qe te hecin perpara po secili don karrike . ja perparimi i vendit ton 3 milion popull jemi 30% e tyre don karrike .
  11. Profeti Drejt

    Profeti Drejt Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Nje moderator i forumit qe te tampon gojen, paska marre guximin e madh te perjashtoje kedo qe s'i pelqenkerka ketij prej sarajeve qe i la i ati dhe qe u quakerka tani "AlbForumi". Keto perbindesha me maska kombetare qe sulen gjithe terbime e vrere kunder bashkombesave te vete duke respektuar parimin e vjeter "Mors tua vita mea", per te ruajtu promesine e postit qe nuk duan gjalle t'ja dorzojne dikujte tjeter, qofte dhe i shkolluar, pasi me te shkolluar se keta qe rrihkerkan gjoksi nuk paska ne kete "ignorance world", perjashtuan me djallzine qe i karakterizon DAJAKUN para pak kohe.

    Ju me kujtoni Rabinet e njerzit e Ligjit me sy te dale jashte e te skuqur zjarr prej irritimit, qe suleshin egersishte per te eleminuar Profetin qe guxoje te relevonte ate politike fetare qe Jahve e pat frymezuar per popullin e tije ne mjerim e te shnderuar e perçmuar padrejtsisht, dhe kane ngritur kamat e hanxharet e tyre t'i presin me ne fund koken.

    Aparatçiket e zyrave nuk kursejne asgje qofte dhe imorale duke gjetur qofte edhe dicka te vogel per te sulmuat, degdisur e persekutuar cilindo qe ata e shohin si pengese per karrieren e tyre, e keshtu njerzit cilesohen "kulake", "armiq te popullit", "rrugaçe" e gjithe repertori apartçik zbrazet me terbim mbi ta. L'arroganza di ogni potere, che elimina e condanna l'innocente scomodo.

    Kur prifti i fshatit pyeti hiresine e tije kardinalin ne Vatikan se ç'fare duhej te per te pasur nje karrjere brilante si e tija, dhe kardinali qete qete ju pergjigje se "Ci vuole intelligenza e un diavolo che te la porta".
    La verita non e muta e resta identica sia se insegnata dal grande oratore che dal misero parlatore; il facondo non l'arricchisce, il balbuziende non l'impoverisce.

    Dikush tjeter bashkepuntore i tije me keshillon te rrije urte, se si ne Mesjete eremitet e urdherit kristjan "AlbForumi" do digjkan fjalen dhe vete personin ne turre te druve poqese patriotizmi i tije nuk eshte njesoje ne linje me ate te tyre, dhe keshtu e paskerkan pesuar dhe filozofet e mendimtaret "injorant" te shekujve te shkuar nga te mencurit e Vatikanit e Nazizmit Hitlerjan.
    Keta njerez me krah ne kurriz jane ata qe vetem e gjitmone duartokasin e brohorasin e aprovojne zotrinjte e tyre, si bllokistat e Byros Politike per Sekretarin e Pare. Keshu e pesoj dhe DAJAKU i djegur nga keta eremite te urdherit kristjan "AlbForumi".

    Dhe une u dashkem te kaloje si l'Aquila d'Ippona midis Shilles e Karidbes.

    Ashtu si kokrrat e reres qe ngrihen nga era e mbulojne gurin dhe kalimtari pa pare dot perplas kemben e tije, dhe ashtu kokrrat e reres shfaqsohen se nuk ishin ato qe demtuan kalimtarin, por guri, duke anashkaluar faktin e pakontestushem, qe po te mos ishte sherbimi i tyre i devotshem, kalimtari do t'a kish marre gurin e zhvendosur diku gjetke ku nuk do bente dem askujt me.

    Keta jane sherbetoret e djeshem te rregjimit Despotik te keq-paguar qe infiltrojne ne Opozite per te permbushur hakmarrjen e tyre te pregatitur me kujdes,duke treguar se "AlbForumi" eshte vetem gropa me uje ku pretendojne te lajne duarte nga gjynahet e tyre agjentet e kollaboracionistet serbo-greke, e te dalin pastaj patriote te shpelare me merita te larta per kombin.

    Sherbetori servil qe vrapon me gjithe fuqine e tije per t'i cuar ne veshe te zotit gjemen dhe njekohsisht sihariqin qe ka gjetur menyren te ndeshkoje e godase fshatarin pisanjos qe hyri ne sarajen "AlbForumi" te beut patriot me opinga me balte, dhe betohet me duar drejtuar larte qiell se kjo nuk eshte aspak servilosje, por veçse urdheri qe mori nga vete Jesusi, si Sauli i pergjakur me gjakun e te te pareve krishtere te pafe te therrur. I mjeri DAJAKU sa keq e pesoj mos-sevilizmin e tije.

    Ky me kujton nje prift te nje fshati te humbur polak qe donte ti bente nderin e viziten Papa Voytilyes ne Vatikan e u sorrolate plot 28 ore ne aeroportin e Romes pa gjetur dot daljen.

    Ç'pune ka patriotizmi i DAJAKUT kur nuk qeka ne rregull me udhezimet e Despotit te AlbForumit ketu.

    Patriotizmi shqiptare tani paska ne rrugen e tije nje mjet "fattospecie" te korracuar dhe topçiu i saje i zgjellur priska vetem shenjen e perdredhjes se mustaqes nga dikush tjeter ne forum per te hedhur permbi turmat e pakontrolluara patriotikisht e te papergjegjeshme, ato gjylet plasemadhe te tija, per te mbytur me hekur e zjarr thirrjet "Poshte qeveria serbe e Sali Berishes!" e "Poshte qeveria greke e Fatos Nanos!", qe po prishkerkan qetsine ne Balkan nga Belgradi ne Athine.

    Me kete grumbull hekurishteshte salduar me nxitim me mbeturinat e nje makine te demoluar qe nuk u rotamua dot, kerkojne keta te mjere te friksojne e shpallin lufte shqiptareve.

    Il nostro "AlbForum" e un 'isola dove coesistono in equale onore e misura la logica del potere e il parossismo patologico, la forza del diritto e il diritto della forza, la concordanza del bene sul male e il sopruso del violente sull' inerme; dove e piu facile scorgere il male nel bene, che il bene nel male; un amalgama di strane politicanze dai lontani intrighi riemergenti.

    Por detyra ime eshte si ajo e profetit te paepur Xheremia, qe i leckosur, i share, i rrahur, i peshtyre e i burgosur nga paria izrealite çonte pa u trembur kudo ne popull fjalen qe tmerronte despotet, dhe ky eshte patriotizmi im qe nuk i pelqenka Despotit te AlbForumit trazhgim nga i ati.

    Keta mjerane fanatik aparatçik me nje urrejtje enorme ne dejet e tyre te trashguar nga eterite tyre te rregjimit Despotik, nuk kane mesuar akoma se ç'eshte e ç'don te thote koncepti "Demokraci" e pretendojne te japin lexione klasike se si duhet te qeverisemi tani nga te bijte e rinj te Despoterve te djeshem.

    Dhe kjo ne shqiptareve na paska bere shume mire per shendetin tone, dhe eterit tane pasken rrojtur te lumtur e te kenaqur nen rregjimin e eterve te tyre Despotik.

    Keta kane hequr cdo publikim te DAJAKUT, pasi cenoka rregjimin dhe aspiratat e Despotit te "AlbForumit". Aty ku nuk pranohet opozita, shkohet pak nga pak drejt nje rregjimi absolut TOTALITARE, dhe kete Despotet e AlbForumit na e shesin si lexion per "Demokracine Shqiptare", dhe ktu u dashkemi te arrime ne shqiptare "inteligjent".

    Forumista shprehni pa frike opinionet tuaja e mos lini t'ju terheqin nga hundet "Inteligjenca me e arrire shqiptarer"!!!!!!!!!!!!
  12. CaSaBlAnCa

    CaSaBlAnCa Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Eshte e vertet sic tha njeri me siper, qe Shqiperine se rregullojme dot ne qe jemi jashte shtetit. Nese Shqiperia do te behet si cdo shtet tjeter Evropian une do te kthehem, por duke e pare ne c'gjendje eshte katandisur se besoj se do te doja ta shihja veten si ata atje. Une kam enderrat e mia, si c'do njeri prej nesh, dhe ato enderra s'kane per tu realizuar kurre ne Shqiperine tone te sotme. Por....... une prape do te vazhdoj te shpresoj se nje dite do te jene te huajt qe do te emigrojne ne Shqiperi dhe jo Shqipetaret neper vendet e huaja.( Jeta nuk eshte gje tjeter vecse nje Shprese)
  13. sonida

    sonida Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    PLOTESISHTE JAME DAKORT ME TY
    DHE SHPRESA JONE U BEFTE VULLKAN DHE SHPERTHEFTE /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
  14. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    kur te te mbushet mendja ty nuk ka per te pranuar njeri atje (nqs kerkon nje pozicion te mire)
    do perfundojme se italianet e argjentines
    atje vdesin per buke e ketu nuk vijne se kane turp e nuk i do me njeri
  15. Kallashnikov

    Kallashnikov Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Me vjen shume keq qe ju zoterinje dhe zonjusha qe ndodheni(jashte shtetit)mendoni keshtu.Edhe une si shume nga ju ndodhem me studime jashte atdheut.Por mendoj qe shumica juaj flisni si e ema e Zeqos nga maja e thanes.Cdonjeri nga ju pret qe zoti ta rregulloje si me dore Shqiperine,por asnjeri nga ju nuk merr guximin qe te kontriboje me njohurite e marra jashte atdheut per te rregulluar sadopak,dhe per te vene ne jete njohurite e marra per rregullimin dhe perparimin e Shqiperise.Ju preferoni me mire te pastroni banjot e shteteve te huaja se sa te vini ne Shqiperi dhe te punoni pune me te nderuara porqe jane me pronare Shqiptare.Dhe kjo ndodh sepse ne te gjithe duam te jemi pronare dhe te shesim pordhe para atyre qe njohim.Dhe kjo gje vihet re te emigrantet qe kur vijne ne Shqiperi te gjithe shesin pordhe:(une kam pune te mire jo si filani ,qe ka kete pune)e pra qe te gjithe ose me sakte shumica genjejne se punojne si kafshe per 5 leke.Me falni qe u zgjata kaq shume dhe do ubeja thirrje te gjithe atyre qe kane sadopak tru te kthehen ne atdhe dhe te japin kontributin e tyre sado i vogel te jete ne perparimin e Shqiperise dhe ne hyrje sa me te shpejte te saj ne familjen e madhe europiane.
  16. emssnc@libero.it

    emssnc@libero.it Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Qofshit mire kudo qe jeni
    Do kisha shume gjera per te thene mbi kete teme jo per ndonje gje por mbas 12 vjetesh ne emigrim ca gjera edhe mund ti kem kuptuar.
    Ne radhe te pare kur flisni per ceshtje ekonomike
    duhet te shprehni mendimin tuaj duke u bazuar tek(te pakten) ndonje fakt ku mund te bazohet krahasimi.
    Per cfare kam pare une te vetmit qe ne emigrim jane te avantazhuar ndaj atyre ne Shqiperi jane punetoret e thjesht pa ndonje zanat specifik pasi rroga e te parit i lejon shume gjera qe ajo e atij ne Shqiperi nuk flitet qe ti kete.Persa i perket te gjithe atyre qe nuk bejne pjese tek kjo kategori ose tek ndonje tjeter qe eshte e veshtire te gjesh pune edhe jashte-shtetit gjerat ndryshojne goxha.Po te marrim shembullin e nje zanatciu te mire qe ka kapacitetin teknik te punoje me vete pamvarsisht nga zanati murator,mekanik makinash,elektricist,hidraulik,etj leket qe mund te fitojne ne Shqiperi jane te njejtit qe marrin jashte me ndryshimin qe ne vendin e tyre mundesia per te gjetur klientele eshte me e larte pasi konkurrenca eshte me e ulet dhe njohjet e personave jane me te shumta dhe gjeja akoma me e rendesishme qe ne vendin tend je i preferuar pasi ke punuar "jashte-shtetit".Si raste praktik njoh personalisht nja 13 veta qe jane kthyer dhe me thene te drejten sa here qe i takoj me duket vetja gjithmone e me shume si "pabuks" perpara tyre edhe pse kam nje pune te mire dhe marr me shume sessa 1000euro ne muaj.
    E njejta gje vlen edhe per ata qe jane studenta(varet nga dega) pyesni njehere veten seriozisht sa mundesi keni dhe mbas sa kohesh mund te hapni nje studio dentisti,avokati,noteri,komecialisti etj , per mendimin tim 0,1%.
    Kur flitet per ndihmen tone mos u nisni me idene qe do kthehemi ne do behemi presidenta, ministra dhe do rregullojme brenda vitit cdo gje se shkopin magjik na e kane vjedhur autoret e librave me perrala. Shqiperia do doje kohe te rregullohet por kjo kohe mund te kalohet edhe duke marre pjese ne rregullimin e saj pa humbur ndonje gje te madhe perkundrazi duke fituar mbase edhe dicka me shume ekonomikisht dhe duke pasur mundesine te ndajme momentet e bukura edhe me prinderit tane ,pasi ata nuk do arrijne dot kurre te kene nje jete te tyren jashte.Kini parasysh se sa me shume kohe kalon aq me te pakta do jene momentet qe do kaloni ne atdhe pasi kerkesat rriten dhe pushimet nuk kushtojne dhe aq shume ne vende turistike jashte.
    Dhe nje gje te fundit, persa i perket ujit e dritave mos u merakosni me shume sessa aq ,pasi po te krijoni gjendjen ekonomike ka sa te duash pallate firmash me gjeneratore e me depozita ku uji smbaron mjafton te paguash.Ne atdhe nuk do keni nevoje te beni rradhe per rinovimin e "permesos" . Vizat atyre qe kane leke u jepen me kollaj sesa "permesot" neve ketej.
    Ju lutem te gjithve qe mos te me flisni per shoqerine dhe jeten shoqerore pasi te gjithe ne qe kemi ikur kur kemi arritur ketu kemi ndjere mungesen e shoqerise, shoqeria krijohet me lehte kur problemet,deshirat dhe objektivat jane te perbashketa me pak fjale kur njerzit vijne nga nje ambient i ngjashem kuptohen me mire me njeri-tjetrin.Duhet vetem pak guxim dhe ambicje per tu kthyer gjera qe brenda jush nuk ju mungojne perderisa keni ardhur ne nje vend te huaj per te cilin para se te niseshit keni degjuar llafe te keqia dhe keni share ata qe ishin ketu se rrinin ketej duke "pastruar banjot e te huajve" per te bere dy lek qe te shisnin pordhe kur ktheheshin ne Shqiperi.
    Mirupafshim te gjithve
  17. komino

    komino Anëtar aktiv

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    nuk e di pse po nuk e kam duruar asnjehere ate shprehjen
    "te pastrosh banjot e..."

    nuk i vjen turp te huajve te pasrojne banjot
    prandaj ata jetojne ne mireqenie e ne ne skllaveri
  18. Anana

    Anana Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Ju Katersilurus dhe Xhon Silver e paskeni mbledh mendjen. Kthehuni ne Shqiperi atehere dhe filloni jeten nga e para...

    Per disa Shqiperia eshte vend ideal per te jetuar sidomos per ca meshkuj e aq me teper kur kane krijuar familje atje me nje goce "te ndershme e te urte". Eshte e vertete qe po te kesh nje pune te mire ne Shqiperi edhe ia del me nje standart normal jetese me apartament normal dhe me nje makine rrangalle.

    Sidoqofte e verteta eshte qe ne ditet e sotme eshte shume e vehstire te rinisesh nje jete ne Shqiperi, sidomos psikologjikisht. Gati cdo lloj pune e mire qe do gjesh do jete ne Tirane. Kjo palo pune e mire paguan me pak se nje pune e thjeshte zyre apo restoranti (whatever) jashte Shqiperie nderkohe qe ne Shqiperi do behesh pre e nje opinioni qe nuk te shmanget per mire apo per keq (ky eshte hall me i madh po te jesh femer sidomes rreth te njezetave)

    Nderkohe qe nje student shqiptar ne vend te huaj qe punon part ose full time krijon eksperience per te ardhmen dhe pas studimeve ka me teper shanse per nje pune vertet te mire, qe te ofron me shume perspektiva per karriere dhe pagese shume me te larte se ne atdhe, therefore better standard of living. Ketu marr parasysh edhe ndryshimin e kostos se jeteses ne Shqiperi dhe jashet saj edhe prape, jashte Shqiperie jetohet me mire.

    Ne pikepamje afatgjate, Shqiperia zor se hyn ne EU pa te pakten 15 vjet (if...) as nuk eshte ne liste per hyrje akoma. Pas kesaj (sikur te ishim kthyer ne Shqiperi, ne te tereve do na kete kaluar rinia e na rrofte qe u rropatem te krijojme nje jetese ne nje vend ku sic thoshin ca me lart eshte kurrupsioni ne kulm. Pastaj vijne femijet. Une nuk dua t'i rris femijet e mi (kur te kem...) ne nje vend me mentalitet te prapambetur ku njerzit jane bere si ujqer per cdo gje dhe ku gocat adoleshente nuk mund te kalojne nje rini normale sepse u sulen burrat e martuar.

    Te jetosh jashte Shqiperie sucks, but so does living in it. Secila ka te mirat dhe te keqijat e veta por po ta peshosh, une mendoj se ia vlen te rindertosh nje te ardhme ne nje shtet ku jeta rrjedh pak a shume normalisht, me mundesira normale per nje karriere apo standart normal jetese.

    Me thoni nese gabohem...
  19. GLD

    GLD Fillestar

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    Pak renci ka se kush e ka fajin per cfar i ka ndodhur Shqiperis...renci ka se ne, Shqiptaret e rinj qe jetojm jashte Memedheut, mun te bashkohemi bashke, te shkojme ne Shqiperi, sakrifikojme jetat tona duke luftur kunder korrupcionit dhe duke liruar Shqiperin nga duart e te pa-afteve...Shkollat e huaja jane vertet te mrekullueshme sepse ato na ndihmojne te mendojme duke perdorur trurin dhe jo keshillat e te tjerve qe mindohen te na helmojne diturite tona...
    GJERGJ KASTRIOTI KA THEN SE NJE THUPER THYHET KOLLAJ, SHUME NUK THYHEN DOT.
  20. D-J

    D-J Anëtar aktiv

    Re: E ardhmja jone,ne vendin tone

    ojjj drinush ja ke myt bash kot vallai se una isha mrena teme po ti aq mush aq thu. Hudhi ne iher syt anejna ene do shofesh se una isha nrregull. Ke ra dhe ti dakort me zbatu rregulloren
    ene mos me editu postime qe jane brenda temes. Oj ky, jon bo gjith si polica. sje as moderator i temes fare dhe ke kalu komptencat :smash:

Shpërndajeni këtë faqe